Data e sotme
September 21, 2017

Anija pa kompas e me ekipazh të dehur

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Do gazetarë të mjerë e redaktorë të mediumeve të korruptuara, si papagajtë janë të detyruar që gjithë kohës të përsërisin ritualin e Gruevskit dhe Stavrevskit se ne kishim qenë ekonomia e tretë me dinamikë zhvillimore në Evropë!!! Ekonomistët thonë se ajo mund të jetë pjesë e ndonjë humori, por jo edhe kaq i zi. Pushteti gjithë kohën punon që njerëzit t’i shndërrojë në të verbër, në të shurdhër, në sa më me pak tru. Por, se kemi rekorde ajo është fakt. Rekordi i parë shihet nga të dhënat e Bankës Botërore, të cilat tregojnë se 9,1 për qind e banorëve në shtet (180 mijë njerëz), jetojnë në kushte të mizerisë së skajshme, me më pak se 40 denarë në ditë. Të përkujtojmë se në vitin 2006 kjo përqindje ishte dyfish më e ulët (4,6 për qind). Tani kemi pushtet që dyfish na ka futë në borxhe e dyfish na ka varfëruar! Edhe një Moldavi e varfër, tani skamjen e ka rrëzuar në 4,6 për qind (kurse në vitin 2006 e kishte 14 për qind). Tani tri vite Maqedonia rangohet ndër 10 shtetet më të varfëra në botë dhe ndër pesë shtetet me ekonomi më të dobët në botë.

Rekordi i dytë mund të shihet te të dhënat e “GREKO” dhe “Transparency International”, ku jemi në maje të Evropës sa i përket korrupsionit. Rekordi i tretë ka të bëjë me papunësinë, e cila është rreth 30 për qind (rekord absolut botëror), edhe pse vazhdimisht pushteti artificialisht shlyen njerëz nga evidenca. Këtu jemi në gjendje edhe më të keqe edhe se Mali, Burundi e Bangladeshi (të dhëna nga EBRD-IDA, Economist)! Poashtu, sipas të dhënave nga një institut, të cilat së shpejti do të publikohen, Maqedonia rangohet në maje të listës evropiane për larje të parave. Këto ditë “Reporterët pa kufinj” na ranguan në vendin e 123 në botë për nga liria e mediave, të shoqëruar nga Turkmenistani, Korea Veriore dhe Eritrea. Të përkujtojmë se në vitin 2006 ishim të ranguar lartë në vendin e 34. Kjo është e vërteta për rekordet e pushtetit aktual. Ka edhe shumë të tjera. Tani shteti na është shndërruar në burg të madh ku njerëzit jetojnë vetëm për atë se s’janë të vdekur. Te ne më e keqja është shndërruar në vlerë, kurse e mira në antivlerë. Në fakt nuk ekziston aso gjuhe aq e pasur që do të përmbante aq fjalë me të cilat do të mund t’i përshkruanim të gjitha katastrofat e këtij pushteti i cili ekziston vetëm për veten.

Do analistë tentojnë që këtë çudi nga pushteti ta identifikojnë me komunizmin. Ai në fakt ishte parajsë krahasuar me këtë fatkeqësi të gjallë. Ai sistem kishtë do farë vlerash, kurse ky nga baza është ndërtuar nga jovlerat. Ai kishtë njëfarë ideologjie, kurse ideologji e këtij janë paratë e zeza që nuk japin dritë të bardhë. Ai sistem kujdesej për njerëzit, kurse ky ata i shkelë, i varfëron, i dëbon. Atë sistem e udhëheqnin njerëz normal, kurse këtë njerëzit kleptoman. Ai promovonte tolerancë e mirëkuptim, kurse ky urrejtje e dhunim. Ai kishte sistem kualitativ shkollimi, kurse ky një kaos absurd. Pushteti aktual dhjetë vite me radhë lëvdrohej se ka reformuar sistemin arsimor, që më në fund të pranojë se në fakt e paska dëformuar! Ai sistem i atëhershëm për 24 vite (1946 -1970), 12 herë e pat rritur standardin jetësor, kurse ky edhe pse gjithçka e shiti, standardin e ka rrëzuar në përmasa drastike prej 40 për qind!!! Së fundi, ai ishtë sistem i njëmendësisë, kurse ky i pamendësisë.

Kështu, ania jonë e kidnapuar nga gusarë të dehur tani dhjetë vite lundron pa kompas. Së shpejti, ose do të fundoset ose do të mëshojë në kepa. Dhe këtu do të përfundojë era e një vozhdi që i këndonin këngë ndër sheshe e bulevarde, duke shpaluar flamuj maramendës, kurse ai fluturonte i ekzaltuar se definitivisht pushteti i përjetshëm i është ndër duar. Do të përfundojnë rrahjet e finguara nga pushteti për të mbushur bateritë me energji nacionaliste. Tani njerëzit sikur kanë kuptuar se urejtja nuk shuhet më urejtje, por me tolerancë. Përfunduan mashtrimet e BDI-së për kandidatin konsensual. Përfunduan rivalitetet e aktruara në mes të bineqëve të Sijamit. Tani duken shumë nervozë. Ndërhyjnë në presse të huaja. Sa më shumë bëhen patetikë e agresivë, pasi humbin tokën nën këmbë. Nuk mund ta paramendojnë se do të zhduken nga skena politike dhe se do të përgjigjen për kaosin e krimin që kanë shkaktuar. Shpresonin që edhe ndonjë vit të na e rrjepin lëkurën, e të na e pijnë edhe atë pak gjak që na ka mbetur. Akoma synojnë të ndërtojnë kulla të lumturisë mbi fatkeqësinë tonë, pasi vite me radhë vaji yni iu dukej si këngë për ta. Vite me radhë krenohen me atë që bota normale turpërohet.

Në gjithë këtë, është absurde që opozita të sillet si një fëmijë i cili gjithë kohën ankohet se ia marrin lodrat. Ajo ka për obligim t’i organizojë të gjitha partitë opozitare, shoqatat, intelektualët duke formuar një front të përbashkët për rrëzim të kësaj qeverie. Nuk mjaftojnë bombat që vjedhjet dhe mashtrimet e tyre bëjnë publike, pasi ate e dijnë edhe vet përkrahësit e tyre. E dinë edhe ata që vite me radhë veshët ua dhanë me qirra. Edhe ata që vite me radhë mbajtën gojën të mbyllur, duke menduar se heshtja është flori, kurse tani s’e kanë në xhep asnjë denarë! Pos bombave, ka nevojë edhe për ushtarë këmbësorë në numër sa më të madh. Pa zhagitje pasi çdo ditë e më shumë bëhet vonë. Duhet të pushojmë me frazën – çdo gjë në kohë të vet. Duhet bërë diçka në kohën tonë. Tërbimi ndër njerëz shpejtë shtohet e gjithnjë e më shumë vështirë se kontrollohet. Besimin kanë humbur madje edhe te votuesit e vet. Pasi shumë vite qëndrojmë ose në udhëkryq ose në qarkore.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Shkruaj një koment

Koment(e)

bilali@inbox7.mk