Data e sotme
September 21, 2017

MARSHI I MAQEDONISË DREJT IZOLIMIT

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Aty ku janë të gjithë Ne nuk jemi. Personalitetet e Maqedonisë, në shumë raste, nuk janë prezentë në ngjarjet e rëndësishme dhe vendet ku janë liderët botërorë, evropianë dhe rajonalë. Në ditën e civilizimit, pas masakrës në Paris, kur zërin e heshtjes e zëvendësoi rezistenca buçitëse kundër dhunës dhe kërcënimit të konfliktit të fanatizmit fetar, kryeministri Gruevski fluturoi për në Indi.

Presidenti i Maqedonisë nuk ishte në mundësi të gjente një transport ajror për në Orly apo Charles de Gaulle, edhe pse nga aeroportet në Këln, Bruksel, Amsterdam, me tren arrihet për 2-4 orë. Çfarë shpjegimesh stupide – zyrtarët në Shkup nuk e kanë ditur se në Paris fluturohet pa ftesa protokollare, ftesa zyrtare. Secili me suitat e veta, me vlerësimet e veta politike apo udhëheqëse. Nëse nuk e kanë ditur politikanët e vendit – atëherë çfarë po bën ambasadori i Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku? Nëse ai ishte i painformuar në Francë, atëherë pse kanë heshtur ambasadorët e kryeqyteteve të botës? Ata, vetëm po t’i përmbaheshin aftësisë për t’i ndjekur ose për t’i dëgjuar vibracionet dhe informacionet diplomatike në kularët e tyre diplomatikë, në pritjet dhe kontaktet joformale dhe formale, të paktën një nga 40 diplomatët e (pa)merituar dhe analfabetë të Maqedonisë do të dërgonte një telegram diplomatik se në Francë shkohet menjëherë dhe pa thirrje. Në gjumë kanë qenë ambasadorët në Londër, edhe pse Kameruni shkoi përmes kanalit La Mansh, pastaj ai në Turqi edhe pse kryeministri Davutoglu është një mik besnik i Maqedonisë, pastaj për shembull ambasadorët në Sofje ose Zagreb nga kanë fluturuar, me të gjitha problemet e brendshme, kryeministrat Borisov dhe Milovanoviq. Ta mos e përmendim aktorin më të aftë rajonal (edhe në kuptimin e plotë të fjalës) Rama, i cili me katër priftërinjtë dhe tre lapsat me ngjyra të flamurit francez është fotografuar në një nga rrugët përreth Shanzelize! Vetëm po të shikonin lajmet, do të dinin për këtë ngjarje.

Së fundmi, nëse të gjithë që i dërgojmë dhe i paguajmë me paratë tona kanë harruar të realizojnë një nga detyrat e tyre që e kanë si ambasadorë, atëherë çfarë bëjnë këshilltarët dhe diplomatët e shumtë të MPJ-së? Pse ata nuk e kanë paralajmëruar ministrin Popovski, në vend se të shkojë në Parlament për t’u ballafaquar me debatet për arsim, se është dashur t’u përkushtojë vëmendje “ngjarjeve” kryesore botërore dhe vetë të shkonte në marshin për Evropë.

Kemi mbetur në një situatë në të cilën Presidenti i Maqedonisë, në rezidencën në Vodno, ndoshta me (vetë) kënaqësi i ka lexuar komentet e hienave të zakonshme të gazetarisë së Maqedonisë, të cilët shkruajnë në stilin – Le të ju qoftë?! Ndjeheshit mirë kur heshtnit për rastet Smilkovci, Sopot …, bombardimet e regjimit të Millosheviqit dhe bastionin e propagandës së tij…?

Dhe nuk është kjo hera e parë që liderët e Maqedonisë të mos dalin nga provincializmi në ngjarjet ndërkombëtare. Edhe Ish-presidenti i Maqedonisë, për shkak se “ditëve të ftohta të janarit” në vitin 2005, nuk shkoi për në Poloni. Për shkak të padurimit të atëhershëm tradicional me Kryeministrin e atëhershëm, as Crvenkovski, as Buckovski nuk ishin midis 40 liderëve shtetërorë botërore të koalicionit antifashist, në të cilin ishin Zhiraku, Çeni, Putini, Dërnovsheku, Mesiçi… Kurse në llogoret gjermane kanë përfunduar mbi 7.000 hebrenj të vendit.

Maqedonia edhe në të dyja rastet, para shtatë dekadave ishte pjesë e Antantës antifashiste, dhe prej një dekade më parë është pjesë e aleancave bashkëkohore kundër terrorizmit në Irak, Afganistan. Shteti ynë gjendet në transversalin e gjelbër nevralgjik të xhihadizmit, kurse Ballkani është një tokë e përshtatshme për veprimin e tij.

Imagjinoni një delegacion të Maqedonisë në Paris në të cilin do të ishin edhe udhëheqësit fetarë të KOM-it dhe BFI-së – Stefani dhe Rexhepi. Nëse pas kaq shumë seminaresh dhe dialogësh fetarë në Zvicër ekzistonte një shpresë elementare që të paktën Krishtlindjet dhe Kurban Bajrami të jetë një rast për urime reciproke. Ata edhe më tej jenë të varrosur në thirrjet e tyre nacionaliste-fetare, kurse në këto tri vite sundon një heshtje në komunikimin e liderëve të të dyja komuniteteve më të mëdha fetare. Vallë nuk është Zoti i njëjtë, Krishti dhe Muhameti?! T’i kujtojmë reportazhet historike të kohëve të Perandorisë Otomane dhe jetën tradicionale me shprehjet karshi – kapixhik, bashkëjetesën në xhamitë dhe kishat. Jo, edhe këtë nuk e dëgjojmë më..

Vetëm Obama dhe liderët e Maqedonisë mungonin në ditën më të madhe qytetare, ndërkombëtare të antimilitarizmit dhe në segregacionin fetar dhe racor. Por, shtypi amerikan nuk ia fal Presidentit të SHBA-ve këtë lojë të dyfishtë. Nga njëra anë të formojë dhe udhëheqë një luftë anti-terroriste me fundamentalizmin radikal dhe militant islamik, liderët e të cilit janë trajnuar edhe nga shërbimet e saja sekrete, kurse nga ana tjetër, për shkak të karakteristikave të konceptit amerikan të asimilimit pozitiv qytetar të feve dhe racave të ndryshme, të distancohet nga shpërthimi evropian i ISIL-it. Por, kritika të ashpra nga shtypi amerikan janë adresuar për Shtëpinë e Bardhë.

“E keni tradhtuar gjithë botën”, shkruan në ballinën e së përditshmes “New York daily news”, pas abstenimit të Obamas.

E vetmja pikë e ndritshme mediale erdhi nga TV Sitel, edhe pse një veprim i tillë redaktorial është dashur të pritej nga shërbimi publik. Korrespondenti nga Brukseli u dërgua në Paris dhe tregoi një aftësi dhe shkathtësi të mirë raportuese. Arriti ta kapte atmosferën e atjeshme, të bënte një pasqyrë të reaksioneve dhe t’i jepte rezistencës së Parisit një rëndësi të një marshi civilizues në shenjë të mbështetjes së viktimave të sulmeve islamike që u vranë gjatë tri ditëve të përgjakshme në Francë. Po të fillonin lajmet me raportimet e tija të drejtpërdrejta në vend të fillonit me qëndrimin e Gruevskit në Indi, atëherë ky televizion do të tregonte një sens të shkëlqyer redaktues për ngjarjen që e vërshoi botën. Por, edhe me këtë lëshim, të paktën një televizion i Maqedonisë doli nga provincializmi dhe vetë-kënaqësia mediale në ndjekjen e politikanëve lokalë vendorë, me gazetarë dhe kameramanë të tyre nga Parisi. Ata na transmetuan reaksionet për mbështetjen e lirisë së mendimit, fjalës, zhanreve dhe teksteve gazetareske.

Është një zhgënjim edhe jehona e gazetarëve dhe personave publike në Shkup në marshin për mbështetje të gazetarëve, lirinë e shprehjes, me kolegët dhe intelektualët francezë, me francezët dhe evropianët. Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë e kanë organizuar në mënyrën noshalante tubimin në Shkup. Ne ishim nën guximin elementar për të qenë dhe për t’u manifestuar solidariteti i qartë.

Edhe gazetarisë i nevojitet një Plenum, kurse studentët, ajo gjenerata jonë e re e Maqedonisë së katërt do të duhej t’i organizonte kurset e ardhshme të lirisë dhe kreativitetit gazetaresk, të trimërisë dhe fuqisë gazetareske.

Një koment i lexuar meriton të publikohet përsëri. “Gazetari me mendje të hapur u bë preja dhe trofeu më i madh i ideologjisë. Për këtë shkak na vrasin, me qëllim që të dërgojnë një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë, të shohin se çfarë i pret nëse i shprehim mendimet e tyre. Një paradoks i pikëlluar”, thotë Munir Podumljak.

Mbi dy milionë njerëz të lirë në Francë kanë marshuan nëpër “Bulevardin Volter”. Autori i sarkazmit të mendjes së lirë, i përjetësuar në Candida, bonvivani që ka shkruar mbi 20 mijë letra, 2000 libra dhe pamflete, ai Francois Marie Arue – Voltaire, pesë shekuj më parë, ka shkruar letrën e tij për mendimin e lirë:

“Unë nuk pajtohem me asnjë fjalë tuajën, por jam i gatshëm të vdes për të drejtën tuaj për të thënë”.

Prandaj Parisi, pas Revolucionit Francez, kthen domethënien shumështresore dhe të klasës së parë të Vëllazërisë – fraternité..

Liria, barazia, vëllazëria – (Liberté, égalité, fraternité) – sa për të kujtuar trinitetin e shenjtë të Komunës së Parisit.- dhe Deklaratën Universale të të lirive civile.

Parisi si ta konfirmojë mendimin televiziv të Kryetarit të ASHAM-it, akademikut Kambovski për Vitin e Ri – “Maqedonisë i nevojitet kthimi drejt kuptimit burimor të parimit universal – Vëllazëria”

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Shkruaj një koment

Koment(e)

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)