Data e sotme
February 21, 2020

Retorika e fyerjeve dhe etiketimeve

Raporti i OSBE/ODIHR pohon se partitë politike në Maqedoni përdorin retorikë njëetnike.Komentatorët politik vlerësojnë se në vend të fjalimeve shterpe, ofertat e partive politike për qytetarët duhet të jenë programet e mirëfillta politike dhe alternativat e shëndosha për ardhmërinë e vendit

Partitë politike shqiptare gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, kanë përdorur retorikë njëetnike.

Faktin që partitë kanë përdorur retorikë njëetnike e ka konfirmuar edhe raporti i OSBE/ODIHR, i cili vëzhgon proceset zgjedhore.Ky raport dëshmon thirrjen e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që ua drejton shqiptarëve për të fituar 25 mandate të deputetëve, që në fakt është përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit Nikolla Gruevski drejtuar maqedonasve etnik për të siguruar shumicën prej 62 deputetëve.

OSBE-ja këtë retorikë e quajti “të pastër për ndarje etnike”.

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH),Menduh Thaçi duke iu referuar deklarimeve të fundit politike të liderëve të partive qeveritare,u dërgoi zgjedhësve shqiptarë këtë porosi: “Më jepni vetëm një votë më shumë se Ahmeti dhe Gruevski le t’i marrë 100, jo 62 deputetë, do ta tërheq zvarrë”. Thaçi ka thënë se me maqedonasit nuk do të bisedojë për çështje të vogla procedurale, por për çështje të mëdha, siç është ndryshimi i vendimmarrjes.

Ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në tubimin e partisë së tij në Strugë porositi se të gjithë ata që sipas tij janë vërsulur kundër BDI-së se, nuk e frikësojnë këtë subjekt.

Malet nuk shemben nga breshri. Por ne kërkojmë urtësi, ne kërkojmë afrim dhe pajtim sepse ky është vit i dhimbshëm, vit i 100 vjetorit të luftërave ballkanike.Mandati në vijim është përplot me vështirësi e përballje, por ne nuk jemi rritur në pambuk, jemi rritur me shpata dhe nuk u trembemi ballafaqimeve”, tha Ahmeti.

Sharjet dhe ofendimet si mungesë e programeve reale ekonomike

 

Isuf kadriu

Isuf Kadriu

Isuf Kadriu redaktor i lajmeve në TV ALSAT-M thotë për INBOX7 se sikurse në ciklet e kaluara zgjedhore,në fushatën e tanishme për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare,partitë politike vazhdojnë të përdorin retorikë që është jashtë normave etike, përkatësisht fjalor fyes dhe nxitës për kundërshtarin politik.

Fushata elektorale është shndërruar në arenë sharjesh e fyerjesh personale, me etiketime dhe akuza për tradhti kombëtare”.

Është interesante se një retorikë e tillë më shumë përdoret mes vetë partive shqiptare, se sa në raport me partitë kundërshtare maqedonase, të cilat sikur i kursejnë nga etiketimet për të mos dëmtuar pozicionin e tyre nga përfshirja e mundshme në qeveri”, spikat Kadriu

Për dallim nga më parë, fjalori ka degjeneruar edhe në banalitet, politikanët etiketojnë njëri tjetrin edhe me emra të kafshëve”, tha Kadriu.

Kështu Ali Ahmeti ka thënë: “Pavarësisht se përpiqen do mace ta rrëzojnë lisin e madh që simbolizon BDI-në. A keni dëgjuar ndonjëherë që macet të rrëzojnë lisin?

Ndërsa Menduh Thaçi duke i dërguar një porosi VMRO-DPMNE-së ka theksuar: “Boll patët punë me lepuj, tash do të keni punë me luana”.

Salajdin Salihu,profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) vlerëson se fjalimet e liderëve jo vetëm që nuk kanë thellësi mendimi, por shpesh në to nuk thuhet asgjë. Ai tha për INBOX7 se politikanët shqiptarë në “xhepat” e mendjes kanë nga dy fjalime: njërin për shqiptarët, i cili është etnik dhe tjetrin për maqedonasit, i cili gjithmonë është më i moderuar.

Fjalimet e politikanëve tanë nuk kanë koherencë. Për të shprehur mendime të thella nuk mjafton gjuhëre-ja që e përmend Oruelli” theksoi Salihu.

Salajdin

Salajdin Salihu

Mediat tona, ato pak që mund të quhen media, duhet në vazhdimësi t’ua nxjerrin fjalimet, paralelisht, pra atë që kanë thënë në vende e kohë të ndryshme, atë që kanë thënë para shqiptarëve e para maqedonasve.Jo se kështu politikanët tanë nuk do të votohen, por së paku nesër do të kemi mundësinë t’u themi se jo të gjithë kemi ngrënë bar”, tha SalajdinSalihu.

Partitë apo politikanët një gjuhë të tillë të urrejtjes ndaj njëri tjetrit e përdorin në mungesë të platformave të tyre reale për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen shqiptarët” tha Isuf Kadriu redaktor.

Politikanët shqiptarë jashtë realitetit social

Në kuadër të retorikës zgjedhore është bërë humor dhe ironi edhe në rrjetet sociale.Ahmeti dhe Thaçi kanë akuzuar njëri tjerin në lidhje me emigracionin ekonomik dhe statusin social të shqiptarëve në Maqedoni.

Një qëndrim i shprehur nga lideri i BDI–së, Ali AhmetiStudeniçanShkupit, është komentuar me tone ironizuese.

Ai atje tha se si vëllau i juaj, si njeri i juaji, mos të ruajmë dhen në Itali, i kemi shit dhentë tona këtu, po shkojmë i ruajmë te italianët”.

Mos të shkojmë të mbjellim lule e sallata në Itali, po të shohim se si ti bëjmë ato këtu” ka thënë Ahmeti.

Këtij qëndrimi, lideri i PDSH-së i është përgjigjur me retorikë të ngjashme, por kundërshtuese. “Shqiptarët nuk janë bujq dhe as pronarë të kopeve të dhenve. Shqiptarët nuk janë njerëz që duan të mbjellin vetëm patate, shqiptarët duan që të merren me shkencë dhe kulturë” ka thënë ThaçiÇairShkupit.

Ndërkaq Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) ftoi të gjitha subjektet politike të shmangin fjalorin e ndytë politik, ofendimet dhe sharjet e ndërsjella, si dhe tentimet e ulëta për acarimin e situatës dhe tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike e ndërfetare.

Ndërsa komentatorët e shtypit vlerësojnë se në vend të fjalimeve shterpe, ofertat e partive politike për qytetarët duhet të jenë, programet e mirëfillta politike dhe alternativat e shëndosha për ardhmërinë e vendit.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

tahiri@inbox7.mk