Data e sotme
November 18, 2017

Mesazhe për pushtetin: Nuk do t’i frikësoni dhe nuk do t’i heshtni gazetarët!

Nëse dënimi me burgim dyvjeçar për gazetarin Tomisllav Kezharovski ishte mënyra e pushtetit për të frikësuar gazetarët, atëherë ai nuk e ka arritur qëllimin, tha presidenti i Shoqatës së gazetarëve (SHGM), Naser Selmani në tubimin e sotëm para Gjykatës së Apelit në Shkup, ku shoqatat e gazetarëve kanë shprehur revoltën për shkak të vendimit të marrë.


Organizatorët të martën (më 20 janar) do të mbajnë një protestë të re para Gjykatës së Apelit dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të japin mbështetjen e tyre!

Ne nuk i pranojnë kalkulimet e tilla, sepse madje edhe një ditë në burg është shumë për një gazetar të pafajshëm dhe ky është një dënim i madh i cili shkakton një dëm të madh ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Gjykata e Apelit dëshiron të na bindë se shteti asnjëherë nuk bën gabim dhe me këtë dëshiron të na dekurajojë si gazetarë që ta mos e kritikojmë punën e institucioneve shtetërore. Nëse pushteti ka dashur të na frikësojë, atëherë  është gënjyer se do të na heshtë dhe si kurrë më parë jemi të bashkuar në mbrojtje të Kezharovskit, sepse të gjithë jemi Kezharovski“, tha Selmani.

 


Tamara Çausidis nga Sindikata e Gazetarëve (LSGM) ka thënë se me atë që Kezharovski dënohet me burg, njëkohësisht dënohet gjitha gazetaria.

Kezarovski protest Sud (9)
Kezharovski është i pafajshëm dhe gazetaria e Maqedonisë është e pafajshme. Ne si gazetarë nuk do të heshtim dhe nuk ta pranojmë vendimin e gjykatës për shkak se ajo do të thotë heshtje e gazetarëve. Në emër të LSGM-së u bëj thirrje të gjithë gazetarëve, të afërmve, miqve, por edhe gjithë opinionit për të solidarizuar në luftën për gazetari të ndershme dhe profesionale, e cila do ta kritikojë pushtetin dhe do t’i ndihmojë njeriun e vogël“, tha Çausidis.

Ekspertët, megjithatë, nuk dëshirojnë të komentojnë nëse vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup është i drejtë apo jo.
Avokati Vllado Xhivlixhiev thotë se gjyqtarët të cilët kanë punuar në rastin “Likuidimi” duhet të japin një shpjegim se pse kanë marrë një vendim të tillë. Ai shpjegon se nuk ka asgjë të paligjshme në atë që Gjykata e Apelit ka dënuar Kezharovskin me dy vjet burgim, edhe pse minimumi i paraparë me ligj është katër vjet burgim për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, një vepër penale për të cilën u dënua gazetari.

Kezarovski protest Sud (10)
Ndonëse tani në fuqi është Kodi i ri Penal, sipas të cilit gjykata nuk mund të shqiptojë dënim nën minimumin e lejuar ligjor, megjithatë në vendimin e Gjykatës së Apelit nuk ka asgjë të kontestueshme sepse supozoj që gazetari Kezharovski u gjykua sipas ligjit të vjetër, sepse vepra për të cilën u gjykua është kryer në vitin 2008. Në këtë rast, gjykata ka vendosur t’ia zvogëlojë Kezharovskit në minimum dënimin fillestar edhe atë nën minimumin e lejuar ligjor, i cili nuk mund të jetë më i vogël se dy vjet“, thotë Xhivlixhiev.

Kezarovski protest Sud (2)
Gazetari Tomisllav Kezharovski do të duhet të shkojë në burg dy vjet në vend të 4,5 viteve, njoftoi Gjykata e Apelit në Shkup. Janë zvogëluar dënimet edhe për pesë të dënuarit e tjerë, kurse për dy të dënuar lënda është kthyer për rigjykim. Nga gjykata nuk kanë njoftuar nëse Kezharovski do të mbetet në arrest shtëpiak deri në plotfuqinë e aktgjykimit apo jo.
Më 21 tetor 2013, Gjykata Penale Shkup 1 e ka gjykuar gazetarin Tomisllav Kezharovski me një dënim prej 4,5 vjet burgim për, siç shpjegoi gjykata, zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në tekstet hulumtuese, të publikuara në vitin 2008 në gazetën “Reporter 92”.
Gazetari u arrestua në maj të vitit 2013 dhe kaloi gati gjashtë muaj në Burgun e Shutkës. Që nga nëntori i vitit 2013, ai ishte në arrest shtëpiak.

Kezarovski protest Sud (6)
Gjykata e Apelit në Shkup dje, po ashtu ua ka zvogëluar dënimet pesë të dënuarve të tjerë, kurse për dy të dënuar e ktheu lëndën për rigjykim.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk