Data e sotme
November 23, 2017

Ndotja e ajrit godet shtatzënitë e hershme

Ndotja e ajrit në rajonin e Tetovës po merr përmasa marramendëse.Po cilat janë pasojat e ndotjes së ajrit? Ndotja masive  ndikon rëndë në shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht, ato që ndikohen më së shumti nga kjo gjendje janë gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Mjekët për Inbox7  thonë se ndotja e ajrit prek më shumë femrat që sapo kanë ngelur shtatzëna. Mjeku Arian Alili për Inbox7 thotë që ndotja e ajrit godet fuqishëm tek femrat që sapo kanë ngelur shtatzënë. Sipas Alilit, ajri i ndotjes po ashtu ndikon në rrezikun për paraqitje të anomalive të ndryshme të embrionit.

 

Anomalitë dhe vdekshëmria

 

“ Ndotja e ajrit së pari godet femrat që sapo kanë mbetur shtatzënë dmth në fillimin e shtatzënisë që njëherazi e rrit rrezikun për anomali të ndryshme të embrioni”,thotë Alili. Alili shton që si faktor që më së tepërmi ndërlidhen me anomalitë e mundshme dhe abortet në shtatzëni konsiderohen O3, SO2, NO2, CO…

Ndërkohë,eksperti  Arben Taravari për Inbox7 thotë se për të vërtetuar se abortet spontane ndodhin përshkak të ndotjes duhet bërë analiza epidemiologjike.

“Për të vërtetuar saktë se abortet spontane ndodhin për shkak të ndotjes së ajrit, duhet të bëhen hulumtime  epidemiologjike të sakta në vitet që vijojnë,ashtu njëjtë si mund të konstatohet rritja enorme e të sëmurve prej kanceri në regjionin e Tetovës,në vitet e fundit.” 

“Me plot përgjegjësi  them se ky helmim kronik dhe permanent i cenon të gjitha organet dhe sistemet organike në trupin e njeriut dhe ato qe janë në rrezik grupin më të madhë janë: foshnjat, fëmijët, gratë shtatzëne dhe pleqtë”,thotë Taravari.

 

Efektet  anësore

 

Alili në këtë kuadër thotë: Nga praktika e përditshme mund të vlerësojmë se ndotja e ajrit ka korrelacion më të madh me abortet e hershme dhe anomalit gjatë strukturimit të organeve në fazën e embriogjenezës se sa më vdekshmërinë në fund të shtatzënisë.Po të gjitha vlerësimet dhe konkluzat e sakta që të arrimë deri te ndonjë rezultat relevant sa u përket përqindjeve për veprimin e ajrit të ndotur mbi popullatën shtatzëne duhet bërë analiza të cilët për fat të keq këtu tek ne nuk mund të realizohen”.

Megjithatë ajri në Tetovë është 20 herë më i ndotur se që është e lejuar.Grimcat P10, në maksimum të lejuara në ajër, sipas standarteve duhet të jenë deri në 50 mikrogram/mm3, kurse në Tetovë vlera sillet prej 700 deri në 1000 mikrogram/mm3.Taravari shpjegon se në fakt bëhet fjalë për helmim masiv të popullatës, e posaçërisht të fëmijëve, grave shtatzënë dhe pleqve.

”Këto gazra që janë helmuese, më shumë se 60% të helmit të ajrit në regjionin e Tetovës, prodhohen në Jugohrom dhe imagjinoni askush nuk ndërmerr asnjë hap konkret kundër këtij fenomeni katastrofal. Vetëm t’i përkujtojmë njerëzit influent, politikanët dhe përfaqësuesit e popullit nga Tetova, që në këtë rast edhe fëmijët e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij helmimi i cili nuk është akut, por është permanent dhe pasojat do t’i japë në vitet që vijojnë. Nëse tek këto njerëz ekziston një pikë morali dhe ndërgjegjshmërie, ato duhet të jenë prijës të protestave për instalimin e filtrave në Jugohrom”,theksoi Taravari.

Në rajonin e Tetovës sipas raportimeve, numri i aborteve spontane është në rritje e sipër.Vetëm nga fillimi i vitit 2014 në spitalin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 89 dështime të shtatzënisë dhe 16 aborte spontane jo të plota.Femra të moshave të ndryshme nuk arrijnë të mbajnë deri në fund shtatzëninë, duke shkuar drejt aborteve spontane të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm dhe shkaqe tjera.

Banorët e zonës të Tetovës protestojnë tash një vit e gjysëm në forma të ndryshme duke kërkuar nga Qeveria dhe ministria e e Ekologjisë të ndërmarrin masa të parandalimit të ndotjes së ajrit, që sipas organizatave ekologjike shkaktohet nga kombinati “Jugohrom”dhe faktorë tjerë.

 

Redaktor:Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

bajrami@inbox7.mk