Data e sotme
December 12, 2019

Armët në duar të gabuara: leje për mbajtje apo vrasje?!

autor: Maja Jovanovska

Teksti është përgatitur si pjesë e Projektit për gazetari hulumtuese dhe bashkëpunim mes mediave dhe sektorit qytetar.
-Progam i USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni. – Këtë projekt e implementon BIRN Maqedoni, në bashkëpunim me Qendrën për komunikime qytetare, Qendrën për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni“ emisionin hulumtues “Kod” dhe gazeta ditore “Koha”.

 

Ministria e Punëve të Brendshme për dhjetë vjet shtetasve vendas u ka lëshuar 24.529 leje për mbajtje armësh. Një pjesë e shtetasve të pajisur me leje, në vend që të kujdeseshin për sigurinë personale, drejtuan armët ndaj bashkëshorteve, dashnoreve dhe debitorëve të tyre dhe qëlluan mbi to. Këto individë, në vend të lejes për armëmbajtje, fituan “leje për të vrarë”.

„Tre vjet me radhë kërkova ndihmë!“ Këto fjalë u shkruan poshtë nekrologut të tre viktimave që u ekzekutuan nga vrasësi i Kavadarit, Toni Stanoev. Institucionet për fat të keq, mbërritën me vonesë – pas tragjedisë. Pikërisht atëherë institucionet filluan t’i kërkojnë gabimet në të kaluarën, por për fat të keq jetët e humbura nuk mund të kthehen.

 

Toni Stanoev, i moshës 40 vjeçe, vitin e kaluar, më 9 nëntor, vrau prindërit e bashkëshortes së tij, Ilija dhe Biljana Leov dhe motrën e saj, Snezhana Leova. Ai qëlloi të tre për vdekje me armën zyrtare, në shtëpinë e tyre, të cilën e mbante me leje. Sipas informatave të siguruara nga BIRN, Toni Stanoev u pajis me leje për mbajtje arme nga ana e MPB-së, më 9 korrik 2002, megjithëse vetëm 7 muaj më parë, në janar të të njëjtit vit, kundër tij ishte ngritur një padi penale për dhunë. Ai kishte marrë pjesë në incidentin në gjimnazin e Kavadarit “Kirili dhe Metodija”, gjatë një përplasjeje të dy grupeve. Padia penale për dhunën e ushtruar ishte shkruar në dosjen e tij, të cilën policia mund ta kontrollojë në çdo moment, por vetë padia penale nuk e pengoi lëshimin e lejes për mbajtje arme nga ana e MPB-së. Që atëherë, Stanoev u armatos me pistoletën e markës “Zastavë e kuqe”. Pas dymbëdhjetë vitesh, me armën legale për të cilën posedonte dokumentin e lëshuar nga MPB, Toni Stanoev mbylli një familje të tërë.

 

Ministria e Punëve të Brendshme për dhjetë vjet shtetasve vendas u ka lëshuar 24.529 leje për mbajtje armësh. Po kaq armë gjatë dekadës në fjalë u shpërndanë nëpër shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë. Ndërkaq, disa prej pronarëve të armëve legale, në vend që të kujdeseshin për sigurinë personale, drejtuan armët ndaj bashkëshorteve, dashnoreve dhe debitorëve të tyre dhe qëlluan mbi to. Këto individë, në vend të lejes për armëmbajtje, fituan “leje për të vrarë”.

 

Vitin e kaluar ndodhën 23 vrasje, u regjistruan 29 viktima, 10 persona u qëlluan me armë për të cilat MPB-ja kishte lëshuar leje përkatëse, ndërsa 3 persona u qëlluan me armët zyrtare të Armatës.

 

Hulumtimi i BIRN zbardhi se në Maqedoni ka një numër të madh armësh ilegale, ndërsa për armët legale duhet “një dorë e fortë”.

 

Armët legale në duar të gabuara

dzabir derala

Xhabir Deralla: Nuk ka kontroll serioz mbi armët legale

 

Më shumë leje për armëmbajtje janë lëshuar në vitin 2004 kur me lejen e Ministrisë së Punëve të Brendshme u pajisën 7.147 qytetarë. Gjatë viteve ky numër ka variuar. Në vitin 2005 shënoi një rënie drastike numri i armëve të regjistruara dhe të njëjtin vit u lëshuan 1.698. Viti me më pak leje për armëmbajtje ka qenë viti 2008, kur në arkivin e MPB-së u regjistruan vetëm 140 copë armësh. Nga 2008-ta ky numër ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Vitin e kaluar u lëshuan 2.469 leje, ndërsa gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë lëshuar 1.415 leje për armëmbajtje.

„Armët legale nuk kanë një kontroll serioz. Procedura e fitimit të lejes nuk është e komplikuar dhe mund të thuhet se është tejet e lehtë. Gjithashtu vërehet edhe një lloj selektimi gjatë zhvillimit të procedurave, i cili nuk përputhet plotësisht me standardet dhe më shumë bazohet në të drejtën diskrecione për të lëshuar ose jo një personi leje për mbajtje arme. Ndërkaq, edhe lejet nuk respektohen, kështu që nëse ajo është lëshuar për posedim, mbajtësi i saj mund ta përdor për të mbajtur armën”, tha për BIRN Xhabir Deralla, kryetar i organizatës civile “Civil“.

Mendimin e Derrallës e vërtetuan tragjeditë të cilat në shumicën e rasteve ndodhën si rezultat të dashurisë së pakthyer.

Profesori i Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Marjan Nikollovski, sqaron se sipas ligjit në fuqi, në rastet e fitimit të lejes për posedim arme, vetë ligji ka paraparë qartë çfarë nënkupton posedimi i armës, por për fat të keq armët legale keqpërdoren gjithnjë e më shumë.

„Me ligjin e ri, leja nuk është për mbajtje arme dhe posedim arme, por vetëm për posedim. Armë me leje nuk mund të mbani në çdo vend. Të njëjtën mund ta mbani vetëm në shtëpinë tuaj, në ballkonin ose në automjetin tuaj. Gjithashtu, arma me leje duhet të jetë e çmontuar“, sqaron Nikollovski.

Молк за злоупотребите кај агенциите за обезбедување

Një pjesë e madhe e armatimit legal gjendet në duart e punonjësve të agjencive të sigurimit. Në Dhomën e sigurimit privat nuk zbardhin rastet e keqpërdorimit të licencës dhe armëve që u takojnë agjencive të sigurimit gjatë pesë viteve të fundit.

Vrasjet e pazbardhura të vitit 2013

Më 08.08.2013, në Shkup, në rr. “Xhon Kenedi”, një autor i panjohur, me armë zjarri automatike, vrau Nikolla Mandarovskin nga Shkupi, i moshës 65 vjeçe.

 

Më 11.08.2013, në Shkup, në qarkoren Butel – f. Mirkovcë, u vra Xhemajledin Mustafi nga Shkupi, i moshës 26 vjeçe, ndërsa autori i krimit nuk u gjet.

 

Më 12.10.2013, në autostradën Tetovë – Gostivar, një autor i panjohur, me pushkë automatike ekzekutoi Muhamed Asani nga Tetova, i moshës 32 vjeçe.

 

Më 09.11.2013 në Shkup, mbrapa kinemasë “Butel”, një autor i panjohur me pistoletë vrau Zekir Zeqirin nga Gostivari, i moshës 46 vjeçe.

 

Më 29.11.2013, në Shkup, në f.Hasanbeg, një autor i panjohur me pushkë automatike vrau Xhelal Ajetin nga Shkupi, i moshës 46 vjeçe.

Kjo Dhomë gjithashtu ka heshtur edhe numrin e veprave penale që janë bërë me armët e agjencive të sigurimit.

„Nuk kemi evidenca lidhur me këtë problematikë“, deklaruan në Dhomën e sigurimit privat.

Ndërkohë enigmë mbeti edhe mbajtja e armës nga ana e vrasësit të dy motrave në Aerodrom, Igor Spasovski. Nuk u sqarua nëse ai bëri dy vrasjet dhe vetëvrasjen me armën që i takonte sipas detyrës që e ushtronte ose leja e MPB-së atij i është dhënë për një arsye tjetër. MPB nuk dh informata plotësuese lidhur me këtë çështje. Përgjigjen e vetme e dha Dhoma.

„Sipas evidencave të Dhomës, që kanë të bëjnë me legjitimacionet, personi Igor Spasovski ka qenë punonjës i Agjencisë së sigurimit “Bastion” nga Strumica që nga data 26 nëntor 2010“, sqaruan përfaqësuesit e Dhomës së sigurimit privat.

Gjatë periudhës së viteve 2003 – 2013, subjektet juridike ose Agjencitë e sigurimit të pasurisë dhe personave, Agjencitë e qitjes dhe Organizatat e gjuetisë kanë poseduar 1.255 copë armësh të regjistruara.

Në Dhomën e sigurimit privat sqarojnë se nëpër agjencitë e sigurimit gjenden 590 copë armësh. Sipas evidencave, për momentin me afat përdorimi janë gjithsej 3.560 legjitimacione, që do të thotë se po kaq persona janë angazhuar në sigurimin privat ose subjektet juridike që merren me sigurimin në formën e ofrimit të shërbimeve ose agjencitë e sigurimit që janë harmonizuar me Ligjin e sigurimit privat.

grafikon

Numri i përgjithshëm i vrasjeve shënon ulje, por për vitin 2014 janë marrë parasysh vetëm të dhënat për periudhën e muajve janar-gusht

 

„Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministri kjo kompetente për lëshimin e lejeve për sigurimin e armëve të subjekteve juridike dhe për lëshimin e lejeve për armëmbajtje, në duart e agjencive legale të sigurimit gjenden gjithsej 590 copë armësh. Kjo e dhënë është indikator i qartë se për agjencitë e sigurimit privat sigurimi dhe mbajtja e armëve të zjarrit nuk është një prioritet gjatë realizimit të detyrave të punës“, thanë për BIRN në Dhomën e sigurimit privat të Republikës së Maqedonisë.

Vrasjet e pazbardhura të vitit 2014

На 26.02.2014 година во Скопје на ул. „Алија Авдовиќ“ непознат сторител со огнено оружје извршил убиство над Ибраим Исмаили (46) од Скопје.

 

На 16.05.2014 година во Скопје на бул. „Јане Сандански“ непознат сторител со огнено оружје извршил убиство над Димитарчо Јовановски (52) од Штип со место на живеење во Скопје.

 

Më 26.02.2014, në Shkup, në rr. „Alija Avdoviq“, një autor i panjohur, me armë zjarri ekzekutoi Ibraim Ismailin nga Shkupi, i moshës 46 vjeçe.

Më 16.05.2014, në Shkup, në bulevardin „Jane Sandanski“, një autor i panjohur me armë zjarri vrau Dimitarço Jovanovskin nga Shtipi, i moshës 52 vjeçe, me vendbanim në Shkup.

 

Për këtë problematikë heshtin edhe në Ministrinë e mbrojtjes. Pyetjes sonë që kishte të bëj me numrin e rasteve të keqpërdorimit të armëve të Armatës, zyrtarët e kësaj Ministrie nuk i dhanë përgjigje, duke sqaruar se bëhet fjalë për një sekret ushtarak.

„Sipas të dhënave tona, 5 viteve të kaluara janë regjistruar 2 raste keqpërdorimi të armëve zyrtare. Duke ditur që dokumentet e Ministrisë së mbrojtjes, që kanë të bëjnë me këto dy raste janë të klasifikuara me një nivel të caktuar konfedencialiteti, Ministria e mbrojtjes nuk mund t’ju informojë në detaje për çfarë lloj rastesh bëhet fjalë, sqaruan në Ministrinë e mbrojtjes.

Heshtin edhe funksionarët

Një funksionar i lartë i partisë në pushtet VMRO-DPMNE në fletën e pronësisë ka shënuar se posedon një pushkë gjysmëautomatike të markës “Remington”, një karabin-mauzer dhe armën e njohur si bajkall, armë këto të cilët ai i ka siguruar me një kontratë shitblerjeje me vlerë prej 4.000 euro. Ai sqaroi se është një gjuetar dhe se për të gjitha armët ka siguruar lejet e nevojshme. Megjithatë, kur kërkuam të sqarojë procedurën e fitimit të lejeve, ai tha se nuk do të komentojë dhe të publikohet emri i tij me sqarimin se pas disa vrasjeve njerëzit do të fitojnë përshtypje të gabuar për të dhe mund të mendojnë se është një vrasës potencial.

 

As ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, nuk ka dashur të zbardh nëse ruan në shtëpi një armë me leje, jo si rezultat të etiketës së armës, por për të ruajtur shtëpinë e tij nga hajdutët.

 

„Posedimi i armës megjithatë është një lloj e drejte, ndërsa publikimi i emrave të personave që kanë armë mund të jetë një sinjal për hajdutët. Në këtë kontekst mund të them që një funksionar i lartë në fletën anketuese kishte shënuar pasurinë e tij dhe pikturat artistike. Dy javë pas publikimit të pasurisë së tij, shtëpia e tij u “vizitua” nga persona të panjohur, të cilët vodhën pikturat artistike”, tha për BIRN, ish ministri Trajanov.

 

BIRN kërkoi nga MPB-ja të dhëna për emrat e firmave që janë importues më të mëdhenj të armëve dhe për emrat e firmave që kanë leje për të shitur armë dhe municion. Megjithatë, nga kjo ministri fituam vetëm shifra dhe jo të dhëna.

 

„Veprimtarinë tregti me armë, municion dhe pjesë armësh gjatë vitit 2014 e kanë ushtruar 28 shoqëri tregtare. Njëzetë prej tyre kanë fituar leje për import armësh, municioni dhe pjesë armësh. Shoqëritë tregtare kanë të drejtë t’u shesin armë dhe municion vetëm personave fizikë dhe subjekteve juridike që kanë siguruar leje për t’u pajisur me armë“, sqaruan në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

Shkupi në krye të listës së Zezë, Tetova në vend të dytë

grafikata info

Pjesa më e madhe e vrasjeve janë bërë me armë zjarri

 

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2003 e deri më sot kanë ndodhur 550 vrasje. Sipas vendit të vrasjes, pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në territorin e Qytetit të Shkupit, ku kanë ndodhur 192 vrasje. Në vend të dytë sipas shkallës së vrasjeve gjendet Tetova me 120 raste, ndërsa në vend të tret gjendet Kumanova, me 64 vrasje që kanë ndodhur për një dekadë. Organet e rendit nuk kanë arritur të zbardhin 74 vrasje, që do të thotë se vrasësit mbetën të panjohur.

 

Analiza sipas viteve zbardh se numri i vrasjeve shënon ulje. Në vitin 2003 janë regjistruar 75 vrasje, viti 2008 u mbyll me 36 vrasje, ndërsa vitin e kaluar ndodhën 23 vrasje. Autorët e vrasjeve zakonisht janë meshkuj, ndërsa vitin e kaluar, në statistikën e përgjithshme, si autore të vrasjeve u evidentuan edhe 4 femra. Sipas moshës, dominojnë vrasësit e moshës 18-45 vjeçe. Kriminologët zhvilluan një analizë lidhur me profilin e vrasësve nga Maqedonia, statusin e tyre emocional dhe sociologjik.

Marjan Nikolovski a

Marjan Nikollovski: Pistoleta është përdorur në 60% të rasteve, ndërsa pushka në 15-20% të rasteve. E gjithë kjo do të thotë se 70-80% të autorëve kanë përdorur armë zjarri.

 

„Bëhet fjalë për individë me prag të ulët tolerance, të papjekur nga aspekti emocional, individë jostabil dhe anksioz. Vetë fakti që mbi 90 për qind të autorëve janë pa arsim tregon më së miri profilin e tyre”, thotë profesori Marjan Nikollovski.

 

Pjesa më e madhe e vrasjeve janë bërë me armë zjarri, menjëherë pas tyre renditen vrasjet e kryera me armë të ftohta, në vend të tretë janë gjetur vrasjet që janë bërë me përdorimin e forcës fizike, ndërsa pjesa më e vogël e vrasjeve janë bërë me përdorimin e sendeve të forta.

 

„Pistoleta është përdorur në 60 për qind të rasteve, ndërsa pushka në 15 – 20 për qind, që do të thotë se 70-80 për qind të autorëve kanë përdorur armët e zjarrit. Parashtrohet pyetja përse? Mund të them për arsye se në Maqedoni shumë lehtë mund të sigurosh një armë zjarri në tregun e zezë. Për fat të keq Maqedonia renditet në grupin e shteteve në të cilat me lehtësi mund të sigurohet një armë zjarri“, sqaroi Nikollovski.

Popull militant

 

Ndërkohë, të pazbardhura mbeten 74 vrasje që kanë ndodhur gjatë periudhës së viteve 2002-2014, ndërsa autorët nuk u identifikuan nga organet e rendit. Sipas viteve, më shumë vrasje të pazbardhura mbetën në vitin 2002. Gjatë këtij viti organet e rendit nuk arritën të zbardhin 13 vrasje. Parvjet, nga 20 vrasje që ndodhën gjatë vitit, nuk u zbardhën pesë prej tyre, ndërsa vitin e kaluar nuk u identifikuan autorët e dy vrasjeve që ndodhën në Shkup.

 

Statistikat zyrtare tregojnë që pjesa më e madhe e vrasjeve ose 85 për qind prej tyre janë zbardhur. Megjithatë, megjithëse përqindja e vrasjeve të pazbardhura është e ulët, kjo nuk do të thotë se institucionet nuk duhet të shqetësohen shumë.

 

„Për fat të keq, një përqindje e vogël që ka të bëj me vrasjet e pazbardhura flet për një indikacion, sipas të cilit, autorët kanë mbaruar punën e tyre me profesionalizëm”, deklaroi profesori Nikollovski. Një vrasje e tillë, profesionale, më 29 nëntor të vitit të kaluar ndodhi në lagjen Çento të Shkupit, kur në çajtoren e tij u ekzekutua Xhelal Ajeti. Vrasësi në vendin e ngjarjes la armën, por ajo nuk u ndihmoi organeve shtetërore të identifikojnë autorin. Ndërkohë, dosja me emrin Ajeti mbetet e hapur në Ministrinë e Brendshme, me shenjën vrasësi është i panjohur.

 

Vitin e kaluar e karakterizuan vrasjet e kryera me armë zjarri legale, por për mendimin e kriminologëve një problem më i madh mbetet armatimi ilegal. Sot të blesh një pistoletë është më lehtë se të blesh një telefon celular. Nuk ke nevojë as për dokumente dhe as të presësh modelin e preferuar të armës. Oferta e tregut të zezë është e pasur.

 

„Dilerët lavdërohen se biznesi u ecën mirë. Në tregun e zezë shiten pistoleta për 180 euro (më e shtrenjtë është pistoleta e njohur e markës “TT”, e cila në tregun e zezë mund të arrijë deri në 400 euro), kallashnikovë për 500 euro, bomba për 15 deri në 20 euro, municion për gjysmë euro etj. Verës, gjatë sezonit të dasmave, çmimi i armëve të zjarrit dyfishohet“, tha Bllagoja Markovski, kryetari i Forumit ballkanik të sigurisë.

 

Të dhëna shqetësuese ka zbardhur analiza e organizatës civile “Civil” që u zhvillua në vitit 2011. Sipas të dhënave të kësaj analize, një pjesë e madhe e të rinjve për herë të parë vijnë në kontakt para se të mbushin moshën 18 vjeçe.

 

„Tridhjetë e tetë për qind të të anketuarve të moshës 16 – 22 vjeçe konfirmuan se të paktën një herë kanë prekur me dorë armë zjarri. Analiza gjithashtu ka vërtetuar se fëmijët dhe të rinjtë që ndjekin mediat dhe përdorin internetin kanë njohuri të shkëlqyera mbi armët e zjarrit. Këto njohuri gjithashtu kanë të bëjnë edhe me praninë e madhe të armëve, si dhe me kultin që është krijuar në shoqëri ndaj armës. Vetëm një nga katër të anketuarit do të kishte denoncuar në polici ose pranë një organi tjetër mbajtjen e një arme në shkollë nga ana e një nxënësi, që flet për mosbesimin ndaj institucioneve, por edhe frikën nga mbajtësit e armëve”, tha Deralla, duke sqaruar një pjesë të analizës.

 

Sa armë zjarri ilegale ka në Maqedoni?

 

Mbi shifrat që kanë të bëjnë me armatimin ilegal mund të flitet vetëm me supozime dhe të spekulohet, por të gjithë bashkëbiseduesit e BIRN janë dakord se në Maqedoni ka shumë armë zjarri ilegale. Duke marrë për bazë burimet e huaja, Markovski thotë se në Maqedoni numri i armëve ilegale varion nga 90.000 deri në 170.000 copë. Sipas tij, analizat brenda vendit tregojnë që ky numër varion nga 80.000 deri në 120.000, ndërsa pjesa dërmuese e armëve ilegale janë armë ushtarake.

 

Sipas Markovskit, që nga viti 2003 e deri më sot policia ka sekuestruar dhe asgjësuar rreth 20.000 copë armësh, që në fakt është një arritje e vogël, krahasuar me gjendjen aktuale që ka të bëj me këtë çështje.

 

„Nëse numrit të armatimit ilegal do t’ia shtonim edhe 170.000 copat e armatimit legal, kryesisht armë gjahu, mund të themi se jemi popull militant“, sqaroi Bllagoja Markovski.

 

Nëse dekadën e fundit të shekullit të fundit Shqipëria konsiderohej si vendi nga i cili trafikohej armatimi në Maqedoni, sipas bashkëbiseduesve të BIRN sot armët në Maqedoni vijnë nga vendet e tjera fqinje.

 

„Shqipëria nuk është më burimi kryesor i armatimit ilegal“, thotë Deralla.

 

Sipas tij, në tregun e zezë mund të gjenden edhe armë shumë më të sofistikuara, që nuk janë pjesë e arsenalit që u gjet rrugëve pas prishjes së sistemit në Shqipëri, në vitin 1997. Armatimi në fakt vjen nga të gjitha anët, por duhet pasur parasysh se edhe Maqedonia është burim i armatimit ilegal në rajon. Po të marrim parasysh se në vitin 2001 edhe MPB-ja ndau armatim për maqedonasit brenda vendit (mbi 100.000 kallashnikovë), për të cilin nuk ka asnjë të dhënë ose të dhëna për mbajtësit e tij dhe për kohën e kthimit të të njëjtit, nëse është kthyer. Në tregun e zezë armatimi vjen edhe nga Kosova dhe Serbia“, thotë Deralla.

 

Edhe sipas Markovskit, më së shumti tregtohet armatimi i vitit 2001. Në Kosovë është hapur një linjë trafikimi nëpërmjet kalimeve ilegale në Preshevë dhe Viti nga ana e Kosovës dhe Llojanit, Radushës, Brezës dhe Tanushës në Maqedoni. Bëhet fjalë për fshatra që janë të vështirë për t’u kontrolluar. Popullata vendase i njeh mirë rrugicat e dhive nëpërmjet të cilave me lehtësi trafikohen armë nga një territor në një tjetër.

 

Një pjesë e armatimit doli në pah në vitin 2001, gjatë kohës së konfliktit ushtarak, ndërsa një pjesë vazhdon të fshihet. Profesori Zllate Dimovski nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, është i bindur se një sasi e madhe armësh mbetet e depozituar në vende të fshehta. Sipas tij, aksionet e çarmatimit janë zhvilluar sa për sy e faqe për arsye se numri i armëve nuk fet edhe për cilësinë e tyre. Me aksionet e çarmatimit u dorëzua armatimi i vjetër, që nuk ishte në përdorim.

 

„Sot ne ballafaqohemi me një sasi të madhe armësh. Nuk do të kisha dashur të konfirmoj me siguri, por supozoj se në Maqedoni nuk ka familje që nuk ka në shtëpi të paktën një armë dhe një sasi të caktuar municioni, të gjendet për çdo rast ose për t’u mbrojtur nga dikush“, thotë Dimovski.

 

Sipas bashkëbiseduesve tanë, numri më i madh i armëve ilegale mund të gjendet në ish rajonet e krizës, ku mund të gjendet armatim ushtarak, para së gjithash kallashnikovë dhe pistoleta. Banorët e këtyre rajoneve nuk e legalizojnë as armatimin për të cilin mund të fitojnë leje sepse, sipas rrëfimeve të tyre, nuk i besojnë shtetit dhe mendojnë se ato dinë të mbrojnë më së miri vetveten.

 

Shqetësime për sigurinë

Slika 2

Nga viti 2003 e deri ë sot ndodhën 550 vrasje | Foto: Radovan Vujoviq

 

Si të arrihet një nivel më i lartë sigurie në kushtet kur një sasi shumë e madhe armësh legale dhe ilegale gjenden në duart e popullatës? Vrasjet e fundit edhe njëherë hapën temën e çarmatimit.

 

Ekspertët vlerësojnë se ligji dhe gjobat e larta nuk mjaftojnë për tejkalimin e këtij problemi. Institucionet duhet të sigurojnë rregullin në aspektin e lëshimit të lejeve për armëmbajtje dhe njëkohësisht duhet të krijojnë ambient për një aksion të ri për grumbullimin e armëve.

 

Jo gjithmonë tregohet kujdesi i duhur lidhur me autorin, kohën dhe mënyrën e përdorimit të armëve legale. Një banor i Shkupi, i moshës 35 vjeçe, i cili ka kërkuar anonimitet, për BIRN sqaroi se leje për posedim arme ka fituar në vitin 2001, si rezervist i konfliktit të armatosur. Që atëherë e deri më sot MBP-ja asnjëherë nuk e ka rishikuar lejen e tij.

 

„Në vitin 2001 unë në Ministrinë e Punëve të Brendshme parashtrova një kërkesë për të fituar leje për armëmbajtje. Me këtë rast dorëzova edhe dokumentet e nevojshme, midis të cilave vërtetimin e gjykatës me të cilin vërtetova se nuk jam i dënuar. Ministria e Punëve të Brendshme megjithatë bën edhe vlerësimet e veta dhe për këtë arsye policia kërkoi për mua mendimin e tre fqinjëve të mi. Pasi kalova të gjitha filtrat, unë fitova lejen të cilën e kam edhe sot e kësaj dite. Pistoletën nuk e kam keqpërdorur asnjëherë“, thotë për BIRN banori i Shkupit.

 

Sipas Ligjit të armëve, leja lëshohet me afat skadimi prej 10 vitesh, ndërsa për personat mbi moshën 65 vjeçe kjo leje lëshohet për një afat prej 5 vitesh. Leja e armëmbajtjes mund të vazhdohet me kërkesë me shkrim të poseduesit të saj, e cila duhet parashtruar pranë organit kompetent dy muaj para skadimit të afatit të saj. Bashkëbiseduesi i BIRN nuk e vazhdoi lejen e tij, por pistoleta mbetet në duart e tij. Në rastin konkret mbetet e hapur dilema nëse kjo armë tani është legale ose ilegale.

 

„Tre vjet kërkova ndihmë!“ – Pas vrasjes së trefishtë në Kavadar, këto fjalë mbeten si një amanet për policinë dhe institucionet – për të mos u përsëritur.