Data e sotme
December 16, 2017

Maqedonia nën ‘radarin’ e bashkësisë ndërkombëtare

Ëndërra evropiane në krizë, Rusia në ofensivë, Ballkani i paintegruar dhe i përçarë. Dilema dhe gjeopolitika të reja po krijohen. Maqedonia nuk ka forcë të dalë nga tangjenta politike e viteve 1945. Diplomati i lartë i BE-së Johans Hans arrinë në Maqedoni. Zv/kryeministri Fatmir Besimi tha se nuk pritet të fillojnë bisedimet me KE gjatë vitit 2015.

Gjatë sundimit të Nikolasit të Dytë në Rusinë Cariste, shteti ishte i lirë dhe i zhvillonte shumë shpejtë reformat e kohës, të Evropës të dalë nga luftërat dhe fushatat luftarake të Napoleonit.

Çfarë ndodhte në Francë Angli,Austro-Hungari dhe Gjermani,njëkohësisht në Rusi  ligje dhe rregullore vinin në zbatim nga Nikolasi dhe administrata e tij.Mirëpo,pas ardhjes në pushtet të forcave bollshevike në vitin 1917 në krye me Vlladimir Iliç Uljanov Lenin,Rusia filloi të marrë teposhtëzen dhe të gjitha proceset e nisura nga Nikolasi i Dytë u ndërprenë.

Lenini nga Zvicra kaloi në Gjermani, më pastaj u transferua në proceset ruse dhe i parapriu  Revolucionit  të Kuq Rus.Idelogjinë e tij e vazhdoi  Stalini,duke e përfshirë më vonë Ballkanin dhe një pjesë mjaft të mirë të sistemit të atëhershëm ndërkombëtar.

Çfarë tjetër e përfshiu shekullin e XX dhe XXI.Vrasjet dhe atentatet ndaj figurave të njohura të shekullit të kaluar lanë pas mjaft mistere lokale dhe të tipit botërorë.Shumë ngjarje historike morrën kahje jo të mirë,që për njerëzimin lanë pasoja fatale si vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë,Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore,Perdja e Hekurt,autoritarizmi,terrorizmi etj etj.

Përveç shtetit dhe sigurisë kombëtare, grindjet ideologjike, bënë që shtetet që sapo e lëshuan fuqinë e “Balancës evropiane”, të hynë në luftë për territore dhe enklava.Kaluan një shekull nga LPB dhe pas sukseseve disa vjeçare të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare,përsëri  katër shtetet e Ballkanit Perëndimorë po ngecin dhe po bëhen pika të nxehta për konflikte të ngrira.

Koha e konflikteve  ka kaluar tha ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli,po rreziqet mbeten.Ankthi  historik sipas shtypit perëndimorë e ka përfshirë përsëri Evropën?Devijime dhe deformime  shoqërore kanë zënë vend edhe në Maqedoni.Tranzicioni politik ka prekur sferën sociale dhe atë psikologjike.Kjo ka ndikuar në veprimtarinë e përditshme,në sjelljet e liderëve dhe në proceset e vendimarrëse.

 

Pazare të vjetra, deformime të reja shoqërore 

 

Gjeopolitika e re në Ballkan ka reflektuar në ndarjen e re të Gadishullit.Kjo mund të duket jo aq reale.

Por,ADN-ja e popujve të rajonit ka qenë e tillë sa që reformimi dhe modernizimi i vërtetë nuk ka ndodhur asnjëherë.Prej këtu shtetet e Ballkanit,kanë pritur që ngritja teknologjike dhe ushtarake të bëhet nga Fuqitë e Mëdha.Ndërrimet politike në BE dhe në Ukrainë sollën zvarritjen e proceseve europiane në Maqedoni.Ky ishte vetëm një shkas që partitë politike të të gjitha anëve në Maqedoni  të gjejnë justifikime për të mos i ecur procest përpara.Pra qoftë edhe të partive opozitare në konsolidim në Maqedoni.

Rreziqet janë të tipit ekstremist,me çka krijohet apo ju pamundësohet shteteve të mos funksionojnë për nga aspekti i sigurisë dhe vënies në kontroll demokratik të forcave devijuese.Integrimi i pjesshëm i shoqërive në shtet,ndikon në rritjen e frustracioneve etnike,ekonomike,qoftë dhe fetare.

Kryqëzimi i tyre është për tu parë këtu dhe në vendet europiane.Në shtesë, çdo gjë duhet parë më kujdes …

Origjina dhe tufëzimet partiake me bazë të shëndoshë demokratike kanë çka ju ofrojnë shoqërive multietnike.

Mirëpo në Maqedoni ashtu siç deklarojnë diplomatët e huaj po rriten ndasitë.

Partitë politike të keqen më të madhe e kanë bërë kur funksionet publike ua besuan partiakëve të dëgjueshëm e jo profesionistëve.Të aftë apo jo,kjo s’ka pasur aq rëndësi.

Ashtu siç e kemi të njohur, shërbimet publike janë të ndërlikuara në pjesët  ku popullata ka bazë të fortë etnike.Modernizimi është vështirësuar.

 

Vizioni kombëtar, në mes etnisë dhe ideologjisë

 

Zakonisht kur në antikitet dhe mesjetë perandorët aplikonin sistem të rëndë taksor,reagimet e qytet-shteteve dhe prinicpatave ishin të përmasave të revoltës.

Në parim në ekonomitë e shteteve të vogla dhe pa rritje të theksuar ekonomike,tatimet që i vendosin autoritetet nuk e përmirësojnë gjendjen e banorëve dhe nuk e bëjnë më efikase qeverinë.Në vendet e botës së tretë dhe Ballkan ndodhë që institucionet publike  të  ngecin prapa reformave, duke bërë më shumë vend për ideologjinë partiake.Arsimi,infrastruktura ,shëndetësia janë në gjendje jo të mirë dhe ky sindrom pothuajse i ka prekur të gjitha shtetet post-komuniste.

Në shtetet me demokraci të brishtë dhe ekonomi të bazuar kryesisht nga importi,vështirë se do të mund të bëhet dallimi midis kombit,etnisë dhe ideologjisë partiake.Të gjithë bashkëveprojnë në kuadër të sistemit shtetëror dhe ligjeve për të forcuar komb-shtetin.

Sikur kombet dhe nacionalizmi gjatë shekullit të XVII sollën revolucion të thellë në Francë,këtu në Maqedoni,edhe përkundër nënshkrimit të MO-së nuk u arriit që bashkëpunimi ndëretnik të rezultojë më një balancë të kënaqshme etnike dhe sociale.

Kjo më tepër i ka larguar palët se sa i ka bashkuar thonë ekspertët.Diplomati amerikan James Perdju tha se është bërë shumë pak në implementimin e kësaj marrëveshje nga liderët.

Hyrja e ndërkombëtarëve pa një agjendë të qartë dhe afatgjate në Ballkan, sipas analistëve është duke shkuar në drejtim të kundërt dhe kjo ka të bëjë me vetë destabilizmin evropian.Aktivizimi diplomatik në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit global është një ndërprioritetet e bashkësisë ndërkombëtare dhe Koalicionit kundër Shtetit Islamik(SHI).

 

Terrorizmi dhe trafikimi njerëzor: Qeveritë përballë rreziqeve rajonale dhe globale

 

Rusia,sipas të gjitha gjasave do të jetë e angazhuar në Evropën Lindore por duke mos i lënë anësh objektivat ballkanike.Ashtu siç është bërë e ditur,BE nuk do të zgjerohet në pesë vitet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor.

Andaj se çfarë mund të pritet këtu, do të varret nga politikat shtetërore,paqja e brendshme,krimi i organizuar ndërkombëtar,ekstermizmi dhe terrorizmi global.

Se sa janë të përgatitura këto shtete dhe qeveri,kjo u pa, me shkuarjen e disa qindrave individëve nga Ballkani në luftërat në  Libi,Siri dhe Irak.

Përfaqësi dhe zyra të huaja diplomatike në Ballkan kanë nisur fushata për të sensibilizuar masën për rreziqet e trafikimit transnacional të qenieve njerëzore nga grupet kriminele,inkuadrimit të tyre në luftërat e jashtme…

Tregëtia me njerëz është shfrytëzuar nga grupe për të tregtuar mosha të theksuara në vendet e rajonit, Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme.

Lidhjet e trafikimit njerëzor me terrorizmin janë një ndër linqet ku së fundi janë tregëtuar femra dhe të mitura në luftërat e Shtetit Islamik (SHI) në Irak dhe Siri.Në Maqedoni, Amabsada Amerikane me vite ka ndërmarrë aktivitete për të parandaluar tregëtinë me njerëz nëpërmes programeve dhe fushatave lokale.Stafi i Ambasadës nën drejtimin e zyrtares politike Laura Burns dhe asistentit politik Adrian Ismaili ka përfshirë në një fushatë kombëtare të gjitha  dimensionet e krizës së tregëtisë me qeniet njerëzore me të cilën ballafaqohet Maqedonia por dhe rajoni.

Nuk ka të dhëna të sakëta mbi lidhshmërinë e trafikimit të qenieve njerëzore me ekstremizmin apo terrorizmin global.Por, sipas ekspertëve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, me siguri se në këtë rreth të gjërë shfrytëzohet çdo mundësi.

Ashtu siç tha ambasadori i sapo ardhur Amerikan në Shqipëri,Donald Lu,ata individë në kthim paraqesin rrezik për shoqëritë dhe rajonin.Bashkësitë fetare në rajon dhe Maqedoni kanë bërë thirrje kundër aktiviteteve ekstremiste dhe janë në proces për të ndërmarrë aktivitete, programe socializimi dhe pajtimi.

Krimi dhe terrorizimi transnacional janë një ndër ‘epidemitë’ më të rrezikshme të kohës dhe dekadës.

Tre shekujt e fundit sollën gjakderdhje,luftëra kombëtare për territore,ftohje të marrëdhënieve dhe shumë tendosje tjera të shekullit në tokën evropiane.Bashkësia ndërkombëtare,sipas analistëve duhet të gjejë një formulë më të saktë për Maqedoninë apo dhe për Gadishullin.

Se çfarë tjetër mund të krijohet në ish –hapësirën jugosllave, kjo mund të shkojë apo jo në interes të vakumit të shumëpritur rus dhe të forcave shtesë që kërkojnë destabilizim dhe kaos të ri.Për ti përballuar këto sfida të reja ,bashkësia ndërkombëtare duhet të rifillojë të bëjë presion për reforma dhe të bllokojë kërcënimet e së ardhmes.

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk