Data e sotme
December 12, 2019

Bursa zgjedhore: ANKAND TAJVANEZ

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Zilja e telefonit të shtëpisë sot ra dy herë…, në mëngjes dhe pasdite.

–          A mundet disa përgjigje…?

–          O, jo…!!!

Anketuesit rrotullojnë numrat, kurse qytetarët sa vjen e më shumë janë të frikësuar, rrallë kush se i përgjigjet testit zgjedhor. Ata dinë numrin e telefonit fiks ose të  celularit, sepse adresuesit e 188-ës janë publik. Pastaj  gjithçka  është shumë  e lehtë, askush nuk ka sekret të garantuar për të drejtën tij, të votosh pa e mësuar Komiteti lokal komunal   ose  shtabi partiak, përgojuesit e rrugës,  fqinjët e bezdisshëm,  katundarët barkmëdhenj, informatorët  e policës, komisionet zgjedhore. Në telefon nuk mund të fshihni titullarin e telefonit, banesës, ndërtesës, lokacionin e vendbanimit, vendin votues, radhitjen në listën zgjedhore. Ai rrotullon numrin, fton dhe voton.  Tre me një, sikurse kafeja.

Pyetjet e gërshetuara dhe krahasuese nuk kanë të ndalur?  Privatësia qëmoti është e mirë publike, me të cilën kalkulohet vlera e votës. (aksionit ) të bursës zgjedhore.

Kush rrit vlerën? Kryesisht janë ata që dëshirojnë  krejtësisht ta kapitullojnë Maqedoninë, si trashëgimi të tyre.

Kush blenë? Shumë pak, nga  maja e korporatës shtetërore, të cilët kanë kapital të pa regjistruar?

A thua rastësisht devizat rezerve në tre muajt e kaluar janë rritur për më shumë se  tridhjetë milionë euro. Sa janë të ardhurat nga ishujt (do të ) legalizohen investimet “e huaja”.

Dekada e tretë  nga postranzicioni  dhe nuk ka më aksionarë, por ekzistojnë kuponat  joformal.  Rasteve sociale kompensim, skamnorëve shlyerje të borxheve, studentëve ditë për “peting” publik në tollovinë  transportit urban falas, bujqve me qindra milionë euro të tjera, për katër vitet e ardhshme, edhe pse importi i ushqimit, përveç përparësive dhe stimulimeve, vazhdimisht është në rritje…. Pastaj pason pyetja, si shembull i  zejtarëve të Prilepit në Çarshi do  t’iu falen dënimet prej  1000 deri 3000 eurosh, sepse iu kanë zënë 100 denarë tepër? Premtojnë amnisti, falje një të tretën e dënimeve me burg?! Uljen e gjobave drakonike, 250 euro, për parkim në vend të  ndaluar. Aq marrinë rrogë  ata që ngarkojnë automobilat .

Sondazh me aritmetikë politike  VMRO- DPMNE-ja do të fitojë, por LSDM-ja nuk do të humbas. Ahmeti fal Thaqit mbetet superior.

Pas një arsenali të këtillë ofertash, mbyllen bursat dhe hapen çudirat e  kutive votuese dhe le   bëhet ç’të bëhet.

Tani për tani të gjithë radhisin. Misionarët nga “Pavel Shatev”, si “voajerë” nate kanë pyetur shikuesit: Se a  ishte Ivanovi më i mirë në ballafaqimin me kandidatët e tjerë në debatin e TVM-së. Portali “Republika” konstaton “Presidenti mbeti president”? Fiton Pendarovski, informon “Rejtingu”. Nga dy analistët babë e bir, më i riu thotë se agjencia asnjëherë nuk ka gabuar.  Kurse ai me përvojë nga kampi i LSDM-së me korrigjim publik se rezultatet nuk janë anketë, por parashikim. Sikurse tek bastoret dhe tallonat dy në një.

Ja qëllojnë edhe kreatorët me përvojë të opinionit publik, njëri me titull 63, tjetri se  rezultatet do të jenë në raport një me tre për koalicionin qeveritarë. Me një aksiomë të këtillë duken përndjekësit mediatik për Sheqerinskën me kuazi dilemë mediokratike: Pse të jetë   ajo kryeministre e mos të jetë Zaevi? A thua fitorja superiore e koalicionit VMRO- DPMNE, me 65 deputetë, pushtetin do t’ua dorëzoj opozitarëve aktual, dhe do të formonin kabinet pakicash, me zëvendës kryetarin e LSDM-së?

Pse lideri i VMRO- DPMNE- së  me më të zëshmit nga kampi i tij,  kërkojnë 65 mandate deputetësh : “që BDI-ja  mos mund të shantazhoj?”  Gruevski a mendon se do të qeverisë duke zbatuar modelin e Bojko Borisovit, Qeveri pakicë me përkrahje të shumicës në Parlament nga  liderët e korruptuar të Turqisë dhe Bullgarisë? A thua vojvoda e PDSh-së sërish të jetë partner me VMRO- DPMNE-në?  Si do të suspendohet marrëveshja e Majit ndërmjet Ahmetit dhe Gruevskit, sepse ajo nuk është vetëm besa e të dyve? Ka edhe disa sekrete të tjera zyrtare në qeverisjen prej gjashtë vitesh të tandemit aktual Gruevski –  Ahmeti. Mos harrojmë se rezultatet e referendumit për Iliridën të 92-it asnjëherë nuk janë suspenduar. Shumë shpejt do të pasoj edhe një shpjegim. Për tu shpallur duhet edhe Badenter, por si pa përkrahjen e shqiptarëve të Maqedonisë, mund të arrihet shumicë për referendum për zgjidhjen e çështjes së emrit.  A mundemi pa NATO-n, në strategjinë e re të rigrupimit të kartës botërore dhe sferat interesante? Maqedonia pa, “paternalizmin” e Aleancës vështirë që do të mund të ruaj sovranitetin dhe  integritetin territorial, me çmim edhe të shumë kompromiseve të brendshme politike dhe etnike. Pa këtë nuk ka as betejë për identitetin kombëtar, përveç nëse dikush dëshiron që  gjuhën maqedonishte ta  shndërroj në njërin nga dialektet gjuhësore evropiane.  Më tej mos e hap kutinë e Pandorës me pyetjen:- Çka edhe nëse kemi një Qeveri të këtillë (mono) etnike, me  65 deputetë të koalicionit VMRO- DPMNE?

Fushata fillon me realizimin e linjave kreditore dhe  ekspazionin për investimin e  investimeve të huaja në zonat  e lira. Pas 14 viteve, dikush rikthen modelet ekonomike tajvaneze dhe miliardin e Ciles? Kësaj  here me Kinën dhe Rusinë, pa ShBA-të. Sa vjen e më shumë janë ithtarët e rrugës së BRICSA-së (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut). Disa nga të dhënat e parametrave ekonomik janë: më shumë se dy  të tretat e eksportit të  vendit në tregjet evropiane, më shumë 80 për qind nga 5 miliardë borxh ndaj kredituesve të huaj dhe bankave afariste, duhet të kthehen tek financierët perëndimore. Më së paku duhen 10 vite që të përvesohen tregjet jo tradicionale, me  traditën e re të konsumit, standardeve dhe shprehive!?

Prandaj këto zgjedhje nuk janë vetëm proces demokratik autokton i Maqedonisë.

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)