Data e sotme
December 16, 2017

„HAJDE!" për rastin „Puç“ Qytetarët kanë të drejtë të kuptojnë të vërtetën!

Ne, anëtarët dhe përkrahësit e HAJDE! – Platformë për politikë qytetare, me shumë kujdes por edhe brengosje ndjekim ngjarjet e ndërlidhura ne rastin „Puç“. Mendojmë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të kuptojnë të vërtetën, pasi që kjo është e drejtë e tyre dhe prej kësaj varet ardhmëria jonë, por gjithashtu edhe ardhmëria e shtetit tonë.

Ne, qytetarët, në mënyrë të thjeshtë dhe të vetme kërkojmë të vërtetën!

E dimë se ka organizata dhe individ që ndjekin situatën dhe që do të qëndrojnë për mbrojtjen e të drejtave të qyetareve dhe qytetarëve. Kërkojmë hapësirë për ato në publik! Me kujdes ndjekim mediet, mendojmë në mënyrë kritike dhe e dimë mirë se kush në mënyrë të organizuar dhe tendencioze shpërndan dizinformata dhe frikë tek publiku, e kush informon dhe shpall fakte.

Për ne, më e rëndësishme është e vërteta, dhe për këtë kërkojmë që të shpaloset pa asnjë lloj shtypje, kërcënimi ose shantazhi ndaj atyre që dëshirojnë ti shërbejnë të vërtetës.

Të vetëdijshëm për të drejtat tona, kërkojmë nga institucionet shtetërore që mos të robërojnë të vërtetën. Përpjekjet e tyre për të mbuluar paraqesin shkelje të lirisë! Kërkojmë që institucionet qeveritare, pushteti dhe partitë të veprojnë me përgjegjësi dhe mos të vënë veten mbi  Kushtetutën dhe mbi ligjet!

HAJDE! Të luftojmë për të drejtën tonë për të vërtetën dhe liri!

——–
“HAJDE!” – Platforma për politikë civile është një grup joformal, por i organizuar i individëve  mëndjehapur me ide dhe qëndrime të ndryshme, të cilat kërkojnë të forcojnë dhe bashkojnë  forcat e fragmentuara demokratike në vend “HAJDE!” synon të kthen pushtetin për vendimmarrje politike në duart e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Shkruaj një koment

Koment(e)