Data e sotme
July 22, 2019

Honoraristët me ironi: Si të paguajmë?

Punëtorë të pakënaqur honorarë u mblodhën para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të marrë përgjigje për problemet që u paraqitën me Ligjin për kontributet për sigurimin e detyrueshëm shoqëror. Ata konsiderojnë se ligji do të shkaktojë një varfërim të mëtejshëm të njerëzve, të cilët janë të detyruar të punojnë për honorar në vend se të punojnë për pagë. Siç thonë ata, ky nuk është ligji i parë që miratohet prapa shpinës së qytetarëve.

This slideshow requires JavaScript.

Ata paralajmërojnë një protestë të re masive simbolike për të premten e ardhshme më 13 shkurt, sepse mendojnë se ky ligj është shumë i pafavorshëm për njerëzit me vendime të këtilla ligjore. Ata paralajmërojnë edhe një ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Ndryshimet ligjore për të paguar kontributet tashmë e kanë dhanë efektin e tyre – honoraristët janë larguar nga puna, në janar nuk janë transferuar honorarët e tyre, profesionet e lira nuk e dinë se si të ballafaqohen me softuerët të cilët llogarisin edhe deri në 50 për qind të të ardhurave neto. Kjo nuk është hera e parë të miratohen ligje prapa shpinës së qytetarëve, por kjo është hera e parë që t’u themi publikisht se kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet të ndalet. Jemi këtu me të gjitha mjetet demokratike për t’i treguar atyre se nuk mund të na trajtojnë si eksperiment“, tha Tamara Çausidis nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë.

Një pjesë e çështjeve të cilat honoraristët i kanë të drejtuara në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

– Kur honorari paguhet njëfish për punën e bërë për gjashtë muaj, a fitohet e drejta për sigurim shëndetësor për një apo për gjashtë muaj?

– Nëse me kontratën, në bazë të së cilës paguhet honorari, puna kryhet për dy ditë, a fitohet e drejta për sigurim shëndetësor për vetëm dy ditë apo për një muaj?  Dhe në cilin muaj pas pagesës së kontributeve do të fitohet atë të drejtë?

– A do të llogariten përqindje edhe për fondin e dytë?

– Me cilën pikë përfshihen honorarët që përfitohen jashtë vendit?

– Sa do të jetë shuma e mjeteve të buxhetit që planifikohet të sigurohet nga aplikimi i pagesës së kontributeve të honorarëve?

– A llogaritet tatim për gjithë shumën e honorarit ose ka lirim të tatimit?

– A ka një lirim për honorarin autorial për harxhimet materiale (ka 30%) dhe SI të evidentohet ai?
– Pyetje të tjera: A benzina (karburanti) hyn në pikën shpenzime materiale? A kam nevojë për një faturë-vërtetimi? Në cilin emër të jetë ajo sepse nuk jam një person juridik?

– Çfarë do të bëjë MPPS-ja për të parandaluar diskriminimin e drejtpërdrejtë të njerëzve që punojnë në bazë të një angazhimi honorar dhe për këtë arsye nuk kanë të drejtat e Ligjit të marrëdhënieve të punës?

– A mund të nënshkruajë një kontratë mbi vepër me më shumë se 40 orë të punës në javë?

– A si një bashkëpunëtor honorar kam të drejtën të jem të mbrojtur sipas ligjit për sigurinë në punë. Nëse nuk kamë këtë të drejtë, çfarë do të bëjë MPPS-ja për të ma mbrojtur?

– Në Ligjin për parandalimin e mobingut nuk ka asnjë dispozitë që mbron autorët dhe kontratat mbi vepër. Ku të ankohem në një rast të tillë?

– A kam të drejtë si një bashkëpunëtor honorar të jem anëtar i sindikatës dhe si do të regjistrohet anëtarësimi im dujke marrë parasysh që nuk kam asnjë punëdhënës?

– Nëse për shkak të kontratës autoriale do të çregjistrohem nga Agjencia e Punësimit dhe kur do të kem mundësi të regjistrohem përsëri?

– Nëse kam një angazhim treditor, a do të vlejë kontributi i sigurimit shëndetësor vetëm për ato tri ditë?