Data e sotme
August 16, 2017

Indikatorët e Rusisë në Maqedoni:Influencë energjetike, politike dhe poligon për manovrime ruso-amerikane

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski bëri të njohur të shtunën në një fjalim kombëtar se lideri i opozitës Zoran Zaev ka përgatitur grushtshtet, ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Një ditë pas, Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoni në një kumtesë shprehu brengosje për situatën dhe kërkoi të respektohen institucionet dhe ligjet e shtetit.Sipas kumtesës gjendja do të mund të reflektojë në balancën ndëretnike të vendit.SHBA dhe BE po ashtu kanë reaguar duke shprehur shqetësim dhe respektim të të drejtave gjatë procesit gjyqësorë.Mirëpo një seri refleksionesh ruse janë bërë gjatë viteve të fundit me investimet në sistemet bankare ballkanike dhe energjetike.

Prej këtu ashpërsohet gara në mes SHBA-së dhe Rusisë për Ballkanin.Linjat tranzitore të gazit,profilet e qeverive, korridoret që prekin Maqedoninë dhe shtetet fqinjë,janë zonat e nxehta të garës.Ukraina dhe së fundi sipas të gjitha indikatorëve edhe Maqedonia po bëhet pikë e nxitjes së rivalitetit.

Balanca e siguruar nga SHBA-të për më shumë se dy dekada po testohet nga faktorët vendorë në Maqedoni.

Këtu platforma jugore e SHBA-së në Ballkan do të kërkojë një angazhim direkt të forcave amerikane për të parandaluar një destabilizm të ri.Alternativat do të jenë të vështira për shtetet,qeveritë dhe liderët.

Për më shumë, senatorë, ekspertë dhe diplomatë kanë bërë thirrje për riangazhim më të fuqishëm amerikan në Ballkan dhe Maqedoni.Rusia dhe fuqitë tjera në rritje kanë zënë vend dhe po investojnë në infrastrukturën e Ballkanit.Sipas shtypit SHBA –ja është duke ngecur në këtë fushë!

Senatorë dhe diplomatë amerikanë gjatë vizitave në rajon thanë se korporatat ushtarake, të biznesit dhe të telekomunikimit duhet të fillojnë të investojnë në rajon për të baraspeshuar influencën ruse.

BE dhe SHBA në disa raste kanë shfaqur shqetësime për drejtimin e demokracisë në Maqedoni.Në fakt BE nuk ka aq mekanizma për të detyruar vendet t’i përmbushin kriteret apo të hyjnë në procese normale demokratike.

Këto shqetësime ndërkombëtare u shfaqën menjëherë pas agresionit rus në Ukrainë, pushtimit të Krimesë,dhe mundësisë së zbehjes së proceseve demokratike në të gjithë Evropën.Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi.

Greqia,Hungaria,Moldavia dhe Maqedonia qëndrojë në teh të’’thikës ruse’’.Vërshimi në brendi të shteteve, ka për qëllim “likudimin” e të gjitha standarteve  evropiane.

Moldova, Serbia Bosnja ,Kosova dhe Maqedonia sipas shtypit janë bërë poligone të Fuqive të Mëdha. 

 

Perandoria bankare, gazi dhe synimet e Kremlinit në Jug të Ballkanit

 

Investimi në sektorin joqeveritar duket se nuk ka qenë i mjaftueshëm për SHBA-në dhe kjo kryesisht lidhet me disbalancën e investimeve që kanë aktualisht fuqitë: pra SHBA-ja, Kina dhe Rusia në Ballkan.

Diplomacia publike amerikane, është sfiduar përshkak të involvimit të Kremlinit në rajon dhe politikës menaxhuese të BE-së me strategjinë zgjeruese drejt Lindjes dhe Ballkanit Perëndimor.

Kumtesa e Federatës Ruse është vlerësuar në Shkup si përkrahje të veprimeve të deritanishme të Maqedonisë në sferën e diplomacies së standarteve të dyfishta.

Pra ashtu si më parë, qëndrimi jashtë zonës së NATO-s dhe BE-së e ka shtyrë vendin në një situatë të paqartë.

Tronditjet e fundit në Maqedoni janë të mirëserdhura për erën putiniste që ka përfshirë Evropën Lindore dhe Jugore.

Politika e jashtme e Rusisë e drejtuar nga Putini dhe Medvedev që nga viti 2000, ka konsistuar në ndërhyrjet ruse në shtetet më përbërje të përzier etnike.

Forma më e lehtë për t’ju kundërvënë Gjermanisë dhe SHBA-ve,pas pushtimit të Ukrainës, ka qenë përzirja në punët e brendshme të shteteve në Balltik dhe Ballkan.

Mediat amerikane raportonin se që nga viti 2009 influenca ruse në Maqedoni ka qenë në rritje, me tendencën për të ndryshuar vendimet e Qeverisë,liderëve dhe partive politike.

Sipas shtypit evropian, Perandoria bankare e Kremlinit në Mal të ZI, Serbi dhe Maqedoni ,nëpërmes metodave predatore ka arritur të mbajë gjallë monedhat vendore dhe të depërtojë në bizneset që kryesishtë kanë qenë të drejtuara nga zyrtarë të mbështetur nga Putini dhe rrethi i tij.Nuk është e qartë se sa thellë ka hyrë politika ruse në Maqedoni dhe tek partitë politike.Një parti shqiptare në vitin 2014 e vizituan zyrtarë të lartë rus.Sipas statistikave Rusia i ka këto zotime bankare në rajon.

Sipas burimeve intelegjente të korporatave gjeopolitike amerikane (2010), perandoria bankare e Federatës Ruse në Evropë dhe Ballkan e ka këtë influencë në sektorin bankar:Maqedoni 25%,Shqipëri 11%,Greqi 100%,Bullgari 27%,Serbi 23%,Romani 36%,Kroaci 35%,Hungari15%, Sllovaki 43% dheÇeki me 32%. 

Për nga varësia e gazit, shtetet e Ballkanit Perëndimor qëndrojë pothuajse të varura plotësisht nga “GAZPROM”, ROSFNET dhe korporatat tjera të biznesit.

Më poshtë një grafikon për efektet e ndërprerejes së gazit për shtetet që kanë të nënshkruara kontrata më kompanitë ruse.

A.Tabela e parë qartëson përqindjen e varësisë nga gazi i Federatës Ruse:

Tabela e A

 

B.Tabela e dytë tregon se sa janë të prekura shtetet e Ballkanit dhe Evropës Lindore nga politika ruse:

Tabela B 

BE ka lëshuar një sërë vëretjesh në adresë të qeverive përshkak të mospërkrahjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.SHBA ka bërë presione që këto shtete të largohen nga sfera e ndikimit.

Nëse qeveritë aktuale do ti refuzonin politikat energjetike evropiane dhe reformat e propozuara nga Komisioni Evropian (KE), atëherë kjo mund të vlerësohet si ndarja e parë zyrtare e shteteve të Ballkanit me BE-në dhe fillimin e fazës së re të Moskës në Ballkan.

Prandaj, kur mendohej se amerikanët ngadalë po tërhiqeshin nga territori evropian, tendencat ruse për të destabilizuar Evropën e energjizuan Uashingtonin dhe ky angazhim duket se do të bëhet në disa faza.

Mirëpo është fakt se shtetet e BE-së nuk janë duke shpenzuar aq sa duhet për buxhetet ushtarake.

Skenari më i keq për Evropën Lindore dhe Ballkanin do të ishte, nëse do të kemi tërheqje amerikane përshkak të angazhimeve të Uashingtonit në krizat tjera globale. Atëherë procese dhe forma tjera të qeverisjes do të vinin në skenë.

NATO gjatë vitit 2014 i ka shtuar patrollimet në Balltik dhe forca speciale amerikane po qëndrojnë në Poloni, Rumani dhe Bullgari.

 

“Një front tjetër”

 

Ndërkohë, në brendi të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për arsye të tërheqjes së drejtpërdrejtë të Uashingtonit nga Evropa, që nga vitit 2001 u formuan blloqe, dolën në skenë faktorë tjerë pro-rus duke “prodhuar” figura politike që i kordinuan politikat e jashtme me të Kremlinit.Rekrutimi i brendshëm ishte një ndër synimet e politikës së jashtme ruse.

Sergey Lavrov, ministëri i Jashtëm i Federatës Ruse, në vitin 2011 e bëri të qartë qëndrimet e Federatës gjatë një vizite në Maqedoni dhe Serbi.Kështu liderët u forcuan dhe sipas diplomates amerikane Victoria Nuland, liderët, korrupsioni u bënë kancer për demokracitë e rajonit.http://al.inbox7.mk/?p=1059&

Siguria, infrastruktura energjetike dhe financat janë një ndër fushat ku Moska synon të shtrihet.

Turqia dhe Kina janë bërë mjaft tërheqëse për shtetet e rajonit dhe qeverinë e Maqedonisë.Kina do të fillojë të ndërtojë infrastrukturën e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Investimet strategjike ruse kryesisht janë të karakterit të varësisë:influencës energjetike dhe të karakterit politik.

Sipas EIU, Maqedonia në planin global të infrastrukturës energjetike është e varur nga gazi dhe tregtia me Serbinë, Rusinë dhe Turqinë.

Maqedonia megjithatë nuk ka të nënshkruar marrëveshje për tregëti të lirë me Moskën.Por, ka të nënshkruar më BE-në.Këtu janë përparësitë që të gjitha forcat progresive duhet të koncentrohen.

Me SHBA-në, sipas Zyrës së Statistikave të Qeverisë Amerikane, shkëmbimi tregtar për vitin 2014 ka qenë rreth -121.2 milion dollarw.census.gov/foreign-trade/balance/c4794.html#2014.

Me BE-në, Maqedonia rreth 60 % të shkëmbimit tregtarë e realizon me shtetet anëtare të po këtij unioni.

Partneriteti kryesorë i këtij shkëmbimi zhvillohet me Gjermaninë, Serbinë, Greqinë Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën, Shqipërinë, Hollandën, Britaninë e Madhe, Turqinë.

Kështu, për nga aspekti ekonomik, Maqedonia është e varur nga BE,sepse investimet janë po nga shtetet e BE-së.Për nga natyra e investimeve në fushën e gazit natyror, dhe minierave, sipas të gjitha parashikimeve Rusia do të marrë pjesën më të madhe ,duke i përfshirë këtu edhe shtetet e rajonit.

Në nivel lokal-rajonal, Turqia dhe Serbia janë një ndër partnerët strategjik për shkëmbim tregtar dhe ushtarak. Kjo lidhet me afërsinë gjeografike dhe koston e transportit.

Me SHBA –të kanë vazhduar marrëdhëniet bilaterale në fushën ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski ndodhet në SHBA për të shpejtuar bashkëpunimin.

Maqedonia deri në fund të dekadës mund të mos jetë aq e influencuar nga BE.Nëse do të vazhdojë me politikat ashtu siç e filloi në 2015, do të “mprehet” nga forcat tjera rajonale.

 

“Zona Speciale” e imponuar nga jashtë

 

Stili dhe zona e re e“Luftës së Ftohtë” ka përfshirë dhe Ballkanin.”Zona speciale” në konsolidim do të sjellë vërshime të korporatave ruse-kineze.

Dërgata diplomatike dhe ambasadorë kanë filluar kontaktet me politikanë lokalë për të siguruar hyrjen sa më të lehtë të kapitalit.

-Ndërkaq zgjerimi dhe antagonizmi rus ka përqëllim krijimin e zonave speciale të influencës dhe dobësimin e strukturave demokratike në Ballkan.

-Efekti rus po destabilizon rajonin dhe e ka rritur shkallën e nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Involvimi në parim bëhet në tre kategori: diplomatik, investitorë të llojit global dhe të rangut më të lehtë të prezentuar si investues lokal.

 

Në vitin 2001 korporata ruse” Solvay” e cila zotëron kapital dhe pronësi në dy minierat më të mëdha të Maqedonisë (Sasha&Buchim) njoftoi se ka në plan të investojë deri në 150 milion Euro në hapjen e dy minierave tjera në Maqedoninë Lindore.

Gjithëashtu korporata tjetër prestigjioze e industrisë së naftës “Lukoil”e cila është shtrirë në tërë territorin e shtetit njoftoi për rritje masovike të investimeve.

Gjatë një takimi me kryeministrin Gruevski në St. Petersburg në vitin 2012,presidenti i kompanisë Vagit Alkeperov i bëri këto njoftime.Në të dy anët e Maqedonisë “Lukoil”ka bërë një shtrirje strategjike.

 

Pasojat e Euroskepticizmit

 

Qeveria ka bërë të ditur se inkuadrimi në BE dhe NATO është synim strategjik.

BE nuk do të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e ardhshme.

Maqedonia duke e shfrytëzuar krizën në Eurozonë, në Ukrainë, problemet e brendshme dhe duke mos gjetur zgjidhje të emrit me palën greke, mund ta ndryshojë kursin dhe strategjinë e lëvizjes.

Qeveria mund të ketë preferenca të ndryshme emocionale, politike dhe ekonomike përsa u përket integrimeve në BE.

Në Maqedoni, euroskepticizmi po zë vend të konsiderueshëm dhe e gjithë kjo është menaxhuar mirë nga aktorët tjerë.

Partneri shqiptar në qeveri, BDI e drejtuar nga kryetari Ali Ahmeti, ka deklaruar se është pro-BE-së dhe NATO-s.

Partia shqiptare në pushtet BDI me siguri nën presionin e amerikanëve do të fillojë të profilizohet për sa i përket zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme të qeverisë dhe të asaj të brendshme.

Por deri më sot, të gjitha proceset nuk kanë shkuar në drejtim të integrimeve ashtu siç thanë politikanët vendor të Maqedonisë.As opozita në bllokun shqiptar nuk ka lëvizur nga qëndrimi zyrtarë i qeverisë për sa i përket euro-integrimeve.

Kumtesa e Federatës Ruse më shumë ishte indikatorë gjeopolitik për emocionet e Moskës.

Për më shumë, ciklet historike kanë prirje të përsëriten.

Kur 70 vite më parë Maqedonia ishte bërë poligon i forcave të jashtme, në veri të Evropës forcat Aleate bëheshin gati të sulmonin Gjermaninë naziste.70 vite pas, zyrtarë të lartë rus dhe kinez vizituan Beogradin, duke e bërë Serbinë një nyje të fortë për investime dhe gjeopolitika të reja.

Qeveritarët mendojnë se është kthyer shekulli Aziatik dhe ka përfunduar ai Amerikan.

CSTO(Aleancë Ushtarake me bazë në Moskë) dhe unionet tjera ekonomike në ngritje sipas shtypit në gjuhën maqedonase janë platformat ku Maqedonia duhet të gjejë veten apo dhe të anëtarësohet.

Një bosht i gjërë përballë Evropës dhe Amerikës dhe një rrezik tjetër për qeveritë pro-euroamerikane.

Sipas zhvillimeve rajonale,e njëjta gjë po përsëritet sot në Evropën Lindore dhe me tendencë për zbritjen e konfrontimeve në frontin jugor në Ballkan.Ish- lideri komunist Mikahil Gorbachev tha se bota po shkon drejt një Lufte të Ftohtë.

 

Kalibrimi i ri ndërkombëtar dhe gara për jugun

 

Megjithatë, sot pas shumë dekadave, Maqedonia gjendet para një udhëkryqi të ri.

Përkundër gjithë kësaj, varfëria, papunësia dhe tensionet ndëretinke, ngelin një ndër kërcënimet e brendshme. Ndërsa si kërcënim i jashtëm për vendin përsëri mund të konsiderohen: fragmentimi etnik, dëmtimi i shoqërisë civile,politika e jashtme dhe tendenca për Aleanca rajonale.

Amerika është përkushtuar me të gjitha forcat për të parandaluar erën putiniste në Evropë, kanë thënë zyrtarë të lartë amerikanë në vitin 2014 në vigjilje të 25 vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit.A ishte ky një paralajmërim për një “Luftë të Ftohtë” në mes perëndimit dhe lindjes?

Rusia e Re” dhe “Rusia Ballkanike” janë një ndër dy territoret ku shtetet post -komuniste të Evropës po sfidohen.

Ndërkaq, Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni Jess L.Baily që do ta marrë  detyrën së  shpejti,vjen në një kohë kur shtetin e ka përfshirë një krizë e re.Megjithatë ai është  një diplomat me ekspertizë dhe i karrierës. 

Se a do të ndryshojë kursi amerikan në Maqedoni dhe si do të ndër veprojnë forcat deri në fund të dekadës, mbetet të përcaktohet më qartë nga roli gjerman në raport me Rusinë dhe riangazhimin amerikan në Gadishull.Sigurinë që ofron administrata amerikane konsiston në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në NATO, me këtë edhe të Maqedonisë.

Sipas ngjarjeve të fundit, Maqedonia dhe rajoni vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e kundërshtimeve dhe shqetësimi ndërkombëtar për këtë vend të vogël me shumë probleme është në rritje.

Uashingtoni sipas zhvillimeve në rajon do të detyrohet të kalibrojë politikën e jashtme.

Përndryshe me zvoglimin e trupave amerikane në Evropë dhe mungesën e demokracisë në vendet e Ballkanit Perendimorë, forcat tjera antagoniste mund të depërtojë thellë në shoqëritë e këtyre shteteve, duke e ndarë rajonin në sektorë dhe blloqe të Fuqive të Mëdha.

Kriza e sigurisë dhe ajo politike sipas shtypit do ta dëmtojë edhe më shumë vendin në aspiratat drejt BE-së.Me “Rjedhën Turke” të gazifikimit, Moska pas humbjes së “Rrjedhës Jugore” përgatitet për hyrje nga Jugu drej Ballkanit.

Përdorimi i kartës ndëretnike në luftën për pushtet në mes opozitës dhe partive në pushtet, çon drejt rreziqeve potenciale për çarje dhe tensione më të thella.

Andaj influenca e Fuqive të jashtme rritet vetëm atëherë nëse, shtetet e brishta, së bashku me të gjitha partitë i krijojnë prerogativat politike, kulturore dhe gjuhësore për një ndikim të tillë.

Efekti dhe menaxhimi i krizës nga të gjitha aktorët e brendshëm dhe të jashtëm do të jetë kyç për stabilitetin dhe oreintimin e vendit.

Ky është një test i madh për të gjithë në Evropën e përfshirë nga kriza.

Akti balancues dhe rruga transatlantike e ekonomisë politike është rrugëdalja e vetme për Republikën.Megjithatë polarizmimi do të vazhdojë në një kohë kur Banka Botërore njoftoi për nje rritje ekonomike deri në 3 %.

Si përfundim, indikatorët rus të influencës në Maqedoni janë të karakterit provokativ, ndikimit politik, investimeve në sektorin e minierave, industrinë e naftës dhe mundësisht kthimin e vendit në një poligon energjetik dhe për më shumë manovrime ruse në territorin Euro-Aziatik.SHBA nëpërmes figurave dhe ndikimeve anësore me siguri në vitet që vijnë do të shpalosë plan dhe platformë të dytë që do të parandalonte shtetet dhe udhëheqësit politik të kthehen në destabilizues të paqës rajonale.

Për më shumë, në kohën e ndryshimeve të mëdha në sistemin ndërkombëtar dhe sigurisë energjetike,është e mundur që të dhënat dhe politikat të ndërrojnë.

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk