Data e sotme
September 26, 2017

Ivan Babanovski, profesor në pension: "Puçi" është një cirk për të parandaluar rebelimin social

Profesor, Ju lutem fillimisht të shpjegoni se çfarë është puçi, e çfarë është rrënimi i rendit kushtetues?

Babanovski: Ajo që quhet te ne, në këtë rast puç, më duket si një cirkuziadë, sepse për t’u kryer një puç duhet të përdoren disa instrumente që mund të tregojnë forcën dhe të tregojnë elementet që kanë për qëllim të rrënojnë rendin shtetëror, rendin kushtetues, e jo të rrënojnë pozitën apo opozitën në vend. Për t’u kryer një puç në kushte kur një parti në koalicion me partinë e entitetit e mban pushtetin absolut, pushtetin legjislativ, ekzekutiv, policor-sigurues, gjyqësor, nuk ka elemente. Ai është një keqpërdorim i termit puç. Keqpërdorimi më i madh dhe puçi më i madh në vend është nga njerëzit, të cilët ndërmarrin aktivitete që nuk u përkasin. As kryeministri dhe as kreu i opozitës nuk kanë të drejtën për të xhiruar dikë në mënyrë sekrete. Prandaj i pyes tani, para cilës gjykatë mund ta përdorin këtë?

babanovski-iskra-690x351

A do të thotë kjo se të gjitha këto prova në gjykimin eventual do të hidhen poshtë?

Babanovski: Së pari, këto prova që janë të siguruara në këtë mënyrë, nuk mund dhe nuk guxojnë assesi të gjenden para gjykatës. Nuk guxojnë as të trajtohen para gjykatës sepse janë marrë në mënyrë kriminale. Nuk mund që në një procedurë gjyqësore aktet kriminale të jenë prova. Ato mund të jenë vetëm prova për një aktgjykim gjyqësor për atë që i ka bërë ato, e jo ai t’i përdorë me qëllim që dikush tjetër të mbajë përgjegjësinë. Unë mendoj edhe për njërën palë edhe për palën tjetër. Tani për shërbimet është më e rëndësishme që të dëshmojnë se në cilën mënyrë dhe kush ka marrë pjesë në sigurimin e këtyre provave të tyre, të cilat janë përdorur për qëllime politike. A ndonjë nga shërbimet i ka dhënë ato në mënyrë të paautorizuar. Ajo është tërësisht një tjetër vepër penale, zbulimi i sekretit zyrtar ose shtetëror, për dallim nga ai se çfarë është spiunazhi dhe se çfarë është kundërsulmi revolucionar ndaj rendit kushtetues të pushtetit në një vend.

Kush dhe si mund të kryejë një puç apo rrënim të rendit kushtetues në një vend?

Babanovski: Puçin mund ta kryejnë strukturat, të cilat ose janë të mbështetura nga brenda ose kanë mbështetës të fuqishëm ose organizatorë të elementit ndërkombëtar, gjegjësisht organizatorë mund të jenë edhe përfaqësues të shërbimeve të huaja sekrete të depërtuar në përfaqësitë e tyre diplomatike dhe konsullore. Prandaj mendoj se do të gjenden në një situatë shumë të pakëndshme ata të cilët, të paktën ajo është përshtypja se pas të gjitha atyre gjërave që dolën si gjëra të poshtra para opinionit është që të mashtrohet ai opinion. Kjo nuk është një hapje e një problemi për të parë se ku është problemi, por këtu problemi është se shumë gjëra të pista do të dalin për të mashtruar qytetarët dhe ata të mos dinë dhe të mos kenë ide se çfarë po ndodh në vend. Dhe ndodh një turp shumë i madh. Këtu ato shërbime, shërbimet e policisë, të sigurisë, të inteligjencës dhe kundër-inteligjencës janë tërësisht të ndara.

Çfarë mendoni kur thoni të ndara?

Babanovski: Me këtë mendoj se janë të uzurpuara të gjitha kompetencat e shërbimeve të sigurimit. Shërbimi i Inteligjencës, i cili është nën komandën e Kryetarit të vendit, i cili në këtë moment nuk del të flasë. Ai është i pari që duhej të reagonte nëse dikush ka përgatitur një grusht shteti në vend, duhej të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Për aksionin “Puç” nuk del të flasë drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Inteligjencës (DSI), por flet ministra e punëve të brendshme. Kjo është e pakuptimtë. Në vend se prokurori të jetë dominus-litis në procedurë (ai që merr kontrollin dhe përgjegjësinë e tërësishme), ai të tregojë se çfarë do të bëhet, si do të bëhet, këtu dikush nga prapa i tregon çfarë të bëjë dhe ai e kryen atë.

Nëse është ashtu e gjithë këtë që e thonë, a do të thotë kjo se të dy aktorët në këtë aksion duan të fshehin diçka shumë më të madhe?

Babanovski: Mendoj se kjo është një përpjekje për të larguar qytetarin e Maqedonisë nga ajo që na afrohet si ortek dhe nga ajo nuk mund të shpëtojë asnjë politikan. Na afrohet rebelimi social sepse kemi ardhur në pikën e fundit të durimit të masave për të mbijetuar ditën, për të mbijetuar javën. Unë nuk shoh asnjë element që më jep shpresë se ne do të shmangim atë. Për më tepër, Maqedonia është e kërcënuar nga shkëputja.

Si i interpretoni reagimet e disa shteteve të huaja?

Babanovski: Së pari ato u distancuan. Menjëherë u ndërprenë të gjitha mundësitë që të lidhen me përfshirjen e shërbimeve të tyre sekrete. Asnjë shtet nuk do ta pranojë këtë. Cili është ai shtet që do të lejojë të thotë se është i implikuar në aktivitete anti-kushtetuese në shtetin në të cilin ka përfaqësues të vetë, të cilët janë këtu për të rregulluar marrëdhëniet e mira politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe të gjitha marrëdhëniet e tjera mes dy vendeve, pa marrë parasysh se sa e vogël është Maqedonia.

Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në Maqedoni? A ka arsye për brengosje?

Babanovski: Unë mendoj se kurrë nuk kemi pasur një situatë më të keqe të sigurisë se tani. Jo sepse ajo është rezultat i situatave tona të përgjithshme dhe të marrëdhënieve që janë të këqija, por për shkak se Ballkani është i ndarë. Në këtë ndarësi, ne jemi në fund. Si të mos jemi të shqetësuar kur dy liderët më të mëdhenj e maltretojnë qytetarin e Maqedonisë, kurse i treti hesht për shkak se nuk është i sigurt për pozicionin e tij.

Ju jeni një kritik i zjarrtë i zhvillimeve shoqërore në vend. A ndoshta këtë revoltë Tuaj e keni për shkak se Ju ishit lustruar?

Babanovski: Unë jam nga ata të cilët gjatë ditës ishin në funksion të shërbimeve sekrete, disa prej tyre kanë qenë dhe mbetën edhe sot të punojnë për shërbimet që janë nga jashtë, kurse natën shkonin fshehurazi për të punuar për interesat e Maqedonisë dhe e mbronin nga ndonjë rrezik, i cili ishte shumë i dimensionuar me qëllim që të mund sa më mirë të vendosen në pushtet, i cili u formua  më vonë. Po të isha unë në vendin e opozitës, unë do të qëndroja në Parlament. Ata vetëm ia lehtësuan punën pushtetit për të realizuar të gjitha dëshirat e tij. Ja ato tri gra që janë atje e dinë të thonë se çfarë nuk është në rregull, shohin se çfarë po ndodh, kurse ajo shoqëri tjetër që nuk është në Parlament, duhet të bëjë lidhje rreth e rrotull dhe me operacione të fitojë informata se çfarë po ndodh në komisionet, grupet punuese, çfarë po ndodh në kuluaret. Ji atje dhe “rrahu”. Ji burrë. Po them publikisht se kam votuar për këtë pushtet të ndarë, i cili më bëri të jetoj si kafshë në vendin tim dhe tani unë nuk guxoj të them atë.

A ka rrugëdalje?

Babanovski: Do të dëshiroja që për herë të parë në jetë të mos kem të drejtë, por i vendos kubat dhe ata tregojnë diçka të keqe për Maqedoninë. Por ajo është një vend biblik dhe nuk ka asnjë shans që dikush të na marrë, të na pagëzojë ose të na ndryshojë atë. Të gjitha këto gjëra për të cilat jemi duke folur janë të ndryshueshme, duhet t’i durojnë dhe duhet të bashkohemi. E keqja më e madhe është se ne jemi shumë të ndara.

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk