Data e sotme
September 21, 2017

Ajri dhe tokat e Velesit përgjithmonë "të pasura" me metale

Ajri, toka dhe perimet në Veles janë tërësisht të kontaminuara me metale toksike! Hulumtimet e fundit të ekipit të profesorit të njohur Trajçe Stafillov nga Instituti i Kimisë tregojnë rezultate shkatërruese – njerëzit që banojnë rreth Shkritores së mbyllur të plumbit dhe zinkut dhe rreth deponisë së pambrojtur për mbeturina të vogla thithin ajër që është mbi 10 herë më shumë sesa lejohet dhe hanë perime me prani të metaleve të rënda. Rezultatet konfirmojnë helmimin e qytetit në zemër të Maqedonisë, që ndodh me dekada. Shkencëtarët dhe ambientalistët janë në kërkim të institucionit që do të marrë një hap konkret, do t’i heqë perimet nga tregu i lirë i shitjes, do të prezantojë një alternativë më ekologjike dhe do të zbatojë një projekt me afat më të gjatë kundër ndotjes së ajrit.

 

Trajce Stafilov2 “Të dhënat më shqetësuese janë vërejtur në mostrat e myshkut, shtëpive dhe perimeve nga rajoni i Velesit dhe Vardarit. Për të parë se si është situata me ndotjen e ajrit, kemi mbledhur mostra nga 25 shtëpi nga vende të ndryshme të Velesit, tri në afërsi të fshatit Bashino, Liqenit Mladost dhe tri në fshatin Burimi, si një zonë e kontrollit. Është mbledhur pluhur me pompa nga trarët e kulmeve dhe nga shtëpitë – atë të cilin e thithin njerëzit. Vlera mesatare e përmbajtjes së kadmiumit nga trarët nuk është vërejtur as në literaturë! Madje 240 miligramë në kilogram, ndërsa kufiri i intervenimit për tokat është 20! Pluhuri i tillë ka ekzistuar atje për këta 30-40 vjet, që nga fillimi i funksionimit të Shkritores e deri tani. Paramendoni se çfarë ajri thithin qytetarët e Velesit tani! Madje edhe në fshatrat pranë qytetit kadmiumi është relativisht i lartë. Indiumi madje është më toksik se kadmiumi. Për atë, vlera e lejuar është rreth 0,5 miligramë, kurse pluhuri i kulmeve tregoi 1 miligram, e njëjtë është situata edhe në fshatrat. Situata është e ngjashme edhe me plumbin dhe zinkun“, thotë prof. d-r. Stafillov për “Inboks7”.

Laboratorija

Lokacionet rreth Shkritores janë sipërfaqet e vetme për prodhimin e perimeve dhe pemëve për qytetarët e Velesit. Në afërsi është edhe deponia për mbeturinat e vogla,  e cila është lënë në të hapur, me 1.5 milion ton të mbeturinave. Me fryrjen e erërave pluhuri përhapet edhe drejt Shkupit dhe në jug. Rajoni i Velesit tashmë 30 vjet është i ekspozuar në metale të rënda dhe studimet e fundit tregojnë se tokat lokale janë maksimalisht “të pasura” me kadmium, plumb dhe zink, që ndikojnë edhe në sistemin e rrënjës së perimeve. Përqendrimi i lejuar maksimal i kadmiumit në perimet është 0,05 miligramë në kilogram, kurse vlera mesatare në studimet e fundit kanë treguar rezultate më të larta për pesë herë. Janë analizuar edhe perime që janë 15-20 herë më të ndotura se ato të lejuara!

 

Prania e analizuar e kadmiumit dhe plumbit në hudhrën dhe qepën e gjelbër nga kopshtet e Velesit

(Nga puna “Shpërndarja e metaleve të rënda në disa perime të prodhuara në afërsi të Shkritores së plumbit dhe zinkut” e Trajçe Stafillovit, Zllatko Pançevskit, Katerina Baçevës)

 

Hudhra e gjelbër Qepa e gjelbër *Niveli i lejuar maksimal (mg/kg në perimet)
Kopshtet 1 2 3 1 2 3 4
Gjendja E larë E palarë E larë E palarë E larë E larë E palarë E larë E palarë E larë E larë
Mostra e thatë/ Kadmiumi (Cd) 1,16 1,49 0,60 0,71 2,70 0,77 0,94 2,13 2,18 2,66 0,92 0,3
Mostra e freskët/ Kadmiumi
(Cd)
0,12 0,15 0,06 0,07 0,28 0,09 0,08 0,21 0,21 0,26 00,9 0,05
Mostra e thatë/ Plumbi
(Pb)
4,30 5,52 5,31 6,14 6,14 3,98 4,35 4,55 6,89 4,54 5,35 3
Mostra e freskët/ Plumbi
(Pb)
0,44 0,56 0,54 0,63 0,63 0,39 0,43 0,45 0,68 0,44 0,52 0,1

* Vlerat kufitare për praninë e kadmiumit dhe plumbit në perimet janë të përcaktuara në Rregulloren e kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit (Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr. 118/2005). Organi kompetent – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

Mostrat nga studimet e fundit kanë gjetur se praktikisht nuk ka perime pa përqendrime të larta të metaleve. Kufiri referent për praninë e metaleve është tejkaluar edhe në mostrat e qepës, hudhrës, marules, rrepkës, brokolit, panxharit të kuq, i ashtuquajturi qiriu i akullt… Kjo është e papranueshme. I ka kaluar edhe pritjet tona. Ne tani përgatitemi për t’i publikuar zyrtarisht ato rezultate. Bëhet fjalë edhe për perime të lara pa mbetje të pluhurit të dheut. Kjo do të thotë se, sipas Rregullës sonë së kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit, perimet e këtij rajoni duhet menjëherë të ndalohen për shitje dhe konsumim! Bëhet fjalë për toka që janë të ndotura me kadmium, plumb dhe zink. Në vendet që i respektojnë rregulloret, kur do të shohin diçka si kjo, ata do të thonë “STOP” – këtu nuk mund të kultivohen perime dhe u paguajnë një kompensim bujqve. Maqedonia ka limite për metale në perimet, por, për fat të keq, nuk ka standarde për përmbajtjet e lejuara në tokat, edhe pse janë të nevojshme dhe për këtë reagojmë edhe në ministri … Prandaj, ne kemi përdorur parametrat holandezë, të cilët tashmë janë të njohur në nivel të Evropës“, shpjegon profesori Stafillov.

 

Sasia e analizuar e metaleve në tokat e katër lokacioneve në Veles

 

Metali Lokacioni 1 Lokacioni 2 Lokacioni 3 Lokacioni 4 Kufiri referent
(Standardi i Holandës)
Kadmiumi
(Cd)
6,77 1,39 6,64 7,66 0,8
Plumbi
(Pb)
156 46 122 138 85
Zinku
(Zn)
231 65,3 206 229 140

 

 

Hulumtime të tjera kanë gjetur se ka edhe shpërndarje të metaleve në mjaltë. Nga gjithë Maqedonia janë mbledhur 130 mostra, kurse 10 janë nga rajoni i Velesit. Në gjashtë mostrat e Velesit përqëndrimi i kadmiumit i tejkalon kufijtë. Pluhuri ishte aq shumë “i pasur” me metale të rënda në periudhën e lulëzimit, kështu që ajo është reflektuar edhe në mjaltë.

Карта на загаденост на почва Велес

Harta – Ndotja kritike e shtresës sipërfaqësore të tokës në Veles dhe rrethinën e tij (modeli digjital i terrenit)

 

 

Gjykata e Strasburgut të vendosë për padrejtësinë ekologjike ndaj Velesit

 

Sipas Igor Smilevit, kryetarit të grupit ekologjik “Green Power”, historia moderne nuk mban mend një holokaust të këtillë brutal ekologjik në të cilin vuajnë njëkohësisht edhe njerëzit, edhe ajri edhe tokat në Veles. Shqetëson edhe më shumë lehtësia e padurueshme me të cilën organet kompetente si një tren ekspres kalojnë mbi të gjitha njohuritë e deritanishme katastrofale të profesorit të njohur dhe të shpërblyer Stafillov. Prandaj, do ta kërkojnë drejtësinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Igor Smilev

Më shumë jemi të goditur nga fakti se nuk ka ndëshkime, nuk ka fajtorë, vetëm ka dështime dhe fate të shkatërruara. Për shkak të sjelljes së këtillë mahnitëse dhe të ngurtë, fillojmë të kërkojmë drejtësinë nëpër gjykatat alternative evropiane, duke marrë parasysh se gjykatat maqedonase nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm intelektual, njerëzor dhe administrativ për të identifikuar ndotjen. Momentalisht përgatitet një anesë për gjykatën në Strasburg, ku do të kërkohet drejtësia për ndotjen historike në Veles, e cila për fat të keq nuk ka marrë vendimin e drejtë në gjykatat maqedonase“, paralajmëron Smilev për “Inboks7”.

 

Smilev konsiderohet se Velesi e jeton kohën më të vështirë të ekzistencës së tij. Ai me këtë mendon për varfërinë ekstreme dhe të thellë, pashpresën dhe papunësinë me përmasa biblike. Në një situatë të tillë është pothuajse e pamundur për të ndikuar ekologjikisht ndaj qytetarëve të Velesit, sepse pjesën e fundit të perimeve dhe të pemëve e shesin për mbijetesë. Sipas tij, deponia për mbeturinat e vogla (kodra e zezë) është një sëmundje e vogël në krahasim me tokën dhe perimet e Velesit, që janë shumë të ndotura. Në periudhën që vijon do të publikohen edhe zyrtarisht rezultatet e studimit të ri të ekipit të Stafillovit dhe pastaj “Green Power” së bashku me “Koalicionin e Gjelbër” versionin anglez do ta dërgojë deri te të gjitha qendrat ekologjike evropiane.

 

Topilnica

 

E vërteta është e papranueshme – hudhra dhe qepa e re në Veles janë disa herë më të rënda” se llojeve të tjera të ngjashme në Maqedoni. Për të njëjtat para, në Veles merr “një peshë” më të madhe falë kadmiumit, zinkut dhe plumbit. Ndoshta kjo ju tingëllon cinike, por nuk mund të pajtohem me cinizmin dhe hipokrizinë e kompetentëve, të cilët gjithkund në Evropë e promovojnë Maqedoninë si një tokë pjellore për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm dhe organik, kurse nga ana tjetër heshtin para fakteve shkencore, të publikuara nga institucioni më i njohur ASHAM. Ekologjia në fakt është pjesë e trinitetit të shenjtë të zhvillimit të qëndrueshëm së bashku me ekonominë dhe socialen. Një shoqëri nuk ka qendrueshmeri nëse mungon të paktën një nga këto hallka. Të paktën tani e dimë se sa jemi larg nga një shoqëri e qëndrueshme“, konsideron Smilev.

 

Nëpër Maqedoninë të përhapura 16 “pika të nxehta”

 

Stafillov thekson se aktualisht ndër pikat e nxehta më problematike është edhe deponia në oborrin e fabrikës “Ohis”. Ajo është lënë në të hapur dhe përmban 13.000 tonelatë lindan kancerogjen pesticid, i cili lidhet me grimcat PM 10. Ndër “pikat e nxehta” problematike është edhe ish fabrika “Jugohrom” për prodhimin e ferro-kromit, tani të ferro-silicit, fabrika Hekuranë në Shkup, por edhe vendet e mbeturinave nga centralet në Manastir dhe Oslomej me sasi të mëdha të hirit, të cilat çdo vit, pa mbrojtje, hedhin nga 1,3 ton të mbeturinave.

Trajce Stafilov

Rezultatet kanë treguar se edhe në mostrat e vitit 2005 dhe 2010, asociacionet e elementeve me plumb, zink, kadmium, antimon ende më tej dominojnë në Veles, Shkup dhe Rajonin e Vardarit, por janë të rritura edhe përmbajtjet në Maqedoninë lindore, sepse në atë periudhë janë riaktivizuar tre minierat “Toranica”, “Sasa” dhe “Zletova”. Sasitë e mbetjeve të xehes rreth minierës “Buçim”, megjithatë, janë aq të mëdha, saqë mund të shihen nga “Google Earth“, thotë Stafillov.

 

Në shumë vende të shpërndarjes së metaleve kanë ndikuar edhe proceset natyrore gjeologjike, pellgjet e lumenjve, fryrja e erërave … Pavarësisht shpërndarjes biologjike të metaleve në afërsi të minierës “Alshar”, ekzistojnë shtatë lloje bimësh endemike – viola. Ato janë përshtatur me metalet toksike dhe kanë zhvilluar një aftësi të pabesueshme absorbuese. Ato janë unike në botë!

 

Atlasi gjeokimik për ballafaqim më efikas me metalet e rënda

 

Të gjitha gjetjet e profesorit Stafillov për metalet e rënda gjatë 10 viteve të fundit janë mbështetur nga një numër i madh i shkencëtarëve, kimistëve, gjeologëve, biologëve, profesorëve vendas dhe të huaj… Ekipi i Stafillovit përdor teknikat spektrometrike dhe radioanalitike. Ai ka bashkëpunuar edhe me Institutet kërkimore nga Rumania, Sllovenia, kanë përdorur edhe reaktorin bërthamor të Institutit në Dubnë, Rusi. Rrjeti i formuar i të dhënave është një vazhdim i Studimit të mbetjeve industriale. Ai tregoi se vendi çdo vit gjeneron gati 20 milionë tonelata të mbeturinave të këtilla, nga të cilat 4,6 milionë tonelata, pothuajse një e katërta, janë mbeturina me substanca të dëmshme toksike!

 

Prandaj, Stafillov theksoi nevojën për krijimin e një Atlasi kombëtar gjeokimik. Ky dokument do të japë një pasqyrë më të detajuar, do ta përfshijë gjithë rrjetin e të dhënave të deritanishme për shpërndarjen e metaleve të rënda. Ajo do të jetë një platformë e shkëlqyer gjeokimike, por shkencëtarët dhe profesori Stafillov tani për tani vetë investojnë për realizimin e tij, pa përkrahjen e ndokujt.

 

Të gjitha vendet evropiane tanimë kanë Atlasin e tyre gjeokimik. Për shembull, para pesë vitesh të njëjtin e kanë përfunduar dhe e kanë publikuar kolegët e Kroacisë nga Instituti Gjeologjik i Kroacisë. Ne kemi mbyllur Institutin tonë gjeologjik në fillim të viteve të nëntëdhjeta, tani ai u riaktivizua përsëri në nivel administrativ. Baza e të dhënave përbëhet nga madje 8.000 të dhëna për metalet e rënda, nga të cilat 4.000 janë nga mostra të dheut, 800 janë prova të analizuara të mykut, lloje të ndryshme të pluhurit, ka mostra edhe nga ushqimi… Me këtë atlas shteti do të mund të ndërtojë strategji dhe të zbatojë masa kundër ndotjes me metalet nëpër rajone të ndryshme. Unë shpresoj se deri në verë do të përfundojmë të gjitha analizat, analizat do t’i bëjmë vetë, pa ndihmën konkrete. Pjesa më e madhe e shpenzimeve janë shpenzime tona, personale“, thekson Stafillov, ekipi i të cilit ka bërë 50 punime shkencore lidhur me këtë problematikë.

 

“Arsena” – uji i Gjevgjelisë me një shtesë të veçantë toksike

 

Qytetarët e Gjevgjelisë vazhdojnë presionin mbi autoritetet lokale, pasi Qendra për Shëndet Publik në ujin lokal ka konstatuar praninë e arsenit nga rreth 15 mikrogramë në litër. Këto janë përqendrime më të larta të arsenit për 50 për qind se kufijtë e parapara në Rregulloren kombëtare për sigurinë e ujit.

Iniciativa “Arsena” kërkon përgjegjësi dhe aktivitete më konkrete kundër arsenit. Udhëheqja e komunës nuk ka vënë ndalim për pirjen e ujit të ndotur të pijshëm, edhe pse normat e këtilla janë të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pra, banorët e qytetit të kazinove dhe të valles së Rusalisë kërkojnë që Komuna e Gjevgjelisë të ndërtojë puse të reja të eksploatimit, rezervuarë, ose të investojë 10-15 milionë euro për të pastruar burimin te Moini nga arseni.. Ata propozojnë që Këshilli Komunal të zvogëlojë çmimin e ujit në nivelin e ujit teknik, të cilin do ta përdorin qytetarët vetëm për nevojat higjienike.

 

Shkenca ka avancuar dhe ka konstatuar se 10 mg/kg janë të dëmshme për organizmin e njeriut. Ne si vend duhet të përmbahemi në ato standarde. Megjithatë, është e habitshme se ata që duhet të zbatojnë standardet, rregulloret dhe ligjet, e ato janë institucionet, ndërmarrja publike komunale, autoritetet lokale dhe këshillat, nuk e trajtojnë dhe diskutojnë problemin dhe nuk duan të marrin masa për të gjetur një zgjidhje“, tha Jovanka Dojranlieva nga iniciativa “Arsena” në tribunën që u mbajt para disa ditësh.

 

Qytetarët e Gjevgjelisë propozojnë hapjen e dyqaneve të veçanta për furnizimin e ujit në shishe me një çmim të subvencionuar të blerjes. Gjithashtu, ata kërkojnë që në çdo llogari të cilën e dërgon NP “Komunalec” deri te konsumatorët e ujësjellësit të Gjevgjelisë, të cilën e paguajnë, të shtypet porosia “Uji nuk është për konsumim”. Nëse gjendet një zgjidhje kundër sasive të mëdha të arsenit toksik, qytetarët  e Gjevgjelisë mendojnë se do të zvogëlohen edhe sëmundjet lokale.

 

Arseni është toksik dhe ndikon jo vetëm për kancerin e gjirit, por edhe për të gjitha llojet e kërcenit. Edhe për kancerin e mushkërive dhe kancerin e zorrës së trashë dhe të gjitha organeve. Prandaj është më mirë që ta mos konsumoni ujin e tillë. Të përpiqeni që uji të jetë i pastruar. Unë në sferën time – kancerin e gjirit absolutisht kam një numër të rritur pacientësh. Pra, jo vetëm me kancer të gjirit, por edhe në vendet e tjera është rritur në vitet e fundit numri i pacientëve me sëmundje malinje në Komunën e Gjevgjelisë, sidomos gra shumë më të reja, paciente më të reja“, tha në debat prof. d-r Meri Peshevska nga Instituti i Onkologjisë.

Arsena Profesori Trajçe Stafillov përkujton se prania e arsenit në Gjevgjeli vjen nga erupsioni vullkanik që ka ndodhur 5 milionë vjet më parë në lokalitetin Alshar. Kur ka ndodhur arsenizimi maksimal, mineralet e arsenit janë shpërndarë nën presion nëpër gjithë masivin e Kozhuvit. Treguesit janë të ngjashëm edhe në territorin grek, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të reagohet.

 

Në ujin e Shkupit përqendrimi i arsenit është nën 0,1 miligram në litër (nën kufirin e detektimit), kurse në ujin e Kavadarit është 4 miligramë. Arseni është prezent në ujërat nëpër gjithë rajonin, por është shumë nën vlerat e Gjevgjelisë! Në kuadër të projektit evropian, pesë vjet më parë me studentët e të gjitha qyteteve më të mëdha kemi mbledhur mostra të ujit. Kemi marrë edhe nga Gjevgjelia, kurse një konfirmim i rezultateve kam marrë edhe nga Berlini. Kam urdhëruar menjëherë të kërkohet një alternativë, një burim i ri ose një ndalim për pirjen e ujit. Enti i Qytetit për Mbrojtje është përgjegjës për të analizuar mostrat. Nëse ne një perimetër tejkalohet kufiri prej 10 miligramë, atëherë uji duhet të ndalohet për të pirë! I kemi publikuar rezultatet edhe në revistë, i kam dërguar edhe në Ministrinë e Ambientit Jetësor. E kemi informuar edhe Komunën e Gjevgjelisë, por u ndërpre ajo punë…“, thekson Stafillov.

 

Ndryshe, arseni është elementi i 20-të sipas pranisë në koren e Tokës. Është dokumentuar për herë të parë në vitin 1250, kurse me kalimin e shekujve ka gjetur zbatime të ndryshme në mjekësi, në segmente të ndërtimit dhe në art. Për impresionistët, arseni ka qenë një përbërës të një ngjyre veçanërisht të çmuar – ngjyrën e gjelbër. Toksiciteti i tij e ka bërë helmim më të preferuar të pallateve, me simptoma të ngjashme me kolerën, kurse më vonë është përdorur shpesh edhe për qëllime politike. Besohet se nga arseni vdiqën Françesco i Parë Mediçi dhe gruaja e tij, Mbreti Xhorxh III, ka edhe mbështetës të teorisë për një vdekje të ngjashme edhe të perandorit Napoleon Bonaparta… Edhe sot është i njohur si helm në mesin e mbretërve dhe si mbret në mes të helmeve. Arseni është prezent në tokën e Ballkanit, kështu që me kalimin e kohës është zhvilluar i ashtuquajturi endemizmi ballkanik i sëmundjeve të veshkave. Arseni ka taksicitet të ndryshëm në ajër, ushqim dhe ujë.

 

Edhe qytetarët e Kavadarit të ekspozuar ndaj metaleve të rënda

 

Kavadarci

 

Ekipi i profesorit Stafillov alarmon edhe për ndotjen në Kavadar, ku gjendet fabrika “Feni”. Puna e shkritores nuk ndikon dukshëm në përmbajtjen e nikelit në tokat, por është e lidhur me procesin natyror të tokës, me gjeologjinë e vendndodhjes. Vlerat më të larta janë nga sfera e shkëmbinjve të Paleozolit  dhe Mesozoit, kurse zonat e këtilla “të pasura” me krom dhe nikel janë të regjistruara edhe në vijën e sipërme veriore të Kosovës dhe të Bosnjës. Kadmium, zhivë dhe plumb në rajonin e Kavadarit më shumë përmbajnë tokat sipërfaqësore sesa ato nëntokësore. Një fenomen është vërejtur përgjatë Lumit të Zi, pas digës në Liqenin e Tikveshit. Atje ka përmbajtje të larta të arsenit, antimonit dhe taliumit. Shkencëtarët kanë konstatuar se kjo është një ndotje antropogjene e sedimenteve të lumenjve nga miniera “Alshar”. Edhe pse është larguar 40 kilometra, megjithatë, lumi Blashnica derdhet në Liqenin e Tikveshit, paraprakisht në Lumin e Zi dhe këto sedimente transferohen edhe në këtë rajon. Për sedimentet supozohet se kanë qenë më intensive nga aktivizimi i minierës në vitin 1880, deri në mbylljen e saj nëpër luftërat ballkanike.

 

Megjithatë, ne donim të konstatonim se si është situata me ndotjen e ajrit përreth Kavadarit, sepse prania e pluhurit është shumë e dukshme. Janë marrë 31 mostra të myshkut dhe janë analizuar 47 elemente, kështu që me një përpunim statistikor përsëri u nda asociacioni i nikelit dhe i kromit. Përmbajtje shumë të larta të nikelit edhe deri në 400 miligramë në kilogram. Fshatrat e Kavadarit dhe qyteti Kavadar “mbajnë” pluhur me një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të nikelit, kromit dhe kobaltit“, thotë profesori Stafillov.

Shkruaj një koment

Koment(e)