Data e sotme
March 21, 2023

Ose përgjegjësi ose do të ketë raste të reja si rasti i Tamarës

Fëmijët gjithnjë e më shumë inkurajohen për të denoncuar shkeljen e të drejtave të tyre, por nuk besojnë në zgjidhjen e tyre të drejtë. Prandaj, kam frikë se rasti me Tamarën dhe rastet e ngjashme me këtë rast do të përsëriten, thotë Dragi Zmijanac, drejtor dhe themelues i Ambasadës së Parë të Fëmijëve

Z-ri. Zmijanac mirë se vini në intervistën e Inboks7. Cili është qëndrimi Juaj lidhur me vdekjen e Tamara Dimovskës?

Zmijanac: Rasti i vogëlushes Tamara Dimovska, jeta e së cilës u shua fatkeqësisht për shkak të neglizhencës së institucioneve të sistemit, kurse ishte mundur dhe është dashur të shpëtonte, vetëm e derdhi gotën. Ne kemi evidentuar rastet e neglizhencës, pakujdesisë dhe trajtimit joefektiv dhe të papërshtatshëm të institucioneve të sistemit, të cilat janë betuar se do të veprojnë për interesat e fëmijëve, duke nënshkruar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës dhe Protokollet fakultative. Për fat të keq, jemi shndërruar në një shtet në të cilin evidentohen gjendjet, numrat, numrat e trishtuar, numrat e pikëlluar dhe ai nuk bën asnjë ndryshim në drejtim të përmirësimit të gjendjes. Pa marrë përgjegjësi dhe pa shkallëzim të nivelit të përgjegjësisë, besoni se këto raste do të përsëriten. Ka shumë punë për Prokurorin Publik, për Avokatin e Popullit. Ministrat gjithashtu duhet të kontrollojnë  gjërat në resorët e tyre, të kërkojnë përgjegjësi dhe në këtë mënyrë do të dëshmojnë para opinionit dhe para vetes, nëse kanë ndërgjegje e vetëdije dhe përgjegjësi personale, se janë përgjegjës dhe se do të bëjnë gjithçka që këto raste të mos përsëriten dhe njëkohësisht fajtorët të dënohen në mënyrë më përkatëse dhe më rigoroze si një paralajmërim se do të mobilizohet sistemi kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijës, për rritjen dhe zhvillimin e duhur të tij, për të ardhmen e tij. Se ky vend është serioz dhe përgjegjës dhe do të veprojë në interesin më të mirë të fëmijëve.

zmijanac-iskra-690x346

Lidhur me rastin e vajzës nëntëvjeçare Tamara dëgjuam deklarata të ndryshme, bile edhe kontroverse të përgjegjësve. Dëgjuam deklarata edhe nga fondi dhe nga mjekët dhe dje nga ministri. Çfarë mendoni, pse është ashtu?

Zmijanac: Kur opinioni kërkon llogaridhënie, kur ne konkretisht kërkojmë se me të vërtetë ishte mundur të shpëtonte kjo jetë e fëmijës dhe se dikush duhet të ketë përgjegjësi për këtë rast, mobilizohet prokuroria e cila nuk duhet të presë reagimin e opinionit ose e shoqërisë civile, e as të kërkojë me peticion ndihmë nga prindi për të hetuar rastin. Kjo vlen po ashtu edhe për Avokatin e Popullit. Ata duhet sipas detyrës zyrtare, kur do të detektohet mosfunksionimi, dobësia, puna e ngadalshme e sistemit ku në vend se ta përshpejtojë dhe ta zgjidhë problemin, sepse bëhej fjalë për ditë për të shpëtuar këtë jetë, e jo të bëhen debate nëse ai operacion do të kryhet në Maqedoni ose jashtë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Është korrekte që ministri të kërkojë përgjegjësi nga ata që kanë penguar intervenimin në kohë me operacion për vogëlushen Tamara.

A mundet, duke lënë anash ato përleshje partiake, ta gjeni përgjegjësinë në këtë rast dhe gjithsesi në të gjitha rastet e tjera?

Zmijanac: Kur flasim, flasim me mandatin dhe legjitimitetin që qytetarët na besojnë neve. Kur kërkojmë përgjegjësi, dorëheqje, ne drejtpërdrejt u drejtohemi institucioneve që nuk kanë vepruar në mënyrë përkatëse. Dhe shumë shpesh i thërrasim për përgjegjësi. Ajo që më shqetëson mua është se nuk ka asnjë mekanizëm të sanksioneve. Edhe pse ne dërgojmë një raport mbi situatën deri në Komitetin për të Drejtat e Fëmijës dhe atje i detektojnë problemet. Arrijnë rekomandime për shtetin i cili në mënyrë jo adekuate i trajton këto rekomandime dhe ne duhet të bëjmë përpjekje shtesë që shteti t’i respektojë këto rekomandime për të fituar një kredibilitet dhe rejting më të madh në përmasat botërore se Maqedonia ka dhënë betimin se do t’i respektojë të drejtat e fëmijëve. Këtu kemi një shkelje elementare të të drejtave të fëmijës, ka shuar jeta e një fëmije. Opinioni kërkon përgjegjësi, llogaridhënie dhe shteti është i obliguar të përgjigjet për atë që ka ndodhur jo vetëm me Tamarën, por edhe me të gjitha vdekjet e fëmijëve gjatë viteve të kaluara.

Jo vetëm për vdekjet, por edhe për keqpërdorimin, ja në rastin konkret për keqpërdorimin e një të mituri në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese në Tetovë, në departamentin në Veles.

Zmijanac: I marrim këto informata. I alarmojmë institucionet. Ne në telefonin SOS kemi regjistruar mbi 20.000 raste, ku fëmijët dhe qytetarët janë inkurajuar për të vepruar. Ajo që na shqetëson neve është se ata nuk kanë besim në institucionet se do të veprojnë me kohë, shpejt, në mënyrë të drejtë, siç duhet dhe ligjërisht. Se fëmijët janë në fokusin e tyre dhe do t’i mbrojnë nga dhuna dhe abuzimi. Rasti në Veles zgjati gjatë. Avokati i Popullit kishte njohuri se diçka ndodh atje, por më besoni, puna më e vështirë në Maqedoni është që të ngrihet një përgjegjësi penale kundër dikujt dhe ajo punë të përfundojë plotësisht dhe e gjithë kjo të përfundojë me një vendim gjyqësor. Përderisa ndodh kjo dhe njerëzit që punojnë dhe janë përgjegjës në shtetin nuk mbajnë përgjegjësi, besoni se këto dukuri do të përsëriten.

Ju si një ambasadë të fëmijëve e cila i mbron të drejtat e fëmijëve, përkujtoni për fëmijë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë të ngjashme me atë të Tamarës?

Zmijanac: Po. Nuk është e mjaftueshme vetëm për të inkurajuar qytetarët për solidaritet dhe ata e bëjnë atë duke përfshirë edhe tatimin e vlerës së shtuar (TVSH), të cilin e japin. Këtu janë edhe operatorët mobilë të cilët e rregullojnë gjithë atë punë. Ne kërkojmë llogaridhënie në lidhje me azhurnimin e këtyre problemeve, zgjidhjen e tyre në kohë duke përjashtuar të gjitha keqpërdorimet dhe përleshjet partiake për fatin e fëmijëve. Do t’i kisha lutur të gjithë ata që këtë ta lënë anash. Le të fokusohen në faktin se fëmijët kanë nevojë për ta, se fëmijët janë të pambrojtur dhe se çdo prind nuk ka mundësi, kapacitet dhe fuqi për të vepruar në mënyrë përkatëse. Edhe nga karakteri edukativ, edhe nga karakteri ekonomik, edhe nga karakteri arsimor. Shteti, kur prindërit nuk janë në gjendje për të ndihmuar fëmijën e tyre, është kujdestari i dytë që duhet të ndërmarrë përkujdesen mbi shpatullat e tij.

Përveç mbrojtjes shëndetësore, ju vazhdimisht paralajmëroni për të drejtat e fëmijëve në arsim, vazhdimisht paralajmëroni për të drejtat e fëmijëve sidomos për ata me vështirësi në zhvillim. Në cilin nivel jemi në sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve?

Zmijanac: Ne kur do të themi se në Maqedoni ka të paktën 1500 fëmijë “fantomë” dhe me ata mund më lehtë të keqpërdoret përtej kufijve, me tregtinë e organeve të fëmijëve, prostitucionin e fëmijëve, lypjen, institucionet shtetërore konfrontohen me ne rreth detektimit të numrave të saktë. Nëse janë 300, 1500 ose 4500 gjithsesi se kjo nuk është e njëjtë, por tashmë ne kemi problem kur themi se kemi fëmijë të padukshëm. Pra, Enti Shtetëror i Statistikave me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me ndihmën e organizatave qytetare dhe qendrave për politikat sociale kanë mundësi për të bërë një pasqyrë dhe këta fëmijë t’i vënë në certifikatën e librit amë të të lindurve. Për shkak se këta fëmijë vuajnë diskriminimin më të madh. Ata nuk mund të arrijnë asnjë të drejtë elementare. Të drejtën për mbrojtje shëndetësore, të drejtën për arsim, të drejtën për përkujdesje, kujdes dhe kështu me radhë. Së dyti, ka fëmijë të cilët nuk janë të përfshirë në arsimin dhe edukimin parashkollor. Paramendoni çfarë do të ndodhë nëse fëmijët nuk i lëshoni me kohë në arsimin dhe edukimin parashkollor, atje fëmijët jo vetëm që hanë dhe pinë, por atje edhe arsimohen. Ky është hapi i parë në drejtim të arsimit të detyrueshëm fillor. Pastaj, nëse arsimi fillor është i detyrueshëm, ka shumë diskriminim, veçanërisht për popullatën rome. Ata fëmijë janë të papastër, të fëlliqur, nuk kanë kushte adekuate, kushte për të shkuar në shkollë. Kështu fëmijët dhe prindërit deprimohen. Nëse i arsimojmë dhe edukojmë fëmijët, një fëmijë në shkollë do të thotë një fëmijë më pak në rrugë. Tashmë hapi tjetër është arsimi i mesëm i detyrueshëm. Dhe kur ju nuk do ta zgjidhni këtë problem, keni një mjedis ku keni analfabetizëm, keqpërdorim, varfëri. Kështu prodhohet keqpërdorimi i fëmijëve.

A kujdeset Maqedonia për fëmijët e saj?

Zmijanac: Varion. Ka një përparim falë vetëdijes së qytetarëve dhe të mediave. Megjithatë, do të them përsëri, kur njerëzit do të vendosen në funksione dhe njëkohësisht ata janë të zgjedhur nga struktura të cilat nuk garantojnë cilësi në realizimin  e udhëheqjes dhe menaxhimit të tyre, ne kemi probleme. Kur do të ndodhë një problem më të vështirë ku duhet të sanksionohet, nuk ndërmerret asnjë hap për të marrë përgjegjësi ndaj atyre që i kanë deleguar ose i kanë caktuar në pozicione udhëheqëse.

Cilat masa duhet të ndërmerren për të pasur gjenerata të shëndosha?

Zmijanac: Të ju them sinqerisht, madhëria e tij, edukatori ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë kohë kur prindërit janë gjithnjë e më shumë të zënë dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për të komunikuar dhe për të biseduar me fëmijën. Ai duhet të jenë korrektor jo vetëm i dhunës në media të cilën e përjetojnë, por edhe të raportimit jo korrekt dhe të indoktrinimit të kokave të tyre të vogla, ku edhe prindërit të cilët nuk e dinë mjaftë t’i arsimojnë dhe t’i edukojnë fëmijët, duhet të jetë një faktor kyç. Por ai duhet të shpërblehet dhe të motivohet. Përfshirja e fëmijëve në vend 14 ose 20 për qind, duhet të jetë të paktën 50 për qind kryesisht në zonat rurale, sepse në zonat urbane prindërit kanë kapacitet për të paguar edhe në kopshtet private të fëmijëve. Ja negociojmë që kopshti i fëmijëve të jetë i detyrueshëm nga viti i tretë e më tej. Ai mund të jetë hapi i parë për të shpëtuar fëmijët nga keqpërdorimi i mundshëm. Momenti i dytë është, ja ne tani do të negociojmë që të pranohet Protokolli i tretë fakultativ dhe nëse ndonjë fëmijë është viktimë e neglizhencës së sistemit dhe njëkohësisht nuk ka zgjidhje të drejtë në interesin e tij, që të mund avokati i cili e përfaqëson atë të ankohet drejtpërdrejtë në Komitetin për të Drejtat e Fëmijës. Atje ta kërkojë drejtësinë dhe zgjidhjen ligjore.

Paralajmëroni një tubim të të gjitha OJQ-ve. Për çfarë bëhet fjalë?

Zmijanac: Shoqatat e qytetarëve që kanë kategoritë e ndjeshme të fëmijët, që kanë fëmijë të cilët vuajnë nga sëmundje të rralla, autizëm, të cilët presin ndihmën dhe mbështetjen e shtetit, të cilët kanë vështirësi në realizimin e të drejtave. Të bashkohemi për të parë se çfarë do të bëjmë më tej. Nëse do të shkojmë me peticion, me protesta, me marsh, me bisedime me institucionet për të përmirësuar gjendjen. Që të dinë se i ndjekim, të gjitha këto i evidentojmë dhe se do të kërkojmë nga ata një efikasitet dhe lëvizje më të madhe. E gjithë kjo do të shkojë pak më thellë. Me realizimin e së drejtës për mbrojtje shëndetësore, përkujdesje, kujdes, asistent personal, përfshirjen e fëmijëve në shkollën fillore, shkallëzimin e nivelit të tyre të hendikepit. Si kryhet përfshirja, si janë edukuar mësimdhënësit e shkollave për të punuar me këta fëmijë. A ka çdo shkollë defektolog, logoped,  punëtor social. A kanë punëtorët socialë pasqyrë në familjet e rrezikut dhe familjet jofunksionale që të mos ndodhin pasoja të rënda për jetën e fëmijës, përdhunim, dhunë, incesti, që ai sistem të funksionojë në baza ditore.

opetceska@inbox7.mk