Data e sotme
December 9, 2019

Manifestimet komunale në duart e organizatave joqeveritare

Më shumë manifestime masovike, të cilat kanë tërhequr edhe nga 300.000 njerëz publik, janë organizuar nga organizatat joqeveritare me para të komunës dhe para të sponsorëve. Përveç kësaj, komunat i zgjedhin organizatat për këtë qëllim, të cilat kanë vetëm një aktivitet gjatë vitit – për të organizuar manifestimin e dhënë. Në raste të caktuara, njerëzit nga udhëheqja e shoqatave janë pjesë e këshillave komunale. Për organizimin e manifestimit shpenzohen paratë e qytetarëve, për të cilat nuk dihet se si janë shpenzuar, e as ku shkojnë paratë e fituara nga llogaria e organizatave joqeveritare.

Autor: Vesna Kolovska

Tregimi është botuar fillimisht në faqen Kanal77

 

Si bombë në opinion ka shpërthyer lajmi se policia ka ngritur padi penale kundër kryetarit të shoqatës qytetare “Pastramaliada e Shtipit 2013”, me dyshim për shpërdorim të parave nga manifestimi Pastramaliada në vitin 2013 dhe 2014. Sipas kallëzimit penal të SPB-së Shtip deri në Prokurorinë Themelore Publike, “personi i pandehur A. Gj. në periudhën prej datës 11.09.2013 deri në muajin tetor të vitit 2014, si person përgjegjës, Kryetar i shoqatës së qytetarëve “Pastramaliada 2013 Shtip” dhe person i autorizuar në qarkullimin ligjor, e ka përdorur pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar dhe pa marrjen e vendimeve me shkrim nga ana e organeve të shoqatës, ka shpenzuar në mënyrë të paligjshme në total 2.718.805 denarë mbi baza të ndryshme.

I dyshuari në disa raste ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme për vete 396.700 denarë, në mënyrë që një pjesë e shumës në vlerë prej 259.800 denarë i ka transferuar në llogarinë e Shoqatës në llogaritë e transaksionit të disa individëve fizikë, të cilët pasi i kanë tërhequr ato ia kanë dhënë të dyshuarit në dorë, kurse pjesa tjetër në vlerë prej 136.900 denarë, i dyshuari në disa raste i ka tërhequr nga llogaria e Shoqatës me emër të shpenzimeve materiale pa dorëzuar mbulim për këto mjete”, qëndron në kallëzimin penal të SPB-së Shtip nga data 18 nëntor 2014.

 

Komuna e Shtipit, e cila kishte njoftuar më parë se është organizatori i manifestimit së bashku me shoqatën në fjalë, menjëherë u distancua nga organizimi i manifestimit.

“Komuna e Shtipit distancohet nga ngjarjet lidhur me manifestimin “Pastramaliada”, e cila është një shoqatë e qytetarëve, organizatë joqeveritare dhe jopartiake dhe është e regjistruar si një subjekt i veçantë juridik, absolutisht i pavarur nga Komuna. Presim që organet e drejtësisë në mënyrë të vërtetë dhe objektive t’i hetojnë të gjitha akuzat dhe aktivitetet e kallëzimit penal”, kanë njoftuar me shkrim nga komuna me të cilën udhëheq Kryetari i komunës Ilço Zahariev, i cili është nga radhët e VMRO DPMNE-së.

I dyshuari A. Gj. në profilin e tij në Facebook u përgjigj:

Angel Dzonov 18 tetor në orën 00:07 ·
Koha do të tregojë se është për kot përpjekja juaj që ta prishni imazhin e Kryetarit dhe të Shoqatës. Kallëzimi penal do të harrohet si një letër të parëndësishme, kurse manifestimet e suksesshme nga ana e shoqatës do të mbahen mend gjatë.

deckoto

p.s. Të moshuarit thonë: „durim – shpëtim“.

Kallëzimi penal është në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) – Shtip. Kryetari Risto Bojaxhiev ka deklaruar se është duke punuar në kallëzimin penal dhe se është kërkuar një ekspertizë profesionale, me qëllim që të hulumtohen gjetjet. Pastaj, Prokuroria do të vendosë nëse do të ngrejë një padi ose do ta refuzojë kallëzimin.

Sipas gjendjes aktuale në Regjistrin qendror, pesë persona janë themelues të Shoqatës së Qytetarëve “Pastramaliada e Shtipit 2013 “, të gjithë janë anëtarë aktivë të Lidhjes së Forcave të Reja së VMRO DPMNE-së. Në mesin e pesë themeluesve është sekretari i të rinisë së VMRO DPMNE-së në Shtip, Dimitar Beliç. I pari në listën e themeluesve është Bazhe Jordanov, vëllai i liderit aktual të Lidhjes së Forcave të Reja në Shtip, Ivan Jordanov. Pastaj vijon Jovan Siçev, djali i ish-drejtores së Spitalit Klinik të Shtipit, Silvana Siçeva. Personi përgjegjës është Angel Xhonov, i angazhuar kohët e fundit në Komunën e Shtipit. Xhonov është nipi i Dimitar Xhonovit, dora e djathtë e ish-kryetarit të komunës Zoran Aleksov. Në profilet e tyre në Facebook, pothuajse të gjithë kanë fotot e aktiviteteve dhe festimeve partiake. Më të veçanta janë fotografitë grupore nga festimi i përvjetorit të Lidhjes së Forcave të Reja, ku një pjesë e themeluesve të shoqatës janë krah për krah me Kryetarin e komunës Ilço Zahariev dhe koordinatorin Nikolla Micevski (fotografitë janë në vazhdim) dhe fotografia nga hapja e objekteve të reja të VMRO DPMNE-së në Shtip.

ums_stip

Shoqata është themeluar në shtator të vitit 2013, pak para mbajtjes së manifestimit “Pastramaliada“ në atë vit. Atëherë për herë të parë u publikua emri i shoqatës qytetare, e cila është e ngarkuar me organizimin e këtij manifestimi. Është indikative se kësaj shoqate të re i është besuar organizimi i madh i manifestimit më të madh, të cilin e organizon Komuna e Shtipit. Mbi 50.000 mysafirë kanë qëndruar në Shtip gjatë manifestimit “Pastramaliada 2013”, u lavdërua komuna. Nuk ka asnjë dokument në bazë të të cilit është zgjedhur pikërisht kjo shoqatë për të organizuar manifestimin. Komuna e Shtipit u përgjigj se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me shoqatën në fjalë, ku janë definuar obligimet e tyre. Këtë dokument komuna nuk e ka dërguar së bashku me marrëveshjen me shkrim. Nuk ka as raport për paratë e shpenzuara. Edhe pse komuna nga buxheti i saj ndan para të komunës për organizimin e manifestimit “Pastramaliada”, këshilltarët nuk mbajnë mend që dikush u ka referuar se si janë shpenzuar këto para.

Osnovacite_na_Stipska_Pastrmalijada_2013_na_proslavata_na_godisninata_na_UMS_na_VMRO_DPMNE_vo_Stip

Në Gazetën zyrtare të komunës, ku publikohen vendimet e komunës, disa dokumente të vetme që mund të gjenden janë ato të vitit 2011 dhe 2012, gjatë kohës së ish-kryetarit të komunës Zoran Aleksov dhe një nga viti 2013, në vitin e parë të qeverisjes së kryetarit të komunës Ilço Zahariev. Në Gazetën zyrtare të komunës (12/11 nga data 27.09.2011) është publikuar vendimi për publikimin e programit të organizimit të manifestimit “Pastramaliada”, i cili është miratuar në seancën e Këshillit një javë më parë. Në dokumentin shkruan se për manifestimin “Pastramaliada” do të shpenzohen 860.000 denarë, nga të cilat 530.000 denarë janë nga buxheti komunal, ndërsa mjetet e tjera në vlerë prej 330.000 denarë janë nga sponsorët. Së bashku me dokumentin janë shumat për secilin nga kontraktorët dhe shpenzimet për vendosjen e skenës dhe organizimin. Në asnjë edicion të Gazetës zyrtare të komunës në periudhën njëvjeçare, gjatë kërkimit nuk kemi gjetur një raport mbi mënyrën se janë shpenzuar paratë e miratuara të buxhetit për organizimin e manifestimit, e as nuk e kemi marrë atë dokument kur e kemi kërkuar zyrtarisht në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri në informacionet.

Osnovacite_na_Stipska_Pastrmalijada_2013_na_otvoranjeto_na_novite_prostorii_na_VMRO_DPMNE_vo_Stip

“Kur jepen para për OJQ-të, shoqatat kanë obligim të dorëzojnë raportet, së bashku me dokumentacionin e tërësishëm përcjellës dhe t’i arsyetojnë ato para, sepse komuna paraqitet si një donator. Nëse nuk ka asnjë raport, kjo do të thotë se granti nuk është përfunduar, se diçka “nuk është në rregull”, thotë Boris Sharkovski nga Fondacioni për zhvillim lokal, i cili monitoron punën financiare të Komunës së Shtipit.

Tashmë në vitin 2013, që është organizimi i parë nga ardhja e pushtetit të ri komunal, në Gazetën zyrtare të komunës nuk ka asnjë vendim në lidhje me manifestimin “Pastramaliada”. Vetëm në programet kulturore dhe në atë për zhvillimin ekonomik lokal me dy ose tre fjali planifikohet organizimi i manifestimit “Pastramaliada” dhe shuma të cilën e ndan komunën. Në tetor të vitit 2014, Këshilli me shumicën e votave merr një vendim me të cilin rritet për dymbëdhjetë herë shuma e manifestimit “Pastramaliada”, e organizuar një muaj më parë. Në vend të mjeteve të parashikuara nga buxheti në vlerë prej 300.000 denarë, për organizimin e manifestimit me rishikimin e buxhetit komunal është rritur shuma për dymbëdhjetë herë, gjegjësisht 3.500.000 denarë. Shuma e njëjtë e parave parashikohet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Propozuesi i ndryshimit, Kirill Panajotov, ka shpjeguar se kjo është me kërkesë të donatorëve, sepse manifestimin “Pastramaliada” e organizon një shoqatë e qytetarëve dhe kryesisht financohet nga donacionet.

“Shumicat e sponsorëve konsiderojnë se më i sigurt do të jetë nëse paratë shkojnë përmes komunës dhe në atë mënyrë ata duan të japin paratë e tyre”, tha Panajotov nga foltorja e Këshillit të Komunës së Shtipit.

Për këtë reagoi këshilltari opozitar Jane Millanov.

“Përse për ndonjë shoqatë qytetare sponsorët t’i transferojnë donacionet e tyre përmes komunës? Pse sponsorët të mos lidhin marrëveshje me komunën dhe komuna pastaj t’ua transferojë paratë organizatorëve?, pyeti Millanov, por nuk ka marrë përgjigje.

Këto para janë për manifestimin, të cilin të përkujtojmë e organizon një shoqatë qytetare. Vendimi botohet në Gazetën zyrtare nr. 11, në datën 5 nëntor 2014, kurse 13 ditë më vonë, policia ka njoftuar se ka ngritur padi penale kundër personit përgjegjës të organizatorit të manifestimit “Pastramaliada” për keqpërdorim të më shumë se 2.7 milion denarëve.

Është interesante që për mbajtjen e përgjegjësisë thirret përgjegjësi i autorizuar i shoqatës për shkak se i njëjti nuk ka miratuar vendime me shkrim para organeve të shoqatës, dhe se përgjegjësia e njëjtë nuk kërkohet nga komuna, e cila përmes memorandumit të lidhur për bashkëpunim, duhet t’ia transferojë organizatorit, përkatësisht shoqatës qytetare shumën në vlerë prej 3.500.000 denarë.

Ku janë shpenzuar këto 57.000 euro? Çfarë është me paratë e sponsorëve? Këngëtaret nga jashtë, Aca Lukas dhe Zeljko Joksimoviq, sipas fjalëve të organizatorit, Angell Xhonov, me një shumë prej 30.000 eurove janë paguar nga sponsorët. Xhonov në deklaratën për faqen e internetit “1.mk” falënderoi publikisht sponsorët:

“Personalisht, në emër të organizatorit dua të falënderoj të gjithë ata që erdhën në Shtip, por edhe sponsorët, “Skopsko”,” Tikvesh” hotelin “Oaza”,”EAM”,” Varadi”, “Lars”,”Imako”… dhe shumë të tjerë, të cilët me mbështetjen financiare dhe logjistike kanë bërë që kjo ngjarje të jetë e suksesshme dhe pozitive”, tha organizatori Angell Xhonov (http://netpress.com.mk/zavrshi-shtipskata-pastrmalijada-2014/)

Komuna e Shtipit nga stendat e vendosura merrte para për tatimin komunal, ndërsa shoqata nga 43 stendat e vendosura të hotelierëve merrte nga 250 euro. Këto janë 10.750 euro të ardhura shtesë nga manifestimi. Nëse bëhet një matematikë të thjeshtë, në manifestimin  “Pastramaliada” kanë “qarkulluar” 97.750 euro. Ku ka përfunduar pjesën tjetër të parave pas pagesës së këngëtarëve? Sa ka fituar komuna, e sa shoqata e qytetarëve?

Komuna e Shtipit në përgjigjen me shkrim për pyetjet tona pohon se në organizimin e manifestimit “Pastramaliada” kurrë nuk është nisur me interes për të fituar para, por për të investuar dhe nuk ka asnjë përfitim nga kjo ngjarje. “Pajisja urbane që vendoset gjatë manifestimit “Pastramaliada” – skena, altoparlantët, ndriçimi është nga sponsorët e përgjithshëm, energjinë elektrike e siguron komuna, secilën stendë e rregullon pjesëmarrësi i manifestimit “Pastramaliada”, një pjesë e stendave u takojnë Ndërmarrjen publike Isar. Në vitin 2013, organizatori nuk ka marrë para nga hotelierët për pjesëmarrje në këtë ngjarje, kurse në vitin 2014 për pjesëmarrje në ngjarjen shoqata ka marrë para nga hotelierët në vlerë prej 15.000 denarë. Këto mjete janë për honorarët e pjesëmarrësve”, shkruan në përgjigjen e Komunës së Shtipit. Sa i përket sponsorëve, komuna konfirmon se donatorët kryesorë të manifestimit “Pastramaliada” ishin “Birraria e Shkupit” me 25.000 euro dhe skenën, altoparlantët dhe ndriçimin e siguruar, pastaj firma Briliant me 5000 euro, Imako verë me 1000 euro dhe mjetet nga hotelierët, të cilët kanë paguar nga 15.000  denarë për stenda.

“Komuna e Shtipit paraqitet në organizimin e manifestimit “Pastramaliada” si një ngjarje, e cila ka hyrë në aktivitetet tona dhe siguron logjistikën e plotë përmes ndërmarrjeve publike. Ajo negocion me sponsorët rreth sigurimit të grupeve dhe këngëtarëve cilësorë, të cilët kanë performancë në këtë ngjarje”, ka shpjeguar komuna rolin e saj në përgjigjen me shkrim.

 

Roli i komunës

Sipas ligjit të ri për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet, komuna mund t’i delegojë një kompetencë të caktuar një shoqate të qytetarëve. Përveç kësaj, duhet të dihet saktë se për cilin qëllim janë shpenzuar paratë, për cilin qëllim dorëzohet një raport, i cili duhet të shqyrtohet nga Këshilli komunal. Për të gjitha mjetet, jo vetëm për ato me kompetencë të deleguar, shpjegon Boris Sharkovski nga Fondacioni për zhvillim lokal, i cili monitoron punën financiare të Komunës së Shtipit.

“Megjithatë, ligji nuk thotë se komunat duhet të formojnë shoqata për t’u deleguar atyre një kompetencë, por organizimi duhet t’i jepet një shoqate me përvojë, të cilat tashmë e bëjnë atë, tashmë e dinë dhe kanë përvojë dhe ekspertizë, e bëjnë atë në punën e tyre të çdoditshme dhe për këtë arsye ua besoni organizimin, sepse do ta bëjnë atë më mirë sesa mund ta bëjë atë komuna. Besimi i organizimeve shoqatave që janë formuar me qëllim vetëm për një qëllim, është keqpërdorim i ligjit, tha Sharkovski.

Shoqata ““Pastramaliada e Shtipit 2013” nuk është shoqata e vetme që organizon manifestimin sipas së cilës është emëruar ky manifestim. Në Veles punon organizata joqeveritare “Regata e Velesit “Gjemixhhitë”, së cilës komuna ia ka besuar organizimi i manifestimit komunal “Regata me emrin e njëjtë nëpër lumin Vardar. Sipas kryetarit Sebo Shakirov, regata deri tani është i vetmi projekt.

Dallimi në organizimin e manifestimit “Pastramaliada” dhe manifestimit “Regata” është se Këshilli i Komunës së Velesit e ka rregulluar atë me ligj përmes formës së delegimit të kompetencës një organizate, të cilën e ka zgjedhur përmes një konkursi të shpallur. Themeluesit e organizatës dalin nga Njësia e skautëve të Velesit, e cila është organizuar si një shoqatë e qytetarëve. Komuna e Velesit është sponsori i manifestimit me 150.000 denarë nga buxheti. Në vendimin e delegimit të kompetencës thuhet se subjekti, i cili do ta fitojë atë, pra organizatori është i detyruar që pas përfundimit të manifestimit të dorëzojë një raport në Këshillin e komunës. Nga komuna na kanë konfirmuar se ky raport mund të gjendet në seancën e radhës dhe për këtë shkak nuk janë në gjendje të na dorëzojnë, derisa të miratohet i njëjti.

Në marrëveshjen e delegimit të kompetencës për organizimin e regatës, të cilën na ka dërguar Komuna e Velesit, nuk është specifikuar shuma e mjeteve që duhet t’i jepen shoqatës, por në nenin 10 të marrëveshjes shkruan se organizatori do të marrë një shumë jo më të madhe se ajo që është paraparë në Programin e fushës së sportit dhe të rinjve. Pastaj, shoqata në raport referon për shumën e shpenzuar prej 162,000 denarë, prej të cilëve 150.000 janë nga buxheti i Velesit, kurse mjetet e tjera janë nga sponsori. Tashmë në raportin për vitin 2013, shkruan se regata ka kushtuar 168.800 denarë, por jo edhe sa nga këto para janë të komunës dhe sa janë nga sponsorët.

Shoqata “Regata e Vardarit – Gjemidzhitë” edhe pas ndryshimit të pushtetit lokal, vazhdon ta organizojë regatën. Kryetari i ri i komunës, Sllavço Çadiev që është skaut një kohë të gjatë, nënshkruan një aneks të kontratës me shoqatën. Në vendimin e delegimit të kompetencës, në nenin 4 thuhet se ka mundësi që të vazhdohet marrëveshja edhe në vitet e ardhshme, nëse janë paraparë mjete në program. Këtë vendim e ka nënshkruar Kryetari i atëhershëm i Këshillit, Sllavço Çadiev, i cili tash është kryetar i komunës.

Komuna e Velesit këtë formë të delegimit të kompetencës e përdor edhe për organizimin e manifestimit “Takimet e Racinit”, Festivali i dramës antike “Stobi” dhe Festivali Ndërkombëtar i Folklorit. Të gjitha këto janë manifestime komunale të organizuara nga shoqata të qytetarëve. Opozita e Velesit kishte një reagim të ashpër në Këshillin e komunës gjatë miratimit të raporteve. Koordinatori i grupit të këshilltarëve Bllagoj Kollarov tha se qëndrimi i tyre është se këto manifestime duhet t’i organizojë Komuna e Velesit dhe njëkohësisht të ketë Këshillin organizativ i cili do të jetë nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Këshillit.

“Ne nuk kemi vërejtje për atë se cilët njerëz janë në organizatat joqeveritare që i organizojnë manifestimet. Gjëja kryesore është se si pastaj shpenzohen paratë e qytetarëve. Manifestimi “Regata e Velesit” e ka “raportin e pastër”, ku saktësisht dihet se si janë shpenzuar paratë. Problematike janë raportet financiare të manifestimeve të tjera, ku në pikën “Shpenzime të tjera” është vënë shuma prej 30-50 dhe 60 për qind të buxhetit, ku nuk ka pasqyrë se për çfarë janë shpenzuar mjetet. Ato janë para të qytetarëve, tha Kollarov.

Ai thotë se pasi shumica e Këshillit e drejtuar nga VMRO DPMNE-ja e ka miratuar mënyrën me të cilën organizatave joqeveritare u ka mundësuar që të marrin pjesë në delegimin e kompetencës, të vetmen gjë që kanë mundur ta bënin është të apelojnë që të tregohet në mënyrë të saktë dhe transparente se si janë shpenzuar paratë për çdo manifestim.

Dy milion denarë nga buxheti komunal i Strumicës shkojnë për shoqatën e qytetarëve, organizatorin e festivalit “Strumica Open”. Festivalin, i cili këtë vit ka qenë vetëm në një natë, në koncertin e këngëtarit Zdravko Çoliq ka mbledhur madje 80.000 njerëz, e ka organizuar shoqata JKA (Jeta kulturore – argëtuese) nga Strumica, e cila merret vetëm me këtë festival. Koordinatori i festivalit është tridhjetëvjeçari Peter Bozhinov, anëtar i Këshillit të Komunës së Strumicës nga radhët e LSDM-së. http://sdsmstrumica.org/index.php/2012-04-22-23-28-37/2012-04-22-23-26-42. Bozhinov është edhe anëtar i Këshillit Rinor Komunal. Deri në zgjedhjen për këshilltar, Bozhinov ka qenë kryetar i shoqatës, pas çka është tërhequr dhe në vendin e tij vjen Tomi Peçkov, kolegu i tij nga Këshilli Rinor. Bozhinov mbetet për të koordinuar festivalin.

Komuna e Strunicës për festivalin nga Buxheti i komunës për vitin 2014 ka ndarë dy milionë denarë. Bozhinov thotë se kjo është një e treta e shumës së nevojshme të parave për organizim të manifestimit. Edhe në buxhetin për vitin 2015, si shpjegoi Kryetari i komunës Zoran Zaev në Forumin buxhetor të njësive, janë paraparë 2.7 milion denarë për sponsorizimin e festivalit. Në deklaratat në hapjen e manifestimit “Strumica Open”, Kryetari i Komunës së Strumicës tha: “Janë të përfshira edhe institucionet komunale dhe shtetërore dhe me këtë duam që qytetar[ëve t’ua ofrojmë një kënaqësi të vërtetë në ofertën e pasur kulturore.”

deckite

200.000 vizitorë kanë ardhur verën e kaluar në manifestimin “Strumica Open”, i organizuar nga shoqata me shtatë anëtarë.

Festivali ka sponsorë të shumta, dhe ka të ardhura edhe nga qiraja e stendave. Petar Bozhinov nuk zbuloi se sa kushton qiraja e një stende, duke shpjeguar se kjo shumë ndryshon në varësi të vendndodhjes dhe madhësisë. Tha se ka stenda edhe për 100 euro. Në faqen e internetit e festivalit është publikuar dokumenti nga shpallja për thirrjen publike për dhënien e stendave me qira përmes ankandit publik. Në pjesën e kushteve shkruan se çdo ankand i ardhshëm duhet të jetë më i madh për 100 euro. Kanë mbetur të pakonfirmuara thashethemet e qytetarëve të Strumicës, të cilët kanë dëgjuar se këtë vit, një stendë ka kushtuar prej 5000 euro e më lart. Flitet se 20.000 euro për një nga stendat më të mëdha gjoja ka paguar një nga birraritë e Maqedonisë, e cila ka qenë edhe donatori i festivalit.

Edhe këtu është një mister se kush cilin rol e ka, në veçanti, rolin e komunës. Koordinatori Petar Bozhinov megjithatë tha se nuk ka fitim nga festivali dhe se e punojnë nga entuziazmi.

Organizatat joqeveritare nuk janë subjekte të cilat amnistohen nga përgjegjësia për keqpërdorim që dënohet me ligj. Sipas shembullit me manifestimin “Pastramaliada e Shtipit 2013”, i cili përfundoi me akuza një kallëzim penal, mbetet pyetja se çfarë dhe kush do të fillojë hetimin, gjegjësisht sa thellë do të dojë të hetojë Prokuroria.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”).