Data e sotme
November 23, 2017

Vllado Tanurov, prindi i një fëmije të operuar: Ju duhen çizme të hekurta për të marrë një mendim konsultativ

Inbox 7: Të nderuar, e ndiqni intervistën javore të on-line magazinës Inbox 7. Për vdekjen e Tamara Dimovskës, për vërtetësinë e pretendimeve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për moralin e mjekëve të Maqedonisë,  për mafinë e mantilbardhëve, për golgotën e familjeve anëtarët e të cilave operohen jashtë vendit, po bisedojmë me Vllado Tanurov, babanë e djalit pesë vjeçar Jani, i cili u operua në një spital në Turqi, ku është dashur të operohej edhe Tamara Dimovska.

Z-ri Tanurov, mirë se erdhët. Nga cila sëmundje vuan djali juaj, kur dhe se fillon golgota juaj?

 

Tanurov: Golgota jonë fillon që nga lindja e tij, ku për shkak të një gabimi mjekësor, djali im merr gjakderdhje të shkallës së 4-të dhe si pësojë e asaj gjakderdhjeje te fëmija paraqitet hidrocefalus dhe në moshën 8 mujore paraqitet cista agrahronidale e trurit. Si pasojë e kësaj ciste, biri im ka pasoja edhe sot, ka spazmë në krahun dhe këmbën e majtë dhe është vështirësuar lëvizja e këmbës dhe krahut të majtë, të cilat mund shumë pak t’i përdorur. Gati se nuk mund t’i lëvizë. Madje pas operacionit i përmirësohet fjalimi dhe fillon të rritet dhe të zhvillohet në mënyrë normale. E tërë kjo golgotë fillon që nga lindja.

 

Inbox 7: Për çfarë lloji të gabimit mjekësor bëhet fjalë dhe cilat ishin pretendimet e mjekëve të tjerë për këtë mjek?

 

Tanurov: Pyeta disa mjekë, këtë nuk e pretendoj pa argumente. Shtatzënia e gruas ishte tërësisht në rregull. Kur shkuam me gruan për të lindur ajo, gjatë përplasjes së amnionit, ajo ishte tërësisht e ndotur, uji i amnionit ishte mjaft i gjelbër. Mjeku që e lindte më tha se nëse lindja e saj nuk fillon për një orë, ai menjëherë do ta hapë me prerje cezariane. Megjithatë, ai e la 11 orë në boks, ai nuk ishte aty, si pasojë e kësaj, me siguri bebja ime ka pirë nga ai ujë i kontaminuar i amnionit, mikoliumi, i cili është shumë i dëmshëm për bronket e fëmijëve të cilët nuk janë të zhvilluar. Dy orë pas lindjes ndodh një ndërprerje të frymëmarrjes dhe gjakderdhje të trurit. Në konsultim me mjekët e tjerë se çfarë duhet të bëhet nëse ndodh kjo, kështu që nuk u thashë se bëhet fjalë për mua, të gjithë më kanë konfirmuar se gruaja duhet të hapet menjëherë me prerje cezariane, se nuk duhet të pritet në raste të tilla dhe se ky është një gabim klasik mjekësor. I pyeta nëse do të duan ta thonë të njëjtën gjë para institucioneve nëse shkoj më tutje, por të gjithë më refuzuan dhe nuk donin të përziheshin me atë.

 

Inbox 7: Si vazhdon golgota juaj?

 

Tanurov: Golgota jonë ka filluar që nga lindja. Bëmë një rezonancë magnetike ku shihej hidrocefalusi. Si prindër ne duam të marrim një tjetër mendim nga jashtë, prandaj dërguam dokumentet së pari në Gjermani. Në Maqedoni menjëherë na rekomanduan që t’i vihet një shamp, gjegjësisht një pompë të vogël me ndihmë të së cilës ai ujë do të derdhet nga truri i djalit tim. Por, ne si prindër kërkonim mendim edhe nga mjekë të tjerë, në moshën gjashtëvjeçare shkuam në Gjermani ku fëmija ishte kontrolluar nga drejtori i klinikës, prof. dr. Underberg në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Heidelberg. Ai i shikoi fotot dhe shikoi fëmijën dhe tha se nuk kishte nevojë për të vënë shamp, sepse uji në tru nuk rritet dhe në çdo 6 muaj duhet të bëhet rezonancë magnetike dhe nëse ndodh ndryshimi i cistës, është e nevojshme që menjëherë të bëhet një ndërhyrje për të shmangur pasojat më të mëdha. Në kontrollin e ardhshëm u vërtetua se në vendin ku është gjakderdhja është formuar cista anahroidale me madhësinë 8 nga 5 centimetra. Pastaj menjëherë shkuam në Gjermani, mjeku tha se është në rregull, cista është e mbyllur, nuk duhet të frikësohemi, por nëse ndodhin ndryshime do të duhet të operohet. Këtu na rekomandonin përsëri të vihet shamp të cilin ne e refuzuam dhe Jani deri në moshën në 3 vjeçare nuk kishte probleme. Kur ai kishte vjet 3 e gjysmë, fëmija kishte një sulm, përkatësisht ishte në status 3 orë e gjysmë, mund të thuhet se kjo është një lloj gjendjeje të komës. Ai ishte tërësisht i shtrënguar dhe ne ishim me të vërtetë të frikësuar se jemi në ndonjë kufi. Pas këtij shërimi menjëherë shkuam në Gjermani, ajo ishte në vitin 2013, në fund të prillit. Profesori i shikoi fotot dhe tha se duhet të bëhen fotografi të reja, por se ishte e nevojshme një ndërhyrje urgjente sepse cista ka filluar të lëvizet drejt qendrës dhe se i bën presion ponsit, i cili mban funksionin e organeve kryesore.

 

Inbox 7: Çfarë ndodhi pastaj?

 

Tanurov: Morëm një faturë se sa do të kushtonte operacioni në Gjermani, shuma ishte goxha e madhe. Ne, si prindër kërkonim edhe një vend tjetër ku mund të bëhet operacioni. Morëm një informacion se në Axhibadem në Turqi punon profesor doktori Memed Ozek, i cili është më i miri në sferën e neurokirurgjisë së fëmijëve dhe shkuam për të bërë kontroll te ai. Shkuam me të njëjtat fotografi, por në ato fotografi nuk mund të shihej ajo që ai donte ta shihte dhe na rekomanduan që atje duhet të bëhen testime shtesë, CSI rezonancë magnetike dhe një video 24 orëshe të EEG-së. Pas këtyre incizimeve, ai tha se ishte e nevojshme që të bëhej ndërhyrje sa më shpejt që është e mundur. Rekomandimi i tij ishte që të bëhet ndërhyrje në dhjetor të vitit 2013, kurse ne ishim aty në shtator. Për shkak se nuk kishim para, e anuluam punën për më tej. Kur u kthyem këtu, ne si prindër u nisëm të kërkonim ndihmë nga njerëzit përmes linjave telefonike, përmes donacioneve dhe kompanive, në ndërkohë na këshilluan se nga Fondi i Shëndetësisë na takojnë para për këtë lloj të operacioneve për të mbuluar shpenzimet tona. Diku në nëntor të vitit 2013 parashtruam një kërkesë për trajtim jashtë vendit për birin tonë. E mblodhëm gjithë dokumentacionin e kërkuar të mendimit konsultativ, faturat, fotografitë që janë bërë në vend dhe jashtë vendit, mendimin e mjekëve nga jashtë, mendimin e mjekëve të Maqedonisë, si dhe mendimet e spitalit Sistina, ku ishte shënuar se kjo ndërhyrje nuk mund të bëhet në Republikën e Maqedonisë. I dërguam dokumentet në Fondin, ku na kërkuan edhe një tjetër faturë, unë e pata edhe faturën nga Gjermania dhe gjithë dokumentacionin e dërguam në Fond. Nga dokumentet, së pari ju duhet mendimi konsultativ për të cilin ju duhet një durim shumë të madh derisa e merrni atë nga institucione të caktuara.

 

Inbox 7: Sa kohë ju nevojitej për të marrë mendimin konsultativ?

 

Tanurov: Pothuajse një muaj, ndoshta edhe më shumë. Çdo ditë shkoja në klinikë, çdo ditë bisedoja me drejtorin e klinikës, me disa mjekë atje. Ajo shkonte tmerrësisht vështirë, por në fund kemi arritur të marrim atë që të mund të dërgojmë më tej. Për tri nënshkrime kemi pritur një muaj e gjysmë. Kjo ishte një golgotë e tmerrshme që ju  kushton edhe nerva edhe të holla. Çdo ditë të pritni në Klinikë për atë që ju takon është me të vërtetë për keqardhje.

 

Inbox 7: Nga cilët mjekë ju nevojiteshin nënshkrime?

 

Tanurov: Nga mjekët e Klinikës për Neurokirurgji. Na duheshin nënshkrimet e katër mjekëve plus të drejtorit të klinikës si një dëshmi që të mund të dërgohet më tej. Procedura me dokumentacionin e plotë që nga fillimi i paraqitjes së asaj ciste, nga të gjitha kontrollet që janë bërë deri në sulmin, faturat, diagnozat, me një kërkesë duhet të dërgohen në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Atje duhet të vendosë Komisioni i shkallës së parë, i cili ose do të vendosë pozitivisht ose negativisht.

 

Inbox 7: Cilët mjekë janë anëtarë të atij komisioni? A janë specialistë për problemin tuaj apo jo?

 

Tanurov: Shumë herë pyesja se cilët janë anëtarë, sepse prisja përgjigje, por kjo gjë mbahet në fshehtësi të rreptë. Kur pyeta në Fond, më thanë se nuk mund të më thonë se kush janë anëtarët e komisionit sepse unë mund të bëjë presione ndaj tyre. Kjo për mua është absurde. A është e mundur që një qytetar i thjeshtë të bëjë presion ndaj një mjeku të shquar për t’i miratuar një trajtim jashtë vendit. Në atë komision, siç kuptova unë, anëtarë janë mjekë të disa fushave, nëse anëtar është edhe një neurokirurg, unë nuk mund të ju konfirmoj. Shumë herë kam paralajmëruar në Fondin e Shëndetësisë se nuk bëhet fjalë vetëm për atë se ne nuk kemi pajisjet adekuate për të kryer një ndërhyrje të tillë në Maqedoni, se nuk ka përvojë, se askush nuk e ka kryer këtë ndërhyrje. Prapë së prapë, në Maqedoni nuk ka një neurokirurg pediatrik për fëmijë. Askush nuk mund të më bindë se koka e një njeriu të rritur është e njëjtë me atë të fëmijës. Askush nuk mund të më bindë për këtë. Prandaj në botë ka neurokirurgë  pediatrikë, kardiokirurgë pediatrikë, ortopedë pediatrikë dhe ka ortopedë, neurokirurgë etj. Kjo është arsyeja e parë se pse në Republikën e Maqedonisë nuk është e mundur të bëhet ajo ndërhyrje, krahas asaj që është e nevojshme pajisja dhe përvoja, të cilat gjithashtu nuk ekzistojnë në vend. Mjekët këtu nuk janë neurokirurgë pediatrikë.

 

Inbox 7: Çfarë ndodhi në Komisionin e shkallës së parë në Fondin e Shëndetësisë?

 

Tanurov: Na refuzuan me arsyetim se nuk janë nxjerrë të gjitha mjetet për shërimin e fëmijës sonë në Republikën e Maqedonisë, pavarësisht mendimit të një tjetër klinike private, në të cilin ishte shkruar se ajo ndërhyrje nuk mund të bëhet këtu. Unë nuk e kuptoj se cilat mjete të tjera janë në dispozicion për të kryer këtë ndërhyrje tek ne.

 

Inbox 7: Sa kohë i nevojitej komisionit të shkallës së parë për të marrë një vendim?

 

Tanurov: Rreth 15 ditësh. Më 19 dhjetor më lajmëruan në telefon se na kanë refuzuar dhe menjëherë shkova në Fond, e mora vendimin dhe që pasdite parashtrova një ankesë në komisionin e shkallës së dytë. Pas 5-6 ditësh mora një përgjigje edhe nga komisioni i shkallës së dytë, gjegjësisht unë çdo ditë pyesja dhe bëja presion dhe mora një përgjigje se është shqyrtuar lënda, por është parashtruar një kërkesë në Klinikën e Neurokirurgjisë për të dhënë një mendim konsultativ. Ne pritëm gati një muaj, kanë ardhur festat e fundvitit dhe Krishtlindjeve dhe diku më 15 janar jam paraqitur në Fondin e Shëndetësisë dhe më kanë thënë se presin mendimin, kurse unë kam shkuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për të pyetur se pse tashmë një muaj nuk është dërguar mendim. Atëherë sekretarja e Klinikës më tregoi dokumentin e dërguar me dokumentin e kthimit në të cilin shkruan se mendimi është dërguar dhe se në Fondin e Shëndetësisë e kanë pranuar atë. Atëherë u nervozova dhe menjëherë u paraqita dhe shkova në Fondin për të pyetur se ku është problemi dhe pse ende nuk është shqyrtuar mendimi dhe atëherë mora një përgjigje se presin mendim edhe për mendimin e dytë që e kanë marrë nga klinika. Shkova në Fondin, bisedova atje, ndoshta isha pak i pafytyrë, menjëherë dola jashtë dhe vendosa të dal në media. Ndjeva se vetë nëpër këtë proces, nëpër këtë labirint nuk mund të kaloj. Iu drejtova mediave, vetëm një media e shkruar e publikoi storien time, iu drejtova edhe mediave të tjera, por të gjitha më refuzuan në mënyrë të sjellshme me arsyetim se redaktori nuk e lejon atë që do të publikohet. Kërkova të publikohet edhe në mediat elektronike, por edhe shumicat e tyre më refuzuan, kështu që në fund kam marrë një telefonatë nga televizioni Telma dhe storia ime shkonte në televizionin Telma disa ditë me radhë.

 

Inbox 7: Cila media e shtypur e publikoi përrallën?

 

Tanurov: Vetëm gazeta e përditshme Vest. Pas tre ditëve të publikimit në televizionin  Telma, në ditën e katërt që herët në mëngjes në orën 07:30 kam marrë një telefonatë nga Fondi i Shëndetësisë dhe më thanë se e kanë pranuar kërkesën. U thashë se si është e mundur të pranohet mendimi i dytë sepse e dija që ata nuk e kishin marrë mendimin e tretë, mendim për mendim për mendim. Si keni arritur të zgjidhni atë? M’i përgjigjën se mjekët janë dëgjuar me telefon dhe kanë vendosur se mund të miratohen mjetet. Unë u thashë atyre se ka qenë e mundur të gjendet zgjidhje edhe me telefon. Unë kam qenë tashmë ironik sepse isha në fund të durimit. Pra, është dashur me telefon dhe me presion, përndryshe në një mënyrë tjetër nuk do ta përfundonim punën.

 

Inbox 7: Sa kohë ka kaluar që nga parashtrimi i kërkesës së parë deri në marrjen e mendimit pozitiv?

 

Tanurov: Kërkesën e parë e parashtruam në nëntor të vitit 2013, kurse rezultatin përfundimtar e kemi marrë në fund të janarit 2014. Rreth datës 21 janar, mos më kapni për fjalë. Ne kishim caktuar term në spitalin në Turqi dhe ai term ishte më 26 shkurt 2014. Nga spitali në Turqi na thanë se 10 ditë para fillimit të operacionit, paratë duhet të paguhen në llogari, nëse nuk bëni pagesë mund të humbni termin, përkatësisht të shtyhet termi. Procedura është ajo, merrni një faturë dhe caktoni termin.

 

Inbox 7: Kur keni marrë miratimin e Fondit, pas sa kohë i keni marrë paratë për të rezervuar termin?

 

Tanurov: Termin e kishim caktuar që në fund të dhjetorit të vitit 2013 ose në fillim të janarit të vitit 2014. Por, nga dita kur kuptova se lënda ime është zgjidhur pozitivisht e deri në ditën kur ishin transferuar paratë kanë kaluar 7 deri 10 ditë.

 

Inbox 7: Pasi ka ndodhur operacioni, a keni pasur probleme shtesë?

 

Tanurov: Ende pa dalë nga spitali, biri im filloi të villte, të ketë vjella të vazhdueshme. E kërkuam mjekun, ai na pranoi në zyrë, e kontrolloi birin dhe tha se duhet të qëndrojmë ende në spital që të bëhen edhe disa hulumtime, që të mos ndodhin rastësisht komplikime sepse shenjat e para të problemeve neurologjike në tru janë pikërisht vjellat. Qëndruam atje për gjashtë ose shtatë ditë shtesë. Në vendimin e Fondit qëndron se shpenzimet janë ato. Është gjithashtu një absurd tjetër se një fëmije në moshë prej katër vjet e gjysmë nuk i takon shoqërim. Pra, shpenzimet e nënës që është shtruar në spital, shpenzimet e saja para operacionit, shpenzimet e saja të udhëtimeve, të gjitha këto shpenzime nuk pranohen, sepse ne shkojmë me makinë. Për shkak të presionit të ulët itrahial, biri nuk mund të fluturonte me aeroplan. Pra, nuk ju pranojnë shpenzimet e tjera, që gjithashtu është një absurd. Nuk mund një fëmijë në moshë prej katër vjet e gjysmë ta lini vetë në spital. Ligji thotë se shoqërim i takon një fëmije në moshë deri në 3 vjet. Kështu që s’ka rëndësi nëse fëmija ka 3 vjet apo 4 vjet, edhe e para edhe e dyta  është fëmijë. Këto janë shpenzime shtesë të cilat i paguam ne. Kjo tashmë nuk ka rëndësi, është e rëndësishme që biri është i mirë. Tani vijojnë edhe dy ndërhyrje të cilat mund të reduktojnë në një ndërhyrje. Vijon ndërhyrja në këmbë dhe krah që të mund ecja e tij të jetë në rregull, që të mund ta lëvizë krahun dhe të përmirësohen edhe ato kontaktura, sepse tani krahu i tij është i shtrënguar. Tani vijojnë këto ndërhyrje. Të mësuar nga përvoja e parë me Fondin, morëm një mendim konsultativ, por nuk e parashtruam kërkesën, edhe pse e dinim se një pjesë e asaj ndërhyrjeje nuk do të kryhet këtu. Por, vendosëm ta mos kalojmë të njëjtën golgotë përsëri.

 

Inbox 7: Për herë të dytë do të shkoni në mënyrë private?

 

Tanurov: Do të shkojmë për herë të dytë pak në mënyrë private, pak me ndihmë të qytetarëve të mirë që na dolën në ndihmë me donacionet.

 

Inbox 7: Drejtori i Klinikës për Neurokirurgji nënshkruhet në mendimin konsultativ dhe është gjithashtu anëtar i komisionit të shkallës së dytë.

 

Tanurov: Këto janë informacione të cilat unë i mora vesh më vonë, shpresoj se janë të sakta. Njerëzit të cilët më kanë informuar se anëtar i Komisionit ka qenë edhe drejtori i cili është kundërshtuar se megjithatë do ta bëjë atë ndërhyrje këtu, kurse është nënshkruar në mendimin konsultativ, një fakt i cili edhe për mua ishte në të vërtetë i çuditshëm. Nëse Fondi apo Ministria e Shëndetësisë nuk mund ta respektojnë atë që e kanë miratuar si ligj, le ta mos i shtyjnë të paktën mjekët tanë që ta mos e bëjnë atë të keqe dhe të shkatërrojnë jetët e njerëzve vetëm për të kursyer para. Unë besoj se ai e ka bërë atë nën një presion të madh, shumë të madh.

 

Inbox 7: A mund të na shpjegoni ngjarjen me aparatin EEG?

 

Tanurov: Mësuam se në Maqedonia është sjellë ai video aparat EEG, me të cilin më mirë mund të matet dhe të shihet elektriciteti në tru, ku paraqitet dhe nga vijnë ato sulme epileptike. Ne kërkuam për të shkuar në incizim, por në klinikë ende nuk ishte montuar aparati, ndonëse në televizion doli një informatë dhe thanë publikisht se aparati është donacion i kompanisë Okta, por as nuk kanë trajnuar dikë për të punuar me të. Është shumë për keqardhje që një aparat i tillë i cili i duhet shumë Republikës së Maqedonisë të mos funksionojë dhe ne si prindër të shkojmë jashtë vendit dhe të paguajmë nga 1000 euro për një kontroll dhe pastaj nuk mund t’i kthejmë mbrapa paratë e shpenzuara.

 

Inbox 7: Si e vlerësoni sistemin shëndetësor në Maqedoni?

 

Tanurov: I tmerrshëm, i tmerrshëm. Duke pasus parasysh që një kohë kam punuar në të dhe tani po shoh se si punohet, çfarë sillet në vend dhe po shoh se çfarë po ndodh jashtë, unë nuk e di, unë nuk e di çfarë të them. Sillet pajisje për të cilën shpenzohen miliona, kurse ajo pajisje qëndron dhe nuk ka se kush ta përdorur ose sillet pajisje e cila jashtë vendit përdoret për ekzaminime më të vogla se sa kjo. Për shembull, për një ekzaminim neurologjik ju nuk keni një rezonancë magnetike të imazhit 3 Tesla. Megjithatë, shkoni në klinika private për të bërë ekzaminime dhe për të paguar, kurse në Maqedoni u sollën 12 aparate për rezonancë magnetike. Pse të mos sillet një aparat më cilësor për rezonancë magnetike. Pra, sistemi ynë shëndetësor është në kolaps, absolutisht. Biri nuk ndjehet mirë, kurse mjeku amë ka frikë t’i japë bashkëshortes një pushim nga puna. Sistemi është bërë ashtu. A mund ta kuptoni këtë? Duhet të sjellim 300 dokumente që të mund t’i japë bashkëshortes pushim nga puna. Dhe në fund do të marrësh ditë të lira dhe do të humbësh çdo gjë. Përse i paguajmë këtij sistemi sasi të mëdha të parave?

 

Inbox 7: Drejtoresha e Fondit të Shëndetësisë Maja Zmejkova Parnaxhieva doli me pretendime se vdekja e Tamara Dimovskës është për shkak të shtyrjes së takimit me mjekët nga Turqia.

 

Tanurov: Theksova edhe më parë, kur kërkoja faturë në Turqi, kur kërkoja faturë në Gjermani. Nuk thashë se kur mora faturën nga Gjermania më thanë, paguani deri në atë datë, termi juaj është më 28 gusht. Ata që atëherë donin që ta operonin, por sepse ne nuk kishim mjetet e shtymë operacionin. E njëjta gjë ndodhi edhe në Turqi. Urdhëroni faturën, termi juaj është në atë datë. Ata u kanë thënë se kur do të jetë termi. Unë nuk mund të kuptoj se si ata kanë pritur sepse nuk ka pasur term. Procedura në spitalet e huaja është ajo. Jua dërgojnë faturën dhe ju pyesin se kur doni ta keni termin ose do të ju tregojnë se termi juaj mund të jetë nga ajo datë deri në atë datë. Në varësi të urgjencës ju japin një hapësirë kohore prej 2 – 3 muajsh, që të mund të bëni pagesën ose për ta anuloni termin. Në këtë rast, nëse nuk ka pasur term, atë e kanë anuluar vetë institucionet turke sepse nuk ka pasur mjete. Turqit kanë marrë mendimin se nuk do të marrin mjete nga Fondi. Unë nuk kam asnjë mendim tjetër. Kur unë e bëja procedurën, u paraqita në Stamboll, u thashë se pres miratimin nga Fondi që të mund të paguhen mjetet. Ata më thanë, në rregull, ne kemi njeriun tonë i cili është në kontakt me Fondin në Maqedoni. Me të vërtetë është ashtu. Ata kanë përfaqësuesin e tyre në Maqedoni i cili është në kontakt me Fondin apo me dikasterin e shëndetësisë dhe ai e di nëse është miratuar apo jo vendimi, nëse mjetet do të paguhen apo jo. Spitali në Turqi e ka ditur edhe paraprakisht se vendimi është refuzuar, prandaj termi ka qenë “me të vërtetë i shtyrë” apo nuk ka qenë i caktuar.

 

Inbox 7: A i besoni pretendimit të drejtoreshës së Fondit?

 

Tanurov: Jo.

 

Inbox 7: Nuk besoni se është ashtu?

 

Tanurov: Jo. I kam kaluar këto gjëra dhe nuk besoj se është ashtu. Kam biseduar me më shumë spitale dhe institucione dhe parimi është ky që jua them.

 

Inbox 7: Ku ka ngecur rasti dhe kush është fajtor për vdekjen e Tamarës? Ku ka ngecur sistemi shëndetësor i Maqedonisë?

 

Tanurov: Në rregulloret, jo në ligjet. Sistemi shëndetësor i Maqedonisë, nëse e lexoni ligjin, po thotë se secilit njeri në Maqedoni i miratohet trajtim ose ekzaminim jashtë vendit nëse te ne nuk ekzistojnë kushte për këtë gjë. Ajo qëndron në ligj, kurse në rregulloret qëndron ndonjë gjë tjetër, edhe unë nuk e di se çfarë qëndron atje. Atë gjë e dinë vetëm në Fondin dhe ju thonë se ata punojnë sipas rregullores, kurse në rregullore thotë se nuk mund ashtu. Unë nuk e di rregulloren, por edhe ju nuk e dini po ashtu atë. Ndoshta ju do të vijnë tek rregullorja dhe do ta shihni atë. Vdekja e Tamarës është për të ardhur keq. Engjëll. Rasti i saj ka ngecur në sistemin e institucioneve. Ka ngecur në Fondin e Shëndetësisë. Sot kam arritur të lexoj në mediat se prindërit e kanë marrë vendimin për trajtimin e Tamarës dy ditë pas vdekjes së saj. Ajo është për keqardhje. Dhe tani ata duan ta hedhin fajin e tyre se kanë bërë gjithçka për këtë rast? Unë besoj se në atë komision shtatë ose nëntë anëtarësh ka njerëz që kanë luftuar që vogëlushja Tamara të shkojë menjëherë në shërim. Por, vendimet atje duhet të jenë unanime. atje nuk ka mbivotim.

 

Inbox 7: Të gjithë anëtarët e këtyre komisioneve janë mjekë?

 

Tanurov: Të gjithë janë mjekë dhe mendoj se një anëtar është ekonomist i Fondit të Shëndetësisë. Unë kamë një informacion të tillë. Informacionet mbahen në fshehtësi të rreptë. Emrat e disa mjekëve në atë komision të shkallës së dytë dolën në opinion dhe po është e vërtetë. Ata janë.

 

Inbox 7: A mundet që anëtari ekonomik i komisionit të ngrejë dorën kundër dhe fëmija të mos shkojë në operacion jashtë vendit?

 

Tanurov: Vetëm një anëtar prej tyre të thotë jo dhe e tërë puna dështohet. Pa dallim se cili anëtar do të kundërshtohet.

 

Inbox 7: Cili është mesazhi juaj për prindërit të cilët kanë fëmijë për shërim jashtë vendit?

 

Tanurov: Luftoni, dilni në opinion, vetëm kështu do ta marrim atë që na takon me ligj.

 

Inbox 7: Z-ri Tanurov do të doja të ju falënderoja për këtë intervistë.

 

Tanurov: Ju faleminderit edhe juve.

 

Inbox 7: Të nderuar, e ndoqët intervistën javore të on-line magazinës Inbox 7. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj.

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk