Data e sotme
September 21, 2017

Dorëheqje, çfarë ishte ajo?

Fundi tragjik i vajzës nëntëvjeçare nga Velesi, kërkesa e së cilës për operim ka ngecur në labirintet burokratike, shkaktoi një ortek reagimesh nga qytetarët – protesta, kritika të ashpra nga ekspertët dhe shoqatat e ndryshme dhe është e logjikshme që dolën kërkesa për dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Megjithatë, përvojat e deritashme tregojnë se Maqedonia ka një trend të “turpshëm” për tërheqje nga funksioni, si një akt moral. Me gishtat e një dore mund të numërohen ministrat që kanë marrë përgjegjësi, një iniciativë personale për të lënë resorin për shkak të fatkeqësive, vdekjeve, katastrofave apo skandaleve. Ajo që nuk mund të paramendohet në vendet e zhvilluara demokratike, ikja nga përgjegjësia, tek ne shndërrohet në praktikë.

saso-ordanovski

Sasho Ordanovski

 

Shoqëria e Maqedonisë nuk ka ndërtuar kritere morale politike për objektivizmin e përgjegjësisë morale dhe politike të dikujt, e cila nuk është e ligjshme, penale, etj. Këtu kemi ministra të cilët janë 10 vjet në pushtet, të cilët departamentin e ndiejnë si pronë e tyre. Ata bëjnë atë që duan ta bëjnë, sepse e trajtojnë opinionin vetëm në mënyrën propagandistike. Në vitet e fundit, ne nuk kemi një trajtim të opinionit si një partner për ndërtimin e politikave. Opinioni është vetëm një objektiv për të manipuluar. Prej këtu, nga është pesha politike apo morale e opinionit për shkak të së cilës një ministër duhet të japë dorëheqjen nga presioni publik? Një gjë e tillë nuk ekziston. Në një regjim autokratik dhe jodemokratik nuk ekziston ky lloj i dorëheqjeve siç i imagjinojmë ne. Kjo gjë këtu funksionon ndryshe. Ai nuk përgjigjet para opinionit, por para kryetarit të partisë. A nuk jep dorëheqje, sepse për të opinioni është vetëm atë që e mendon partia apo lideri i saj“, thotë gazetari dhe analist Sasho Ordanovski për “Inbox 7”.

Për Ordanovskin kjo është zhvendosje, sepse, siç mendon ai, në demokracinë partitë janë pjesë e opinionit dhe nuk janë opinioni i vetëm. Për rastin konkret me vajzën nëntëvjeçare Tamara, Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, siç thotë ai, mund të ndiejë përgjegjësi vetëm nëse kryeministri Gruevski e kërkon atë, sepse ai nuk punon për opinionin, por për suksesin e liderit të tij.

Profesoresha Biljana Vankovska thotë se ministrat janë përgjegjës për gjendjen në resorin të cilin e drejtojnë, dhe këtu nuk ka dilema. Dilema paraqitet kur do të vijmë deri te pyetja se si realizohet ajo përgjegjësi. Për fat të keq, siç thotë ajo, rasti i vogëlushes Tamara është vetëm maja e Himalajeve të problemeve në shëndetësinë.

Biljana Vankovska

Biljana Vankovska

 

Reagim i tanishëm i ashpër i opinionit është për shkak të faktit se ky fëmijë është bërë i njohur për të gjithë ne dhe vdekjen e saj e kemi përjetuar personalisht. Po të kishte një qeveri përgjegjëse, atëherë vetë kryeministri do ta zëvendësonte ministrin Todorov shumë kohë më parë (në fakt, që nga koha kur ai ishte Ministër i Arsimit). Po të kishim një parlament funksional, për përgjegjësinë e tij do të vendosej me procedurën e interpelancës. Po të kishte së paku ndërgjegjen më të vogël, ministri Todorov deri tani vetë do të jepte dorëheqjen për arsye morale. Në këtë rast, ne pamë se kanë dështuar edhe shumë aktorë të tjerë në sistemin shëndetësor, por askush nuk beson se dikush do të përgjigjet“, thotë Vankovska për “Inbox 7”.

Sipas saj, në Maqedoni ekziston një kulturë të mosndëshkimit, edhe kur është fjala për vepra, përkatësisht për persona që nuk janë përgjegjës për veprat penale, madje edhe për krime të luftës. Në një atmosferë të tillë, thotë ajo, ministrat dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike madje ndihen si të paprekshëm, mbi ligjin – dhe kuptohet, mbi moralin.

Ministri Todorov është një shembull i mirë për këtë gjë. Edhe pse është jurist, kur ishte Ministër i Arsimit, ai thoshte se është përgjegjës, por nuk ndien faj! Ai nuk bën dallim në mes të përgjegjësisë ligjore (dhe subjektive) për një vepër të kryer dhe për përgjegjësinë politike dhe morale (subjektive) për gjendjen në resorin për të cilin ai personalisht është përgjegjës! Që nga atëherë e deri tani, për fat të keq, ai madje ka përparuar, sepse tani tha se as nuk ndjehet përgjegjës! Për fat të keq, në konstelacionin aktual politik, neve na mbetet vetëm të kryejmë një presion publik, të protestojmë, të bëjmë peticione, të flasim me zë të lartë që të detyrojmë Kryeministrin Gruevski ose vetë ministrin Todorov për të vepruar ashtu siç do të vepronte çdo kryeministër në një situatë të këtillë ose çdo njeri i mirë kur do të kërkojnë nga ai për të sakrifikuar funksionin e tij – kjo është së paku që mund të bëjë edhe për opinionin, edhe për partinë, edhe për qeverinë, edhe për veten“, mendon Vankovska.

Profesori dhe analist Jove Kekenovski thekson se Kushtetuta e Maqedonisë nuk bën dallim në mes të dorëheqjes së ofruar dhe asaj të dhënë. Kushtetuta nuk parasheh dorëheqjen e ofruar, por flet për dhënien e dorëheqjes. Në një situatë ku një ministër apo një tjetër funksionar i lartë jep një dorëheqje, ajo është një akt përfundimtar, i cili, sipas tij, do të thotë se për atë askush nuk mund të vendosë.

Jove Kekenovski

Jove Kekenovski

Bëhet fjalë për një akt njëdrejtimësh, përkatësisht për një akt përfundimtar të atij që jep dorëheqjen e tij. Dhe prandaj këtu në plan të parë është përgjegjësia morale në vend se përgjegjësia politike. Kur kemi një dorëheqje të dorëzuar, kryetari i qeverisë nuk duhet dhe nuk mund ta injorojë atë ose të mos e pranojë pa dallim nëse ka apo nuk ka interesa politike … Kjo është për shkak se ndërgjegjja, përkatësisht morali ka një efekt më të fortë se interesi politik. Dhe, prandaj, dorëheqjet e dorëzuara në të kaluarën, të cilat nuk u pranuan nga ana e kryetarit të qeverisë nuk kanë qenë politikisht korrekte për shkak se për dorëheqjen vendos vetëm ai i cili e dorëzon, e jo kryetari i qeverisë apo deputetët e Kuvendit. Bëhet fjalë për një akt përfundimtar që duhet vetëm të konstatohet. Çdo gjë tjetër është vetëm një lojë”, thotë Kekenovski “Inboks7”.

 

Shumë pak dorëheqje, shumë pika të zeza

paller foker

Antoni Peshev, dikur Ministër i Transportit në vitin 1993 mori guxim të japë një dorëheqje të parevokueshme për shkaqe morale pas aksidenteve ajrore të kompanive “Paler” dhe “Avioimpeks”. Një dorëheqje në vitin 1995 e dha edhe Ljubomir Fërckovski, i cili ishte Ministër i Punëve të Brendshme kur më 3 tetor 1995 u krye një atentat ndaj presidentit të shtetit Kiro Gligorov. Për dorëheqjen e Fërçkovskit mediat shkruanin disa ditë pas atentatit, megjithatë, kryeministri i atëhershëm Branko Cërvenkovski, pas një muaji mendim, nuk e pranoi atë. Dorëheqja e ofruar nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, megjithatë, erdhi pas aksidentit me anije në Liqenin e Ohrit. Në liqenit më të madh kombëtar humbën jetë 15 turistë bullgarë, por vendimin e Janakieskit nuk e pranoi kryeministri aktual Nikolla Gruevski.

atenat Gligorov

Ordanovski kujton edhe për dorëheqjen e Gjuner Ismailit, të cilën, siç mendon ai, mediat shpesh e harrojnë. Ordanovski në vitin 1996 u ndërrua nga pozicioni i drejtorit në RTVM, kurse Ismail, si ministër i atëhershëm, zëdhënës i Qeverisë, nuk u pajtua për të ndërhyrë drejtpërdrejt në politikën redaktuese të televizionit të pavarur.

“Gjuner Ismail dha dorëheqjen e tij si një protestë politike dhe morale kundër ndërrimit tim në RTVM. Unë u ndërrova nga Qeveria e Branko Cërvenkovskit, pas urdhëresës së Gligorovit dhe Cërvenkovskit. Sepse ishte ministër dhe zëdhënës i qeverisë, e mbante resorin e marrëdhënieve me opinionin dhe kishte ndjenjë se nuk mund të lejohej cenimi i interesit publik dhe i funksionit të televizionit kombëtar”, kujton Ordanovski.

Në mandatin e Laze Elenovskit ra helikopterin e armatës, ku jetën e humbën 12 ushtarë. U paraqit një presion të madh në opinion, por ministri i atëhershëm i mbrojtjes refuzoi të japë dorëheqjen. Ngjashëm ishte edhe kur ra avioni i qeverisë në të cilin jetën e humbën presidenti Boris Trajkovski dhe tetë bashkëpunëtorët e tij. Ministër i këtij resori atëherë ishte Agron Buxhaku, kurse përgjegjës për mirëmbajtjen e flotës së qeverisë ishte drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Goran Minçev. Edhe pse në rrugët me ditë të tëra kishte lumenj njerëzish të cilët protestonin për shkak të vrasjes së Martinit, kurse MPB-ja dha deklarata kontradiktore, dorëheqjen e saj nuk e dha as ministrja Gordana Jankullovska.

Për rastin e fundit me Tamarën, në opinion ka folur edhe profesori Temellko Ristevski nga Universiteti FON. Ai në letrën e tij thekson se procedura për vogëlushen e Velesit është bërë shumë muaj. Tre muaj kanë kaluar nga muaji nëntor i vitit 2014 kur Ministri i Shëndetësisë ka premtuar se për operacionin e Tamarës do te ndahen mjete. Kjo do të thotë se procedura ka filluar para muajit nëntor. Sipas tij, është e qartë se “burokratët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, në rastin konkret, por edhe në shumë raste të tjera, vihen mbi aktet ligjore ndërkombëtare, mbi Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë”.

Temelko Ristevski

Temellko Ristevski

Lutjet dhe vajtimet e prindërve të Tamarës nuk kanë ardhur në shpirtrat e tyre burokratike. Nga ata nuk mund të pritej një sjellje të ndryshme nëse merret në parasysh profili psikologjik i një burokrati. Dëshira për pushtet, për fuqi, për dominim mbi të tjerët është karakteristika themelore e burokratëve. Në sjelljen e tij me qytetarët dhe palët, ai është i pandjeshëm, i ftohtë, i keq dhe arrogant. Ndaj shërbyesve shtetërorë kompetentë, ai sillet mirë dhe është i aftë, i frikshëm, poltron dhe lajkatar. Në kryerjen e detyrave të tija personale, ai është noshalant, dembel, i papërgjegjshëm dhe i relaksuar. Ai sillet sikur shërbimi, shteti dhe qytetarët të janë të krijuar dhe ekzistojnë për të, dhe jo anasjelltas. Nga zyrtarë – burokratë të tillë nuk mund të pritet humanizëm dhe solidaritet. Edhe shumë mund të tregohet për karakteristikat socio-patologjike të burokratit. Por, për fat të mirë, ekziston edhe Kodi Penal i cili sanksionon punimin e pavetëdijshëm të zyrtarëve të burokratizuar në shërbim“, thotë Risteski në fjalimin e tij publik.

Ministrat në botë japin dorëheqje edhe për komente në “Facebook”

tomaz-gantar

Tomazh Ganter

Në të gjithë botën deri tani janë vërejtur qindra dorëheqje për shkak të deklaratave jo korrekte, plagjiaturave të disertacioneve të doktoraturës, komenteve në rrjetet sociale, pushimeve në një llogari të huaj, përgjimeve, rasteve të vdekjes… Jo gjithmonë ministrat ka pasur lidhje me rastet dhe skandalet konkrete, por kanë marrë përgjegjësinë për shkak të lëshimit të resorit të tyre.

Në Slloveni, Ministri i Shëndetësisë Tomazh Ganter dha dorëheqjen për shkak të pamundësisë për të zbatuar reformat shëndetësore, kurse ministri i Malit të Zi Miodrag Radunoviq e ka lëshuar funksionin e tij pas paraqitjes së infeksionit në departamentin e gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Bijelo Polje, nga i cili vdiq një foshnjë e porsalindur.

Newmarks-brooks

Brooks Njumark

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Boris Tuçiq dha dorëheqjen e tij për shkak se autoritetet në Sarajevë janë përgatitur Për t’i shitur armë Ukrainës. Ministri i Financave i Estonisë, Jirgen Ligi u largua nga funksioni pasi një koment nënçmues në rrjetin social “Facebook”, i drejtuar një kolegu në qeverinë estoneze, kishte shkaktuar reagime të ashpra të opinionit në vend. Britaniku Brooks Njumark u tërhoq nga karrigia ministrore pasi gazeta “Sunday Times” paralajmëroi një tekst me fotografitë e tija eksplicite. Njumark ishte ministër për shoqërinë civile, kurse ka shkëmbyer fotografi nëpër internetin, ndër të cilat ka pasur edhe fotografi në të cilat ka qenë ai në pizhame me një gazetare, e cila është prezantuar si një aktiviste e ri.

Në Japoni, Ministri i Ekonomisë Josio Hahiro në vitin 2011 vendosi të largohet nga resori i tij për shkak të kundërshtimeve që i ka shkaktuar deklarata e tij se rajoni përreth centralit të dëmtuar “Fukushima” është si “një qytet i vdekur”. Paralajmërimi për dorëheqjen e ministrit danez për drejtësi, Morten Boedskov, megjithatë, erdhi pas vizitës së shtyrë të parlamentarëve në lagjen e hipikëve në Kopenhagë.

Ministri rumun i punës dha dorëheqjen e tij nga “arsye morale” pasi zbuloi se në rrethana të papranueshme e ka punësuar bashkëshorten e tij, kurse Ministri Polak i Mbrojtjes Bogdan Kliç pas fatkeqësisë ajrore në të cilën ka vdekur presidenti i atëhershëm polak Lech Kaczynski dhe 95 njerëz të tjerë në Smolensk.

Tre ministra në qeverinë e shtetit indian të Karnataka kanë dhënë dorëheqjet e tyre për shkak se kanë shikuar një film pornografik gjatë një takimi të qeverisë. Presidenti hungarez Pal Schmitt është larguar nga funksioni i tij për shkak të skandalit me plagjiaturën e disertacionit të tij të doktoraturës, kurse gjermani Christian Wulff ka dhënë dorëheqjen e tij pasi u zbulua se ka pranuar një shërbim dhe ka qenë në pushime me gruan e tij në një llogari të huaj.

Afera më e njohur në historinë politike, mediale, madje edhe atë filmike – “Watergate” në vitin 1974 ishte arsyeja për dorëheqjen e presidentit Richard Nixon. Republikani ishte Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pasi u zbuluan pajisjet e përgjimit në shtabin zgjedhor të rivalit Partia Demokratike në kompleksin Watergate në Uashington. Përgjimin e organizuan mbështetësit dhe njerëzit më përgjegjës të Partisë Republikane.

Protesta për Tamarën

Protest - crven karton za Todorov

Nën moton “Karton të kuq për Todorovin” do të mbahet një protestë më 24 shkurt në Shkup. Përveç për Ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, dorëheqje do të kërkohet edhe për drejtorët e Bordit Drejtues të FSSHM-së – Maja Parnarxhieva-Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, por edhe për anëtarët e Bordit Drejtues të FSSHM-së – Angel Mitevski, Elena Trpkovska, Elizabeta Srbinovska Kostovska, Ljubisha Karanfilovski, Josif Trajkovski, Ilija Gligorov dhe Goran Konevski. Gjithashtu, iniciativa qytetare që e organizon protestën kërkon dorëheqjen e anëtarëve të komisionit mjekësor të shkallës së parë dhe të dytë – Vlladimir Popovski, Aspazija Sofijanova dhe Anastasika Poposka.

Përgjegjësi penale për drejtorët, anëtarët e Bordit Drejtues dhe për komisionin mjekësor të shkallës së parë dhe të dytë të Fondit për Sigurim Shëndetësor për shkak të punës së papërgjegjshme në kuadër të shërbimit të tyre. Zgjedhja e personave të pavarur profesionalë dhe përgjegjës në Fondin, të cilët do të vendosin vetëm në interes të qytetarëve, pa bërë kalkulime me jetën e njeriut. Zgjedhja e një ministri kompetent të shëndetësisë, i cili do t’i dëgjojë dhe do t’i zgjidhë problemet e pacientëve. Një sistem shëndetësor cilësor, efikas dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Një qasje të barabartë për të gjithë qytetarët deri te shërbimet e nevojshme shëndetësore. Kërkojmë drejtësinë për Tamarën, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse ne kemi të drejtë të jetojmë“, thuhet në kërkesat e iniciativës për protestë.

Redaktor: Stojanka Mitreska

Shkruaj një koment

Koment(e)