Data e sotme
March 21, 2023

Vite të humbura

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Maqedonia tani definitivisht është afruar para dyerve të ferrit. Ajo së shpejti ka gjasa që të ndeshet me krizën më të madhe pas vitit 2001 e këndej. Pushteti i saj, jo vetëm që ka shkelur mbi ate që emërohet kapacitet elementar demokratik, por për aq më tepër, ky pushtet shtetin e ka shndërrua në strukturë totalitare ku të vetmet rregulla që vlejnë janë ata të mafias. Në fakt, Maqedonia është i vetmi shtet në Evropë, ku me gjithë kaosin në të gjitha fushat, në vazhdimësi “fiton” zgjedhjet një rregjim totalitar gjer në palcë i kriminalizuar. Sistemi i frikësimeve, kërcnimeve, kushtëzimeve, keqpërdorimeve dhe premtimeve, i kombinuar me maqinerinë mediale propaganduese ka bërë që përkundër devalvimit të vlerave elementare morale, njerëzore, ligjore e sistemore, pushteti të gëzojnë përkrahje më të madhe. Në të gjitha shtetet fqinje u ndruan qeverisjet, madje edhe kur partitë në pushtet kishin shënuar rezultate shumë të mira zhvillimore e integruese, kurse te ne djalli është ai që i besohet më së shumti. Luciferi është ai që adhurohet më së shumti dhe i njëjti tani na udhëheq rrugës drejtë ferrit.

Grabitja e të mirave publike tejkalon nivelet e banane-shteteve. Krimi i organizuar paraqet bazamentin kryesor të këtij shteti dhe gjithçka dirigjohet nga ai. Këtij i është nënshtruar administrata, gjyqësia, mediumet, institucionet shoqërore dhe çdo gjë e gjallë apo e vdekur në shtet. Pushteti aktual – korruptimin, vjedhjen, presionin, kërcnimet dhe kushtëzimet, (para dhe gjatë zgjedhjeve) i ka shndërrua në sistem normal të vlerave. Shefi i opozitës Zaev prezanton krime të dokumentuara finansiare, kurse kjo gjë askend nuk e trazon. Jemi ndër të rrallët shtet në botë që edhe atëherë kur zbulohen dhe dokumentohen krimet finansiare, në vend të dorëheqjeve apo rrëzimit nga pushteti, ai shpërblehet.

Në këte valle si duket, pak apo shumë janë përfshi edhe parti shqiptare. Me veprimet e tyre katastrofale, këto parti (me vetëdija apo pa te) sikur ndihmojnë rregjimin populist, nacionalist dhe të kriminalizuar. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, njëra parti i gjuajti vetes në këmbë, kurse tjetra në kokë. Të mendosh se me Sushikon do ta bindësh pozitivisht masën votuese është njësoj sikur të insistosh t’i bindish barijtë se ujku më së miri i ruan delet. Kjo parti gjuajti veten në kokë. Partia tjetër lëshoj shansin që të ndihmoi në çmontimin e diktaturës nacionaliste në vend, duke hapur mundësinë që Ivanovi “i padëshiruar” sërisht të rizgjidhet për president. Kjo parti i gjuajti vetes në këmbë. Nëse këta lider janë minimum të sinqertë, atëherë përse lëshuan nga dora cenzusin prej 50 për qindëve ?!! Gjithë kohës vajtojmë për mekanizma fuqizuese kushtetuese, kurse nga ana tjetër të njëjtat vullnetarisht shkojmë t’i falim. Kjo në vete është një kontradikcion tepër i çuditshëm!

Diskriminimi ndëretnik mbetet i thellë sidomos në sferën e ekonomisë. Edhe ato pak investime nga jashtë të lobuara nga qeveria, të gjitha orientohen nga pjesa lindore e shtetit. Të tilla janë – ,,Jonson Controls,, (investim shtesë) ,,Johnson Meti,, (poashtu investim shtesë) ,,Technnohaze Kemet Electronics,, ,,Cromberg & Shubert,, ,,Prota,, ,,projekti i Kavadarit,, ,,Grishko,, (fabrikë ruse për paisje estradash); “ODW Electrik” etj. Vlera e tyre do të arrijë në afro 800 qind milion euro, kurse priten të punësohen rreth 17 mijë veta. Nëse vazhdohet edhe mëtej me një diskriminim të tillë, gjendja do të përfundojë shumë keq.

Duhet të kami parasysh se nesër gjithçka do të ndryshojë. Madje shumë më shpejtë se ç’mund ta marrë dikush me mend. Gjithçka do të del në shesh. Autoriteti dhe kredibiliteti ynë do të shkrihet si bora në gusht. S’ka aso çmimi që do t’i ishtë baraspeshë vlerës që vite me radhë është duke rezultuar me nënshtrimin moral dhe ekonomik të një popullate. Madje nga një politik e megalomanisë liliputiane. Definitivisht duhet të pushojmë të krenohemi me aso politike me të cilën bota normale turpërohet.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia e mendimeve të shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk