Data e sotme
May 23, 2019

Protesta për një rrogë dinjitoze

Sindikatat dhe shoqatat për të drejtat e punëtorëve sot përmes shpalljes i ftuan qytetarët t’iu bashkëngjiten në protestën me të cilën do të shënohet 1 Maji- Dita ndërkombëtare e punës

Latest posts by Кристина Озимец (see all)

Më shumë të drejta, kushte më të mira për punë dhe rroga dinjitoze – këto janë vetëm një pjesë e kërkesave të nënshkruesve të Kartës së solidaritetit të sindikatave dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Nga Qeveria e ardhshme, pa marr parasysh zgjedhjeve parlamentare, me proklamimin kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre për barazimin e rrogës minimale në të gjitha sektorët në vitin 2014-të, lirimin e së drejtës për grevë nga trysnive ligjore si dhe zbatimin e së drejtës për organizim sindikalist.

Sashko Todorovski nga Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas, për Inbox7 thotë se vitin e kaluar sindikatat kanë nënshkruar Kartë solidariteti, por këtë vit do t’i bashkëngjiten edhe protestës së 1 Majit, si dhe aktiviteteve tjera mobilizuese dhe vargut së pjesëmarrjeve me të cilat do të sensibilizohet opinioni për të drejtat e punëtorëve.

Tani më gjatë kohë sindikatat nuk funksionojnë në kuptim tradicional. Grupimet sindikaliste kanë lidhje të ngushtë me Qeverinë dhe qartë kanë më shumë sens për Qeverinë sesa për punëtorët. Megjithatë, veçori e theksuar e sindikatave është këmbëngulësia. Nëse institucionet nuk iu përgjigjen kërkesave tona, atëherë do të kërkojmë mbështetje politike tek partitë. Nëse partia e interesuar për zgjidhjen e kërkesave tona është në pushtet, atëherë shumë shpejtë ato do të realizohen. E nëse partia nuk është në pushtet, atëherë rezultatet do të vijnë më vonë”, thotë Todorovski.

Dejan Lutovski nga Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka” thotë se qëllimi i shpalljes së këtij viti është mobilizimi i sektorit të punës dhe klasës punëtore në tërësi.

Në luftën për të drejtat e punëtorëve iu bëjmë thirrje edhe sindikatave tjera që ta nënshkruajnë kartën për protestë. Në krahasim me vitin e kaluar në protestën e 1 Majit presim të kemi numër më të madh të njerëzve, por duke i pasur parasysh rrethanat e punës në Maqedoni, pritet fluks shumë më i madh”, shton Lutovski.

Sindikatat dhe shoqatat në shpalljen e Qeverisë kërkojnë të sigurohet respekti dhe e drejta e organizimit sindikalist.

T’u porositim institucioneve kompetente se meritojmë paga dinjitoze. Rregullorja e paraparë për pagat minimale sapo është miratuar kurse nuk respektohet kurse Inspektorati i punës është përzgjedh gjatë punës së saj. Të kemi grevë të lirë. I tërë revidimi dhe liberalizimi i normativës ligjore maqedonase për grevën që shumë e më shumë po bëhet formë e pamundshme e veprimit”, thuhet në thirrje.

Organizatat të cilat e nënshkruan thirrjen për protestë janë Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Mediume (SPGM), Sindikata e Shërbimit Siplomatik Maqedonas (SShDM), Sindikata e Punëtorëve administrativ, organet gjyqësore dhe shoqatat civile (SDOC), më pas Lëvizja majtiste SOLIDARITETI, OJQ “LENKA” dhe Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM).

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi