Data e sotme
July 22, 2017

Kriza e rrezikshme në Maqedoni: zgjidhje në institucione apo në rrugë?

Maqedonia ka hyrë  në  krizë  të  thellë  politike dhe njëri ndër variantet që  përmendet këtyre ditëve është  zgjidhja e krizës sipas modelit të  Shqipërisë , kur opozita e drejtuar nga Lulzim Basha u kthye në  Kuvend. Kriza në Shqipëri u zgjidh me ndërhyrjen e dy deputetëve të Parlamentit Evropian (PE),Eduard Kukan i të djathtës evropiane dhe Knut Flekenshtajn i të majtës europiane, të  cilët pas negpciatave të  shumta bindën palët që të firmosin marrëveshjen, me të cilën u vendos sërish dialogu politik.

Analistët vlerësojnë se modeli shqiptar për zgjidhjen e krizës politike në  Maqedoni nuk është i zbatueshëm, pasi kriza në Maqedoni është thelluar shumë. Isuf Kadriu, redaktor në Televizionin ALSAT-M tha se kriza politike në Maqedoni tani më ka marrë dimensione shqetësuese, ndërsa Institucionet kanë humbur kredibilitetin si asnjëherë më parë dhe rrjedhimisht as që mund të vendoset ndonjë paralele me krizën në Shqipëri, që imponoi nevojën e ndërmjetësimit të komuninitetit ndërkombëtar.

Ndërhyrja ndërkombëtare dhe qeveria teknike

Isuf Kadriu

Isuf Kadriu

Ndërhyrja nga jashtë është më se e nevojshme, por jo të vihet një paralele, apo të kërkohet modeli shqiptar për zgjidhjen e krizës në rastin e Maqedonisë.Rikthimi i opozitës në Kuvend që në kuadër të këtij institucioni të kërkohet zgjidhje është i palogjikshëm kur kemi rrënim total të pushtetit gjyqësor si pasojë e ndërhyrjes brutale të ekzekutivit ndaj pavarësisë së  tij të garantuarme kushtetutë”.

 “Vallë kush do të hetonte aferën e përgjimeve? Kush do të merte në përgjegjësi zyrtarët që “masakruan” gjyqësorinë, apo kush do t’i besonte këtij sistemi kur u pa qartë se drejtuesit e tij, kryetar gjykatash, e prokuror veprojnë sipas urdhrave të partisë në pushtet? ”, tha Kadriu.

Ndërsa gazetari Nazim Rashidi, vlerëson se çështja e ndihmës ndërkombëtare në Maqedoni, nuk krahasohet me situatat në Shqipëri.

Atje çështja kishte të bënte me dialogun politik, kurse këtu çështja është shumë e thellë  sepse vë sfidë direkte institucionet më jetike të shtetit. Nga ana tjetër, që është edhe më e rëndësishme, në Shqipëri kishte një parakusht për ndihmën evropiane, të gjithë i pranuan atë si ndihmë nga partnerët e Shqipërsë”.

“Në Maqedoni kemi qëndrime se e keqja e vendit vjen nga jashtë, ku jo të gjithë të huajt i shohin si partnerë. Tjetra që është edhe ë me rëndësi, Maqedonia është në krizë të thellë institucionale, madje më e rëndë edhe se ajo e vitit 2001. Atëherë kishim vetëm shqiptarët mosbesues kurse tani të thuajse të gjithë nuk u besojnë institucioneve pra edhe maqedonasit”, tha Rashidi, sipas të cilit këtë edhe nëse armiqtë më të mëdhenj të Maqedonisë do ta dëshironin, nuk dihet nëse do ta arrinin.

Nazim Rashidi

Nazim Rashidi

Ai zgjidhjen e sheh tek ngritja dhe ndërtimi i institucioneve tek të cilat të gjithë duhet të krijojnë besim dhe në këtë kontekst ndihma ndërkombëtare do të jetë jetike.

Blerim Hyseni, gazetar dhe analist politik shpjegon dy arsye përse modeli i zgjidhjes së krizës në Shqipëri nuk është  kompatibil me krizën në Maqedoni. “Së pari po të ndodh që opozita në  Maqedoni të kthehet në Kuvend kjo do të ishte vetëvrasje për të, për dallim nga Shqipëria, kur opozita pranoi rezultatin dhe pas një periudhe doli nga Kuvendi. Në  Maqedoni kemi situate krejt tjetër. Opozita që në start nuk ka njohur rezultatin dhe gati një vit aktivitetin e saj politik e ka zhvilluar jashtë institucioneve”.

”Sado që në shikim të  parë mund të na duket se pas një  presioni të ndërkombëtarëve, opozita maqedonase do të mund të kthehej në Kuvend, këtë nuk e besoj, sepse opozita maqedonase e di seçfarë rivali politik ka përballë”, theksoi Hyseni.

Modalitetet

Ai konstatoi se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonis (LSDM) këtë krizë dëshiron ta materializojë sipas tij në konton e saj me rritjen e rejtingut në elektorat, duke e bindur këtë të fundit se pushteti është  i “kalbur” nga brenda.

Kërkesa e opozitës maqedonase është formimi i Qeverisë teknike, e cila do të përgatisë parakushtet e duhura juridike dhe politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kadriu tha se aktualisht pushteti dhe opozita duhet të bisedojnë, por për një çëshje të vetme: modalitetet për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe formimin e një qeverie ekspertësh, e cila fillimisht do të duhej të merrej me pastrimin e plotë të listës zgjedhore dhe aspketet tjera ligjore për të përgatitur terrenin për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pikat e Marrëveshjes politike në Shqipëri

Marrëveshja në Shqipëri parashikonte rikthimin e opozitës në kuvend, ndërsa mazhoranca do të angazhohet që nuk do të përdorë shumicën e tre te pestave ose 84 votave për të anashkaluar opozitën, por do të kërkoje konsensusin e saj sa herë që  është e mundur. Të gjitha partitë politike angazhohen për respektimin e vendimeve të  Gjykatës Kushtetuese. Si mazhoranca ashtu edhe opozita duhet të  rishikojnë rregullat pë r funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pika e trete parashikon që  palët të  angazhohen dhe se bashku me ndihmën e Bashkimit Evropian, duke u bazuar në  standardet e Komisionit të  Venecias të zgjidhin çështjen e zgjedhjes apo emërimit të  personave me vepra kriminale në  funksione publike. Ndërsa në  pikë n e fundit thuhet se përfaqësuesit e Parlamentit Evropian do të mbështesin një marrëveshje të  tillë politike.

Kredibiliteti

Qeveria aktuale vlerësoj se nuk ka kredibilitet për të bërë një gjë të tillë andaj edhe këtu mendoj se është më se e nevojshme ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar pasi për herë të parë kemi mosbesim të plotë të qytetarëve ndaj institucioneve.Ndërhyrja nga jashtë duhet të jetë në ketë drejtim e assesi në kthimin e opozitës në kuvend, pasi ajo jo vetëm që do ta refuzoj një mundësi të tillë në mënyrë kategorike, ndërsa instistimi në diçka të tillë vetëm sa do ta përkeqësonte edhe më shumë krizën që mund të marrë përmasa edhe më katatrofale duke mos përjashtuar mundësinë e destabilizimit të vendit”, tha Kadriu.Ndërkohë Hyseni mendon se zgjidhja e krizës politike  është shpallja e zgjedhjeve të  parakohshme:

Besoj që  opozita ende nuk ë shtë  e bindur thellë  se ky proces duhet të  zhvillohet sa më  shpejtë , sepse ende ne teren nuk e ka sprovuar veten ose me thë në  ndryshe ende nuk ka mbajtur një  proteste për të  parë  se ku është  me mbeshtetjen qytetare”.

Në vitin 2001, si pasojë e krizës politike në vend, e krijuar nga konflikti I armatosur, ndërkombtarët propozuan formimin e Qeveris së koalicionit të gjerë, në të cilën bënin pjesë VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja.Liderët e këtyre partive politike firmosën Marrëveshjen e Ohrit dhe më pas Kuvendi pas një debati të gjerë miratoi ndryshimet kushtetuese, që sollën përfundimin e konfliktit të armatosur me mjete paqësore politike.

 

Redaktor:Selim Ibraimi

 

 

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

tahiri@inbox7.mk