Data e sotme
August 16, 2017

Nepotizmi partiak, leukemia e arsimit!

Nepotizmi është një fenomen që ka kapluar rëndë institucionet shtetërore në Maqedoni.Falë nepotizmit, besimi në punësime të drejta dhe transparente në institucionet shtetërore dhe private pothuajse nuk ekziston.Shumë të rinjë nuk aplikojnë nëpër vende të caktuara nga shteti.Përveç aplikimit mundohen të gjejnë lidhje miqësore për tu punësuar sepse e kanë të qartë që në bazë të kualitetit që ofrojnë, në Maqedoni kurrë nuk mund të gjejnë punë.

Por çfarë është në fakt nepotizmi? “Praktikë që praktikohet në mesin e njerëzve me fuqi apo ndikim të favorizuar për të afërmit apo miqtë, veçanërisht duke u dhënë atyre vende pune ose favoriuzar në vende te ndryshme si punë, shkollë, institucione etj etj”.

Nepotizmi familjarë dhe politik dëmton universitetet

Kjo dukuri po dëmton rëndë institucionet e ndryshme shtetërore por dhe ato private, dhe më së shumti po dëmton kualitetin në arsim.Forma e nepotizmit vërehet shumë në institucionet arsimore ku shpeshherë bëhën punisime me ndërmjetësime “të të njohurve” edhe kur personi i punësuar nuk i posedon kualitetet e duhura për të qenë ligjerues/e ose në ndonjë pozitë tjetër.Për këtë fenomen, profesori universitar Hasan Jashari për Inbox7 thotë që format e nepotizmit vërehen në vende me demokraci të brishtë dhe në vende siç është Maqedonia.

Hasan Jashari

Hasan Jashari

Format e nepotizmit shfaqen në vende me demokraci të brishtë, në vende në tranzicion dhe ky fenomen ndodhë po ashtu edhe në shumë vende të botës e fatkeqësishtë ndodhë edhe në Maqedoni.Për shkak se vendi ynë është një vend i vogël, ne njihemi njëri me tjetrin dhe si pasojë e kësaj nepotizmi është shumë i theksuar“,theksoi Jashari.Sipas Jasharit nepotizmi si formë në vete dëmton vendet e punës dhe kualitetin që del prej aty, por më shqetësues duhet të jetë fakti që dëmton arsimin që është një institucion që përgatit gjenerata.

 Ligjet e pazbatuara

“Nepotizmi është shumë i dëmshëm për çdo lloj vende pune por më së shumti dëmton arsimin ku si pasojë e saj shumë herë ballafaqohemi me kualitet të dobët.Mendoj që janë ligjet, institucionet dhe personat përkatës që duhet ta parandalojnë këtë fenomen me qëllim që të lirohemi nga nepotizmi dhe të ofrojmë kualitetin që na takon”,shtoi ai.  Por përveç që nepotizmi përdoret si mjet për punësime, kjo dukuri është e theksuar dhe në marrjen e notave apo favorizme tjera ne arsim, si notë më e lartë, provime më të lehta, punime më të thjeshta etj.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Forumi Rinor për Arsim, në universitetet e Shkupit, nga të gjithë të pyeturit rreth nepotizmit, rreth 22% e tyre kanë qenë të ballafaquar me nepotizëm në të gjitha format e mundshme.Nepotizmi në formën për të kaluar provimin ose për të marrë një notë më të lartë, arrin shifrën deri në 29,7%.Çdo i dyti student në Shkup mendon se nepotizmi në universitetin e tij/saj është shumë i theksuar.

Redaktor:Selim Ibraimi

Shkruaj një koment

Koment(e)

bajrami@inbox7.mk