Data e sotme
September 21, 2018

„XXX EURO“: Sa „paguam“ për investitorët e huaj?

Autor: Aneta Dodevska

Teksti është përgatitur si pjesë e Projektit për gazetari hulumtuese dhe bashkëpunim mes mediave dhe sektorit qytetar.
-Progam i USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni. – Këtë projekt e implementon BIRN Maqedoni, në bashkëpunim me Qendrën për komunikime qytetare, Qendrën për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni“ emisionin hulumtues “Kod” dhe gazeta ditore “Koha”.

 

 

Maqedonia, si vend i cili vite me radhë nuk arriti të sigurojë një rritje ekonomike stabile, nga viti 2007 “ringjalli” modelin e zonave të lira ekonomike, model ky që u shndërrua në një front të gjerë që mobilizoi të gjithë makinerinë qeveritare. Në vendet e huaja u dërguan promotorë ekonomikë, në mediat e huaja paguhen reklama për promovimin e mundësive të investimit dhe organizohen “roud-shou-e” në të gjithë botën. Ndërkohë brenda vendit filluan të ndryshohen ligjet, që të mundësohen sa më shumë përfitime për investitorët e huaj që do të vendosin të investojnë në Maqedoni.

„Isha i lumtur që u punësova në fabrikën që u paralajmërua si një investim i huaj i madh, që do të punësonte mbi katër mijë persona në rajonin e Kavadarit. Nuk mund ta fsheh faktin që vendin e punës e fitova si rezultat të anëtarësimit në VMRO-DPMNE, por parashtrohet pyetja çfarë fitova unë në realitet? Vetëm disa muaj më vonë mua më përjashtuan nga puna dhe u ballafaqova me një sërë manipulimesh që i konstatova tek i ashtuquajturi investim i huaj”, tha Dejan Simonov nga Velesi, i cili duke bërë përpjekje për të siguruar një jetë më të mirë arriti të punësohet në kompaninë gjermane “Drekslmajer”, por të përfundojë edhe në Gjykatë, duke kërkuar drejtësinë. Siç thotë Dejani, problemet e tij dhe të 16 kolegëve të tij filluan pas marrjes së vendimit për të kërkuar të drejtat e tyre punëtore me ndihmën e grevës.

 

Ato ishin të parët që folën hapur se pronarët nuk i paguanin për angazhimin e tyre jashtë orarit të punës dhe se merrnin rroga më të ulëta se ato që ishin paraparë me kontratat e punës. Simonov sqaron se gjatë punësimit ai lidhi kontratë sipas të cilës duhej të pranonte një rrogë mujore prej 13.000,00 denarë. Kopje të kontratës së punës, e lidhur për një periudhë tre-mujore nuk fitoi dhe po ashtu nuk i fitoi as 13.000,00 denarët e rrogës. Ai gjatë gjithë kohës ka marrë një rrogë prej nëntë deri në dhjetë mijë denarë, shumë kjo që përfshinte edhe pagesat e angazhimit të tij gjatë turnit të tretë.

 

Kompania “Drekslmajer” hodhi poshtë akuzat e punëtorëve, duke sqaruar se ajo i paguan rrogat në kohë dhe në mbështetje të ligjit. Ndërkaq, gjykata hodhi poshtë akuzat e punëtorëve për arsye teknike.

 

Menaxherët e një pjese të kompanive të huaja dolën në opinion me qëndrimin se ato kanë ardhur në Maqedoni për të siguruar fitime.

 

„Ne planifikojmë të japim rroga në përputhje me standardet e Maqedonisë. Duhet të pajtohemi me këtë fakt ose të pajtohemi me faktin se ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë rroga gjermane ose evropiane, por kemi ardhur sepse jemi të kënaqur me shumat e rrogave që paguhen këtu. Dua të theksojë se rrogat do të paguhen rregullisht dhe në mbështetje të ligjit, njësoj si kompanitë e tjera të huaja, siç janë “Drekslmajer” e të tjera“, tha Volfgan Aiher, drejtori gjeneral i “Markart”, kompani kjo për të cilën Qeveria tashmë ka lejuar ndihmë shtetërore për arsye të ndryshme.

 

Para pak kohësh vetë kryeministri Nikolla Gruevsku u lavdërua se në kompanitë e huaja që kanë investuar në Maqedoni janë punësuar 11 mijë persona që, ndër të tjera, ndikoi drejtpërdrejtë në uljen e shkallës së papunësisë nga 38% në 28%.

 

 

Rasti i punëtorëve që u hodhën në grevë në kompaninë që u prezantua si një nga investimet e huaja më të mëdha, më saktësisht protesta kundër kushteve në të cilat punojnë punëtorët vendas, hapi dilemën e përfitimit nga investimet e huaja që mbështeten me një sërë investimesh shtetërore të mëdha.

 

Çfarë fitojnë kompanitë e huaja që fillojnë punë në Maqedoni?

FOTOGAFIJA 2a

Zonat e lira ekonomike me dyer të hapura për investitorët? / Foto: A. Dodevska

 

Lehtësime tatimore, doganore dhe komunale, lirohen nga detyrimi për të paguar TVSH, tatim fitimi, tatim personal për një periudhë që mund të arrijë deri në 10 vjet, kontrata qiraje për tokën ndërtimore me një afat që mund të arrijë deri në 99 vjet dhe ndihmë shteti nga 100.000 deri në 500.000 euro për ndërtimin e fabrikave. Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të lehtësimeve që Qeveria ua ofron investitorëve të huaj që do të vendosin të hapin biznes në kuadër të zonave të lira ekonomike, por edhe jashtë tyre.

 

Analiza e raporteve të veçanta për mundësimin e ndihmës shtetërore tregon se firmat fitojnë mjete monetare në formën e mbështetjes financiare për disa arsye, midis të cilave mund të përmenden të hollat për hapjen e vendeve të punës, të hollat për pagimin e tatimit korporativ të tatimit, të hollat për pagimin e tatimit personal të punonjësve dhe ndihmë shteti për shpenzimet e trajnimit të punëtorëve.

 

Njëkohësisht kompanitë fitojnë lehtësime edhe në nivel lokal. Ato lirohen nga detyrimi për t’u paguar komunave taksën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe taksën e fitimit të lejeve të ndërtimit.

 

Gjithashtu, kompanitë e huaja kanë të drejtë të lidhen falas në rrjetet e gazit, ujit dhe kanalizimit.

 

Përfitimet që u mundësohen investitorëve të huaj janë rregulluar me dy ligje, më saktësisht me Ligjin e zonave teknologjike-industriale dhe Ligjin e ndihmës së shtetit. Me këto dy ligje, përveç lehtësimeve tatimore dhe doganore, investitorëve të huaj u mundësohen edhe financime direkte në formën e pagesave me para të gatshme nga buxheti, në llogaritë e kompanive të huaja të drejtë për të fituar mbështetje financiare kanë firmat e huaja që punojnë brenda, por edhe jashtë zonave të lira.

„Grant në shumë prej хххххх euro, shumë kjo e llogaritur në denarë, për mbulimin e shpenzimeve të ndërtimit të objektit. Ndihmë për shpenzimet e aprovuara të trajnimit dhe aftësimit, në shumë maksimale prej ххххх euro, shumë kjo e llogaritur në denarë. Kjo është një pjesë e kontratës së lidhur me kompaninë „Van Hool“, që është publikuar nga ana e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Raportet lidhur me ndihmën financiare që i është mundësuar kësaj kompanie dhe firmave të tjera është shënuar me shenjën „ххххх“, në vend që të shënohet shuma konkrete e të hollave.

Përse Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës nuk i publikon në mënyrë transparente shuma e mundësuara në formën e ndihmës financiare. Zyrtarët e komisionit në këtë kontekst kanë sqaruar se bëhet fjalë për të dhëna sekrete. Të paktën si të tilla janë kualifikuar nga institucionet e tjera shtetërore.

„Gjatë përgatitjes së aktvendimeve lidhur me ndihmën e mundësuar financiare, ne kërkojmë nga institucionet kompetente të deklarohen nëse duhen publikuar shumat e të hollave. Në rastin konkret, Agjencia e investimeve të huaja, Drejtoria e Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale dhe Sektori i tërheqjes së investimeve të huaja kanë vlerësuar se bëhet fjalë për të dhëna sekrete që nuk duhen publikuar”, sqaruan në Komisionin e mbrojtjes së konkurrencës.

FOTOGRAFIJA 3a

Aktvendime për ndarjen e ndihmës shtetërore / një pjesë e një aktvendimi të publikuar nga Komisioni i mbrojtjes së konkurrencës.

 

Mbështetja buxhetore e investimeve të huaja realizohet me ndihmën e Agjencisë për mbështetjen e investimeve të huaja dhe Drejtorisë së zonave të lira ekonomike.

 

Në buxhetin e Agjencisë së investimeve të huaja, ndër të tjera, gjendet edhe pika “Mbështetja e investimeve”, që nënkupton subvencionimin dhe transferimin e mjeteve për investimet. Vetëm në vitin 2014 për këtë qëllim ishte planifikuar të harxhohen 4,1 milionë euro. Analiza tregon se shuma e pikës në fjalë dhjetë viteve të fundit është rritur në mënyrë drastike. Në vitin 2010 për këtë qëllim janë ndarë 1,3 milionë euro, në vitin 2011 janë ndarë 2,1 milionë euro, në vitin 2012 janë ndarë 1,8 milionë euro, ndërsa në vitin 2013 janë ndarë 2,8 milionë euro. Më saktësisht pesë viteve të fundit për këtë qëllim janë ndarë gjithsej 12.353.241 euro.

 

Në Drejtorinë e zonave zhvillimore teknologjike-industriale, duke u mbështetur në rregullativën ligjore, vërtetuan se kompanitë e huaja fitojnë benificione, por nuk zbardhën sa mjete financiare janë shpenzuar deri më tani për këtë qëllim.

 

„Një nga masat parasheh mundësinë që kompania që përdor Zonat Zhvillimore Teknologjike – Industriale të fitojë një grant për ndërtimin e fabrikës, në shumë prej 100.000 deri në 500.000 euro, varësisht shumës së investimit ose hapjes së vendeve të reja të punës. Sipas këtij ligji Agjencia e investimeve të huaja dhe promovimit të eksportit, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, lidh kontratë me të cilën parashihet ndihma e shtetit që i mundësohet kompanisë që përdor zonën konkrete, pas një pëlqimi të fituar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë“, sqaroi kreu i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale, Viktor Mizo.

 

Shumat nuk zbardhen as nga Agjencia e investimeve të huaja, ku sqarojnë se të gjitha masat që kanë të bëjnë me mbështetjen e investitorëve të huaj janë në mbështetje të ligjit.

 

„Masat e mbështetjes së investitorëve të huaj që realizojnë projekte në kuadër të një rajoni që cilësohet si zonë zhvillimore teknologjike-industriale dhe kompetencat e zbatimit të tyre që i janë mundësuar Agjencisë rrjedhin nga Ligji i zonave zhvillimore teknologjike – industriale. Masat që nënkuptojnë ndihmën e shtetit janë pjesë përbërëse e zgjidhjes së përmendur ligjore dhe stimulimet që u mundësohen kompanive që investojnë në zonat e këtij lloji janë identike me masat e stimulimit që janë paraparë me vetë ligjin, duke respektuar limitet ligjore që janë paraparë në aspektin e intensitetit maksimal të ndihmës së lejuar të shtetit“, sqaruan në Agjencinë e investimeve të huaja.

 

Ndërkaq, në Drejtorinë e zonave të lira ekonomike kanë sqaruar se programet e subvencionimit të punësimit ofrohen njësoj si për kompanitë vendase, ashtu edhe për kompanitë e huaja dhe se interesi për këtë lloj mbështetjeje buxhetore direkte është gjithnjë e më i madh.

 

Dy institucionet nuk kanë zbardhur shumën e ndihmës së ofruar nga ana e shtetit për investitorët e huaj, as në formën e përgjigjes së pyetjeve të parashtruara në mbështetje të Ligjit të qasjes së lirë në informatat me karakter publik. Drejtoria e Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale ndaloi procedurën e qasjes së lirë me arsyetimin se nuk ka marrë përgjigje për shkresën e saj brenda tre ditëve, me të cilën kërkoi plotësimin e kërkesës.

FOTOGRAFIJA 4a

ХХХ“ euro në formën e ndihmës shtetërore për nevojat e investitorëve të huaj. / një pjesë e një aktvendimi të publikuar nga Komisioni i mbrojtjes së konkurrencës

 

Një përgjigje të saktë nuk ka dhënë as Agjencia e punësimit për të cilën sipas “Planit operativ të masave aktive të punësimit” në vitin 2014 iu mundësuan 8,5 milionë euro. Këto programe, që gjithashtu nënkuptojnë subvencione për punësimet, ofrohen edhe për kompanitë e huaja që do të hapin vende të reja pune. Në Agjencinë e punësimit sqarojnë se për shfrytëzimin e këtyre programeve janë të interesuar edhe investitorët e huaj.

 

„Punëdhënësit e huaj informohen edhe për programet dhe masat aktuale aktive të punësimit që realizohen në përputhje të planeve operative vjetore të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe për mundësitë e shfrytëzimit të këtyre programeve dhe masave për punësim, në përputhje të kushteve dhe kritereve përkatëse“, thotë Vllatko Popovski, drejtori i Agjencisë së punësimit.

 

 

Siç njoftuan në Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale, përveç tre zonave të tanishme, në fazë ndërtimi gjenden edhe zonat në Strugë dhe Kërçovë. Në fazë ndërtimi gjithashtu gjendet edhe zona zhvillimore Rankovcë, zonë kjo në të cilën do të hapen më shumë kapacitete prodhimi të kompanisë multinacionale Veibo Grup. Pritet që në kuadër të zonave të lira të funksionojnë 15 firma, ndërsa ky numër pritet të rritet me tetë kompani të reja.

 

Shpenzimet e ndërtimit të infrastrukturës do të mbulohen me mjetet e buxhetit. Institucionet njoftuan se me buxhetin e ri të vitit 2015 është planifikuar shuma më e madhe që është ndarë deri më tani për ndërtimin e zonave teknologjike zhvillimore, që arrin rreth 10 milionë euro.

 

 

Me një analizë më të detajuar të strukturës së shumave të mundësuara për ndërtimin e zonave zhvillimore, mund të konstatohet se pjesa më e madhe e mjeteve monetare janë shpenzuar për ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës.

fotografija 5a

Aktvendime për ndarjen e ndihmës shtetërore / burim Komisioni i mbrojtjes së konkurrencës.

 

Me një analizë më të detajuar të strukturës së shumave të mundësuara për ndërtimin e zonave zhvillimore, mund të konstatohet se pjesa më e madhe e mjeteve monetare janë shpenzuar për ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës.

 

Përveç infrastrukturës së kompletuar, sipas zgjidhjeve të tanishme ligjore, investitorët e huaj gëzojnë edhe një sërë benificionesh të tjera. Një nga këto benificione është mundësimi i tokave ndërtimore me çmime shumë më të lira se çmimet që mund t’i arrijnë këto toka në treg.

 

Një shembull i tillë i tjetërsimit afatgjatë të tokës është paraparë me aktvendimin e definimit të periudhës dhe çmimit të qirasë së tokës ndërtimore të Zonës Zhvillimore Teknologjike – Industriale 1 të firmës TRIVIEU HIT CO LTD.

 

„Toka është dhënë me qira për një periudhë kohore prej 99 vitesh. Për pesë vitet e para është paraparë të paguhet qiraja në shumë prej 0,1 euro për një metër katror ose 2.216 euro në nivel vjetor. Pas kalimit të pesë viteve të para shuma e qirasë do të definohet për çdo vit në veçanti, me mundësi që ajo të rritet, por jo më shumë se 15% në nivel vjetor“.

 

Kjo kompani megjithëse fitoi një sërë benificionesh, nuk e realizoi asnjëherë planin e investimit në zonën e lirë Bunarxhik 1.

 

Sipas të dhënave të disponueshme, ndihmë shteti kanë fituar kompanitë në vijim, që funksionojnë brenda dhe jashtë zonave zhvillimore: „Markart“ – zona industriale Karaslari, Veles; „Xhonson Kontrolls“ – Shtip; „Xhonson Meti“ – Shtip; „Van Hool“ – Bunarxhik 2; „Drekslmajer“- Kavadar; „Kromberg dhe Shubert“ – Manastir; SMR „Automotives Sistem“ dhe „Kemet“ – Bunarxhik 1.

 

Një kontratë për mbështetje financiare është lidhur edhe me firmën CMP “Automotives Sistem”, për të cilën opozita doli me qëndrimin se ka fituar subvencione që kapin shumën e 3 milionë eurove. Megjithatë, qeveria demantoi këtë informatë, duke sqaruar se firmës në fjalë nuk i është paguar asnjë denar

 

 

Në fazën e parë të mundësimit të ndihmës së shtetit, kompania “Xhonson Kontrolls” nga mesi i vitit 2007 fitoi 8,8 milionë euro, ndërsa kompania “Kemet” fitoi 2 milionë euro. Ndërkaq, një aktvendim për aprovim ndihme në shumë prej 2,8 milionë euro u morr edhe për kompaninë indiane “Madreson”, e cila në vitin 2011 hodhi gurëthemelin e fabrikës, por deri më sot nuk e realizoi investimin.

Njëkohësisht, me pjesën e përgjithshme të buxhetit, si një pjesë e shpenzimeve kapitale, është paraparë edhe një pikë për “subvencione kapitale”, mjete këto të parapara për firmat dhe organizatat joqeveritare. Shumat e parapara me këtë pikë gjithashtu kanë shënuar rritje për çdo vit. Pesë viteve të fundit me këtë pozicion buxheti janë shpenzuar gjithsej 137.436.355 euro. Më saktësisht, nëse në vitin 2010 për këtë qëllim janë shpenzuar rreth 17 milionë euro, në vitin 2014 kjo shumë është dyfishuar dhe ka arritur rreth 48 milionë euro.

 

Vlerësimet në Maqedoni me ndihmën e Serbisë

 

Në Agjencinë e investimeve të huaja sqaruan se “mbështetja e investimeve nuk është risi që regjistrohet vetëm në Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh se një numër i madh vendesh që para shumë kohësh ofrojnë stimulime të ndryshme për të tërhequr kapitalin e huaj“.

 

Sipas njërit nga këshilltarët e Agjencisë së investimeve të huaja të Serbisë, Aleksandar Milloradoviq, Maqedonia mundëson më shumë subvencione për vendet e reja të punës krahasuar me Serbinë, e cila gjithashtu praktikon modelin e ndihmës së shtetit për kompanitë e huaja.

 

Анализата на буџетските ставки во последните пет години, вклучувајќи ја и 2014-та, покажува дека од 2010-та досега за изградба на Слободните економски зони се потрошени од буџетот речиси 30 милиони евра (29.414.633), а доколку се реализира и најавата дека годинава ќе се потрошат уште 10 милиони евра, тогаш вложените буџетски средства само по оваа основа ќе изнесуваат безмалу 40 милиони евра.

 

 

„Për momentin të gjithë fqinjët tanë ofrojnë subvencione. Një pjesë e tyre ofrojnë subvencione në një mënyrë që është larg transparencës që praktikohet me modelin sipas të cilit punojmë ne. Si një shembull mund ta përmend kompaninë gjermane që funksionon në Vojvodinë, në sektorin e industrisë automobilistike, e cila ka punësuar rreth 1.000 punëtorë, e cila u transferua në Kavadar. Përfaqësuesit e kompanisë gjatë një takimi na informuan se në Kavadar fituan shumë më tepër”, tha Milloradoviq në emisionin „Oko“, që transmetohet në televizionin shtetëror serb, duke theksuar se shuma që u mundësohet investitorëve të huaj në formën e subvencionit arrin 4.700 euro për çdo vend të ri pune, ndërsa investitorëve vendas u ofrohet një mbështetje në shumë prej 4.500 euro.

 

Pikërisht kjo matematikë ndihmon të bëhet një vlerësim lidhur me mjetet financiare që mund të jenë harxhuar tek ne për këtë qëllim. Sipas matematikës në fjalë, ndihma e përgjithshme e shtetit që është dhënë për investitorët e huaj pesë viteve të fundit lëviz nga 50 deri në 180 milionë euro. Shuma minimale prej 50 milionë euro mund të fitohet në rastin kur numri i të punësuarve deri më tani me ndihmën e investimeve të huaja ose 11.000 punësimet do të shumëzohen me shumën mesatare të subvencioneve për një punëtor që mundësohet në Serbi ose 4.700 euro (megjithëse institucionet e këtij vendi vërtetojnë që kjo shumë në Maqedoni është shumë më e lartë). Shuma prej 180 milionë euro mund të fitohet në rastin kur do të mblidhen mjetet financiare që me ndihmën e buxheteve të agjencive kompetente jepen për këtë qëllim, mjetet për ndërtimin e zonave të lira, mjetet për mbështetjen e investimeve dhe mjetet e buxhetit për subvencionet kapitale.

 

Një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se ndihma buxhetore direkte që ndahet për kompanitë e huaja nuk është aspak simbolike. Përkundrazi, kjo shumë është e lartë dhe realizohet në mënyrë jotransparente, me ndihmën e pikave të ndryshme buxhetore, vlerëson profesori universitar dhe ish ministri i financave Nikolla Popovski.

 

„Investitorët e huaj gëzojnë lehtësime në forma të ndryshme. Pikë së pari, mund të përmendim lehtësimet që u ofrohen që në fillim, siç janë taksat komunale, tatimet, subvencionimi me mjetet e buxhetit për ndërtimin e reparteve, e deri tek subvencionimet direkte për punëtorët. Këto lehtësime dhe benificione të ndryshme realizohen me ndihmën e pikave të ndryshme dhe është e vështirë të saktësohen ose në mungesë të të dhënave zyrtare të zbulohet sa mjete financiare janë paguar nga buxhetet për qëllimin në fjalë“, thotë Popovski.

 

Ndërkohë edhe biznesmenët vendas filluan të insistijnë që institucionet të tregojnë sa na kanë kushtuar deri më tani investitorët e huaj.

 

„Absolutisht nuk ka asnjë arsye për të fshehur shifrat. Përkundrazi, shifrat duhet të jenë të disponueshme edhe për opinionin, por edhe për individët që merren me ekonominë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të formohet mendimi i pavarur, që do të mundësojë analiza konkrete lidhur me përfitimet e investimeve të huaja dhe mënyrën se si mbështetja e kompanive të huaja ndikon direkt në fuqinë ekonomike dhe financiare të vendit”, thotë afaristi Arben Halili.

 

Për mendimin e biznesmenëve, koncepti i ndihmës shtetërore të investitorëve të huaj është një veprim i arsyeshëm, por vetëm në rastet kur kjo ndihmë nuk do të diskriminojë kapitalin vendas dhe nuk do të rezultojë me konkurrencë jolojale.

 

„Ne gjithmonë kemi mbështetur idenë që çdo masë qeveritare, që drejtpërdrejtë ka të bëj me biznesin, para së gjithash të marrë parasysh interesin e investitorëve vendas dhe pastaj interesin e investitorëve të huaj. Për mendimin tim përfitimi i vetëm që sigurohet me investimet e huaja janë punësimet. Gjithçka tjetër shkon në ‘kurriz’ të shtetit. Ky lloj investimesh gjithashtu rit edhe shkallën e eksportit të vendit, por parashtrohet pyetja sa janë reale shifrat dhe a duhet të jenë pjesë e formulës së përllogaritjes së eksportit të përgjithshëm të vendit”, vlerëson Arben Halili, biznesmeni dhe ish drejtori ekzekutiv i Dhomës së Maqedonisë Veriperëndimore të Maqedonisë,

 

„Të gjitha investimet duhen trajtuar njësojë, ndërsa zonat e lira duhet të jenë një katalizator i lidhjes së kompanive të huaja dhe vendase, që do të mundësojë bashkëpunimin e tyre.“

Shkruaj një koment

Koment(e)