Data e sotme
November 23, 2017

Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese

Sot Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) i ka ndarë çmimet e konkursit “Nikolla Mlladenov” për storiet më të mira hulumtuese në vitin 2014.

Fituesi i çmimit të parë është Lubisha Arsiq për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Fabrika e fshehtë për prodhimin e pasaportave”, të botuara në gazetën e përjavshme “Fokus”.

zaki mim (4)

Çmimin e dytë e ka fituar Sonja Kolevska-Delevska për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Përdhunimi i të miturve në Shtëpinë edukative-përmirësuese “Tetova”, të botuara në gazetën e përditshme “Vest”.

Çmimin e tretë e kanë fituar gazetarët Vllado Apostollov, Sashka Cvetkovska dhe Nella Lazareviq për storien “Fituesi i tenderit për deponinë Drisla: as përvojë, as investime”, që është pjesë e hulumtimit të përbashkët të BIRN-it dhe TV Nova-s.

Komisioni ka vendosur që t’u japë dy mirënjohje për një angazhim të shquar gazetaresk Valentina Stojançevskës për storien “Madje 60 qytetarë në vit me gabim janë në paraburgim”, të botuar në gazetën e përjavshme “Fokus” dhe Marija Mitevskës për storien “Tokat të shitura, hotelet të pandërtuara”, të botuar në faqen e internetit www.prizma.birn.eu.com

Komisioni ka dhënë një mirënjohje edhe për Zhaklina Haxhi-Zafirovën, Vlladimir Kalinskin dhe Vllatko Stojanovskin, të cilët kanë hulumtuar temën e ndjeshme aktuale “Ndotja e ajrit në Maqedoni.”

Shkruaj një koment

Koment(e)