Data e sotme
February 21, 2020

Anëtarët e bordeve dhe funksionarët, edhe pagë edhe honorar

Telekomi, Elektranat e Maqedonisë dhe Postat e Maqedonisë nuk i zbulojnë honorarët e anëtarëve të bordeve drejtuese, të cilët i shpallin si informacionin i klasifikuar ose referohen në dispozitat e Statutit

Dokumentacioni

 

Nebojsha Stajkoviq nga muaji prill është emëruar anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë” SHA Shkup, pasi paraprakisht që nga viti 2009 ka kryer të njëjtin funksion në kompaninë “T-Mobile” Maqedonia SHA Shkup. Në 9 vitet e fundit ai njëkohësisht punon si ndihmës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MBP), përgjegjës për informatikë dhe telekomunikime. Në shikim të parë, asgjë e kontestueshme përveç faktit që Stajkoviqi punon në ministri, e cila, sipas ligjit është përgjegjëse për të bashkëpunuar me operatorët, ndër të cilët është edhe “Telekomi i Maqedonisë” SHA Shkup. Telekomi, siç njihet, kohët e fundit është veçanërisht aktual për shkak të aferës për gjoja dhënien e ryshfetit për politikanët që lidhen me zgjatjen e liberalizimit të tregut.

 

Nebojsha Stajkoviq është anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Telekomit tNebojsa Stajkovicë Maqedonisë SHA-Shkup dhe në të njëjtën kohë punon edhe si ndihmës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila përndryshe bashkëpunon me operatorët në fushën e monitorimit të komunikimeve

 

 

 

 

Telekomi është një nga kompanitë, të cilat Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia, së bashku me tridhjetë kompani të tjera i ka hulumtuar, duke kërkuar përgjigje sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik për atë se kush është në anëtar në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe ato në të cilat shteti ka pjesëmarrje, siç është rasti me Telekomin e Maqedonisë. Nga të gjitha 30 institucione të cilat i kemi hulumtuar, gjithsej 18 na kanë dhënë përgjigje të plota, ndërsa të tjerat ose kanë pasur përgjigje të paplota ose aspak nuk kanë dhënë përgjigje. Informacion për honorarët nuk kemi marrë vetëm nga Telekomi  i Maqedonisë, Elektranat e Maqedonisë dhe Postat e Maqedonisë, të cilat të dhënat për të hyrat e drejtorëve i ruajnë si një sekret shtetëror ose referohen në dispozitat e Statutit. Ndërsa, në disa kompani kishte edhe dyfishim të anëtarëve në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse.

Odgovor-Makedonski-Telekom-724x1024

 

Në përgjigjen të cilën SCOOP-Maqedonia e ka marrë nga “Telekomi i Maqedonisë” SHA Shkup me datën 26 qershor 2015, në mesin e emrave të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve gjendet emri i Nebojsha Stajkoviqit, ndihmës-ministrit të MPB-së. Në biografinë e gjatë të Stajkoviqit shkruan se në vitin 2006 u emërua në postin e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme si përgjegjës për teknologji dhe telekomunikime, më saktësisht si Shef i Departamentit të Informatikës dhe Telekomunikimeve. Në listën e kompanive për të cilat ka punuar paraprakisht përmendet edhe emri i kompanisë “Eksiko”, e njohur ndryshe në publik me lidhshmërinë e saj me disa kompani të Maqedonisë, ndër të cilat edhe të biznesmenit Orce Kamçev.

  Ndryshe, Stajkoviq, siç publikoi Prizma.mk, është vëllai i Vlladisllav Stajkoviqit, pronari i kompanisë NVSP, kompani e cila është përmendur në një nga bombat politike për gjoja donacionin nga Izraeli, në të cilën gjoja është i përfshirë dhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov. Sipas dekanit të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Borçe Davitkovski anëtarësimi i Stajkoviit në Bordin e Drejtorëve të Telekomit është një konflikt klasik të interesave.   “Një zyrtar i cili punon në një institucion, sidomos në ministri nuk mund të jetë anëtar i bordit drejtues ose mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, një institucioni publik ku ministria e tij ka mbikëqyrjen, bën mbikëqyrje ose disi është i lidhur me funksionet kontrolluese ose mbikëqyrëse. Kjo nuk është e lejueshme dhe nuk mund të lejohet. Siç nuk mund të jetë këshilltar i kuvendit të qytetit, anëtar i një bordi drejtues ose mbikëqyrës në një ndërmarrje të themeluar nga kuvendi i qytetit, sepse ata faktikisht janë themelues dhe kryejnë kontroll mbi atë ndërmarrje publike. Kështu që kur do të vijë nesër raporti vjetor për punën vjetore, ai në fakt duhet të kryejë kontroll mbi vetveten për shkak se ai është anëtar i bordit drejtues apo mbikëqyrës. Ky është alfabeti në Ligjin për parandalimin e korrupsionit apo për konfliktin e interesave. Dhe veçanërisht që funksionarë të lartë, sipas rregullës, nuk do të duhej të ishin anëtarë të bordeve drejtuese ose mbikëqyrëse për shkak se funksioni kontrollues ose mbikëqyrës automatikisht do të humbet në vend“, thotë Davitkovski.   U përpoqëm për të realizuar kontakt me Stajkoviqin dhe ta pyesim nëse ai mendon se ka një konflikt interesi, sepse në të njëjtën kohë është ndihmës-ministër dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit. Nga zyra e tij për të gjitha çështjet na kanë drejtuar në shërbimin e informimit të MPB-së. Ivo Kotevski, zëdhënësi i MPB-së na konfirmoi se Stajkoviqi ende është ndihmës-ministër aktual i MPB-së.

Ne iu drejtuam Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk morëm përgjigje. Pyetja jonë ishte se nëse është nisur një procedurë apo janë ndërmarrë masa kundër Nebojsha Stajkoviqit. Në telefon celular e kërkuam edhe Antonia Andonovën, personi për marrëdhënie me opinionin në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por ajo nuk iu përgjigj thirrjeve tona.

 

Çdo person i cili në cilëndo mënyrë është i pranishëm në organet e pushtetit, në cilindo nivel, në qoftë se është anëtar i organeve të cilësdo ndërmarrjeje publike apo firme që kryen funksionet e interesit të veçantë për shtetin nuk duhet të jetë anëtar i organeve të firmës së tillë dhe ndërmarrjes së tillë publike, sepse ka rrezik për ta keqpërdorur funksionin për të cilin është emëruar. Në rastin konkret (Nebojsha Stajkoviq) nuk ka dyshim se funksioni të cilin e  ka në organin shtetëror i lejon atij për të kryer ndikim të drejtpërdrejtë në favor të tij në organin drejtues të një ndërmarrjeje të tillë publike“, mendon Tito Petkovski, ish kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ai shton se përderisa ka qenë në krye të komisionit, MPB-ja nuk ka lejuar asnjëfarë kontrolli lidhur me monitorimin e komunikimeve.

 

Sipas Vanja Mihaillovës, ish-anëtar i Komisionit kundër Korrupsionit, merrja e parave nga dy vende buxhetore është kundër ligjeve.

 

Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave e ndalojnë atë që një person të marrë pagë nga dy institucione shtetërore. Mospërputhje të funksionit ka nëse një zyrtar i zgjedhur ose i emëruar nuk mund të jetë anëtar i Bordit drejtues apo mbikëqyrës të cilitdo institucioni. Kjo është absolutisht e papranueshme“, thotë Mihaillova.

 

Ajo çuditet se pse Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk reagon, por ky nuk është rasti i parë i tillë.

 

Ne si shtet kemi obligim ndaj Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Evropian dhe Bashkimit Evropian për të luftuar kundër korrupsionit, por Qeveria jonë nuk i respekton këto obligime. Këtu legjislacioni kundër korrupsionit është vetëm për sy e faqe“, thotë Mihaillova.

 

Të ardhurat e drejtorëve në “Telekom” – sekret për opinionin

 

Të ardhurat e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Telekomit ende janë një sekret për opinionin, edhe pse kompania ka pjesërisht edhe kapital shtetëror dhe prandaj duhet të japë llogaridhënie para qytetarëve. Informacion për të ardhurat e këtyre anëtarëve kanë vetëm aksionarët e kompanisë, ndërsa beneficionet e tyre rregullohen në seancat e kuvendit të kompanisë. Kjo është përgjigja e kërkesës për qasje të lirë në informatat me karakter publik të cilën gojarisht e kemi parashtruar deri te Telekomi i Maqedonisë.

 

Kjo sipas Vanja Mihaillovës, ish-anëtar i Komisionit Kundër Korrupsion është e papranueshme.

 

Institucionet shtetërore, kompanitë publike apo cilido institucion që kanë kapital shtetëror duhet të jenë të hapura para qytetarëve dhe kompanive private, për shkak se ato financohen nga paratë e tyre“, thotë Mihaillova.

 

Të dhënat për të ardhurat e drejtorëve mbeti sekret edhe në Elektranat e Maqedonisë, Postat e Maqedonisë dhe Telekomin. Institucioni Postat e Maqedonisë nuk i ka dorëzuar as emrat e anëtarëve të Bordit drejtues dhe mbikëqyrës brenda afatit të paraparë me ligj.

 

Lidhur me informacionin e kërkuar për shumën e të ardhurave mujore të anëtarëve të Bordit drejtues të SHA për prodhimin e energjisë elektrike në pronësi shtetërore ELEKTRANAT E MAQEDONISË-Shkup, Ju njoftojmë se informacioni i kërkuar në përputhje me Kontratën për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella ndërmjet anëtarit të Bordit drejtues dhe ndërmarrjes SHA ELEM-Shkup është një sekret afarist. Prandaj, informacioni i kërkuar refuzohet në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, sipas të cilit poseduesit e informacioneve mund të refuzojnë një kërkesë për qasje në informata nëse informacioni ka të bëjë me një informacion që është një informacion i klasifikuar me një shkallë përkatëse të fshehtësisë. Gjithashtu, në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, pika 2 të të njëjtit ligj, poseduesi i informacionit mund të refuzojë një kërkesë për qasje në informata kur bëhet fjalë për të dhëna personale, zbulimi i të cilave mund ta dëmtojnë mbrojtjen e të dhënave personale“, thuhet në njoftimin të cilin na kanë dërguar nga kompania ELEM.

 

Sjellja e këtillë e kompanisë shtetërore është e pakuptueshme për luftëtarët kundër korrupsionit. Sipas tyre, kur bëhet fjalë për paratë publike, të dhënat duhet të jenë transparente. Dragan Malinovski, ish-anëtar i Komisionit Kundër Korrupsionit thotë:

 

Derisa unë isha anëtar i Komisionit Kundër Korrupsionit patëm një rast në kompaninë ESM, kur drejtorët nuk donin të thoshin se sa ishin pagat e tyre. Ajo ishte periudha prej vitit 2003 deri në vitin 2006. Drejtorët në ato marrëveshje kishin pasur ekstra, super-bonuse dhe përfitime të tjera. Ata i referoheshin fshehtësisë së marrëveshjes. Ne nuk u pajtuam me këtë. Marrëveshja mund të jetë e fshehtë në një kompani private, por jo edhe në një kompani shtetërore. Në kompaninë private nuk ka interes publik, ndërsa në kompanitë shtetërore ka interes publik dhe këtu nuk ka fshehtësi të marrëveshjeve. Në fund megjithatë i dërguan marrëveshjet“, thotë Malinovski.

 

 

Aleksandar Stojkov edhe profesor edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit

 

Përveç për Stajkoviqin, ekspertët kanë njohur konfliktin e interesave edhe tek Aleksandar Stojkovi, prodekan për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fakultetin “Justiniani i Parë” në Shkup. Ai është gjithashtu anëtar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit.

 

Sipas Slagjana Tasevës, ish-kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit, me rastet e këtilla hapet punë për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Marrjen e pagës nga dy vende buxhetore e ndalon Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave. Praktika e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në këto raste është që të vendosë masa për pezullimin e njërit prej funksioneve ose paralajmërim  publik, nëse ky rekomandim nuk respektohet. Nuk ka asnjë sanksion tjetër që do të ishte më i përshtatshëm dhe detyrues“, thotë Taseva.

 

Nga Komisioni Kundër Korrupsionit nuk kemi marrë një përgjigje nëse është nisur procedura apo janë ndërmarrë masa kundër Stojkovit për shkak të konfliktit të interesave. Ai deri tani ka qenë anëtar i Bordit kombëtar të Akreditimit për Arsimin e Lartë në Republikën e Maqedonisë, anëtar i Bordit drejtues për Mbikëqyrjen e sigurimit të financuar kapital pensional, anëtar i Bordit mbikëqyrës të Postës së Maqedonisë, anëtar jo ekzekutiv i Bordit të drejtorëve të kompanisë së deritanishme T-Mobile dhe anëtar i Bordit mbikëqyrës të kompanisë OHIS.

 

U përpoqëm për të realizuar kontakt me Stojkovin dhe ta pyesim për anëtarësim tij në Telekom, por në telefonin e Fakultetit Juridik në Shkup nuk u përgjigj askush.

 

Nga përbërja aktuale e përfaqësuesit të Maqedonisë në Telekom, arritëm të realizojmë kontakt me këshilltarin më të fundit të kryeministrit në qeverinë e ish-ministër i Arsimit, Pançe Kralev.

 

Ai tha se nuk dëshiron të japë deklarata në emër të kompanisë dhe tha që t’i drejtohemi kompanisë Telekom për deklarata zyrtare. Kralevi na konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i mëparshëm si këshilltar i kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të konfliktit të interesave. E pyetëm edhe çfarë e ka motivuar atë që të pranojë funksionin e presidentit në Telekom, por na dha përgjigje se nuk dëshiron të japë deklarata lidhur me Telekomin.

 

Infografik : Kush është anëtar i menaxhmentit dhe Bordit të nadzonite shtetërore dhe ndërmarrjet publike

 

gradski parking logo

Qyteti Parking Shkup

 

 

 

 

            logoPARKOVIIZELENILO Parqet dhe gjelbërim Shkup    

 

 

 

mktv1

Radio Televizioni i Maqedonisë

 

 

 

    agencija za energetika Agjencia e Energjisë        

 

 

 

 

 

logoBig

Agjencia për rrugë shtetërore

 

    fzom-logo FONDI I SIGURIMIT SHËNDETËSOR        

 

 

 

 

 

Drzaven Studentski Centar Skopje kolor.ai

SHTETËRORE STUDENT CENTER SHKUP

 

 

 

 

 

            MZ insfrastruktura MR INFRASTRUKTURA        

 

 

 

 

 

makedonska radiodifuzija

Transmetimeve maqedonas

 

 

 

 

 

 

 

 

 

          mepso-logo MEPSO      

 

 

 

 

mia MIA    

 

дерматологија

University Clinic of dermatologji

 

 

 

 

 

          parkinzi-opstina-centar Parking Centar          

 

 

 

 

 

 

jsp_logo

Ndërmarrje Transporti publik Shkup

 

 

 

 

 

 

 

              makedonijapat_logo1 Makedonijapat        

 

 

 

 

 

Mk-sumi-logo

Pyjet e Maqedonisë

 

 

      agencija-za-film Agjencia film