Data e sotme
September 27, 2020

Pa koncepte të politikës së jashtme

Platformat zgjedhore të partive politike shqiptare nuk përfshijnë ide konkrete të zgjidhjes së shumë problemeve. Për më shumë se dy dekada, kanë qëndruar jashtë sferës,zbatimit dhe integrimit diplomatik

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në fund të prillit, partitë politike shqiptare në Maqedoni BDI, PDSH dhe RDK i kanë shpalosur programet e tyre nëpër takime të ndryshme me qytetarët. Hapësirë të veçantë zënë integrimet Euro-Atlantike dhe fqinjësia e mirë me shtetet e rajonit.

Partitë dhe liderët e shohin ardhmërinë e Maqedonisë të anëtarësuar në BE dhe NATO, dhe në plan programt e tyre zgjedhore një gjë e tillë potencohet si një ndër çështjet më strategjike. Sa të përgatitura janë partitë tona në këte aspekt? Cili është programi i tyre për politikën e jashtme të Maqedonisë? A e konsiderojnë ata politikë të jashtme vetëm aderimin në BE dhe NATO? Dilemat fillojnë që nga konceptimi i politikës së jashtme, formulimi dhe konkretizimi diplomatik.

 

Platformat partiake jashtë MPJ-së

 

Sidoqoftë të gjitha partitë bashkohen rreth mendimit se problemi i emrit është një rast serioz i cili duhet të zgjidhet në një afat kohorë shumë të shkurtër.

Defakto nuk mund të pritet shumë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit nga ana e partive politike shqiptare”, thotë analisti dhe profesori universitar Sefer Tahiri, sepse sipas tij, politika e jashtme e Maqedonisë nuk varet shumë nga partitë shqiptare pjesmarrëse në pushtet.

sefer

Sefer Tahiri

VMRO-DPMNE-ja historikisht zbaton një politikë etnocentriste edhe në politikën e jashtme” tha Tahiri.

Ndërkaq analisti Edmond Ademi thotë se partitë politike shqiptare nuk interesohen për të bërë politikë të jashtme.

Të vetmen gjë që partitë shqiptare dijnë për politikën e jashtme ,është kur deklarohen se janë për në BE dhe NATO.Fakti që në historinë 23 vjeçare të diplomacisë maqedonase asnjë shqiptarë s’ka qenë minister i Jashtëm, tregon se sa interes kanë pasur ata për politikë-n e jashtme”, tha Ademi.

Programet e tyre zgjedhore tregojnw mungesë strategjie se si do t’i zgjidhin çështjet e hapura të Maqedonisë. Ndërkohë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e shpalosi platformën zgjedhore dhe të qeverisjes (2014-2018)

Kreu i BDI-së gjatë vitit 2013, bëri një varg vizitash diplomatike për të senzibilizuar dhe ‘tejkaluar’ problemin me Greqinë.Në platformën partiake vazhdimisht theksohet rëndësia e anëtarësimit të shtetit në BE dhe NATO-, por nuk jepen ide konkerete të zgjidhjes dhe akomodimit gjeopolitik tw shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim, me të gjithë partnerët e vet do të angazhohet që në kontinuitet të plotësohen të gjitha standardet, të cilat i kërkon NATO, nga aspekti logjistik e deri te sistemet e reformuara të mbrojtjes”, thuhet në platformën e BDI-së.

Partia Demokratie Shqiptare (PDSH) në opozitë, në programin e saj të quajtur Marrëveshja e Re Politike” potencon që e gjithë kjo marrëveshje është përpiluar në vlerat të BE-së ku zbatimi i kësaj marrëveshje do të thotë përcaktim strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe BE.Në platfromën e kësaj partie po ashtu nuk ka diçka specifike në lidhje me politikën e jashtme dhe strategjitë afatgjate.

Poashtu PDSH në kuadër të partisë ka Sekretariatin për Politikë të Jashtme, që ndër të tjera ka pwr qëllim bashkëpunimin me sekretariatet e partive simotra në të gjithë hapësirën shqiptare, zhvillimin e marrëdhënieve me instuticionet e karakterit ndërkombëtar dhe rajonal si dhe kontakte me diasporën shqiptare.

Partia më e vogël opozitare Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në platformën e saj ka një paragraf të veçantë ku theksohet rëndësia e politikës së jashtme në raportet rajonale dhe ndërkombëtare. Në programin dhe platforëm partiake thuhet se RDK konsideron se studimet strategjike, analizat e skenarëve tё ndryshёm dhe projeksionet e ardhshme nё relacionet ndёrkombёtare janё tё njё rёndёsie tё veçantë nё zhvillimin e mjeteve tё politikёs sё jashtme”.Në programin partiak nuk potencohet qartë se si mund të zhvillohen konceptet e politikës së jashtme të kësaj partie në kuadër të diplomacisë së vendit.

 

Profesionalizëm partiak-etnik në diplomaci

 

Përkundër përshkrimeve teorike,programet e partive politike shqiptare ngelin të pazbatuara.Analisti Sefer Tahiri spjegon se ka shpërputhje për sa i përket profesionalizimit të diplomacisë.Duhet të këmbëngulet që njëri ndër kushtet për pjesëmarrje në qeverisje të jetë rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në fushën e diplomacisë”

Edmond

Edmond Ademi

Partia në pushtet zbaton politikë partiake të ekipimit të kuadrove, si në përzgjedhjen e kuadrove në Ministrinë e Jashtme po ashtu edhe në përzgjedhjen e diplomatëve në përfaqësistë e jashtme diplomatike”,tha Tahiri.

Se sa të angazhuar janë partitë tona në aktivitetet diplomatike, ky fakt vërehet me përfaqësuesit partiak-shtetërorë , që përveç vizitave apo pjesmarrjeve nëpër ngjarje të ndryshme, që zhvillohen në Kosovë ose në Shqipëri (me raste të rralla në Turqi) nuk marrin pjesë në organizime të ngjajshme në ndonjë shtet tjetër. Sëkëndejmi Ademi thekson se asnjëra nga partitë shqiptare në Maqedoni nuk është anëtare fuqiplotë apo vëzhguese tw grupimeve politike të Evropës.

Në vendin tonë përvëç LSDM-së që është pjesë e Euro-Socialiste (PES) dhe VMRO-DPMNE-së pjesë e EPP, asnjëra nga partitë vendase nuk është pjesë e partive popullore si EEP, LiberalDemokratëve ELDR-ALDE ”,nënvizoi Ademi.

Në fund kur flasim për politikën e jashtme, që në të vërtëtë përfshinë të gjitha kapacitetet shtetëtore dhe diplomatike, partitë politike shqiptare në Maqedoni me platformat e tyre, për më shumë se dy dekada, kanë qëndruar jashtë sferës,zbatimit dhe integrimit diplomatik.

bajrami@inbox7.mk