Data e sotme
December 12, 2019

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në kaos: luftë ose mbrojtje e korrupsionit?

Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka fletë anketuese që janë publikuar në mënyrë publike për pronat e Sasho Mijallkovit, Mile Janakieskit, Gordana Jankullovskës, Ivo Kotevskit, dhe Goran Trajkovskit. Musa Xhaferi ka dy fletë anketuese, ndërsa Katica Janeva deri pak kohë më parë ka pasur 80.000 euro në një bankë që nuk ekziston në Maqedoni

Të dhëna që nuk janë të azhurnuara, fshihje të gjendjeve pronësore të ish-funksionarëve dhe një listë të gjatë të të zgjedhurve aktualë të cilët nuk i kanë dorëzuar fletët anketuese. Këtë gjendje e jep baza e të dhënave e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kur ndonjë qytetar do të përpiqet të dihet se si punon trupi që është përgjegjës për të mbrojtur nga keqpërdorimi parat e tyre nga ana e funksionarëve të shtetit.

mijalkov

Sasho Mijallkovit

Në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk mund të gjenden të dhëna për gjendjen pronësore të Sasho Mijallkovit, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe kushëriri i parë i kryeministrit Nikolla Gruevski. Të dhënat mungojnë dhe për ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-Ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësin e saj, Ivo Koteski, si dhe për ish-drejtorin e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Goran Trajkovski.

Edhe pse nuk janë më ministra, në KSHPK-në gjenden fletët anketuese me gjendjen e tyre pronësore për ish-Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski dhe ish-Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Për dallim nga funksionarët e lartpërmendur, të cilët deri pak kohë më parë ishin pjesë e qeverisë së Nikolla Gruevskit, për këshilltarët e komunave nuk ka falje, pronat e tyre janë nën vëzhgimin e Komisionit Anti-Korrupsion. Sidomos në qoftë se janë anëtarë të opozitës.

Unë jam anëtar i këshillit të një komune rurale. Kur u zgjodha në këtë post, nuk kisha asnjë pronë. Çdo gjë që e posedonim, ishte pronë e babait tim. Më ka ardhur një formular nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më kanë dërguar në gjykatë dhe kam paguar një gjobë prej 350 eurosh. Përveç kësaj, kam paguar edhe harxhimet gjyqësore  dhe disa herë kam udhëtuar për në Shkup, kështu që doli se gjoba ishte me vlerë prej 500 eurosh“, thotë një këshilltar nga opozita, i cili deshi të mbetet anonim.

 

Funksionarë të paralajmëruar në vitin e fundit

 

Nga tabela shihet se mbi 85% e funksionarëve të paralajmëruar janë nga komunat e vogla rurale, ku gjasat për keqpërdorimin e parave janë shumë të vogla. Mbi 90% janë këshilltarë komunalë të cilët posedojnë firma të vogla familjare.

Nga funksionarët më të lartë është paralajmëruar Donka Markovska, e cila është anëtare e Bordit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ELEM-it dhe Vele Samak, për punësimin e gruas së tij në një prej investimeve të huaja, të cilin e ka sjellë në Veles.

 

“Gabimet” e Komisionit

 

Në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka shumë gabime dhe konfuzione. Nga hulumtimi, të cilin e ka kryer Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia, ju prezantojmë vetëm disa prej tyre.

Katica Janeva aktuelna imotna sostojba

Katica Janeva, kreu i Prokurorisë Speciale ka raportuar 80.000 euro të bashkëshortit të saj në Bankën Kreditore. Por, kjo bankë nuk figuron në listën e bankave të regjistruara në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë .

Kjo e dhënë më vonë është fshirë nga faqja e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe një institucion të tillë dhe një shumë të tillë tani nuk ka në fletën anketuese të Janevës. Musa Djaferi na DKSK

Një konfuzion krijon edhe prezantimi i gjendjes pronësore të zëvendës Kryeministrit të Qeverisë, Musa Xhaferi. Në faqen e internetit të Komisionit Anti-Korrupsion, për Xhaferin ka dy fletë anketuese. Njëra si zëvendës-president, kurse tjetra si deputet.

 

 

Komisioni Shtetëror për “Nxitjen” e Korrupsionit

 

Rolin dhe funksionin që e kryejnë anëtarët aktualë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit aspak nuk korrespondon me detyrat, mendon Sllagjana Taseva në një intervistë për SCOOP- Maqedonia.

slagana-taseva-intervju-za-top

As nuk e shoh, as nuk e dëgjoj, e as nuk dua ta vlerësoj punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ajo nuk ekziston. Thjesht nuk ekziston“, thotë Taseva.

Sipas saj, anëtarët e Komisionit “thjesht janë tërhequr në ilegalë, kanë marrë statusin profesional dhe tani kënaqen me të”.

Ata kurrë nuk janë në punë e as dikush ka parë se punojnë diçka. Zyrtarisht shteti ka një komision anti-korrupsion, por në qoftë se e hapni faqen e tyre të internetit do të shihni se ata merren me njëfarë projektesh për integritet apo për punimin në nivel lokal“, thotë Taseva.

Ajo shton se nga Komisioni asnjëherë nuk ka një përgjigje konkrete për pyetjen e konfliktit të interesit, për korrupsionin. “Nëse vazhdojnë kështu, do të kontribuojnë që ky institucion të mbyllet. Nuk i shërbejnë askujt dhe për asgjë”, shton ajo.

Ish-anëtari i përbërjes së parë të Komisionit, Dragan Malinovski, dyshon se pas heshtjes fshihen skandalet e korrupsionit.

Sa më i mbyllur është pushteti dhe institucionet, aq më e madhe është gjasa për korrupsion. Nëse nuk është korrupsioni, as nuk do të ketë nevojë për heshtjen  e institucioneve para opinionit. Sa më të mbyllura janë institucionet, aq më të mëdha janë gjasat për korrupsion. Fshehtësia është mikja më e madhe e korrupsionit“, thotë Malonovski.

Sipas Vanja Mihaillovës, ish-anëtarja e Komisionit Anti-Korrupsion, vendi ka obligim për të luftuar kundër korrupsionit para Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe Bashkimit Evropian, por ai nuk e bën atë.

Me vetë atë që qeveria nuk lufton kundër korrupsionit, e nxit atë“, mendon ajo, duke shtuar se “Është më i nevojshëm vullneti politik te pushteti që të zbatohet në praktikë legjislacioni kundër korrupsionit”.

Unë nuk shoh një vullnet të tillë te ky pushtet. Kur unë isha anëtare e Komisionit Anti-Korrupsion, funksionarët e respektuan atë dhe patëm shumë raste ku funksionarë paraqiteshin në Komisioni më herët dhe pyesnin nëse do të kishte një konflikt interesi në qoftë se shkonin në një post tjetër. Ky komision tani është vetëm një pro formë“, thotë Mihaillova.

Derisa qytetarët kërkojnë një përgjigje për pyetjet e tyre, anëtarët e Komisionit Anti-Korrupsion gjithnjë e më shumë janë duke u bërë të padukshëm për opinion.

Në listën e perceptimit të korrupsionit të cilën e përgatit Transparency International, Maqedonia është në vendin e 64-të. Vendi ka një legjislacion të mirë për të luftuar korrupsionin, por ai nuk zbatohet. Veçanërisht ka kritika për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, në një pjesë të veçantë është theksuar se lufta kundër korrupsionit qëndron në vendnumëro.

Nuk është arritur asnjë progres në vitin e kaluar. Korrupsioni mbetet i përhapur. Nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin. Përzierja në punën e organeve pengon aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë proaktive dhe jo selektive, veçanërisht në rastet e nivelit të lartë. Nevojiten masa efektive dhe zbatimi i ligjit, veçanërisht në punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit“, thuhet në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit në vitin 2015.

Në të njëjtin raport thuhet se dënimet për funksionarët janë shumë të rralla, të cilët duhet të paguajnë një tatim prej 75 për qind në qoftë se nuk mund ta dëshmojnë prejardhjen e parave për pronën të cilën e posedojnë. Një procedurë e tillë në vitin e fundit nuk është evidentuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Anëtarët e Komisionit Anti-Korrupsion janë memecë, korrupsioni ka lulëzuar

 

Personi që është përgjegjës për kontakt në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Sllavko Gjorgjievski nuk është në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë, në qoftë se duan të parashtrojnë një kërkesë me gojë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. Sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, në Nenin 11 thuhet se personat që janë përgjegjës për ndërmjetësim me informacione të karakterit publik janë të detyruar t’u ofrojnë ndihmë gjatë kërkimit të informacioneve në këtë mënyrë apo në mënyrë tjetër. Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia shumë herë është përpjekur për të kërkuar informacione të karakterit publik nga Gjorgjievski, personi i cili në Komisionin për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik është i regjistruar si një ndërmjetësues në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Por, përpjekjet tona përfundonin në zyrën e portierit. Nga zyra e portierit çdoherë na thoshin që kërkesat t’i parashtrojmë në formën e shkrimit. Edhe pse sipas nenit 13 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, ne kemi të drejtë të parashtrojmë një kërkesë gojore deri te institucionet, por megjithatë këtë të drejtë ekipi i SCOOP-it nuk mund ta realizonte në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ne nuk kemi marrë as përgjigje me shkrim nga Komisioni. Për pyetjet e qarta dhe decide nga Komisioni Shtetëror kemi marrë një përgjigje në formën e “kërkesës për plotësimin e kërkesave me qëllim”. Ne u përpoqëm për të biseduar me Goran Milenkovin, Kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk kemi pasur sukses të arrijmë deri tek ai. Me telefon e kemi kërkuar edhe Antonija Andonovën, personi përgjegjës për marrëdhënie me opinionin, por askush nuk u përgjigj në numrin e telefonit të saj mobil.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

lefkov@yahoo.com