Data e sotme
September 21, 2018

Për shpenzimet e udhëtimit janë shpenzuar 7.4 milion euro: deputeti Naumovski ka marrë para sikur të vijë me makinë nga Australia në Maqedoni

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë nga njësia zgjedhore Azia dhe Australia, Vasko Naumovski, është pothuajse i panjohur për opinionin vendas. Rrallë paraqitet për fjalim në foltore, për replikë apo për të parashtruar një pyetje parlamentare. Por, nëse gjykohet sipas shumave të cilat i ka marrë për të udhëtuar nëpër vendin, padyshim se ai është më aktiv në terren sesa në karrigen parlamentare.

Vasko-Naumovski

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri në informatat me karakter publik, ka siguruar të dhëna të cilat tregojnë se Naumovski ka arritur të marrë një shumë të pabesueshme prej 971.474 denarësh, apo 15.800 eurosh nga arka e Kuvendit nga tetori 2014 deri në tetor 2015 për shfrytëzimin e makinës personale për qëllime zyrtare në Maqedoni.

Naumovski nuk ishte në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me mënyrën se si i merr këto para. Ekspertët, megjithatë, thonë se marrja e parave për shpenzimet e udhëtimit nga Naumovski është e dyshimtë, sepse del sikur të vijë me makinë nga Melburni në Shkup për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Sllavko Llazevski, ish-president i Qendrës për Politikat Tatimore dhe bashkëpunëtor i Nikolla Gruevskit në Ministrinë e Financave, konsideron se kjo mënyrë e marrjes së parave të kompensimeve është e keqe.

slavko-lazevski

“Ka një kaos të vërtetë dhe paqartësi në rregulloren rreth kompensimeve për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare. Ky ligj u miratua në vitin 1990 në ish-Jugosllavi. Ai është ndryshuar 13 herë. Ajo përqindje prej 30% nga çmimi për një litër të karburantit për çdo kilometër të kaluar, Zoti e di se nga është“, thotë Llazevski.

Gjithsej 577 mijë euro janë shpenzuar nga ana e 63 deputetëve gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, ose nga 9 mijë veç e veç, vetëm në bazë të “shfrytëzimit të automjetit personal për qëllime zyrtare”. Gjatë një viti, Kuvendi ka mesatarisht rreth 150 ditësh pune. Me kusht që të mos mungonin asnjë ditë, del se deputetët kanë marrë nga 61 euro për çdo ardhje në punë me automjetin personal. Në listë nuk janë deputetët e opozitës, për shkak se deri në shtator të vitit 2015 ata bojkotuan punën e Parlamentit.

SCOOP-Maqedonia në fillim të këtij viti e para e ka hapur skandalin me shumat enorme të cilat i marrin deputetët për shpenzimet e udhëtimit, duke publikuar se për vetëm 11 muaj të vitit 2014, për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve janë paguar 1 milion euro. Për këtë periudhë, një pjesë e deputetëve kanë marrë shumën prej mbi 20 mijë eurosh  për të ardhur në punë.

 

Rekorderë për shpenzimet e udhëtimit

 

Deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov është për ndryshimin e modelit për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit.

Pavle-Trajanov

Secili është përgjegjës për vete dhe kjo mund të pastrohet shumë lehtë, kurse deputetët që e kanë bërë atë duhet të mbajnë një përgjegjësi morale, politike dhe çdo lloj tjetër përgjegjësie. Askush nuk guxon të bëjë aktivitete kriminale në dëm të dinjitetit të Parlamentit“, thotë Trajanov.

Sipas tij, në Parlament flitet se ka deputetë të caktuar nga brendësia e vendit që kanë zhvilluar skema se si të arrijnë deri te faturat fiskale të pagesave rrugore për të treguar se kanë udhëtuar në atë relacion, edhe pse fizikisht ata nuk kanë udhëtuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Gjevgjelia, Dragi Cuklev edhe këtë vit është rekorder për paratë e marra për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare. SCOOP edhe paraprakisht ka hulumtuar se si Kuvendi e shpenzoi buxhetin gjatë vitit 2014, kështu që Cuklev edhe vitin e kaluar rezultoi si fituesi më i madh i parave për këtë qëllim.  

Në llogarinë e tij nga tetori i vitit 2014 deri në tetor të vitit 2015 kanë arritur 1.1 milion denarë ose rreth 18.500 eurosh. Ai edhe vitin e kaluar ka marrë rreth 25.000 eurosh dhe ishte deputeti me më shumë para të marra nga arka e Kuvendit.

Listën e deputetëve që kanë marrë më shumë para për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare, krahas Cuklevit e udhëheqin edhe Kërsto Mukoski, Romeo Trenov, Sasho Vasilevski, Silvana Boneva, Momçillo Avramovski, Ljiljana Zlaturoska dhe Ramiz Merko.

 

Shpenzimet e udhëtimit e deputetëve ( October 2014 – tetor 2015 )

-Qyteti ose emrin e deputetit për më shumë detaje . Zoom në për të parë më shumë anëtarë të një komune-

 

 

Asnjë prej këtyre deputetëve nuk ka dashur të flasë për këtë temë. Heshtje ka edhe në partitë e tyre amtare.

Sipas të dhënave që i kemi marrë nga Kuvendi i RM-së, shpenzimet e fundit të paguara për udhëtim janë deri në gusht të vitit 2015. Në këtë periudhë, deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancat, nuk kanë marrë para për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare, por rregullisht i kanë marrë pagat, edhe pse nuk ka marrë pjesë në punën e tij.

 

Legjislacioni, i pjekur për remont

 

Formula për llogaritjen e shpenzimeve të udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare është 30% prej çmimit për një litër të karburantit për çdo kilometër të kaluar. Një deputet nga Gjevgjelia, për vajtje deri në Shkup dhe përsëri për kthim, për seksionin me gjatësi prej 155 km merr nga 5.800 denarë.

Sipas Sllavko Llazevski, kjo llogaritje nuk është e mirë.

Kjo formulë nuk reflekton nevojën kontabiliste për paraqitjen reale kontabiliste të ngjarjes. Nevojitet vetëm një rregullore krejtësisht të re për këtë çështje. Ajo duhet të ndryshojë, por unë nuk shoh asnjë dëshirë te deputetët për të ndryshuar këtë legjislacion“, thotë Llazevski.

Ai mendon se legjislacioni i tërësishëm në pjesën e kompensimeve të pagës është i pjekur për një remont të plotë.

Në bisedat e përgjuara për pushtetin, të cilat i publikoi opozita apo të ashtuquajturat “bomba”, në një bisedë, gjoja midis Ministrit të Financave Zoran Stavrevski dhe ish ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska, ai paralajmëroi se do të shfuqizojë këtë rregullore:

Këtë gjë me deputetët që është kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, ato 30%, do ta ndryshojë. Do të iniciojë ndryshimin, do të hyj në konflikt me të gjithë atje”, janë gjoja fjalët e Stavrevskit në njërën prej “bombave“.

 

Para të shpenzuara për rikonstruksionin e 7 spitaleve

 

Sipas numrave deri te të cilët ka ardhur SCOOP-Maqedonia në bazë të Ligjit për qasje të lirë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka paguar 7.4 milionë euro për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare të deputetëve në 10 vitet e fundit. Me këto para mund të ndërtoheshin 5 shkolla të reja me kapacitet prej 2.600 fëmijësh dhe 30 kopshte fëmijësh me kapacitet për t’u kujdesur rreth 3.000 fëmijësh. Gjithashtu, mund të bëhej një rikonstruksion të 7 spitaleve të përgjithshme në të gjithë vendin, të cilat janë në gjendje të tmerrshme.

 

 

Shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjtetit personal për qëllime zyrtare

Viti  në denarë   në euro 
2006                         25,263,145,00                       410,115,99
2007                         73,335,695,00                    1,190,514,53
2008                         45,971,770,00                       746,294,97
2009                         19,545,393,00                       317,295,34
2010                         27,779,389,00                       450,964,11
2011                         52,399,684,00                       850,644,22
2012                         51,855,920,00                       841,816,88
2013                         60,372,462,00                       980,072,44
2014                         55,538,186,00                       901,593,93
2015* deri në gusht                         47,249,648,00                       767,039,74
Gjithsej    459,311,292,00   7,456,352,14

 

Se janë shpenzuar shumë para konfirmojnë edhe ekspertët. Sipas Sllavko Llazevskit, me ato para do të ndërtoheshin 80 banesa në Shkup.

Me këtë model, Kuvendi i RM-së do të ketë në pronësi banesa me vlerë prej 4 milionë eurosh dhe në 40 apo 50 vitet e ardhshme do t’i vendosë parlamentarët. Në zotërimin e tij do të ketë edhe një park automobilash prej 80 automjetesh me vlerë prej 2 milionë eurosh”, thotë Llazevski.

Me këtë vendim pajtohen edhe një pjesë e deputetëve.

Në këtë mënyrë do të kemi deputetë të mbrojtur me dinjitet dhe me kushte të shkëlqyeshme për punë. Sipas modelit të tanishëm, ne kemi deputetë të cilët janë duke pritur për një faturë për pagesën rrugore që të mund të marrin para për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare“, thotë Tito Petkovski, lider i PRSD-së.

Rreth 85 deputetësh në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë nga brendësia e vendit dhe nga diaspora. Për t’u siguruar qëndrim në Shkup, shteti mund të ndërtojë banesa për ta në Shkup, të cilat do të kushtojnë më pak se sa ka dhënë ai për shpenzimet e udhëtimit.

Nëse shteti përcakton lokacionin dhe vendi është i liruar nga pagesat komunale, kompanitë ndërtimore me të cilat SCOOP-Maqedonia ka bërë një konsultim, janë të gatshme të ndërtojnë banesa me një çmim prej 300 deri 450 euro për metër katror apo për një banesë prej 100 metrash katrorë rreth 40.000 deri 50.000 euro. Për 85 banesa shteti do të duhet të ndajë prej 3 deri 4 milionë euro.

 

 

Nga zgjidhja evropian deri te modeli kriminal

 

Petkovski mendon se ajo formulë për llogaritjen e shpenzimeve të udhëtimit kufizohet me krimin.

Shumë deputetë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë para, janë të gatshëm për të kryer edhe krim me ato shpenzime”, thotë Petkovski. “Unë kam qenë kryetar i Kuvendit nga viti 1996 deri në vitin 1998, dhe kemi marrë një vendim që të blihen banesa për qëndrim zyrtar. Të gjithë deputetët e asaj periudhe shfrytëzonin banesa zyrtare. Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 1998, kur VMRO-ja erdhi në pushtet, disa kanë keqpërdorur këtë vendim dhe filluan t’i blejnë banesat. Kjo ide ishte e ngjashme si në shumë vende evropiane. VMRO-ja kur erdhi në pushtet e shfuqizoi atë vendim dhe i shiti banesat e Todor Petrovit dhe shumë të tjerëve si ai për çmime të lira dhe ajo punë u prish“.

 

Çmimi mesatar i dizelit në 10 vitet e fundit

 

 

Ai shton se ky model është shumë më i lirë se sa modeli i tanishëm.

Një ideja të ngjashme ka edhe deputeti Pavle Trajanov.

Unë kërkoja që të ketë një hotel për deputetët në Shkup, por nuk mora pëlqim për të. Me këtë, do të kurseheshin shumë para dhe do të rritej efektiviteti i Parlamentit si institucion. Një model të tillë ka pasur më parë në Gjermaninë Perëndimore“, thotë Trajanov.

Ai nuk pajtohej me idenë që të jepen banesa shtetërore për deputetët, por që akomodimi i tyre në Shkup të jetë në një kompleks, ku ata do të kishin një dhomë hoteli për akomodim dhe hapësira të tjera si bibliotekë, mensë, sallë për mbledhje, etj., ku deputetët pandërprerë do të përgatiten për seancat parlamentare.

 

 

Milloshoski këtë vit pa shpenzimet e udhëtimit

antonio-milososki

 

Nënkryetari i Kuvendit të RM-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski vitin e kaluar nuk ka marrë asnjë denar për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare. Më parë ai ka marrë rreth 7.000 eurosh në këtë bazë, edhe pse sipas ligjit i takon një automjet zyrtar dhe një shofer zyrtar.

Megjithatë, në llogarinë e Milloshoskit këtë vit janë paguar 1.600 euro për shpenzime dhe kompensime të tjera. E kërkuam për të dhënë një deklaratë dhe të na shpjegojë se për çfarë janë këto shpenzime, por nuk morëm përgjigje.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk