Data e sotme
December 9, 2019

Punësimet parazgjedhore: Më shumë se 1.000 punëtorë të rinj komunalë vetëm për dy vjet

Ohri dhe Struga janë rekorderë sipas numrit të të punësuarve në ndërmarrjet komunale. Më shumë njerëz janë të punësuar në Proakva. Për 10 vite numri i të punësuarve në ndërmarrjet komunale të Ohrit është rritur nga 202 të punësuar në vitin 2005 në 774 persona në vitin 2014, ose për 4 herë


DOKUMENTACIONI


Makineri të vjetruara, efikasitet të zvogëluar dhe qytetarë të pakënaqur. Ky është imazhi i ndërmarrjeve komunale, te të cilët me sa duket asgjë nuk ndryshon, përveç numrit të të punësuarve.

Hulumtimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia tregoi se për të gjitha  zgjedhjet rritet numri i punëtorëve komunalë. Kështu, në vitin 2005 në ndërmarrjet komunale kanë punuar 6.034 punëtorë komunalë, në vitin 2008 dhe 2009 në prag të zgjedhjeve lokale janë punësuar 1.000 njerëz shtesë. Më shumë se 1.000 njerëz janë punësuar edhe para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik, kemi dërguar një kërkesë deri te të gjitha ndërmarrjet komunale përmes komunave, të cilat janë themeluesit e tyre, ndërsa kemi marrë përgjigja nga 61 komuna. Numri i përgjithshëm i banorëve që jetojnë në komunat të cilat kanë dorëzuar përgjigje është 1.715.000.

 

 

Arsyet për gjendjet e këtilla duhet të kërkohen në politikë”, konsideron Jane Vërteski, konsulent menaxhimi për zhvillimin e ndërmarrjeve komunale dhe pronar i kompanisë konsulente Balkan Development Solutions.

Jane Vrteski

“Numri i të punësuarve në ndërmarrjet komunale është më i madh se numri i nevojshëm për përmbushjen e obligimeve të cilat i kanë këto ndërmarrje publike. Për shkak të presionit për punësime politike, të njëjtat nuk kanë staf cilësor për të kryer detyrat përkatëse të punës”, shton ai.

 

 

 

 

NUK KA PARA PËR PAJISJET

 

Përderisa komunat e rrisin numrin e të punësuarve në ndërmarrjet komunale para çdo cikli zgjedhor, cilësia e shërbimeve dhe pajisjet në këto ndërmarrje është në rënie. Automjetet për mbledhjen e mbeturinave janë të vjetra edhe nga disa dekada. Të rralla janë disa komuna, kryesisht nga Maqedonia lindore, të cilat kanë shfrytëzuar fondet e huaja për të blerë ndonjë kamion për mbledhjen e mbeturinave.

Sipas analistit ekonomik Zoran Vitanov, premtimet parazgjedhore janë të dëmshme për zhvillimin e komunave.

Zoran-Vitanov

Edhe fëmijët e vegjël e kanë të qartë se bëhet fjalë për punësime partiake. Bëhet fjalë për një politikë egocentrike, ku ata nuk janë të interesuar për interesin e përgjithshëm“, thotë ai.

Vitanov konsiderohet se askush nuk bën llogari as për logjikën ekonomike në menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve.

As kryetarët e komunave, e as partitë nga vijnë ata nuk i intereson logjikën ekonomike. Pa marrë parasysh se nga cila parti vijnë, të gjithë kanë të njëjtin koncept. Punësimet e tilla janë tërësisht kundër-produktive“, nënvizon Vitanov.

Analisti ekonomik nga Shtipi, Stojçe Samarxhiski, thotë se strukturën e këtillë të keqe të punësimeve partiake në fund, megjithatë, do ta paguajnë qytetarët.

Dëmet nga punësimet partiake në komunat janë shumë të mëdha. Qytetarët i paguajnë këta njerëz nëpërmjet faturave për shërbimet e kryera komunale, dyfishtë apo trefishtë, kurse nga ana tjetër, ata i rrisin edhe harxhimet fikse në ndërmarrjet“, konsideron Samarxhiski.

Ai shton se në disa ndërmarrje ka më shumë administratë sesa punëtorë operativë.

Nga ana tjetër, Igor Spasovski, Kryetar i Bordit të ADKOM-it – Shoqata e Ndërmarrjeve  Komunale Publike të Maqedonisë, thotë se gjendja në ndërmarrjet komunale është në një nivel shumë të keq, por ka një arsyetim për numrin e rritur të të punësuarve. Ai mendon se ndërmarrja e obligimeve të reja ka imponuar edhe nevojën për punësime të reja.

igor spasovski

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve komunale punojnë në prag të rentabilitetit. Çmimi i shërbimeve të ndërmarrjeve komunale është sociale, e jo e tregut dhe kjo është arsyeja për gjendjen e keqe në të cilën gjenden ndërmarrjet komunale. Kjo e pamundëson funksionimin normal të ndërmarrjeve komunale dhe rëndon investimet në makineri dhe aktivitetet e tjera“, thotë Spasovski.

 

 

 

 

Pagat e të punësuarve nga xhepat e qytetarëve

 

Ohri dhe Struga janë rekorderë sipas numrit të të punësuarve në ndërmarrjet komunale. Më shumë njerëz janë të punësuar në Proakva. Për 10 vite numri i të punësuarve në ndërmarrjet komunale të Ohrit është rritur nga 202 të punësuar në vitin 2005 në 774 persona në vitin 2014, ose për 4 herë

Një rritje të numrit të të punësuarve në ndërmarrjet komunale ka edhe në Shtip. Komuna ka themeluar 4 ndërmarrje komunale. Për Zoran Kostovskin, këshilltar shumëvjeçar në Komunën e Shtipit, mbi-punësimi partiak nuk ndalet.

zlatko risteski

Punësime më të reja ka në ndërmarrjet lokale për pagesën e hapësirës së parkingut për automobila në qytetet. Tani atje punësohet ushtria partiake“, thotë Kostovski.

Një rritje të trefishtë të numrit të të punësuarve në 10 vitet e fundit ka në Pehçevë, Maqedonski Brod, Çuçer Sandevë dhe Prilep.

Nga qyteti i Kullave të Markos shpjegojnë se është rritur shumë vëllimi i punës në varrezat, përzgjedhjen e mbeturinave dhe veprimtaritë e tjera të sferës komunale.

NPK-ja Komunaleci i Prilepit, me rritjen e hapësirave të parqeve dhe të planit operativ për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në vendbanimet, kishte nevojë për punësim në të dyja departamentet Fshesarët dhe Parqet dhe gjelbërimet“, thotë Zllatko Ristovski, drejtor i NPK-së Komunaleci i Prilepit.

Për rritjen e numrit të të punësuarve në ndërmarrjet komunale të Prilepit në 10 vitet e fundit çdo qytetar i Prilepit duhet të ndajë 65 denarë shtesë në muaj vetëm për pagat.

Çdo qytetar i Ohrit për pagat e të punësuarve në ndërmarrjen komunale paguan nga 300 denarë. Këtë shumë qytetarët duhet ta ndajnë për 776 të punësuarit për çdo muaj. Më shumë të punësuar ka në Proakva 269, në NP Komunaleci i Ohrit ka 240, 105 ka në ndërmarrjen Niskogradba, Varrezat e qytetit 69, 63 ka në NP Biljanini izvori, 61 ka në Varrezat e Ohrit dhe 36 në Tregun e qytetit.

Pas qytetarëve të Ohrit, shumë paguajnë edhe qytetarët e Strugës, nga 230 denarë, qytetarët e Resnjës, Dojranit dhe Gjevgjelisë paguajnë nga 160 deri 190 denarë, ndërsa nga qytetet më të mëdha, Qyteti i Gostivarit për pagat e punëtorëve komunalë ndan vetëm 37 denarë në muaj.

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

lefkov@yahoo.com