Data e sotme
January 16, 2018

Misteri i një ndërtese: në qendër të Shkupit, por “e padukshme" për institucionet

Komuna e Qendrës nuk ka asnjë arkiv për ndërtesën e Telekom-it, një ndërtesë e dukshme tetëkatëshe që gjendet në qendër të Shkupit. E ndërtuar menjëherë pranë Urës së Gurit dhe e vendosur mu në sheshin Maqedonia, ​​kjo ndërtesë është “e mbështjellë” me një mister. Përveç palëve, askush tjetër nuk e di se për sa para është blerë toka, sa është tatimi që është paguar për këtë ndërtesë dhe sa janë taksat komunale që janë paguar për të. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajlloski nuk e di se cila është ndërtesa e Telekom-it.

 

Në arkivat e Komunës së Qendrës nuk ka asnjë kuti arkivi për objektin e përmendur, përkatësisht nuk ka kurrfarë materialesh, fotografish që të mund Shërbimet e  Urbanizmit të Komunës së Qendrës t’iu përgjigjen pyetjeve tuaja”, thuhet në përgjigjen zyrtare nga Komuna e Qendrës kërkesës të cilën SCOOP-Maqedonia e ka dërguar duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Dokument 1 Centar

Sipas njohësve të ligjeve vendore të cilët i ka konsultuar SCOOP, Komuna e Qendrës duhet të posedojë njëfarë informatash për një objekt të caktuar që pastaj për të njëjtin të lëshohet një vendim ndërtimi. Ata thonë se para se të lëshohet vendimi për ndërtim, një komision duhet të dalë në terren dhe të shohë se sa është sipërfaqja e objektit.

Ekspertët janë të bindur se për këtë objekt duhet të përcaktohet tatimi në pronë dhe për të përcaktuar këtë tatim duhet të dihet sipërfaqja e objektit.

 

Si Develop Grup inkason 33 milionë euro

 

telekom upravna zgrada tablaTelekomi i Maqedonisë, në Kuvendin e aksionarëve të mbajtur më 22 mars 2011, miratoi një vendim për zëvendësimin e 3 ndërtesave të tjera me ndërtesën aktuale administrative të kompanisë. Ish-pronar i ndërtesës së Telekom-it ishte Divelop Grup, firma e cila në dokumentet zyrtare qëndron se është në pronësi të Aleksandar Ivanovskit nga Shkupi. Emri i tij paraqitet edhe në disa kompani të tjera, si “Bet Kom”, “Noniet”, “Itali moda” dhe “Imka Inzhenering”.

Telekom-i ia ka dhënë ndërtesën aktuale Bankës Komerciale, ndërtesën aktuale dhe ndërtesën e Almako-s ia ka dhënë Bankës së Ohrit dhe ka paguar plus 16.6 milionë euro (në 6 këste vjetore) për selinë aktuale të Telekom-it.

Komercijalna Mepso i Ohridska (7)

Bankës Komerciale

Vlera e përgjithshme e vlerësuar e ndërtesës aktuale të Telekom-it është 37.3 milionë euro. Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj ndërtese është 5.500 metra katrorë.

 

Nëse supozohet se vlera ndërtimore është rreth 500 eurosh për një metër katror, ​​rezulton se vlera ndërtimore e parcelës është rreth 3 milionë eurosh.

 

Kompania Develop Grup dy vjet më vonë ia shet njërën ndërtesë Bankës Komerciale për 9.8 milionë euro. Ndërsa Bankës së Ohrit ia shet ndërtesën vetëm dy vjet më vonë për një çmim dyfishtë më të madh – e merr për 3.7 milionë, kurse e shet për 5.7 milionë euro.

Komercijalna Mepso i Ohridska (5)

Develop Grup fiton nga ky transaksion gjithsej rreth 33 milionë eurosh dhe përveç kësaj në pronësinë e tyre mbetet ndërtesa e Almako-s.

Gjithsej nga transaksioni me Telekom-in, ku shteti është aksionari i dytë me një pjesëmarrje prej 35%, rezulton se Develop Grup ka fituar 30 milionë euro.

 

MINISTRI “NUK E DI” SE CILA ËSHTË NDËRTESA E TELEKOM-IT

 

“Kush janë pjesëmarrësit e ankandit për shitjen e PK-së 12072/4 në komunën kadastrale Qendër? Cilat taksa komunale janë paguar për PK-në 12072/4 (Ndërtesa e Telekom-it) dhe cila firmë i ka paguar taksat komunale? Marrëveshjet e shitblerjes që nga ndërtimi e deri te pronari aktual i objektit të PK-së 12072/4”.

min transport vrski tabla

Këto kërkesa i ka dërguar SCOOP Maqedonia në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, duke përdorur të drejtën ligjore për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

 

Por, në vend të përgjigjeve nga Ministria, ata na kanë kërkuar të dhëna shtesë që mund të posedojë vetëm një institucion shtetëror.

 

Kërkuesi duhet ta shkruajë parcelën ndërtimore e cila është objekt i shitjes, komunën kadastrale, numrin afarist dhe datën e aktit administrativ me të cilin është regjistruar procedura, emrin dhe mbiemrin e parashtruesit të kërkesës, pjesëmarrësin në procedurë ose numrin afarist dhe datën e lidhjes së kontratës, emrin dhe mbiemrin e blerësit“, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Transportit dhe LIDHJEVE.

(kliko këtu për gjithë dokumentin)

dokument 2 Ministerstvo za transport_Page_2

Kemi kërkuar dokumente edhe në Telekom. Prej atje na kanë informuar se marrëveshja të cilën e kanë nënshkruar me Develop Grup është një informacion i klasifikuar.

Dokument 3 Telekom

Kemi dërguar një kërkesë në Telekom për të na skanuar faqen e parë të kontratës për zëvendësimin e ndërtesave, në të cilën gjendet vula se informacioni është i klasifikuar, por deri më sot nuk kemi marrë një dokument të tillë prej atje.

 

KUSH QËNDRON PRAPA DIVELOP GRUP?

 

 

Siç shkruan portali Nova TV kompania Develop Grup është e afërt me Orce Kamçevin, i cili është kumbari i Sasho Mijallkovit, ish-shefi i Agjencisë për Sigurim dhe Kundërzbulim. Mijallkov është edhe kushëri i parë i ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit aktual i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

 

Në bisedat e përgjuara që i publikoi opozita në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, emrat e këtyre funksionarëve janë përmendur shpesh. Këto biseda kanë ngjallur shumë dyshime në lidhje me krimin.

 

Lojëra të ndyta rreth Telekomit të Maqedonisë, përmes kompanisë Eksiko ka pasur edhe në vitin 2004, 2005 dhe 2006, kur sipas ish-zyrtarit të zbulimit Sllobodan Bogoevski, janë transferuar para për t’u shtyrë liberalizimi i tregut të shërbimeve të telekomunikacioneve. Për këto transferime zhvillohet një procedurë gjyqësore kundër zyrtarëve të Maqedonisë edhe në gjykatën e Nju Jorkut.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk