Data e sotme
November 24, 2017

SCOOP hulumton: Toka shtetërore u është dhënë funksionarëve

Një sherr për një tokë shtetërore në Vevçan. Rreth 267 hektarë nën fshatin e Strugës Vevçan kanë dy qiramarrës. Toka është në pronësi të shtetit, ndërsa Ministria e Bujqësisë të njëjtën tokë ua ofron dy pronarëve.

Photo0839

Së pari në një thirrje publike, e cili publikohet në situatë kur toka shtetërore tashmë është mbjellë dhe ai bujk nuk ka marrë me qira, e pastaj e njëjta tokë është dhënë në një shpallje publike.

Në thirrjen publike paraqitet kompania “Eko Proekt”, e drejtuar nga Maja Aluloska, bijë e Mitre Aluloskit nga Vevçani. Në këtë tokë në vitin 2009 janë mbjellë lajthi dhe më vonë është bërë sistemi i ujitjes pikë pas pike.

Photo0822

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, atëherë e drejtuar nga Ljupço Dimovski, deputeti aktual i Partisë Socialiste, lejon që Mitre Aluloski dhe bija e tij ta marrin me qira tokën që gjendet nën fshatin Vevçan. I dërgon një marrëveshje për marrjen me qira, të cilën familja Aluloski e nënshkruan dhe e dërgon për nënshkrim në Ministrinë e Bujqësisë. Ljupço Dimovski asnjëherë nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje.

(kliko këtu për gjithë dokumentin)

DOKUMENT 1 DOGOVOR SO mzsv_Page_1

Ndërkohë, tokën e kërkon edhe Kryetari i Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinoski, ndryshe dajë i deputetit të VMRO-DPMNE-së prej kësaj komune, Kërsto Mukoski.

Mitre Aluloski (1)

Kjo tokë është në pronësi të shtetit dhe për këtë tokë ka një kontest që zgjat më shumë se 30 vjet. Problemi u krijua me falimentimin e OGP Drimkol-it. Kur falimentoi Drimkol-i, në njëfarë mënyre atë e trashëgoi Mitre Aluloski. Të gjithë kryetarët e komunave para meje kishin premtuar se do ta zgjidhnin problemin me Drimkol-in. Atë e premtova edhe unë. Kam kërkuar nga qeveria që në qoftë se nuk mund të më ndihmonin me para, të paktën të më ndihmonin ligjërisht. Kanë pranuar nga qeveria për të ardhur këtu dhe për të zgjidhur problemin“, thotë Ugrinovski.

Ai ka në plan të urbanizojë një pjesë të tokës dhe atje të ndërtohet një pompë benzine.

Nuk mund të konfirmonim nëse me kërkesën e tij, Ministri i atëhershëm i Bujqësisë Dimovski, nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje me Mitre Aluloskin.

 

Një tokë me disa pronarë

nova oznaka

 

Pasi toka tashmë një herë i është dhënë me qira Mitre Aluloskit, Ministria e Bujqësisë të njëjtën tokë ia jep kompanisë “Atrium”, e cila është në pronësi të vëllait të Kërsto Mukoskit, Bobani dhe babait të tij. Një pjesë të parcelave merr edhe daja i Kërsto Mukoskit, Gjorgji Ugrinovski përmes kompanisë “Via Vinarija” nga Vevçani. Si pronar i kësaj kompanie paraqitet edhe Sanja Ugrinoska Spasenoska, e punësuar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe bashkëshorte e ish-deputetit të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, Aleksandar Spasenoski.

(kliko këtu për gjithë dokumentin)

DOKUMENT 4 VIA VINARIJA_Page_1

Një pjesë të tokës merr edhe Vlladimir Aluloski, pronar i kompanisë “Agro Lashko”.

Menjëherë pas dhënies së tokës përmes shpalljes publike, fillon një procedurë gjyqësore dhe për shkak të kësaj procedure toka deri më tani nuk është regjistruar si pronë në kadastrën e patundshmërive.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia ka kërkuar të dhëna nga Agjencia për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se nëse disa nga kompanitë e lartpërmendura kanë përdorur subvencione. Në përgjigjen që ka ardhur prej atje shihet se asnjë nga kompanitë e Kërsto Mukoskit nuk kanë marrë subvencione.

E kemi kërkuar edhe deputetin Mukoski për të dhënë një deklaratë lidhur me këtë, por ai nuk iu përgjigj ftesës për të biseduar me ne lidhur me tokën.

 

Kallëzime penale për Ministrinë e Bujqësisë

 

Pronari i kompanisë “Eko Proekt”, njëra prej kompanive të Mitre Aluloskit, ka ngritur një kallëzim penal kundër Gjorgje Dishlenkoviqit dhe Daniell Murxheskit.

DOKUMENT 5 Kivicna prijava

I pari është udhëheqës i Sektorit të Politikës së Tokave pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Daniell Murxheski është i punësuar në zyrën e Ministrisë së Bujqësisë në Vevçan, e themeluar në kohën kur jepet toka me qira. Karakteristike për këtë zyrë është se ajo është e vetmja njësi rajonale e Ministrisë së Bujqësisë që është e hapur për të mbuluar vetëm një fshat, i cili ka jo më shumë se 500 hektarë tokë. Si shembull do ta theksojmë Komunën e Llozovës, e cila ka 20 herë më shumë tokë se Vevçani, e nuk ka zyrë rajonale. I njëjtë është rasti edhe me Komunën e Çeshinovë-Obleshevës.

niva

Nëse e hap Ministria e Bujqësisë këtë zyrë vetëm për të dhënë këtë tokë, e cila është e kontestuar, ne nuk mund të konfirmonim.

Kallëzimi penal është ngritur më 4 qershor 2014, por deri më tani Prokuroria Themelore Publike nuk është prononcuar nëse e pranon ose e refuzon kallëzimin penal.

Për Leonid Tërpenoskin, avokat dhe përfaqësues i Mitre Aluloskit, kjo është simptomatike.

Leonid Trpenoski

Леонид Трпеноски

Rekomandohet që Prokuroria Publike të prononcohet për parashtresat në afat prej 3 muajsh, por kësaj here presim 20 muaj. Ndodhin edhe raste të këtilla, por janë shumë të rralla“, thotë Tërpenoski.

Ai nuk mund të konfirmonte nëse familja e Kërsto Mukoskit ka ushtruar presion mbi Prokurorinë.

Mitre Aluloski thotë se me këtë procedurë është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk