Data e sotme
October 20, 2017

Reagimi nga deputeti Kërsto Mukovski

Latest posts by Александар Божиновски (see all)

Të nderuar,

Lidhur me artikullin tuaj të datës 1 Mars 2016 me titull “Toka shtetërore u është dhënë funksionarëve”, si një person i përmendur në tekst unë do të doja të Ju prezantoja disa fakte dhe argumente në lidhje me temën e caktuar, me të cilat do ta vëmë në dukje para opinionit të vërtetën lidhur me gjithë rastin.

Në atarin e Komunës së Vevçanit ka rreth 60 hektarë tokë shtetërore bujqësore të kategorisë IV, V dhe VI, të cilën para më shumë se njëzet vjet e ka përdorur dhe e ka përpunuar ndërmarrja e Vevçanit “OGP Drimkol – Vevçani”, në të cilën kanë punuar mbi 1200 njerëz. Për fat të keq, pas tranzicionit të pasuksesshëm, kompania falimentoi, prona e ndërmarrjes u nda dhe u shit, ndërsa në gjithë procesin një pjesëmarrje të madhe kishte personi  Mitre Aluloski, i cili në mënyrë të paligjshme përmes disa kompanive të tija u imponua si trashëgimtar ligjor i ndërmarrjes së lartpërmendur. Sikurse prona e “Drimkol”-it ashtu edhe toka bujqësore e përjeton të njëjtin fat, personi Mitre Aluloski në një mënyrë të paligjshme dhe jo legale përmes një uzurpimi klasik (ilegalisht) pa asnjë marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë fillon ta shfrytëzojë tokën e lartpërmendur. Në një pjesë të tokës, në rreth 20 hektarësh ka vreshta, ndërsa në 40 hektarët e tjerë nuk është mbjellë asnjë kulturë bujqësore. Kjo situatë faktike vazhdon deri disa vite më parë, kur Ministria e Bujqësisë publikoi një shpallje për regjistrimin e tokës bujqësore ku ka të mbjella shumëvjeçare. Dhe atëherë fillon e tërë historia. Personi i lartpërmendur M. A. përmes disa kompanive të regjistruara në emër të fëmijëve, të afërmve dhe miqve të tij prezantohet në mënyrë të rreme si përdorues i tokës dhe raporton në mënyrë të rreme se në të njëjtën ka të mbjella shumëvjeçare. I njëjti aplikon në Ministrinë e Bujqësisë për ta regjistruar gjithë pasurinë prej 60 hektarëve në emër të tij. Fillimisht, nga Ministria e Bujqësisë është përgatitur Marrëveshja për regjistrimin e tokës bujqësore, por pas kontrollit të bërë nga Inspektorati i Bujqësisë, është konstatuar se në më shumë se 40 hektarë nuk ka asnjëfarë të mbjellash shumëvjeçare, me çka Marrëveshja nuk është nënshkruar dhe e njëjta është e kotë, ndërsa kundër personit M. A. është parashtruar një procedurë penale për uzurpimin e tokës bujqësore. Pas gjithë kësaj procedure, Ministria e Bujqësisë ka publikuar një shpallje të re për dhënien e tokës shtetërore me qira personave privatë dhe juridikë në atarin e Komunës së Vevçanit dhe një pjese të Komunës së Strugës, ku në të kaluarën, “OGP Drimkol”-i e ka shfrytëzuar të njëjtën, kështu që në shpalljen është theksuar se përparësi u jepet kompanive lokale dhe personave privatë. Gjithë toka është e ndarë në disa blloqe me 5 deri 10 hektarë tokë dhe e njëjta është shpallur nga Ministria e Bujqësisë. Derisa zgjat gjithë ky proces, personi i lartpërmendur M. A. vazhdon me përdorimin e paligjshëm të tokës së njëjtë me mbjelljen e lajthive, vendosjen e sistemit të ujitjes pikë pas pike dhe dhënien e paligjshme të tokës me qira palëve të treta me obligim që ato ta mbjellin dhe përpunojnë tokën me kultura bujqësore. Në shpalljen e publikuar të Ministrisë paraqiten më shumë kompani dhe persona privatë nga Vevçani dhe rrethina dhe pas procedurës së zbatuar publike, tri kompani nga Vevçani dhe dy kompani me seli jashtë Vevçanit, fitojnë një pjesë të tokës që është dhënë në ankand. Subjektet juridike (“VIA Vinarija”, “ATRIUM” dhe “AGRO Lashko”), të cilat fituan një pjesë të tokës në atarin e Komunës së Vevçanit, u thirrën në Ministrinë e Bujqësisë për të nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e tokës bujqësore, por toka asnjëherë nuk është vënë në zotërim të tyre, sepse personi në fjalë M. A. inicion një kontest gjyqësor kundër Ministrisë.

Sot situata është e njëjtë, subjektet të cilat kanë fituar tokën përmes shpalljes publike paguajnë garanci në çdo tre muaj, por ende nuk janë regjistruar si pronarë të tokës dhe nuk mund ta përdorin të njëjtën.

Për fat të keq, prona e “OGP Drimkol”-it, e cila përveç tokës bujqësore posedonte edhe shumë objekte të rëndësishme në Vevçan, por edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, madje edhe në Republikës së Serbisë (hapësira afariste dhe depo), një bazë betoni, një fabrikë tullash dhe një minierë qymyri në vitet e kaluara janë ndërmarrë dhe janë shitur në mënyrë të dyshimtë pikërisht nga kompanitë e personit të lartpërmendur M. A., të cilat paraqiten si trashëgimtare ligjore të kompanisë së lartpërmendur.

Për çfarë personi bëhet fjalë mjafton vetën për të kontrolluar evidencën me dënime  të personit të përmendur M. A. (vendimi me prova për faljen e personave të burgosur).

 

 

Vevçani dhe qytetarët e tij ende presin se organet kompetente do të fillojnë një hetim për rastin “OGP Drimkol – Vevçan”, kurse procedurat e filluara gjyqësore lidhur me tokën bujqësore do të përfundojnë në mënyrë ligjore dhe më në fund drejtësia dhe e vërteta do të dalin në sipërfaqe.

Së fundi dua të theksoj se u përpoqa ta shpjegoja me argumente dhe fakte gjithë rastin për temën toka shtetërore bujqësore në Komunën e Vevçanit, e cila është eksploatuar në periudhën e kaluar nga disa media dhe do të doja të theksoja se lidhur me këtë temë nuk do të paraqitem më me komente shtesë në opinion.

 

 

Me respekt,

DEPUTETI

Krsto Mukoski

Shkruaj një koment

Koment(e)