Data e sotme
August 16, 2017

Maqedonia më e shtrenjtë në Evropë për marrjen e dokumenteve

Maqedonia është në vendin e parë për kostot e marrjes së bazës së të dhënave të të gjitha firmave në vend. Këtë e ka treguar hulumtimi dyvjeçar “Nuk është puna juaj” i organizatës joqeveritare “Access Info Europa” dhe Projektit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili u publikua këto ditë, dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe organizata joqeveritare Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia.

Nga gjithsej 32 vende në Evropë, në shumicën e vendeve (24) për të marrë bazën e të dhënave të të gjithë regjistrit të kompanive, duhet të paguhet. Kostot për të gjithë regjistrin e kompanive lëvizet nga 75.000 euro në Holandë, 286.000 euro në Estoni deri në 380.355 euro në Maqedoni, ku kostot sipas hulumtimet janë më të larta.

Baza e të dhënave për të gjitha kompanitë falas mund të shkarkohet nga Regjistri danez, por për këtë gjë është e nevojshme që të keni dokumente daneze personale, që do të thotë se baza e të dhënave nuk është në dispozicion për personat jo-rezidentë. Baza e të dhënave është falas edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, në 19 vende ekziston mundësia e marrjes së një dokumenti për çdo kompani, kurse kostot janë prej 0.03 euro në Holandë deri në 767 euro në Rusi. Ndërsa, në gjashtë vende është e mundur që këto të dhëna të kërkohen në internet, por vetëm në qoftë se i dini të dhënat për kompanitë ose pronarët.

SCOOP-Maqedonia në vitin 2013, duke përdorur të drejtën për qasje të lirë deri në informacione me karakter publik, ka kërkuar nga Regjistri Qendror i RM-së të na dorëzojë informacionin lidhur me atë se sa është numri i kompanive, për të cilat ata si institucion bëjnë një evidencë. Kërkesa jonë u refuzua me arsyetimin se me këtë “rrezikohen interesat komerciale”. Prej nesh është kërkuar që të paguajmë për të gjithë bazën e regjistrave të kompanive nëse duam t’i marrim. Pastaj, kërkesën e kemi dërguar edhe deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), prej nga kemi marrë informacionin që ata bëjnë evidencë (në atë kohë) për gjithsej 76.707 kompani që janë tatimpagues.

Sipas gjetjeve në hulumtim, mungesa e qasjes në regjistrat e kompanive, është një nga pengesat me të cilat ballafaqohen gazetarët, të cilët hulumtojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Shkruaj një koment

Koment(e)