Data e sotme
July 22, 2017

Blegtorët me humbje të mëdha: nuk ka ndihmë as për varrimin e kafshëve

Imazhe të tmerrshme dhe mosbesim mbretëron te blegtorët në Pllaçkovicë. Ata janë të pafuqishëm dhe më shumë se dy muaj apelojnë deri te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të blejë vaksina, por nga vaksinat për komunën e tyre nuk ka as gjurmë e as zë.

 

 

Kopeja e Eminit zvogëlohet për çdo ditë. Gjedhët e prekur nga sëmundja “Gungat e lëkurës” marrin pezmatim të lëkurës, temperaturë të rritur trupore dhe ikin në lumenjtë dhe greminat e Pllaçkovicës ku është më ftohtë dhe vdesin atje. Emini thotë se madje nuk mund t’i gjejë trupat e tyre.

Derisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë refuzon t’u përgjigjet pyetjeve tona, banorët thonë se ekziston rreziku i ndotjes së ujërave për shkak të sëmundjes së kafshëve të ngordhura.

Emin Mustafov

Emin Mustafov

Në fshatin Parnalia prej rreth 1.300 gjedhë janë vaksinuar ndoshta 50. Disa qindra tashmë janë të prekur nga sëmundja dhe kanë zhdukur“, thotë Emin Mustafov nga Parnalia.

Përveç që nuk ka siguruar vaksina, shteti nuk i ka ndihmuar as edhe në varrimin e kafshëve.

Kam 10 gjedhë të sëmurë në shtëpi dhe nuk kam çfarë të bëj me ta. Më nxisin të gërmoj një vrimë me duar dhe t’i varros atje ata 10 gjedhë. Ku mund të gërmoj vrimë për 10 gjedhë? “, thotë Sali Ibraim nga Kuçica.

Ai ka 100 lopë, nga të cilat tashmë 30 janë të sëmura.

sali

Sali Ibraim

Ibraimi ankohet se nuk mund t’i gjejnë kafshët e ngordhura. Shteti u pranon vetëm ato lopë që do t’i gjejnë, ndërsa për ato që nuk do t’i gjejnë, nuk i pranon.

Ka familje, bagëtia e të cilave është 100 për qind e prekur nga sëmundja “Gungat e lëkurës”.

Si do të jetojnë këta njerëz“, pyet Sali.

 

 

Dëmshpërblim nga 400 euro për lopë

 

Një problem shtesë për blegtorët është shuma e kompensimit të kafshëve. Jo zyrtarisht, për një lopë shteti u paguan nga 400 euro.

Për Sasho J., një blegtor nga Koçani, ky çmim është shumë i ulët.

Unë i dua kafshët, mua nuk më nevojiten paratë e shtetit. Mua nuk më nevojiten subvencione. Mua më nevojitet bagëtia. Ajo lopë të cilën shteti e paguan 400 euro mua më del 4.000 euro“, thotë Sasho.

Ajo kërkon që shteti t’u blejë lopë të tjera.

Logjika e Sashos ishte kjo që vijon. Nëse një lopë prej 4-5 vjetësh vdes nga sëmundja “Gungat e lëkurës”, ai nga ajo lopë ka humbur të paktën 10 herë më shumë viça në të ardhmen. Këta 10 viça nga 400 euro kushtojnë 4.000 euro dhe kur do ta shtoj këtu çmimin e lopës prej 700 eurove, del se dëmi është rreth 5.000 euro.

Probleme të ngjashme ka edhe Marko Ristovski nga fshati i Koçanit, Teranci.

Marko Ristevski

Marko Ristovski

Nga 100 gjedhë që i kam në kopenë time, tashmë 60 janë të sëmur nga sëmundja ‘Gungat e lëkurës’. Dëmi tek unë është më shumë se 50.000 euro. 30 vjet jam munduar për të rritur këtë bagëti dhe në fund do të ma therin për asgjë. Po të ishte shteti siç duhet të jetë, do të blinin vaksina dhe do ta parandalonin sëmundjen“, thotë Ristovski.

 

 

 

 

Lëshime në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

 

Blegtorët ankohen se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk ua ka dorëzuar rezultatet e mostrave të ekzaminuara të gjakut të kafshëve të tyre. Emin Mustafov nga fshati i Shtipit Parnalia, thotë se ende nuk ka rezultatet e mostrave të gjedhëve të tij.

Po vinin tek unë, merrnin mostra, por rezultatet nëse kafshët janë të prekura nga sëmundja ‘Gungat e lëkurës’ nuk më kanë dhënë“, thotë Mustafov.

Situata është e ngjashme edhe te Marko Ristevski nga Teranci.

I kam thirrur veterinerët, morën gjak nga tri kafshë që para 2-3 javësh, por rezultate s’ka. A nuk m’i japin, a mostrat nuk janë të trajtuara, unë nuk e di“, thotë Marko.

Për paaftësinë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për të punuar para më shumë se 4 muaj paralajmëroi Ndihmës-Ministri i atëhershëm i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski.

Ljupco-Nikolovski

Ljupço Nikollovski

Nga 2 maji deri më 17 shtator 2015 nuk janë bërë ekzaminime mikrobiologjike, nuk është analizuar prania e metaleve dhe nitrateve të rënda në produkte të caktuara ushqimore, e as që është ekzaminuar prania eventuale e mbetjeve të pesticideve në ushqim ose prania e GMO-ve të mundshme. Nuk e dimë nëse në këtë periudhë kemi pirë qumësht nga kafshët e infektuara shtëpiake, kemi ngrënë ushqim me biorezidui, domate me pesticide ose spinaq me metale të rënda“, deklaroi Nikollovski më 8 shkurt 2016.

Përveç Agjencisë, heshtje mbretëron edhe në Institutin Veterinar. Deri në mbylljen e këtij teksti nuk iu përgjigjën pyetjeve të SCOOP-it.

Derisa zyrtarët po heshtin, blegtorët i numërojnë humbjet.

Zoranco Krstev

Zoranço Kërstev

Vazhdimisht na mashtrojnë se do të blejnë vaksina, kurse vaksina nuk ka. Na thoshin se deri në fund të majit do të ketë vaksina, por vaksina nuk ka. Po të vinin vaksinat në maj, bagëtia jonë do të shpëtonte. Shteti është fajtor për përhapjen e sëmundjes“, thotë Zoranço Kërstev nga fshati i Koçanit, Teranci.

Ai shton se tani po pret vetëm ndihmën e Zotit, nga qeveria moti ka hequr dorë.

 

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk