Data e sotme
October 20, 2017

PRITEN RIGRUPIME TË REJA TË MEDIAVE?!

Autor: Gorazd Çomovski

 

Beteja politike midis liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish-liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski në vitin 2011 përfundoi me mbylljen e televizionit A1. Pësuan edhe gazetat të cilat i botonte ky grup mediatik, ndërsa pronari i tyre përfundoi në burg për evazion fiskal. Këto media ishin të klasifikuara si pro-opozitare për shkak të sjelljes kritike ndaj pushtetit. Të njëjtin fat e patën edhe disa media të tjera të cilat nuk figuronin në listën e përfituesve të reklamave qeveritare.

Kriza politike që zgjat ende, megjithatë, goditi mediat pro-qeveritare. Dridhje kanë ndier mediat e grupit MPM – gazetat Dnevnik, Vest dhe Utrisnki Vesnik, ndërsa pronarja e televizionit NovaTV është jashtë shtetit pas përcaktimit të masës së paraburgimit, si i dyshuari kryesor në rastin “Trust”, sipas të cilit PSP-ja e ngarkon se me një dokumentacion të rrejshëm ka fituar një tender nga kompania ELEM me vlerë prej 17 milionë eurosh.

Trazira, ndërrime të redaktorëve dhe vonesa të pagave ndodhin edhe në media të tjera që konsideroheshin si të afërta me pushtetin.

Ekspertët thonë se ndërhyrja e pushtetit në tregun e mediave nëpërmjet reklamave dhe presioneve, i kanë bërë mediat të varura nga qendrat e fuqisë politike. Ata mendojnë se gjatë çdo konflikti të partive politike, mediat pësojnë më së shumti.

Sistemi i mediave duhet të vendoset në këmbë të shëndoshë dhe me mekanizma të fortë të cilët do të sigurojnë në qëndrueshmëri dhe zhvillim afatgjatë. Një e keqe e këtillë, një shkatërrim i këtillë sistematik i gazetarisë, i mediave të lira, i së drejtës që qytetarët të marrin informata të sakta dhe objektive nuk guxon të përsëritet”, thotë Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit Maqedonas të Mediave (IMM).  

 

Ajo mendon se nuk guxon të dorëzohen ndaj presioneve me të cilat liria e mediave përdoret si një mjet për arsyetimin e procedurave të paligjshme për të cilat dyshohen media të caktuara apo përfaqësuesit e tyre. “Paranojën të cilën e përhapin bëhet kundër-produktive. Është koha që ta ndryshojnë qasjen dhe t’u ofrojnë qytetarëve një gazetari të bazuar në standardet, etikën dhe principet”.

 

SHUMË MEDIA JANË TË VARURA NGA PUSHTETI

 

Për absurditetin e statusit të “fuqisë së shtatë” flet edhe shifra prej rreth njëqind mediave dhe rrjeteve kombëtare, rajonale dhe lokale elektronike, mbi 250 portale dhe dhjetëra gazeta kundër radhitjes së Maqedoninë midis vendeve me media jo të lira.

Presioni për formimin e mendimit jokritik pro-qeveritar u bë i njohur edhe me paraqitjet editoriale, që nuk ishin të qarta, të paanshme dhe paraqitjet hyrëse në redaktimin e emisioneve qendrore informative. Tok shou emisionet e ndryshme u shndërruan në hajd-parqe të tifozëve dhe një arenë të ndarë sipas demarkacioneve partiake. Të njohura janë informacionet e plasuara euforike për sukseset ekonomike-investuese për Maqedoninë si një oazë më tërheqëse investuese në Evropë me një politikë më të qëndrueshme dhe stimuluese tatimore për të tërhequr kapitalin e huaj.

 

 

 

Zoran Dimitrovski– Fokus: Rrjeti propagandistik i mediave i VMRO-DPMNE-së u zgjerua aq shumë sa që ai nuk mund të ushqehet më.

 

 

Branko Gerovski – Slloboden peçat: Gazetari i mirë nuk është shërbëtor i njerëzve të elitës politike dhe nuk kërkon prej tyre udhëzime të “kryeshefit” dhe pastaj vlerësime për atë që e ka bërë.

 

 

 

Ivan Kuzmanovski – TV SITEL: Jemi dëshmitarë se gjërat lëvizin në rreth në këto 25 vite të pavarësisë. Vetë kemi lejuar që interesat e dikujt për biznes të na ndajnë që të mund të sundojnë me ne.

 

 

Dragan Antonovski– Lokalno: Nuk ka përgjegjësi për atë që është bërë, atë që është vjedhur, ka vetëm profit. Rregullat n profesion janë të shkelura ose të vulgarizuara.

 

 

 

 

Seladin Xhezairi – TV Art: Hapësira informative e mediave shqiptare kundrejt atyre maqedonase është shumë më e hapur dhe më liberale.

 

 

 

 

Aco Kabranov – Libertas: Pa largimin e kancerit i cili e ka mashtruar popullin vetëm për ta mbajtur Gruevskin dhe grupin e tij plaçkitës në pushtet, nuk ka përparim në profesion.

 

Punëtorët e mediave shpesh tregojnë për varësinë e mediave nga politika dhe për bërjen e pazareve me politikën redaktuese si një valutë e vetme e vlefshme. Përveç kësaj, janë të rralla mediat pronari i të cilave është i fokusuar vetëm në atë industri.

Është një sekret publik se mediat janë një bonus që fitohet për çdo marrëveshje ose tender të pritur me elitën qeverisëse”, thotë për SCOOP Tamara Çaushidis nga Sindikata e Gazetarëve.  

Përvoja e deritanishme definitivisht ka treguar se në shtigje të gjata mediat e tyre shërbëtore bëjnë më shumë dëm për atë që  paguan, sesa që ka dobi prej tyre. Ato janë të shtrenjta dhe janë efektive vetëm në fillim. Me fjalë të tjera, politika e qeverisjes nëpërmjet mediave është e padobishme, e dëmshme dhe në fund të ditës jo efikase”.  

Çaushidis mendon se nuk ka një treg real, por se ai është i kontrolluar nga ana e qendrave politike dhe të biznesit. Në një situatë të tillë, thotë ajo, “është një utopi që të përpiqeni të jeni jashtë kontrollit, sepse vetëm ai ju jep gjasa të mbijetoni”. “Në të njëjtën kohë, ai është një pozicion shumë i rehatshëm dhe fitimprurës – nuk jeni të varur nga shikueshmëria e as më pak nga besimi i publikut, por nga mëshira e atij që ju paguan”, shton Çaushidis.

Kreu i sindikatës Çaushidis thotë se ka mundësi që të shuhen gazeta, televizione dhe radiostacione të caktuara.

Shumicat e bashkëbiseduesve tanë paralajmërojnë se do të ketë rigrupime të mediave në hapësirën e mediave në Maqedoni, duke përfshirë rigrupimin e pronësisë së tyre dhe rigrupimin e politikës editoriale. Ndryshimet e bëra dhe të paralajmëruara të pozicioneve kryesore editoriale me ndikim janë një paralajmërim për martesa dhe bashkime të reja politiko-mediatike, me një pasiguri se a do të gjenden partnerë edhe midis koalicioneve të reja të paralajmëruara qeveritare.

 

Jasna Baçovska Nediq, profesor universitar UKIM

 

NË KËTË SFERË URGJENTISHT DUHET TË KETË INTERVENIM

 

Zhvillimet aktuale në mediat vetëm konfirmojnë tezën e varësisë së dukshme të televizioneve dhe gazetave nga politika, pushteti i deritanishëm dhe nëse doni nga shteti. Ato jetonin kryesisht nga të hollat e marketingut publik dhe bizneset e pronarëve të tyre që nuk kishin sjellje kritike ndaj partisë në pushtet. Marketingu në sektorin publik në Maqedoni ishte mjaft agresiv dhe i fuqishëm, absolutisht jo adekuat me nivelin ekonomik të shtetit dhe potencialeve korporative të reklamuesve dhe mediave elektronike. Për shkak se nuk kishte transparencë kurrë nuk u mësua se sa para janë shpenzuar, sa mjete janë përdorur për shpëlarjen e parave partiake. Shihet se pronarët/biznesmenët janë elastikë dhe politikisht pragmatikë. Por, në këtë fushë urgjentisht duhet të ketë intervenim, një vullnet të madh politik dhe veprim, që të mos na përsëritet një katastrofë të këtillë mediatike.

 

 

 

BANALITETI I SË KEQES NË MEDIAT

 

Një nga filozofët më të njohur të shekullit të 20-të, gjermania me prejardhje hebreike me diplomë nga Heidelberg, Hannah Arendt ishte e preokupuar me krimet të krijuara në sistemet e rregullimit. Ajo e ka aplikuar termin “banaliteti i së keqes”. Në një nga tekstet e tija të fundit, gazetarit Zoran Bojarovski kujtohet për qëndrimin e Hannah Arendtit për fenomenin – “Ajhmanët e vegjël”, që paraqiten si rezultat i nevojës që njerëzit t’i nënçmohen presionit të mendimit publik, pa aftësinë për të menduar në mënyrë kritike për pasojat që mund t’i shkaktojnë veprimi apo mosveprimi i tyre.

Gazetarët janë të vetëdijshëm se kjo krizë e rëndë, në të cilën gjenden mediat dhe gazetaria në përgjithësi, duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe në mënyrën më themelore.

Pa një ndryshim të thellë në mediat e regjimit, pa largimin e kancerit i cili e ka mashtruar popullin vetëm për ta mbajtur Gruevskin dhe grupin e tij plaçkitës në pushtet, nuk ka përparim në profesion i cili tani është në fund”, thotë Aco Kabranov nga portali Libertas.

 

Sipas tij, Gruevski në mënyrë të përsosur e ka vendosur dhe ka kontrolluar propagandën me ndihmën e së cilës qeveriste 10 vite të tëra.

 

Edhe mediat të shkruara, gazetat e grupit MPM ishin pjesë e mënyrës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Tani kur regjimi rrëzohet, rrëzohet edhe piramida redaktuese në ato media”, thotë Kabranov.

Nuk do të kalojë vetëm me ndërrimin e redaktorëve, thotë ai, “por sipas paralajmërimeve do të ketë edhe hetime personalisht për dikë nga redaktorët”.

 

Sefet Tahiri – profesor universitar UEJL

 

NJË MEDIUM MUND TË JETË PRIVAT, POR ROLI I TIJ ËSHTË PUBLIK

 

Është një iluzion të mendohet se gazetarët kanë liri për të publikuar lajme negative apo të raportojnë për kontestet për kompanitë që janë pronarë të drejtpërdrejtë të mediave apo kanë marrëdhënie biznesi me një medium të caktuar.

Nuk ka një përgjigje të thjeshtë dhe të qartë se çfarë është interesi publik. Përveç mungesës së censurës apo kontrollit nga qendrat e fuqisë politike, respektimi i interesit publik në gazetari nënkupton edhe mungesën e ndikimit të fshehtë të pronarëve të mediave apo reklamuesve në përzgjedhjen e lajmeve dhe politikën e tyre redaktuese. Në teoritë e mediave, roli i tyre definohet si “një interes publik” dhe si “një të mirë të përgjithshme”. Njëkohësisht struktura e pronësisë së një mediumi nuk duhet të përzihet me interesin shoqëror të atij mediumi. Gjegjësisht, një medium mund të jetë privat, por roli i tij është publik.

Shumica e transmetuesve, transmetuesit komercialë dhe servisi publik janë në duart e subjekteve politike dhe janë një dorë e zgjatur e biznesit. Duke nisur nga modeli i pronësisë së mediave, në Maqedoni është shumë e vështirë që të gjendet një pronar i cili nuk është i lidhur me ndonjë biznes, me politikën ose në disa raste me të dy gjërat së bashku.

 

Sipas Seladin Xhezairi nga televizioni “Art Channel”, hapësira informative e mediave shqiptare kundrejt atyre maqedonase është shumë më e hapur dhe më liberale. Por, ai shtoi se kjo nuk do të thotë se mediat në gjuhën shqipe nuk ballafaqohen me dhimbjet e të ashtuquajturit tranzicion shumë të gjatë.

Dobësitë e përbashkëta profesionale janë zbuluar në sjelljen, përkatësisht në respektimin dhe zbatimin e standardeve profesionale gazetareske, nga njëra anë, dhe problemet ende të pazgjidhura të financimit të tyre, në anën tjetër. Vetë jemi fajtorë për shkak se jo rrallë tërhiqemi para presioneve të njerëzve të ndryshëm të fuqishëm, të cilët për shkak të interesave të tyre na shndërrojnë në një lloj të punëtorëve të lirë,duke na larguar shumë nga përpjekjet për të treguar se si ndryshon bota, e jo ne ta ndryshojmë botën“, thotë Xhezairi.

 

Ivan Kuzmanovski nga televizioni “Sitel”, thotë se është e qartë se në vitet e kaluara mediat ishin të lëshuara në betejën për interesat e biznesit të politikës dhe kështu lejojnë që politikanët nëpërmjet tyre të luftojnë për interesat e tyre përmes rolit të mediumit se gjoja është i interesit publik.

 

„Derisa këto biznes interesa të politikës nuk i heqin duart nga mediat vështirë se do të mund të ndryshojë diçka. Jemi dëshmitarë se gjërat lëvizin në rreth në këto 25 vite të pavarësisë. Më i rëndësishëm megjithatë, sipas mendimit tim personal është bashkimi i gazetarëve. Rezultatet më të mira ose nëse doni vlerësimet më të mira mediat i kanë pasur vetëm atëherë kur gazetarët kanë punuar bashkërisht, kanë punuar vetëm për interesin e qytetarëve, por për fat të keq kjo gjë ka kohë të gjatë që nuk është ashtu.Vetë kemi lejuar që interesat e dikujt për biznes të na ndajnë që të mund të sundojnë me ne. Dhe të mos jemi naivë, qytetarët e dinë të shohin se çfarë ndodh dhe çfarë u ofrohet”, thotë Kuzmanovski.

Sipas tij, problemi është në perceptimin dhe në atë që dikush dëshirojë ta shohë. “Është e qartë se gabimet janë shumë më tërheqëse për opinionin sesa veprimet e duhura dhe kjo është ashtu në çdo medium. Por, ndoshta në këtë përmbytje të manipulimeve nuk mund të njihet se deri ku ka arritur uji, e ku është dheu. Unë nuk dua të besoj se dikush dëshiron t’i ‘rezistojë çfarëdolloj presioni. Gazetarët sot janë të ndarë si kurrë më parë, kështu që shpesh shohim se si nëpërmjet kurrizit të tyre apo në emër të tyre bëjnë betejat e dikujt tjetër dhe njëkohësisht si një depozitë vënë profesionin e tyre në tavolinë. Njëzet e pesë vjet mësojmë të ecim në këmbë dhe sapo do të qëndrojmë në këmbë do të na rrëzojë një valë e re”.

 

 

MEDIUMI SI NJË MJET I BIZNESIT

 

Ekspertët mendojnë se mediat kryesore në Maqedoni, përkatësisht pronarët e tyre nuk duan, nuk mund ose nuk guxojnë të lirohen nga ndikimi politik i partisë qeverisëse. Arsyeja kryesore, sipas tyre, është fakti që pronarët e mediave tradicionale – televizioneve dhe gazetave në Maqedoni janë sipërmarrës, biznesi kryesor i të cilave nuk është ai medial.

E tillë është gjendja me TV Sitel, Kanal 5, Dnevnik, Utrinski Vesnik, Vest, Nova Makedonija… Në një situatë kur partia në pushtet nuk ka vullnet për një informim të lirë, por dëshiron ta kontrollojë diskursin publik, ajo përdor mainstream mediat përkatësisht fuqinë e tyre për të krijuar opinionin publik për qëllimet e tyre propagandistike. Pronarët e këtyre mediave për këtë gjë marrin një pjesë të mirë të buxhetit shtetit nëpërmjet tenderëve të ndryshme në sferën e ndërtimtarisë, të themi në projektin “Shkupi 2014”, koncesione në minierat, gërmime të xeheve, gërmime të thëngjillit në minierat e ELEM-it, tenderë për prokurim në shëndetësinë etj.“, thotë Zoran Dimitrovski nga javorja Fokus.

Pronarët e këtyre mediave edhe vetë ishin pjesë e politikës, qeverisin me partitë e tyre ose merrnin pjesë në pushtet në të kaluarën, kështu që abuzimi politik i mediave nuk është një gjë e panjohur për ta. Në këtë martesë të interesit, sipas Dimitrovskit, kryesisht vuan gazetaria profesionale, kurse mediat shndërrohen në instrumente për sulm.

 

„ Gazetaria poshtëruese dhe e zhvleftësuar i konvenon pushtetit, sepse ai dëshiron ta shohë në mediat fytyrën e tij të zbukuruar në pasqyrë, e jo realitetin e shëmtuar. Arsyeja se këto media po ballafaqohen me probleme serioze në punë, gjegjësisht se disa media janë në rrezik të mbyllen është ajo se partia në pushtet duket se nuk është më në gjendje ta alimentojë biznesin e pronarëve të tyre. Kjo është për shkak se rrjeti i mediave propagandistike VMRO-DPMNE-së u zgjerua aq shumë sa që nuk mund të ushqehet më, sidomos në këto kohë të vështira, kur zyrtarët e lartë partiakë kanë si prioritet për të shpëtuar lëkurën e tyre”, thotë Dimitrovski

 

Dragan Antonovski nga portali Lokalno thotë se mediat këtu janë për të bërë para dhe për të siguruar pushtetin, jo për të informuar. “Pronarët e mediave shesin gazetarët, ua japin atyre ta posedojnë programin dhe informimin, kurse për këtë gjë kompanitë e tyre fitojnë tenderë të mëdhenj, në të cilët ka para për çdo gjë përveç për realizatorët e punëve të pista, për gazetarët. Këtu ata marrin privilegje të caktuara, disa nga kryeredaktorët bëhen edhe shantazhues, por fitimet e mëdha janë bizneset e pronarëve, të cilët fshihen nën emra të njerëzve të tjerë. Sidoqoftë, edhe gazetarët edhe redaktorët janë bashkëpunëtorë të pronarëve dhe marrin pjesë në rrëzimin e profesionit, i cili kidnapon mendjen e opinionit në shërbim të personave të fuqishëm, qoftë biznesi apo politika “.

 

 

 

Branko Gerovski – Slloboden peçat, njëri nga bashkëthemeluesit e gazetës së përditshme Dnevnik

ME NDRYSHIMIN E REGJIMEVE, MBIJETOJNË ATA QË JANË TË GATSHËM T’I SHËRBEJNË PUSHTETIT TË RI

Pas ardhjes së menaxhmentit të ri në MPM, të vendosur nga botuesi gjerman, botimet e kësaj shtëpie, dhe para të gjithash të gazetës “Dnevnik”, për fat të keq, janë keqpërdorur për realizimin e ambicieve politike, për lojëra politike dhe kolaboracionalizëm me qendrat e fuqisë politike dhe më në fund, për t’i shërbyer hapur regjimit të Gruevskit. Ai regjim bie tani dhe normalisht bie edhe motivi themelor se pse të mbahen pjesët e mbetura të ish “perandorisë” MPM. Ajo që ka ndodhur dhe do të ndodhë në të ardhmen në këtë shtëpi, si dhe me mediat e tjera që pranuan të jenë një mjet i regjimit, është një paradigmë, një definicion i rrëzimit të mediave, kur ato në vend me gazetari merren me propagandë. Me ndryshimin e regjimeve mbijetojnë ata që janë të gatshëm t’i shërbejnë pushtetit të ri. Ashtu do të jetë derisa të ndryshojë sjellja e politikanëve ndaj mediave dhe ambientit të përgjithshëm shoqëror. Shikoni, unë nuk them se nuk është një gjë legjitime që pronarët, redaktorët dhe gazetarët të kenë qëndrime të tyre politike të cilat duan t’i shprehin, madje edhe ambicie politike. Përkundrazi. Por, gazetari i mirë nuk është shërbëtor i njerëzve të elitës politike dhe nuk kërkon prej tyre udhëzime të “kryeshefit” dhe pastaj vlerësime për atë që e ka bërë. Jo, gazetari i mirë u drejtohet lexuesve dhe përpiqet që atyre t’u bëhet e rëndësishme ajo që është e rëndësishme për të. Kur isha redaktor i gazetës “Dnevnik”, ai takimi ynë dhe “dashuria në shikimin e parë” me lexuesit ishte materiali me të cilin nga gazeta ndërtuam një kështjellë të pakapërcyeshme të gazetarisë liberale. Ajo kështjellë mund të rrëzohej vetëm nga brenda – ai rrëzim filloi shpejt pas së WAZ-it dhe ja, përfundon sot.

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

 

 

 

 

 

Shkruaj një koment

Koment(e)