Data e sotme
September 26, 2017

Platforma amerikane në rrezik

Zv/presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Ukrainën. Sipas shërbimeve intelegjente amerikane,një koorporatë gjermane  i ka ushtruar forcat ruse për intervenime të shpejta.SHBA dhe Rusia vazhdojnë të përplasen në ‘frontin ‘ lindor, ndërkaq Maqedonia do të votojë të dielën nën ‘presionin’ e gjeopolitikës së zgjerimit të ri rus.

‘Rusia e Re’ po manifestohet në Ballkan  me zgjatime të ndryshme dhe platforma 20 vjeçare amerikane e pas Luftës së Ftohtë është vënë në rrezik në Maqedoni.Fitorja e pritur e forcave nacionaliste të pas zgjedhjeve të 27 prillit do të çojë drejt ndërrimeve të jashtëzakonshme politike në vend.

joe biden

Ndërkohë Kremlini bëri të njohur se do t’ia ndërpresë Ukrainës furnizimin me gaz, që nënkupton  ndërprerjen edhe të gazit dhe produkteve për BE-në, Evropën Qendrore dhe Ballkanin.Kërcnimi rus është një shkatërim për vendet dhe qeveritë që kanë krijuar lidhje varësie ekonomike me Rusinë.Kjo vlen edhe për Maqedoninë.Qeveria nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për këtë varësi ekonomike nga Serbia dhe Rusia.

Duke u nisur nga faktorët supozues,Qeveria e re, në vazhdim, me siguri do të formulojë një strategji të re kombëtare.Rrezik më të madh për Maqedoninë, paraqet politika e moslëvizëse dhe ndarjet etnike.Në këtë lëvizje, Bullgaria dhe Serbia nën presionin e BE-së janë vënë para dilemave që të ndërpresin projektin e ‘Rrymës Jugore”.

 

Oligarkët rajonal dhe Rusia

 

Këtu, variabla është e panjohur se si do të veprojë qeveria e re e Maqedonisë në rrethanat e pas aneksimit të Krimesë dhe shpejtësisë ruse.Influenca energjetike është bërë si mjet për të destabilizuar  dhe bërë pushtimin energjetik të rajonit-ve.Oligarkët rajonal kanë formuar bazë për këtë shtrirje kaq të lehtë.Rreziqet dhe korridori i ri është një  freskim për liderët autokrat, për të filluar një mandat të ri me bazë më ndryshe.

Industria maqedonase nuk ka alternativa tjera përveç  gazit dhe naftës ruse që duhet të lëvizë nëpërmes Gazprom-it dhe Rosfnet-it.Varësia e vendit  është në rritjedhe kjo është reflektuar në politikat  qeveritare në Maqedoni.Si faktorë tjetër janë partitë politike.Për më shumë se gjysëm shekulli, kanë qenë qeveritë majtise që kanë përkrahur internacionalen komuniste në Evropë dhe gjetiu.

vojnik krim

Aktualisht qeveritë djathtiste  në rajon dhe Evropën Lindore janë bërë përkrahësit më të mëdhenjë të politikave të Kremlinit.Qeveria e cila do të formohet në maj, duhet të jetë e karakterit të gjërë që do të ketë si objektiv, adresimin e çështjeve etnike,sociale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë.

Depërtimi i Rusisë në politikat e brendshme dhe partiake të shteteve ballkanike është i  theksuar dhe i pamohueshëm.Influenca në profilet e larta qeveritare dhe partiake ka bërë që vendi dhe ballanca të luhatet.Kërkesat e BE-së janë zëvendësuar më shikime të dyfishta strategjike.Platforma amerikane është vënë në rrezik dhe po sulmohet nga faktorë të padukshëm në Maqedoni.

 

Qeveria e Re dhe SHBA

 

Faktorë kërcënues për Maqedoninë paraqet,qëndrimi në periferi dhe tendenca për të marrë një status të  zonës së veçantë,ku faktorët e jashtëm mund të krijojnë boshte.Nëse më të vërtetë është kështu, atëherë neutraliteti do të ishte më i favorshëm  për Maqedoninë. Në eren e putinizmit, Maqedonia ka nxjerrë para vetes dilema anëtarësimi dhe pranimi ideologjik.

Partitë politike kanë theksuar se janë për BE-në dhe NATO-n, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për amerikanët.Performancat e  partive në pushtet nuk  kanë treguar për një përparim  të thelluar demokratik.Komuniteti ndërkombëtar (SHBA-BE) pas një jave, duhet ta ‘shpëtojnë’ vendin nga krizat dhe tensionet mundshme të pas zgjedhjeve parlamentare.

ukraine-crimea-2

Nuk dihet se cila nga partitë politike do të marrë pjesë në qeverinë e re.Partitë pjesëmarrëse me këshillat e ndërkombëtare, duhet ta kalojnë dilemen e sigurisë tani dhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Shenjat janë të krijohet një zonë mbështetëse e jashtmenë Maqedoni.Por, SHBA-të  posedojnë alternativa dhe burime të mos lejojnë këtë front të gjejë mbështetje në Maqedoni dhe rajon. Përndryshe  angazhimi disa vjeçar amerikan  për stabilitet dhe përparim do të shkonte të favor të forcave antagoniste.

Si pasojë e forcave në veri dhe krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar,vendi  gjendet në fazën e zgjimit gjeopolitik.Angazhimi amerikan në Maqedoni nuk dëmtohet vetëm kur nuk respektohen principet e një shoqërie të lirë, por edhe kur qeveritë llogarisin në platforma të reja rajonale. Për më shumë, Maqedonia e pas muajit maj  dhe viteve në vazhdim,mund t’i ngjasojë një ‘fushëbeteje’ në mes Fuqive të Mëdha, se kush dhe cili profil ideologjik do të marrë drejtimin e vendit.

pax amerikana slika

Lëvizjet në frontin lindor i kanë rizgjuar shtetet ballkanike.Prania amerikane përpiqet të zëvendësohet me një nacionalizëm gjeografik.Amerika  dhe platforma e sigurisë që ofron ky shtet, është siguria me e mirë për shtetet post- komuniste, të dala nga ish- federatat dhe unionet.

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk