Data e sotme
June 23, 2018

Ministra apo mbretër: Arsimi pa limit, MPB-ja pa rregullore për shpenzimet e reprezentimit


DOCUMENTACION


 

Autor: Angella Rajçevska, Bjanka Stankoviq, Angella Petrovska

 

Rregulloren, të cilën e mori SCOOP-i duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet, u nënshkrua më 17.08.2016. Sipas rregullores, ministri ka një shumë të pakufizuar mujore, zëvendësministri ka në dispozicion 100.000 mijë denarë, kurse sekretari i shtetit ka në dispozicion një shumë prej 15.000 mijë denarësh në muaj.

SCOOP-istorjen e mëparshme për shpenzimet nga kartelat zyrtare të funksionarëve shtetërorë në Maqedoni ka konstatuar se Pishtar Lutfiu gjatë mandatit të tij nga data 05 prill 2016 deri më 01 qershor 2017, nga buxheti i kësaj ministrie ka harxhuar mbi 20.000 euro për shërbime të restorantit.

 

MPB-JA NUK SHEH NEVOJËN E RREGULLORES

 

A do të vazhdojë të ekzistojë edhe me pushtetin e ri të zgjedhur shpenzimi i tepërt i parave publike? SCOOP-i u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje duke kërkuar një inspektim në Rregulloret për reprezentimin e ministrive.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk evidenton rregullat nënligjore, përkatësisht aktet e  brendshme të cilat rregullojnë çështjet e lëndëve: rregulloren për përdorimin e një kartele zyrtare debitore të dedikuar për funksionarët e Ministrisë dhe rregulloren e reprezentimit”.

Kjo është përgjigja të cilën, duke përpunuar temën për atë se si, sa, cilat janë kufizimet dhe kush e kontrollon shpenzimin e mjeteve buxhetore në bazë të të ashtuquajturit “reprezentimi”, e ka marrë redaksia e SCOOP-it pasi dërgoi një kërkesë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik në MPB-në. Nga ministria u kërkuan rregullore për reprezentim dhe rregullore për përdorimin e kartelës zyrtare.

 

MINISTRIA E MBROJTJES DHE AJO E KULTURËS ME SHUMA TË KUFIZUARA

 

Pasi mediat dhe opinioni më i gjerë bënë kritika të ashpra për shpenzimet shumë të mëdha të funksionarëve shtetërorë, një pjesë e ministrave të qeverisë së re miratuan rregullore të reja për përdorimin e reprezentimit. Midis tyre është edhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska Jankovska, e cila më 31 gusht 2017 mori një vendim të ri me të cilin anulon vendimin paraprak të datës 14 maj 2012, të nënshkruar nga paraardhësi i saj, Zoran Jolevski.

Në vendim thuhet se të drejtën e reprezentimit e kanë ministri, zëvendësministri, sekretari i shtetit, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, zëvendësi i tij dhe drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së.

 

Ministri 13.000 denarë
Zëvendësministri 10.000 denarë
Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së 13.000 denarë
Zëvendësi i Shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së 10.000 denarë
Drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së 10.000 denarë

 

Në këtë ministri, shuma e lejuar maksimale për të gjitha reprezentimet, për pesë pozitat e larta në ministrinë dhe në Shtatmadhorinë, sipas rregullores së re, është më pak se një mijë euro.

Pas auditimit të paralajmëruar të brendshëm në gusht të vitit 2017, nga Ministria e Kulturës publikuan Udhëzimin për përdorimin e shërbimeve të hotelerisë dhe për shpenzimet e tjera për nevojat zyrtare në kurriz të mjeteve të buxhetit të Ministrisë.

Porositjet e ushqimeve dhe pijeve që shërbehen në objektet hotelierike në Maqedoni dhe jashtë vendit dhe shpenzimet e tjera të lidhura me nevojat zyrtare mund t’i përdorin ministri – në vlerë deri në 500 eurosh, zëvendësministri – 400 euro dhe sekretari i shtetit – 300 euro.

 

Ministri 500 euro
Zëvendësministri 400 euro
Sekretari i shtetit 300 euro

 

Edhe Ministria e Financave ka një vendim për të drejtën e përdorimit të shërbimeve të hotelerisë në Ministrinë e Financave. Në të thuhet se e drejta për përdorimin falas të shërbimeve hotelierike nga bufeja e brendshme për nevojat e tyre, për klientë dhe për takime zyrtare deri në një shumë të caktuar totale mujore kanë ministri, zëvendësministri, sekretari i shtetit, drejtorët e një organi në kuadër të Ministrisë së Financave, këshilltarët shtetërorë, drejtuesit e sektorëve në Ministrinë e Financave, drejtuesit e sektorëve në një organ në kuadër të Ministrisë së Financave, salla e takimeve dhe kabineti i ministrit, me një çmim të caktuar të shpenzimeve.

Shërbimet hotelierike përfshijnë porositjet e pijeve joalkoolike dhe shtesat për kafe dhe çaj. Shërbimet hotelierike mund të përfshijnë gjithashtu edhe shërbimet e ushqimeve (ketering) për nevojat e Ministrisë me një shumë totale prej 500 eurosh, ndërsa shpenzimet mbi 500 euro miratohen me një akt të veçantë.

 

NJË PJESË E MINISTRIVE NUK E ZBULOJNË LIMITIN

 

Një pjesë e ministrive nuk u përgjigjën konkretisht se cilat janë shumat e lejuara për shpenzimet e reprezentimit, por i ndanë listat e shpenzimeve të qëllimit.

Për shembull, Ministria e Drejtësisë ndau listën e gjatë të shërbimeve të hotelerisë, blerjen e dhuratave për raste të veçanta, vizitën e delegacioneve të huaja, mbajtjen e takimeve të punës, organizimin e seminareve dhe rastet e tjera për nevojat e ministrisë, por jo edhe limitin e shpenzimeve të mbajtësve të funksioneve më të larta në ministri.

Në Rregulloren për të drejtën, mënyrën dhe procedurën e përdorimit të mjeteve të reprezentimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu nuk janë të shkruara shumat e lejuara të cilat mund t’i shpenzojnë ministri, zëvendësministri, sekretari i shtetit, drejtuesit e një organi në kuadër të ministrisë, këshilltarët shtetërorë dhe drejtuesit e sektorëve.

Nga mjetet e reprezentimit lejohen edhe shpenzime për dhurata simbolike për mysafirë zyrtarë, të cilat nuk mund të kushtojnë më shumë se 100 euro për person në kundërvlerën e denarit.

storjen e mëparshme të cilën e bëri SCOOP-i për kartelat zyrtare të funksionarëve të ministrive, me qëllim që opinioni të ketë një pasqyrë se ku shpenzohen parat shtetërore nga ana e funksionarëve, kjo ministri nuk i kishte dërguar bilancet e kartelave të tyre. Edhe përkundër ankesës së dërguar në Komisionin për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, nga kjo ministri ende nuk i kemi marrë informacionet e kërkuara.

 

Paratë e dedikuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë për arritjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira afariste, shënimin e ngjarjeve, përvjetorëve, festave, seminareve, trajnimeve dhe ngjarjeve të tjera, si dhe për mjete të shërbimeve hotelierike – shpenzimet e bëra për furnizimin e pijeve freskuese, pijeve alkoolike dhe ushqimeve. Përveç tre funksionarëve kryesorë, këto para i përdorin edhe drejtorët e drejtorive në kuadër të Ministrisë pa statusin e personave ligjorë, këshilltarët e shtetit, drejtuesit e sektorëve, kryetarët e trupave punues dhe të komisioneve të ministrisë.

Për dallim nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave, rrethi i përdoruesve në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale është më i ngushtë. Përkatësisht, paratë e dedikuara mund t’i përdorin vetëm ministri, zëvendësministri dhe sekretari i shtetit. Lista e qëllimeve është relativisht e njëjtë me ministritë e tjera, edhe këtu, shpenzimet për dhurata për mysafirët zyrtarë janë të kufizuara në 100 euro për person.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, shuma e shpenzimeve të reprezentimit të funksionarëve kryesorë, përkatësisht të ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit të shtetit nuk është dërguar tek ne. Funksionarët e tjerë mund të shpenzojnë deri në shumën prej 1.500 denarëve, me përjashtim të drejtuesve të departamenteve të pavarura , të cilët mund të shpenzojnë deri në 800 denarë:

 

Këshilltarët e shtetit 1.500 denarë
Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë në sistemin hekurudhor 1.500 denarë
Kapiteni i Kapitanerisë së Porteve – Ohër 1.500 denarë
Drejtuesit e sektorëve 1.500 denarë
Drejtuesit e departamenteve të pavarura 800 denarë

 

Rregulloret janë këtu, mbetet të shohim nëse pushteti i ri edhe përkundër premtimeve të forta për reduktimin e shpenzimeve të larta, për të cilat e akuzonin pushtetin e mëparshëm, pas uljes në kolltukët e funksionarëve do të arrijë t’i respektojë Rregulloret për rregullimin e shpenzimeve të parave shtetërore.

 

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)