Data e sotme
August 8, 2020

BDI dhe PDSH, cila në qeveri?

VMRO-DPMNE në kërkim të partnerit ideologjik qeveritar.Ofertë e dyfishtë për partitë shqiptare

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 27 prill, ekspertët politikë parashikojnë që rezultati të jetë i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të kaluara parlamentare të vitit 2011. Analistët thonë se raportet do të jenë të njëjta dhe rivaliteti do të zhvillohet në mes ‘katërshes së madhe’ politike. Dilema që mbetet është se cila parti shqiptare do të jetë pjesë e qeverisë, që do të formohet pas zgjedhjeve. 

 

Rivaliteti në disa boshte nxjerr fitues ish partitë në pushtet

 

Robert Nesimi

Robert Nesimi

Robert Nesimi, analist mendon se sërish fitues do të dalin partitë VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Ai tha se është shumë me rëndësi nëse VMRO-DPMNE-ja do të arrijë të fitojë apo jo 60 mandate deputetësh.

Nesimi theksoi për Inbox7 se raporti i forcave shqiptare do të jetë shumë i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të kaluara.

Tek blloku politik shqiptar, raporti përsëri do jetë diku 1.5:1 në favor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndaj Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)”, tha Nesimi.

Ndërsa më i paparashikueshëm është rezultati i RDK-së, e cila mund të mbetet me dy deputetë, por mund edhe të arrije deri në 4-5 deputetë, specifikoi ai.

Ndërsa eksperti politik, Sasho Klekovski, tha për Inbox7 se në zgjedhjet e 27 prillit, rivaliteti do të manifestohet në disa boshte: pushtet-opozitë (VMRO-DPMNE-LSDM),( BDI-PDSH )dhe (VMRO-DPMNE-BDI).

Klekovski parashikon se rivaliteti i fundit do të jetë më interesant dhe do të zhvillohet midis “katërshes së madhe” e përbërë nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI e PDSH dhe partive të vogla politike në anën tjetër.

Në boshtin e parë, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale paralajmëroi fitore të VMRO-DPMNE-sëdhe BDI-së, me zmadhim të caktuar të numrit të deputetëve që i kanë. Në raundin e dytë edhe pse VMRO-DPMNE dhe BDI do të arrijnë përmirësim të rezultateve të tyre, me siguri do të kenë bashkëpunim paszgjedhor”,tha Klekovski. Sipas tij, Rilindja Demokratike Kombëtare(RDK) do të mbetet parti parlamentare, por vështirë se do ta përsërisë rezultatin e vitit 2011.

VMRO-DPMNE dhe dy partitë shqiptare formojnë qeverinë?

Për përbërjen politike të qeverisë së re Robert Nesimi parashikon që VMRO-DPMNE tu bëjë ofertë të dyfishtë partive shqiptare për pjesëmarrje në qeveri.

“Pres që VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjeve të jetë e kujdesshme ndaj BDI-së, por njëkohësisht të respektojë edhe PDSH-në. Pra, pres që VMRO-DPMNE të tentoje t’i përfshijë në pushtet dy partitë shqiptare, ashtu siç ka tentuar edhe në 2006 dhe në vitin 2008”, thotë Nesimi.

Ndërsa Sasho Klekovski, konsideron se koncepti i formimit të qeverisë nga partitë fituese të zgjedhjeve në blloqet etnike politike, nuk është i mirë për Maqedoninë. Klekovski mbështet idenë që në qeveri të përfshihet partia që ka mbështetjen e shqiptarëve etnikë, por mbi bazën e ngjashmërive ideologjike.

saso (1)

Sasho Klekovski

Në shumë hulumtime është treguar se simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së vetëperceptohen si të djathtë politike, ndërsa simpatizuesit e LSDM-së dhe BDI-së si të majtë”, theksoi Klekovski.

Sipas Klekovskit nëse kemi koalicione ideologjike parazgjedhore, gara politike ,do të transformohet nga etnike në ideologjike.Megjithatë Klekovski mendon se nuk është efikas parimi që fituesit politikë të grupeve etnike të formojnë qeverinë, ndërsa kjo nuk është në të mirë as të vetë BDI-së.

BDI-ja duke parë se në ‘pista’ të gjata do të ketë rezultate më të mira se sa PDSH-ja, për shkaqe që kanë të bëjnë me PDSH-në,e promovon konceptin ‘fituesi me fituesin’.Në këtë mënyrë, BDI-ja çdoherë do të mbetet në qeveri”, sqaroi ai.

BDI njëherë me LSDM-në, pastaj me VMRO-DPMNE-në, më pas sërish me LSDM-në”.Njëherë me të majtën, herën tjetër më të djathtën. Kjo gjë shkakton huti të zgjedhësit rreth çështjes se cilës ideologji i përket BDI-ja.Ose nuk ka ideologji fare, por vetëm dëshirë për pjesëmarrje në pushtet”, thotë Klekovski.

Klekovski shtoi se VMRO-DPMNE-ja dëshiron koalicion me PDSH-në, për shkak të ideologjisë dhe marrëdhënieve të afërta që ka pasur me këtë parti. “Nëse PDSH-ja nuk arrin rezultat të mirë zgjedhor, VMRO-DPMNE-ja në mënyrë parësore do të arrijë marrëveshje koalicionimi me BDI-në, ndërsa si gjest ndaj partnerit të preferuar, mund ta përfshijë në koalicion edhe PDSH-në”,deklaroi Sashko Klekovski.

Sipas Nesimit,një hap i tillë do të ‘pacifizonte’ përfundimisht një pjesë të mirë të shqiptarëve.

Qeveria e tille do të kishte dy të tretat e deputetëve, për të bërë më lehtë ndryshime kushtetuese. Por gjithçka do të varet nga numrat, gjegjësisht nëse VMRO-DPMNE-ja i afrohet 60 mandateve ose jo”, tha Robert Nesimi.

Sipas tij jo vetëm partia shqiptare,por as ajo fituese në bllokun maqedonas nuk ka garanci se do të formojë qeverinë.

Përsëritja e skenarit të vitit 1990

 

Në këtë kontekst Nesimi kujton rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1990, kur VMRO-DPMNE-ja kishte më tepër deputetë (37), por qeveri formoi LSDM-ja, pasi kjo e fundit, edhe pse kishte vetëm 30 deputetë, së bashku me koalicionin e Lidhjes së Forcave Reformuese të Maqedonisë (LFRM) (e transformuar më vonë në Partinë Liberale (PL)), që kishte 17 deputetë dhe Partinë Socialistetë Maqedonisë (PSM) me 5 deputetë, pranuan koalicion me partinë shqiptare-Partinë e Prosperitetit Demokratik(PPD), e cila në koalicion me Partinë Demokratike Popullore(PDP) numëronte 23 deputetë.

Ndërsa Klekovski shton se koalicionet mbi bazën e ideologjisë politike do të dëshmonin se rivaliteti midis BDI-së dhe PDSH-së nuk do të jetë vetëm për pushtet, por do të ketë kundërshtime dhe betejë mbi bazën e doktrinave, projekteve dhe programeve konkrete.

Sidoqoftë,Maqedonia voton të dielën dhe qeveria e re do të sfidohet nga një varg problemesh të grumbulluara nga e kaluara.

Redaktor: Selim Ibraimi

tahiri@inbox7.mk