Data e sotme
July 18, 2018

Turmë këshilltarësh në administratë: nevojë reale apo “rehatim” i ushtarëve partiakë?


DOKUMENTACION


Autorë: Angela Rajçevska, Bjanka Stankoviq, Kristina Atovska

 

 

Shteti ndan 266 mijë euro në vit për angazhimin e këshilltarëve të jashtëm të posaçëm, të cilët kanë për detyrë t’i këshillojnë ministrat dhe bartësit e tjerë të funksioneve të shtetit me qëllim që t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë sa më efikase.

 

Kjo shumë, deri tek e cila ka ardhur SCOOP-i, shpenzohet për 34 “këshilltarë të posaçëm”, të cilët janë të angazhuar vetëm në 13 ministri.

Ministria e Punëve të Brendshme

Sllavjanka Petrovska Këshilltar shtetëror – shefi I kabinetit të ministrit 41,454
Ljubica Jakimovska Këshilltar shtetëror – punët juridike 41,454
Kirill Mitiq Këshilltar shtetëror – punët policore dhe kriminalistike 41,454
Dragan Simonovski Kallëzimi penal 41,454
Stojançe Angellov Këshilltar shtetëror –  punët policore dhe kriminalistike 41,454
Zhivko Temellkovski Këshilltar shtetëror – punët financiare 41,454
Rexhepi Muamet Këshilltar shtetëror – planifikimi strategjik dhe zhvillimi për DSK-në 41,454
Dame Llozhankoski Këshilltari i përgjithshëm i punëve juridike 41,454
Veton Kranlieski Këshilltari i përgjithshëm i punëve financiare 41,454
Sunçica Aleksovska Këshilltari i përgjithshëm i menaxhimit të resurseve njerëzore 41,454
Oliver Llukarovski Këshilltari i përgjithshëm i punëve organizative 41,454
Refik Çerimi Këshilltari i përgjithshëm i punëve organizative 41,454
Mitko Bojmacaliev Këshilltari i lartë i bashkëpunimit ndërkombëtar 41,454
Ljubisha Ristovski Këshilltar shtetëror – punët policore dhe kriminalistike 41,454
Andrijana Saveska Pavllovska Këshilltari i pavarur i bashkëpunimit ndërkombëtar në kabinetin e ministrit 41,454
Rade Jankovski

 

Neni 27 i Ligjit për zyrtarët administrativë, nivelet në kuadër të kategorive të zyrtarëve administrativë, i përshkruan ata në mënyrë shtesë me titull, duke përfshirë: B1 – këshilltar shtetëror, V1 – këshilltar. Ndërsa Neni 22 i Ligjit për punonjësit e sektorit publik parashikon deri në 3 këshilltarë të posaçëm në kabinetin e ministrit.

 

Të parët punësohen në përputhje me ligjin dhe duhet të kalojnë provime të caktuara për pozicionin e punës, bëhet fjalë për zyrtarët e karrierës. Të tjerët janë pranuar kështu, nëse janë ushtarë partiakë, nëse me të vërtetë ka nevojë për ta, thjeshtë mbushet administrata dhe ngarkojnë buxhetin e Maqedonisë”, shpjegon Borçe Davitkovski, profesori universitar nga sfera e së drejtës administrative në Fakultetin juridik “Justinijani i Parë” në Shkup.   

 

KRYEMINISTRI ME 13 KËSHILLTARË

 

Lista e këshilltarëve të kryeministrit, që e ka marrë SCOOP-i në përgjigjen e Kërkesës për qasje të lirë deri në informacionet e karakterit publik numëron 8 persona, ndër të cilët janë Bojan Mariçiq, Dane Taleski, Dragan Jovanov, Ljupka Cvetkova, Lençe Nikollovska, Cveta Laskova, Tanja Çaçarova Ilievska dhe Marjan Zabërçanec.

 

Kompensimet e tyre mujore shkojnë nga 50 deri në 55 mijë denarë, që për një muaj është rreth 425 mijë denarësh ose afër 7000 eurosh. Përveç kompensimit me të holla, personat e lartpërmendur kanë një limit të miratuar për përdorimin e telefonit zyrtar në vlerë prej 1.180 denarësh.

 

Para disa ditësh, qeveria e publikoi në opinion listën e plotë të këshilltarëve, si dhe të këshilltarëve posaçëm, ndër të cilët gjenden: Ljube Boskovski – këshilltari i posaçëm për investime të huaja, Fidan Kolev – këshilltari i posaçëm për transport dhe lidhje, Rubin Zemon – këshilltari i posaçëm për zhvillimin e shoqërisë multikulturore, interkulturalizmit dhe komunikimeve ndërkulturore, Fatmir Bytyqi – këshilltari i posaçëm për zbatimin e marrëveshjes kornizë dhe Gjorgi Tasev – këshilltari i posaçëm për të rinj dhe sport.

 

Më shumë këshilltarë të posaçëm ka në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) – 15, ndërsa më pak në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – vetëm nga një.

Kompensime të veçanta për këshilla të posaçëm marrin njerëzit që i këshillojnë ministrat në Maqedoni. Përveç kompensimeve mujore, ata marrin edhe kompensime për harxhimet e udhëtimit dhe ato telefonike.

 

Hulumtimi për numrin dhe funksionalitetin e këshilltarëve ishte veçanërisht në drejtim të ministrive dhe kabinetit të kryeministrit. Dokumentet deri te të cilët ka ardhur SCOOP-i zbulojnë se në Ministrinë e Shëndetësisë, për një vit, për tre këshilltarë të posaçëm ndahen afërsisht 28 mijë eurosh. Në të njëjtën kohë, ata janë më të paguarit në mesin e këshilltarëve të posaçëm nga ministritë e tjera. Pagat e tyre variojnë nga 37 deri në 54 mijë denarë, ndërsa më pak paguhen ata në Ministrinë e Ekonomisë, me paga prej 25 mijë denarësh.

 

 

TË HOLLA EDHE PËR SHPENZIMET TELEFONIKE

 

Më pak 300, e më shumë 1.500 denarë ndahen në muaj nga ministritë për shpenzimet telefonike të këshilltarëve të posaçëm. Harxhimet e udhëtimit në disa ministri rregullohen me rregulloret e brendshme.

 

Ministria e Arsimit 1.180 denarë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës 1.180 denarë

Ministria e Shëndetësisë 1.500 denarë

Ministria e Drejtësisë 1.200 denarë

Ministria e Mbrojtjes 350 denarë

Ministria e Financave 1.500 denarë

 

Në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme ka gjithsej 14 këshilltarë. Për muajin janar të vitit 2018, së bashku ata kanë marrë një kompensim total prej 580.360 mijë denarësh.

 

Ndër këshilltarët që marrin kompensimin e rreth 41 mijë denarëve është edhe Stojance Angellov, këshilltari për punët policore dhe kriminalistike. Ai nuk donte të fliste për natyrën dhe vëllimin e obligimeve ndaj ministrisë, nga merr një honorar më të madh se paga mesatare në vend.

 

Sa i përket funksionit tim si këshilltar shtetëror i Ministrit të Punëve të Brendshme, nuk mund të flas për këtë sepse funksioni im është policor dhe i fshehtë“, thotë Angellov për SCOOP.

 

Një këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme është Rade Jankovski, i cili është angazhuar me kontratë mbi vepër për një periudhë njëvjeçare. Informacioni për kompensimin e tij është i klasifikuar si sekret.

 

 

PAGA MESATARE PREJ 33 MIJË DENARËSH

 

Përveç Ministrisë së Shëndetësisë, në kreun, ministritë të cilat ndajnë nga buxheti mbi 20 mijë euro për këshilltarët e tyre të posaçëm janë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shoqërisë Informatike, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria e Ekonomisë

Blerim Zllatku Këshilltari i posaçëm i politikës industriale, konkurrencës, përgjegjësisë shoqërore dhe tregut të brendshëm 25.000 denarë
Biljana Dodevska Këshilltari i posaçëm i integrimit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar 25.000 denarë
Shovket Hazari Këshilltari i posaçëm i turizmit dhe hotelerisë, investimeve dhe promovimit 25.000 denarë

Më pak se 20 mijë euro ndajnë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Ekonomisë.

 

Këshilltarja Taibe Emini thotë për SCOOP se si këshilltar i posaçëm ndihmon në komunikimin dhe bashkëpunimin e Ministrit me institucionet e tjera shtetërore.

 

Jam e punësuar sipas ligjit dhe kam një vendim për zyrtar të kabinetit, deklaroi Emini.

 

Sanella Skrijelj, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për angazhimin e saj si këshilltar i posaçëm thotë se është rregulluar përmes një agjencie për punësime të përkohshme. Si këshilltar i posaçëm, ajo thotë se koordinon punën e kabinetit të ministrit, si dhe koordinimin e sektorëve në zbatimin e reformave aktuale në mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve.

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka angazhuar një këshilltar të posaçëm në fushën e integrimit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjilxhane Saqipi për këshillat e saj merr një kompensim prej 42 mijë denarësh, që e kushton ministrinë në nivelin vjetor rreth 8 mijë eurosh.

 

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i vetmi këshilltar i posaçëm është Jane Llazevski, i cili për këshillat e tij nga sfera e Marrëdhënieve me opinionin merr një kompensim prej 32 mijë denarësh, gjegjësisht 6 mijë euro në vit.

 

NGA NJË KËSHILLTAR PËR PESË TË PUNËSUAR

 

Përveç këshilltarëve të veçantë, në çdo ministri, gati 20 për qind e të punësuarve kanë titullin e këshilltarit. Nga listat e të punësuarve të publikuara në faqet e internetit të ministrive, ne kemi llogaritur se sa prej tyre kanë titullin e këshilltarit. Mesatarisht, në çdo ministri për pesë të punësuar ka nga një këshilltar.

 

Ministria Të punësuar Këshilltarë Mesatarja – një këshilltar për një të punësuar
Ministria e Financave 623 120 1 këshilltar për 5 të punësuar
Ministria e Ekonomisë 152 33 1 këshilltar për 5 të punësuar
Ministria e Shëndetësisë 136 38 1 këshilltar për 4 të punësuar
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale 202 59 1 këshilltar për 3 të punësuar
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 56 14 1 këshilltar për 4 të punësuar
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve 265 62 1 këshilltar për 4 të punësuar
Ministria e Bujqësisë 621 90 1 këshilltar për 7 të punësuar
Ministria e Arsimit 296 63 1 këshilltar për 5 të punësuar
Ministria e Arsimit 106 21 1 këshilltar për 5 të punësuar
Ministria e Kulturës 145 40 1 këshilltar për 4 të punësuar
Ministria e Punëve të Jashtme 286 18 1 këshilltar për 16 të punësuar

 

Nuk ka qasje deri te listat e të punësuarve të Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike.

 

 

A KA NEVOJË PËR TA?

 

Se sa dhe nëse në përgjithësi ministrat dhe kryeministri kanë nevojë për këshilltarë të posaçëm, të jashtëm, përveç numrit të tillë të këshilltarëve të rregullt të punësuar? A kanë dhe cilat janë rezultatet që i japin?

 

Profesori Davitkovski thotë se këshilltarët e posaçëm zakonisht punojnë për partinë, e jo për institucionin i cili i angazhon.

 

Më së shpeshti dëshira është të rehatohen disa ushtarë partiakë, siç ishte kur kishim rastin e tetëdhjetë këshilltarëve të cilët uleshin në qeveri dhe nuk punonin asgjë, por thjesht agitonin për partinë. Kjo vërehet kur ka një ndryshim të qeverisë. Për shembull, partia e mëparshme nuk kishte asnjë të punësuar, të gjithë ishin këshilltarë. Tani ata do të jenë në parti. Ndërsa, qeveria e tanishme nuk do të ketë asnjë të punësuar në parti, sepse tani të gjithë janë të punësuar si këshilltarë, ata do t’i mbulojnë vendet e tyre të punës përmes disa këshilltarëve të tillë dhe organeve të ndryshme. Siç thuhet, vetëm për të marrë paga, e për t’i kryer aktivitetet partiake”, thotë ai.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)