Data e sotme
October 22, 2018

Para shtetërore për lajme të rrejshme

Autor: Goran Lefkov / lefkov@yahoo.com
“Përvetësim i 30 milionë eurove në Ministrinë e Bujqësisë”. Ky është titulli i hulumtimit, i cili në vitin 2011 duhej të zbulonte kriminalitet dhe rrjetë të organizuar të larjes së parave në Ministrinë e Bujqësisë. Në vend të një aksioni të shpejtë, nga Mnistria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe hetimi i rastit, propaganda e atëhershme vendosi ta fshehë hulumtimin e mediave me një lajm se Ministria e Bujqësisë do të paguajë subvencione 30 milionë euro.
Lajmi mbi subvencionet u transmetua në 30 portale të afërta me pushtetin e mëparshëm me një shpejtësi të madhe.
„ Kjo ndodhte shpesh me tekstet në shumë media me qasje kritike. Kishte një strukturë të tërë të organizuar njerëzish, të cilët kishin për detyrë të krijojnë përmbajtje që t’i hijezojnë ose ta zvogëlonin ndikimin e mediave kritike në Maqedoni“, thotë Norik Selimi, pronar i kompanisë “Motivi”, i cili merret me reklamime në internet.
Ai shton se e ka vërejtur këtë dukuri sidomos në tekstet serioze të gazetarëve hulumtues.
Dukuri të njëjtë ka vërejtur edhe gazetari Sasho Spasovski.

Sasho Spasovski

„ Kishin etiketime (tage) që nuk përkonin aspak me tekstet e etiketuara. Kjo ishte një mënyrë me të cilën makineria propagandistike e pushtetit të kaluar dëshironte që t’i fuste te agregatorët. Ata edhe atëherë edhe tash janë shumë të popollarizuar“, thotë Spasovski.
Ai shton se u hapën portale, të cilat në 90% të përmbajtjes ishin identike, dalloheshin vetëm për formën e tekstit nëse ishte i vendosur në fushë më të ngushtë ose më të gjerë.
Një tekst për 2 minuta shfaqej në një numër të madh portalesh. Ishte shumë e dukshme puna e kësaj makinerie për lajme të rrejshme. Një tekst që duhej t’i ngjante një produkti autorial gazetaresk në të njëjtën kohë shfaqej në dy portale në një dallim prej 10 sekondash dhe i njëjti pa autorësi, rikujton Spasovski.
Shembuj të këtillë në të kaluarën kishte çdo ditë.
Para shtetërore për lajme të rrejshme
Prodhimi i lajmeve të rrejshme në Maqedoni mori hov të madh me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së në vitin 2006 dhe me përforcimin ndikimit dhe fuqisë së rrjeteve sociale.
“ Jam anëtare e VMRO-DPMNE-së nga viti 1999. Në vitin 2007 na organizuan trajnime nga partia që t’i shpërndajmë qëndrimet partiake, deklaratat, kumtesat në rrjetet sociale”, thotë R.M.
Ajo shton se kjo ishte një nga kushtet për ta punësuar në administratën shtetërore para 10 vitesh.
Por edhe kur u punësova, gjithnjë pranoja mesazhe cilat poste t’i shpërndajë në internet, ku të bëj like dhe ku të vendos komentin që ma dërgonin në mesazh”,shton R.M
Kjo dukuri është e njohur në shoqërinë maqedonase që më herët, por është simptomatike që këto lajme ishin të financuara me para shtetërore.
Drejtori më thirri në zyrë dhe më tha se nga partia kam listë të anëtarëve tanë mes të cilëve je edhe ti, në ditët në vazhdim nuk do të vish në punë, por do të shkosh në trajnim në Shtëpinë ARM-së. Unë do të regjistroj se ti je në punë dhe do të ndaj shpërblim në pagën për muajin që pason”, thotë V.Minov, i punësuar në Agjencinë shtetërore në Shkup.
Ai theksoi se kjo ka ndodhur gjatë tërë kohës nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur edhe i kishte thënë se më nuk do të shkonte në trajnimet e organizuara nga VMRO-DPMNE.
Në kohën e udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së u krijua një makineri e fuqishme e prodhimit të lajmeve të rrejshme. Në vitin 2007 filluan me Net pres, më pas startoi Republika. Ishte evidente se bëhet fjalë për një industri të propagandës.
Në këtë makineri ishin të përfshirë të punësuar në administratën publike, të cilët kishin për obligim të klikojnë like dhe të vendosin komente të dërguara paraprakisht në ato lajme dhe të kishin sa më tepër vizitueshmëri. Kishin obligim ta shtypnin pullën F5 në tastaturë që të bëhej refresh dhe që me këtë lajmi të fitonte sa më tepër “lexueshmëri”, në fakt vizitueshmëri. Makineria propaganduese përpiqej t’iu japë legjitimitet lajmeve të rrejshme nëpërmjet makinerisë partiake në administratë”, vlerëson Spasovski
Sipas vlerësimit të tij rreth 25.000 ushtarë partiakë të VMRO-DPMNE-së ishin të përfshirë në makinerinë propagandistike.
Për Mirçe Adamçevskin, anëtarë i Këshillit të Etikës në Media, produksioni i lajmeve të rrejshme me para të shtetit është kriminalitet.

Mirçe Adamçevskin

“ Shpenzimi i parave shtetërore patjetër të ketë destinacionin për mbintërtimin e shoqërisë dhe jo për prodhim të lajmeve të rrejshme. Akoma më keq për mua është se në shtet u ndërtua një sistem i tërë për prodhimin e lajmeve të rrejshme, dhe kur krijohet sistem, ai patjetër bëhet për një qëllim. Kjo do të thotë se fitojmë një shoqëri e cila të fitojë një pasqyrë të rrejshme mbi atë se çfarë punon pushteti. Kemi shumë shtete në botë ku nëpërmjet lajmeve të rrejshme krijohet iluzioni mbi demokracinë, mbi jetën e mirë, mbi menaxhimin e mirë, ndërsa qytetarët në këto shoqëri jetjnë në kufijtë e rrënimit”, thotë Adamçevski.
Ai shton se lajmet e rrejshme gjithmonë shërbejnë për propagandë dhe dezinformim.
Persona nga Velesi të trajnuar nga VMRO-DPMNE
Personat nga Velesi të përqindjeve me famë botërore, të lajmeve të rrejshme, shkaktuan dëme serioze mbi mediat në nivel botëror. Disa nga këta “punëtorë” i kishin kaluar trajnimet e VMRO-DPMNE-së, vlerëson Sasho Spasovski, i cili një kohë të gjatë e ka hulumtuar fenomenin e lajmeve të rrejshme në Veles.
Të gjithë fëmijët që punonin në Veles kur e panë se partia nuk do t’iu paguaj aq pak para, përvetësuan dije të caktuar që do të thotë Search Engine Optimization, mësuansi të punojnë me etiketime ( tage) që të mund të të rrokin agregatorët e lajmeve si dhe kërkuesit si Google. Në Veles unë pashë dije te personat që kishin punuar me lajme të rrejshme që nuk mund të fitohej për një muaj. Vlerësoj se një numër i njerëzve që u futën në “biznes” me lajme të rrejshme në Veles i kishin kaluar trajnimet partiake të VMRO-DPMNE-së, para 10 vitesh”, thotë Spasovski.
Sipas tij, në Veles, rreth 3.000 persona janë përfshirë në “fabrikën për lajme të rrejshme”. Ata kanë punuar me 3 ndërrime kur ishte kulmi i fushatës.
Ai na lidhi me një person të përfshirë në fabrikën e lajmeve të rrejshme në Veles. Na u prezantua me pseudonimin Goce, ky nuk ishte emir i tij i vërtetë.
Në vitin 2016 ishte kulmi më i madh i lajmeve të rrejshme. Për një muaj me një portal përfitonim edhe deri më 30.000 euro. Tash puna është zvogëluar, por sajtet akoma funskionojnë. Unë sajtin tim e shita për 1.500 euro, tash do të filloj me një të ri”, thotë bashkëbiseduesi jonë anonim.
Ai shton se facebook-u kishte bërë një profit të madh në Veles dhe iu kishte dhënë shumë zbritje “fabrikantëve nga Velesi”.
Fecebook-u në mënyrë indirekte na ndihmonet financiarisht në prodhimin e lajmeve të rrejshme, në atë mënyrë që nëse ndonjë postim ose reklamë kishte të garantuar qasjen në timeline për 300 persona për 30 cent, facebook-u neve, personave nga Velesi na jepte me 90% ulje për 3-4 cent. Facebook-u kishte përfituar shumë nga fabrika e lajmeve të rrejshme në Veles”, thotë Goceja jonë.
“ Nga përvoja që fitova duke e hulumtuar këtë temë e pashë se përmbajtjet për lajmet qartazi merreshin nga dikush. Ata persona që unë i njoha nuk kanë kapacitet të krijojnë një përmbajtje më domethënëse gazetareske”, vlerëson Spasovski.
MT: Gënjeshtra për të shkatërruar individë
Lajmet e rrejshme ishin vegla me të cilën pushteti i mëparshëm përpiqej të diskreditojë gjithçka që ishte e shëndoshë dhe kritike në shoqëri. Në lëkurën e tij lajmet e rrejshme dhe rolin e tyre destruktiv e ka ndjerë edhe Mirçe Adamçevski.
Unë kisha përvojë personale, kur fabrika për lajme të rrejshme e quajtur Qendër për komunikime, për mua fabrikuan lajme të rrejshme, dhe më pas ato u transmetuan edhe në Radion e Maqedonisë. Radio e Maqedonisë ka gazetarët e vet që nuk i verifikonin lajmet, ndërsa merrnin lajme të rrejshme”, thotë Adamçevski.
Ai shton se një numër më i madh i ankesave që vijnë në Këshillin e Etikës janë për lajme të jo të sakta. Mbi 200 raste në vit lajme të rrejshme. Kemi një det të lajmeve jo të sakta, gjegjësisht të rrejshme.
Sipas Ivica Dimistriovskit, themelues dhe pronar i agregatorit Grid.mk, beteja më e madhe e lajmeve të rrejshme është që të duken në agregatorë dhe kërkuesit.
Kishim rast më herët kur një lajm përputhej me një tjetër. P.sh., nëse publikohej një hulumtim, makineria propagandistike e pushtetit të mëparshëm, publikonte lajm tjetër me të njëjtat fjalë kyçe dhe përshtatnin lajmin që më parë ishte publikuar, ndërsa tregonte për ndonjë dukuri negative në shoqëri”, vlerëson Dimistriovski.
Ai shton se beteja është që lajmi të jetë përpara në ballinë, sepse njerëzit lëvizin dhe i shikojnë vetëm titujt.
MT: Shpëtimi nga lajmet e rrejshme
Ekspertët janë të ndarë në qëndrimet se sit ë parandalohen lajmet e rrejshme. Situata është shumë komplekse, ndërsa rrethanë që e rëndon më tepër këtë situatë është se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e këtij problem, sepse qeveritë në shoqëritë e regjimit janë ato që e proshojnë gjithë këtë makineri të lajmeve të rrejshme.
Për Mirçe Adamçevskin, një organ si Këshilli i Etikës mund të kontribuojë për zvogëlimin e qasjes së lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale.
Mund të krijohet një organ prej 30-40 gazetarësh, të cilët çdo ditë do t’i përcillnin mediat dhe do ta vlerësonin saktësinë e tyre dhe kështu do t’i rangonin mediat që publikojnë lajme të sakta dhe cilat jo. Këshilli i Etikës në media mund të angazhojë disa persona që do të bëjnë monitorim të mediave, tash p.sh. gjatë këtij muaji do të monitorohen vetëm mediat e shtypura, muajin tjetër mediat online, muajin e tretë televizionet që të fitojë pasqyrë se çfarë ndodh me shoqërinë në sferën e mediave”, thotë Adamçevski.
Ai shton se javën e kaluar facebook ka pasur një takim me mediat kryesore perëndimre që të përpilojnë një listë të mediave të klasit të parë, media të klasit të dytë dhe në fund media të klasit të dhjetë. Ata media që janë në klasin e parë, të dytë dhe të tretë do të kenë përparësi, ndërsa ato të klasit të dhjetë nuk do t’i lëshojë aspak dhe do t’i injorojë. Këtu ka rrezik për një censurë të hapur. Më parë duhet t’i përcaktojë se cilat janë ato media.
Për Dimitrovskin çështja është më e komplikuar.
“ Algoritmi mund të modifikohet dhe mund të futen edhe kritere tjera në vendosjen e lajmeve në faqen ballore. Në algoritme të tilla momentalisht punon facebook-u Kjo mund të bëhet në Maqedoni, vetëm se kemi shumë subjektivizëm në vendosjen e kritereve në Maqedoni. Nga kjo frikohem se do të kemi probleme. Te ne secili merr anë dhe gjithçka është e politizuar”, thotë Dimistriovski.
Ai shton se nuk do të ndërmerrte diçka të tillë nëse nuk është e automatizuar.
Për Igor Trajkovskin, themeluesin e Time.mk zgjidhja më e mirë të punohet me njerëzit.

Igor Trajkovskin

“ Nuk di ndonjë zgjidhje të mençur me problemin e lajmeve të rrejshme. Edukimi mbetet më i rëndësishëm që të mundet njerëzit vetë t’i dallojnë lajmet. Me automatizëm nuk mund të bëhet, sepse algoritmet nuk mund t’i njohin”, thotë Trajkovski.
Ai shton se nuk vendosë sajte që nuk janë të regjistruara dhe nuk kanë impresum.
„Civica mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) nga Maqedonia dhe Instituti suedez për administratë publike (SPIU) nga Suedia.“
Përmbajtja e kësaj storie hulumtuese është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Civica mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.

Shkruaj një koment

Koment(e)