Data e sotme
November 18, 2018

Afrodita Musliu: Qytetarët më shumë interesohen për ngjarjet politike sesa për problemet lokale në mjedisin e tyre

Për pesë muaj në platformën Prijavi.mk janë regjistruar 248 probleme, prej të cilave 39 janë zgjidhur, ndërsa 128 janë azhurnuar. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga komuna e Karposhit (103) dhe ajo e Qendrës (68), pastaj vijojnë Gostivari (50) dhe Çairi (27). Deri më tani komuna e Karposhit dhe Çairit në mënyrë adekuate dhe të shpejtë reagojnë ndaj problemeve të paraqitura

Për pesë muaj në platformën Prijavi.mk janë regjistruar 248 probleme, prej të cilave 39 janë zgjidhur, ndërsa 128 janë azhurnuar. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga komuna e Karposhit (103) dhe ajo e Qendrës (68), pastaj vijojnë Gostivari (50) dhe Çairi (27). Deri më tani komuna e Karposhit dhe Çairit në mënyrë adekuate dhe të shpejtë reagojnë ndaj problemeve të paraqitura.

Intervistoi: Bjanka Stankoviq

Afrodita Musliu është kryetare e shoqatës “Neksus – koncepti qytetar”. Ata krijuan platformën Prijavi.mk, e cila ka për qëllim ta rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme lokale. Qëllimi është që të nxitet një interaksion më të madh midis njësive të vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve, të krijohet një atmosferë të pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve, përmes së cilës qytetarët do të mund t’i tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ankesat e tyre, dhe kështu të kryejnë monitorimin e punës së pushtetit lokal. Prijavi.mk është krijuar në bazë të platformës së hapur FixMyStreet të mySociety dhe është siguruar përmes DemTools nga Instituti Demokratik Kombëtar – IDK (NDI).

______________________________________________________________________________

 

A janë njerëzit të motivuar për t’i raportuar problemet lokale në komunat?

Afrodita Musliu: Raportimi i problemeve nga ana e qytetarëve shkon vështirë, më shpesh ata nuk motivohen ta bëjnë këtë për arsye se ose nuk e dinë ku dhe në cilën departament të komunës së tyre ta bëjnë këtë, që do të thotë se nuk janë të informuar, apo më së shpeshti humben nëpër labirintet e Komunës, të drejtuar nga një sportel në tjetër. Gjithashtu, zyrtarët komunalë dhe Ndërmarrjet publike përgjegjëse për zgjidhjen e këtyre problemeve nuk mund të jenë të pranishëm gjithmonë dhe gjithkund.

 

 Unë them çdoherë “Ndërmarrjet komunale publike nuk mund të pastrojnë aq shumë saqë mund qytetarët të hedhin bërllok! Thjeshtë nuk arrihet, prandaj kritika nuk do ta drejtoja vetëm te komunat, por edhe te qytetarët, vetëdija e të cilëve për ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm dhe të pastër është në një nivel shumë të ulët!  

 

Cilat probleme mund t’i raportojnë qytetarët përmes Aplikacionit tuaj?

 

Afrodita Musliu: Momentalisht, përmes Platformës prijavi.mk mund të raportohen probleme të kategorive të mëposhtme: mbeturinat, vrimat e rrugëve, ndriçimi publik, ndotësit e ajrit (tymi i fabrikave, amvisërive, automjeteve, deponive), ujërat e zeza dhe të tjera (trotuaret e dëmtuara, shenjat e komunikacionit, automjetet e vjetra të shkatërruara, rrugët dhe trotuaret e papastërtuara nga bora, akulli dhe gurët, tufa e qenve endacakë etj.)

Cilat probleme regjistrohen më së shpeshti në raportimet e qytetarëve?

Afrodita Musliu: Më së shpeshti raportojnë problemet e kategorisë së mbeturinave dhe deponive të egra, kategorisë gjëra të ndryshme, vrimave të rrugëve, ndriçimit publik, ujërave të zeza etj.

 

Sa nga raportimet kanë të bëjnë me deponitë e egra, mbeturinat e ngjashme?

Afrodita Musliu: Në kategorinë e mbeturinave (siç është në ueb-aplikacionin tonë) deri më tani qytetarët kanë raportuar në kategorinë gjëra të ndryshme më shumë se 80 dhe në kategorinë e mbeturinave më shumë se 50.

 

Çfarë ndodh pasi do të dërgohet një raportim për një problem të caktuar?

Afrodita Musliu: Në momentin kur qytetari ka detektuar problemin me ndihmën e telefonit të tij celular, shkon në ueb-aplikacionin, klikon në fushën PRIJAVI (Raporto) dhe hapet harta interaktive e komunës në të cilën gjendet, e shënon vendin në hartë, zgjedh kategorinë e problemit, fotografon problemin me telefonin e tij celular, bashkëngjit fotografin dhe dërgon ankesën, e cila shfaqet menjëherë në hartën interaktive me lokacionin e saktë të problemit të raportuar. Komuna për këtë qëllim ka emëruar një person për kontakt dhe komunikimin me qytetarët, por edhe me shërbimet publike relevante, të cilave ua s]dërgon problemet e raportuara për trajtim. Çdo qytetar mund t’i shohë ankesat e parashtruara, t’i azhurnojë ato ose të paraqitet për njoftime.

 

Aplikacioni si pilot-projekt për herë të parë u vu në funksion në prill të këtij viti në Gostivar. Cila komuna të tjera u përfshinë në projekt? 

Afrodita Musliu: Në këtë moment në platformën janë raportuar 248 probleme, nga të cilat 39 janë zgjidhur dhe 128 janë azhurnuar, prej tyre pjesa më e madhe janë të komunave Karposh (103) dhe Qendër (68), pastaj vijojnë Gostivari (50) dhe Çairi (27). Pas pilot-versionit të Komunës së Gostivarit, i cili u lëshua në përdorim në fund të muajit prill, vijonte Komuna e Qendrës, Karposhit në muajin qershor dhe Komuna e Çairit nga muaji gusht. Përpiqemi të aktivizojmë aplikacionin edhe në komunat e tjera, por duke pasur parasysh zhvillimet aktuale në vend rreth ndryshimeve të emrit, referendumit, borxheve që i kanë komunat dhe e ngjashme, vështirë mund të hyni në bisedime dhe të bëni marrëveshje me to. Por, ne jemi këmbëngulës dhe vazhdimisht i kontaktojmë ato për bashkëpunim.

 

A ndërmarrin dhe cilat masa i ndërmarrin komunat lidhur me raportimet e deponive të egra?

Afrodita Musliu: Deri më tani, komunat e Karposhit dhe Çairit në mënyrë përkatëse dhe të shpejtë reagojnë ndaj problemeve të raportuara. Është mirë që kanë vullnetin e zyrtarëve komunalë të cilët janë përgjegjës për këtë ueb-aplikacion që për një kohë relativisht të shpejtë pas raportimit të bërë nga qytetarët, të komunikojnë me ta dhe t’u japin atyre informacione për aksionin të cilin e ndërmerr ose do ta ndërmarrë  komuna për problemin konkret, me çka u tregojnë qytetarëve që komuna dëshiron dhe bën apo do të bëjë angazhime që të zgjidhen problemet, edhe një motiv dhe stimul tjetër për qytetarët që të raportojnë më shumë. Gjithashtu, dhe komuna e Gostivarit u tregua si përgjegjëse lidhur me ueb-aplikacioni dhe komunikimin me qytetarët të cilët kanë raportuar problemet në platformë, por vetëm dy muajt e parë pas fillimit të funksionimit të aplikacionit. Komuna e Qendrës mbetet prapa këtyre komunave dhe përgjegjësia për pranimin, dërgimin e raportimeve për zgjidhje, si dhe komunikimi me qytetarët për raportimet është në një nivel shumë të ulët, këtë muaj kemi biseduar sërish me ta dhe shpresojmë se kjo do të zgjidhet. Në përgjithësi, nga muaji shtator e këndej asnjë nga komunat nuk tregon një interes të madh për zgjidhjen e raportimeve, por edhe qytetarët gjithashtu. Për nevojat e aplikacionit kemi hapur një faqe në Facebook dhe i informojmë dhe kujtojmë vazhdimisht për ekzistimin e aplikacionit, por siç thashë, mentaliteti i njerëzve është ai, pavarësisht se ofrohen për ta zgjidhje të ndryshme të këtilla lehtësuese që përmirësojnë cilësinë e jetës, zhvillimet ditore politike janë shumë më interesante për ta.

 

A e ka arritur aplikacioni Prijavi.mk efektin e dëshiruar?

Afrodita Musliu: Lidhur me pritjet, mund të them se është një kohë relativisht e shkurtër për të folur për të arriturat, 5 muaj pasi është në funksion, aplikacioni në fillim (në dy – tre muajt e parë) kishte simpati të mëdha dhe atë e kanë pranuar jo vetëm qytetarët, por edhe komunat, edhe pse ata e dinë se ai është transparent dhe është hapur për çdo qytetar dhe në çdo kohë të mund të shihen raportimet, por edhe përgjegjësia e komunës, pastaj si, nëse dhe sa shpejt zgjidh raportimet e bëra nga ana e qytetarëve. Vazhdojmë më tej t’i aktivizojmë komunat e tjera urbane, por gjithashtu t’i inkurajojmë ato komuna që tashmë janë pjesë e aplikacionit të kenë një aktivitet më të madh, si në zgjidhjen e raportimeve të qytetarëve, ashtu edhe në promovimin e aplikacionit nga ana e tyre.