Data e sotme
December 12, 2019

Bursa zgjedhore (2): IVANO(V)VIZIONI

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Profesori që u bë President, në rrethin e dytë hynë si favorit partiak. Dr. Ivanov pesë vite ishte në kërkim të vetvetes, pas identitetit të tij politik me të cilin do përfaqësonte të gjithë qytetarë. Kandidati i VMRO- DPMNE-së, mandatin e dytë e kërkoi pasi me 400 mijë vota arriti majën e koalicionit. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Ivanovi fitoi më shumë se 436 mijë vota, vetëm 20 mijë më pak se në luftën vendimtare me Fërçkovskin para 5 viteve , por atëherë edhe me një pjesë të elektoratit shqiptar.

63. Kjo numerologji burimin e saj e ka nga Bibla dhe Kurani. Është e shkruar në…

63 А Psalmi i Davidit . Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta, buzët e mia do të të lavdërojnë. Kështu do të të bekoj në jetën time e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia.

Natën e euforisë, lexoheshin shifrat e komunave : “ Falënderim të veçantë për komunat e Manastirit, Shtipit, Aerodromit, Gostivarit…” dhe assesi të përmendet Komuna e Shuto Orizares, kolonisë më të madhe të Evropës. Nuk ka mirënjohje për xhentëlmenin i cili u kap për fyti me kundërshtaret gra, afaristi i cili transportonte votuesit, ashtu sikurse turoperatorët e tij bënin me valën e madhe të emigrantëve nga Shutka drejt Belgjikës, Suedisë dhe Gjermanisë. Partnerët pushtetarë mbetën pa gojë për romët, mbështetësit më besnik…, ata që favoritit i sollën epërsi të lartë. Gishti i mesit i Amdiut mbeti pezull, drejtuar kah kryengritësit e Brankos, kur turma puçiste lsdmiste iu kundërvu fallangës rome të Shuto Orizarit .

Nuk ka asnjë falënderim për “të ndryshimin”, nga askush, e aq më tepër nga Ivanovi. Ai mbeti i robëruar në furinë e etnocenzrizmit maqedonas. Si pjesëtar i koalicionit qeveritar bashkë me kryeministrin kërkonin shumicën absolute parlamentare “që BDI-ja të mos mund të shantazhojë…”. Në një shou televizive kërcënoi drejtpërdrejtë shqiptarët që përbëjnë shumicën e BDI-së : – Do ta shohin kur do të arrijnë propozimet e ambasadorëve…Ai që nuk iu përgjigjet fyerjeve, bëhet brutal me kërkesat. Shqiptarët nuk i duhen, romët i harron…Çfarë bashkëjetese, etnike! Një demokraci e panevojshme funksionale, balans i pushtetit ekzekutiv.

Të gjithë janë një, numër prej 63 minus 25.

Para 15 viteve Tito Petkovski kishte 50 mijë vota epërsi ndaj Boris Trajkovskit. Atëherë, një deklaratë e tij jo mirë e menduar se nuk i duhen votat e shqiptarëve e humbi epërsinë kurse PDSH i solli 100 mijë vota plus kundërkandidatit të tij nga VMRO-DPMNE-ja. Kësaj radhe historia politike përsëritet si farsë. I ashtuquajturi Sushiko-koalicion nuk mund të sigurojë më shumë se 30 mijë vota nga bashkësia etnike shqiptare.

BDI-ja për integrim u përgjigj me kërkesën për 25 mandate deputetësh, përfshirë edhe ato nga diaspora. Nuk e njeh kandidatin jokonsensual, as si person e as si institucion. Ky lloj terrorizmi politik e vendos Ahmetin në një pozicion të dyshimtë si faktor i bashkësisë ndërkombëtare, edhe pse atij i janë të rëndësishme BE-ja dhe NATO-ja.

Në retorikën e kandidatit, sllogani i të cilit është “Shteti para se gjithash”, është betonuar një patetikë sociale për sukseset ekonomike të qeverisë, për ndërtimin e rrugëve, për subvencionet e bujqëve…

Nuk ka haber nga sfidat e prej burrështetasi: fqinjësi e mirë, agjenda e NATO-s, standardet e ARM-së, liritë demokratike. Është rrjepur pushteti gjyqësor, edhe pse presidenti nominon nga dy në Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese. Është në rritje të rreyikshme trendi i huamarrjes, borxh të cilin do ta paguajnë gjeneratat që vijnë. Edhe pse presidenti i shtetit e propozon guvernerin e BPM, rojen e politikës makroekonomike dhe stabilitetit finansiar, nuk ka qëndrim nga Ivanov për borxhin e shtetit, për atë ku shkojnë paratë, për atë se çfarë kërkon në Maqedoni vagabondi botëror Subrata Roj, me cilin është përshëndetur ngrohtë këtu?

Kompania greke tërheq nga Negotina mbi tre milionë euro dhe ende kemi heshtje nga Agjencia e kundërzbulimit, e cila është nën komandën e drejtpërdrejtë të presidentit? Si është duke u shndërruar Maqedonia në një lavatriçe e parave, kush ka nxjerrë nga Maqedonia mbi 4 miliardë euro jashtë shtetit?

Në vrullin e patriotizmit, Ivanov do të deklarojë: Cila kompani vendore do të mund t’i investonte të gjitha ato para që janë derdhur në zonat e lira ekonomike?! Mbase dikush është dashur t’ia shkruaj disa kompani të vendit që vetëm gjatë mandatit të tij investuan së paku 10 milionë euro në prodhimtarinë e vendit për eksport (Pekabesko, Renova…).

Presidenti i ri (i vjetër) u delegjitimua edhe para se të rizgjidhet për president. Ahmeti nuk e do, opinioni e nënçmon, një pjesë e mbështetësve u distancuan nga ai. A do të përjetojë edhe Ivanov JO-në e fundit, njëlloj sikur Georgievski u distancua nga Trajkovski në foltoren e Parlamentit?

Fushata parazgjedhore është nën hijen e fjalorit të zjarrtë të Gruevskit dhe Ahmetit. Rrotullohet dhe rrotullohet manipulimi më brutal partiako-nacionalist në retorikën zgjedhore. Etnopatriotizmi është ulur këmbëkryq në Maqedoni. Tash për tash është vetëm numër, 63 thotë krzeministri, 25 i përgjigjet partneri i koalicionit.

Maqedonia është gjithçka që kemi”, ishte parolla historike e presidentit të parë Kiro Gligorov. Pas një çerekshekulli pavarësi, jemi shumë larg entuziazmit patriotik që të bëhet dhe ruhet shteti. Gjithçka është kthyer në politikë lukrative.

Përkthyese: Luljeta Ademi

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia e mendimeve të shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)