Data e sotme
November 17, 2018

INBOX7 – PËR SHKAK SE E VËRTETA ËSHTË NJË

Para Jush është on-line revista INBOX 7, e konceptuar për t’u bërë një medium serioz, të etabluar dhe kredibile në të cilën mund të keni besim. INBOX 7 filloi si on-line revista e parë në tri gjuhë katër vjet më parë, në një kohë kur as nuk kishim shpresë se do të arrijmë ta ngrimë atë për t’u bërë e barabartë dhe konkurruese me shumicat e mediumeve kombëtare të cilat ekzistojnë në tregun e Maqedonisë.

Në këto faqe ne do të përpiqemi që në një mënyrë autentike, objektive, të balancuar dhe profesionale të jua bartim zhvillimet, analizat dhe intervistat aktuale me personalitete të shquara publike që kanë lanë gjurmët e tyre në këto hapësira. Do të ketë hapësirë edhe ​​për hulumtime më serioze, ku përmes prezantimit të të dhënave bazë dhe të bazave të të dhënave të hyjmë nën sipërfaqen e lajmeve të përditshme me qëllim që të afirmojmë gazetarinë hulumtuese si një mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit.

INBOX 7 do të jetë gjithmonë i hapur për lexuesit, mendimet e qytetarëve. Qytetari është në fokusin e revistës INBOX 7 dhe do të jemi gjithmonë të hapur dhe të përkushtuar për të dëgjuar mendimin tuaj të nderuar lexues. Çdo propozim, koment, kritikë, vlerësim juaj nuk janë vetëm të mirëpritur, por edhe të rëndësishëm (të vlefshëm). Ne si medium do të përpiqemi që të jemi një korrektues i pushtetit dhe kërkojmë nga Ju që të jeni aktorë aktivë në pjesën e komenteve dhe propozimeve për temat, idetë, problemet me qëllim që të bëjmë një shoqëri më të mirë në të cilën ne jetojmë së bashku.

Shpresojmë se do të arrijmë të mbajmë Vëmendjen tuaj. Lexohemi, shikohemi dhe dëgjohemi!