Data e sotme
November 12, 2019

Përmendore për Gruevskin

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Në Indinë e lashtë, një udhëheqës i pangopur kishtë deshtë të bëhet Zot. E kishtë thirrë prisin fetar dhe i kishtë urdhëruar që asnjëherë më të mos përmend emërin e Zotit, pasi kokën do ta ketë të tepërt. I thotë: ”a nuk shef se çfar drite ka te unë në pallat, kurse gjithandej për rreth erësirë”. Nuk kaloi shumë kohë dhe udhëheqësi u sëmurë rëndë. Nuk kishte shpëtim. Më në fund thirri prisin fetar, të cilit iu ankua se i gjithë pallati i duket erësirë. S’ka dritë. Prisi fetar ia këtheu – drita dhe erësira shpesh i ndërrojnë anët.

Edhe te ne gjithnjë e më pak dritë. Për rreth e tërë erësirë. Dritë – vetëm te pallatet qeveriatare. Forca të erëta kanë erësuar gjithçka në shtet. Forca që sundojnë me njerëz përmes ndarjeve e përçarjeve. Në Shqiptar e Maqedon; në musliman e krishter; në të devotshëm e të padëshirueshëm; në fetar e eretik; në patriot e tradhtarë; në përkahësit e perëndimit joparimor e në miqët lindorë… Kurse ne të gjithë heshtim, madje nga frika edhe përkrahim. Heshtë edhe bashkësia ndërkombëtare, madje edhe për krim të dëshmuar. Heshtin mediumet, intelektualët, organizatat joqeveritare. Gruevski gjithë kohën të huajtë i mashtron se do ta zgjidhë emrin, të vet cilin qëllimisht e ka dramatizuar që ta mbajë largë agjendën euroatlantike. Ate e di mirë edhe Fyle i cili për arsye vetëm atij të njohura vazhdon t’i jep jetë një rregjimi diktatorial gjer në palcë të korruptuar. Rregjim që njëherit paraqet kërcnim për tërë rajonin, pasi është një inkurajim për të gjithë pretenduesit potencial të diktaturave në rajon. Si është e mundur të përkrahet rregjim që shkelë mbi lirinë e mediave, mbi ardhmërinë dhe dinjitetin e njerëzve?!!! Rregjim që ekonominë e ka shndërrua si të Angolës; demokracinë si të Zimbabves; drejtësinë dhe institucionet si të Somalisë. Sipas Bankës botërore, këto dhjetë vite rreth 450.000 qytetarë kanë lëshuar Maqedoninë (madje pjesa më vitale).

Përkrahet rregjimi që njerëzit në vend se me bukë i ushqen me urrejtje e nacionalizëm.Për njërin nacionalizëm është i verbër kurse për tjetrin sy i hapur. Për njërin është i shurdhër, kurse për tjetrin vesh i hapur. Njërin nacionalizëm e stimulon, kurse tjetrin e provokon. Dy të këqia bëjnë më mirë. Përkraher regjim që u pat mbyllë gojën mediumeve në kohën kur, jo vetëm që duheshte të dëgjoj të thënën, por edhe ate të heshturën. E tani mund të flitet hapur vetëm pas dyerve të mbylura. Këtu madje edhe morali ka çmimin e vet të tregut. Morali ultë – çmimi i lartë. Ai tani fare lehtë konvertohet edhe në para apo në ndonjë vlerë tjetër të pamerituar. Fakt është se antika paraqet vetëm një Kal Troje. Gjer në këso pozite të fortë biseduese Grekët nuk do të vinin as me diplomaci të përsosur, as me shumë astronome parash, as me dhurim ujdhesash. Nga kjo politikë absurde humbëm projekte kolosale rajonale zhvillimore në vlerë prej dhjetra miljardë euro. Humbëm Korridorin tetë me të gjitha komponentat përcjellëse; humbëm gazsjellësin rajonal si tranzit; humbëm pozitën gjeopolitike; humbëm agjendën auroatlantike; humbëm qinda mijë vende pune. A fituam diktaturën, kriminalin dhe varfërinë. Na mbetën vetëm përmendoret e vdekura që vazhdimisht hanë bukën e të gjallëve. Ndoshta Grekët do të duhet Gruevskit t’i ndërtojnë një përmendore grandioze mu në qendër të Atinës

Përgjegjësinë për një katastrofë të tillë e kanë edhe partitë shqiptare, të cilat janë duke thyer këbë e duar që të lazdrojnë Gruevksin. Kurse ai i nënçmom dhe poshtron. Pasi edhe pas shumë vitesh këto parti nuk definuan se kush mund të jetë pjesë e qeverisë e kush opozitë. Kështu ato ulin pazarin dhe nënçmojnë veten gjer në pakufi. Por, çdo gjë ka fundin e vet. Afër është momenti kur të vërtetës nuk do t’i duhen shumë fjalë, kurse mashtrimeve asnjëherë nuk do tu mjaftojnë. Thaçi inkurajohet nga Gruevski, se qoftë edhe me një deputet, partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë. Kurse BDI nga frika nuk lejon Shqiptarët që të votojë si të duan, madje ate e bënë në emër të një “koncenzusi” të rejshëm, të cilin vet e patën lëshuar nga dora (50 përqindshin për zgjedhjen e presidentit).

Përderisa te politikanët vlejnë rregullat matematikore – se edhe “zerot” kanë vlerë nëse janë pas ndonjë numri, njerëzit gjithnjë e më shumë kuptojnë se sa shumë kanë humbur. Madje tepër shumë.Kanë humbur ekzistencën, ardhmërinë dhe dinjitetitn. Pasi udhëheqen nga njerëz me ndërgjegje të zbrazur, me moral të zbrazur, me dije të zbrazur, por me xhepa të mbushur. Megjithate drita udhëton me shpejtësinë e dritës.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk