Data e sotme
November 17, 2018

Dridhjet janë ndjekur me një sërë “aftershok”-esh: Kush dhe ku graviton në VMRO-DPMNE?

  • Nga një parti e fortë dhe monolite, turbulencat shkaktuan një pozicionim të anëtarësisë në disa fraksione.
  • Milloshoski merr një pozicion pranë Mickoskit dhe tallet me kolegët e tij me një paralajmërim ironik për largim nga të gjitha funksionet e partisë.
  • “Njerëzit e parë të Gruevskit” në distancë nga politikat e Mickovkit.
  • Boneva: “Nuk jam në asnjë kamp. Jam në shtëpi dhe askush nuk ka kërkuar ndihmë prej meje”.
  • Njeriu i cili ishte deri dje në krye të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski distancohet nga politikat e udhëheqjes aktuale

 

Shkruan: Svetllana Unkovska

 

Partia VMRO-DPMNE ende nuk e lë pozitën e temës më aktuale në publik. Pas “tërmetit” të fortë me ndërrimet dhe shkarkimet e fundit në partinë më të madhe  opozitare, ndodhën një seri “aftershok”-esh me dorëheqje të funksionarëve partiakë. Nga 51 deputetë, sa numëronte koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, tani ajo mbeti vetëm me 39.

 

Në tavolinën e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski arrijnë njoftime për braktisjen e funksioneve dhe pozicioneve të disa prej udhëheqësve të trupave partiakë. Kjo krijoi në mënyrë shtesë çarje të mëdha në parti dhe shkaktoi një shtresim të fortë dhe nj[ ndarje të partisë në disa fraksione.

 

 

PAS SHKARKIMEVE- DORËHEQJE

Daniella Rangelova

Kryetarja e grave, Daniella Rangelova, e me atë edhe sekretarja e përgjithshme Liljana Zaturovska dhe nënkryetarja Liljana Kuzmanovska dhanë dorëheqjet e tyre te Mickoski. Nga pozicioni i koordinatorit të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së u tërhoq edhe Dragan Danev. Pastaj, kryetari i Lidhjes së forcave të reja Lluka Kërzhaloski dha dorëheqjen e tij, ndërsa shembullin e tij e ndoqën edhe një pjesë të organizatave komunale të të rinjve. Pas seria e dorëheqjeve, Mickoski në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto me një pjesë të anëtarësisë së Lidhjes së forcave të reja, me ç’rast donte të dërgonte një porosi se megjithatë, një pjesë e madhe e të rinjve qëndrojnë pas tij.

Lluka Kërzhaloski

Një pjesë e anëtarësisë ende janë në mbështetje të Mickoskit, të cilët mund të shiheshin edhe në shënimin e 125 vjetorit të formimit të VMRO-së. Menjëherë pranë tij është nënkryetari Aleksandar Nikollovski, i cili gjatë këtyre ditëve kishte një sërë deklaratash dhe shpjegimesh për ngjarjet në parti.

Fort pranë kryetarit të partisë tani qëndroi edhe Antonio Milloshoski, edhe pse, para një kohe, ai ishte i pari që kundërshtonte zgjedhjen e Mickoskit në kreun e VMRO-DPMNE-së. Milloshoski, në postin në profilin e tij në Facebook tallej me valën e dorëheqjeve të kolegëve të tij të partisë. Ai edhe pse, të paktën për tani, nuk ka asnjë funksion në parti, shkroi se po dorëzon një dorëheqje të parevokueshme pro-evropiane nga të gjitha funksioneve partiake.

Par atë flitet se pasi kanë “tejkaluar” keqkuptimet me Micoskin, ai pret të jetë njëri nga nënkryetarët e partisë. Milloshoski lidhur me pyetjen e bojkotit kishte qëndrime edhe më të forta dhe e tejkaloi Mickoskin me paralajmërimin për organizimin e një fushate kundër referendumit.

Burime të besueshme partiake të Inbox7 thonë se ende në anën e kryetarit të partisë janë edhe anëtarët e Komitetit ekzekutivit dhe Komitetit qendror. Por, shtojnë ata, çdo ditë sjell befasi të reja.

 

CILI ËSHTË POZICIONI I NIKOLLA GRUEVSKIT?

Burimet partiake për Inbox7 gjithashtu thonë se Mickoski ka prishur marrëdhëniet edhe me Gruevskin. Jozyrtarisht pretendohet se ka pasur një grindje mes tyre. Gruevski është zemëruar për shkak se Mickoski me vendimet e fundit që shkaktuan trazira, shtresime dhe ndarje të mëdha, por edhe se me largimin e pjesës së madhe të “njerëzve” dhe përkrahësve të tij të gjatë e ka shkatërruar partinë tërësisht.

 

ILIJA DIMOVSKI – ME MIJALLKOVIN OSE ME MICKOSKIN?

Vërehet mungesa e “njeriut” i cili deri dje ishte në krye të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, rreth të cilit graviton edhe një grup i caktuar i mbështetësve të tij.

Ai haptazi tha se nuk do të votonte për marrëveshjen e emrit, por nuk pajtohej me politikën e Mickoskit për izolimin e partisë, dhe, siç tha ai vetë, nuk dëshiron të jetë pjesë e proceseve të fëlliqura.

Tani duket sikur t’i vëzhgojë ngjarjet duke qëndruar anësh dhe pret të ndodhë një ndryshim në krye të partisë. Ai paraprakisht, pas largimit të Nikolla Gruevskit nga pozita e parë e VMRO-DPMNE-së, kishte ambicie për të marrë kryesimin e partisë. Por, pasi kjo nuk ndodhi, ai vendosi të distancohet nga trazirat e brendshme të partisë.

Simptomatik është veprimi i Sasho Mijallkovit, i cili në gjykimin për rastin “Titanik 2” në Gjykatën Penale, ku ishin edhe gazetarët, hyri në përqafim me Dimovskin. Mijallkov, edhe pse u dëbua para një kohe nga partia, ende ka një ndikim të madh ndaj një grupi të caktuar të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.

 

SILVANA BONEVA LË HAPËSIRË PËR TË RINJTË

Mungon edhe Silvana Boneva, e cila ishte më parë një nga anëtarët më aktivë, jo vetëm si deputet, por edhe derisa ishte në KSHZ. Ajo në një deklaratë për Inbox7 thotë se nuk i takon asnjë kampi dhe se deri më tani askush nuk e ka kërkuar atë për të ndihmuar në konsolidimin e partisë.

Tani jam në shtëpi dhe deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë prej meje. Kam punuar shumë edhe për BE-në edhe për NATO-n, por jam shumë e zhgënjyer, kështu që tani le të vazhdojnë të rinjtë “.

 

 

“Të përjashtuarit” u futën në një grup të ri parlamentar

 

Deputetët, të cilët u përjashtuan nga partia për shkak të votimit për hapjen e ndryshimeve kushtetuese pas Marrëveshjes së Prespës, formuan një grup të ri parlamentar. Në të njëjtin grup u bashkua edhe Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste.

Siç dihet, këtu janë ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, pastaj tre deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit – Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, si dhe Nolla Ismajllovska Starova, Emilija Aleksandrova dhe Zaqir Ramçiloviq. Edhe pse Rangellova dha dorëheqjen e saj nga funksioni, ajo tha se mbetet në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Është interesante të përmendet edhe se në skenë tashmë mungojnë ish-funksionarët e kohës së Gruevski, të cilët ishin “të pazëvendësueshëm” për pozicionet e tyre. Vetëm në opinion ishin të pranishëm ish-ministri Nikolla Todorov dhe ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, sepse në mënyrë të shpejt u dëbuan nga VMRO-DPMNE.