Data e sotme
November 17, 2018

Fluturimet e lira mund të bëhen vetëm kujtime të bukura

A do të “fluturojë” kompania “Wizz Air” nga Maqedonia? Edhe pse çmimi i ulët i biletave i tërheq udhëtarët, nuk mungojnë edhe shpenzimet përcjellëse

 

Shkruan: Bjanka Stankoviq

 

Dhjetë minuta para orës pesëmbëdhjetë. Në qendër të qytetit qëndron autobusi që transporton udhëtarët deri në “Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup”. Në autobus janë ulur një grua e moshuar dhe mbesa e saj. Gruaja thotë se herën e fundit ka udhëtuar me kompaninë “Wizz Air” dy vjet më parë dhe se me këtë kompani ajrore ka vetëm përvoja të bukura, e njëkohësisht i lavdëroi punonjësit e sjellshëm. Këtë herë, ajo thotë se shkojnë për të pritur mbesën tjetër, e cila ka udhëtuar nëpërmjet Varshavës dhe Parisit sepse “Wizz Air” për destinacione të caktuara nuk ka fluturime direkte. Ajo theksoi se përparësia është në çmimin e biletave, por se shërbimet e tjera si kafeja, lëngu dhe ushqimi në aeroplan nuk janë të paguara, edhe pse kjo nuk ndodh me kompanitë ajrore me buxhet të lartë.

Dy tenderët e njëpasnjëshëm për subvencionim të kompanive ajrore me buxhet të ulët u anuluan nga ana e qeverisë në Shkup për shkak të lëshimeve në procedurë. Në rast se kompania “Wizz Air” lëshon Maqedoninë, ajo thotë se kjo do të reflektohet mbi qytetarët sepse të gjithë i përdorin shërbimet e tyre vetëm për shkak të biletave të lira të fluturimeve.

Mbesa ime shfrytëzon çdo mundësi për të mbërritur këtu kur ka bileta të lira, sidomos gjatë vikendeve“, shton ajo.

 

 

Me këtë pajtohet edhe Petar Nestoroski, i cili thotë se udhëton shpesh me kompaninë “Wizz Air” dhe për biletat e lira të fluturimeve të cilat i paguajnë qytetarët, shërbimet janë në një nivel të mirë.

Unë personalisht kam udhëtuar më shumë se 30 herë në Evropë, më së shumti në Budapest, Bratislavë, Barcelonë, Romë, Riga, Varshavë, Oslo, Stokholm dhe vende të tjera. Në rast se largohet kompania “Wizz Air”, kjo do të ndikojë shumë sidomos mbi të rinjtë të cilët duan të udhëtojnë, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse, megjithatë, kompania “Wizz Air” është kompania e vetme ajrore me buxhet të ulët në vendin tonë” – tha Nestoroski.

 

 

 

Udhëtimi me “Wizz Air Udhëtimi me kompaninë e rregullt ajrore
Shkup – Han (çmimi për një drejtim – 60 euro) Shkup – Frankfurt (çmimi i biletës kthyese: 210 euro)
Han – Shkup (çmimi për drejtimin e kthimit – 90 euro) Nga metroja e aeroportit deri në Frankfurt (çmimi: 8 euro)
Transporti: Nga aeroporti në Han – deri në qendër të qytetit (çmimi: 40 euro)  
Shpenzimet për bagazh: 20 euro  
Gjithsej: 210 euro Gjithsej: 218 euro
Përparësitë: Fluturimi direkt Përparësitë: Fluturimi është në dispozicion për çdo ditë të javës
Mangësitë: Fluturimi është në dispozicion dy herë në javë Mangësitë: Fluturimi nuk është direkt, nevojitet një ndërrim të aeroplanëve

 

Shembulli i një fluturimi në periudhën prej 24 deri më 29 dhjetor.   

 

 

 

 

AGJENCITË TURISTIKE ME MENDIME TË NDARA

 

Nga agjencia turistike për organizim të udhëtimeve dhe menaxhim “BT Maqedonia” thonë se deri më tani kanë bashkëpunuar me kompaninë “Wizz Air” dhe se kërkesa më e madhe ka qenë për qytetet Dortmund, Këln, Memingem dhe Bruksel.

“Largimi i mundshëm i kompanisë “Wizz Air” nga Maqedonia me siguri do të ndikojë në punën tonë, veçanërisht për arsye ekonomike, sepse anulimi i fluturimeve do të zvogëlojë edhe numrin e klientëve tanë”, deklaruan nga agjencia turistike “BT Maqedonia”.

Ndërsa, nga agjencia turistike “Delfino Travel”, nëpërmjet një bisede telefonike thonë se fokusohen në punën me “rent a car” (marrja e makinave me qira) dhe biletat e aeroplanëve për kompani, në vend me personat që udhëtojnë. Nga atje thanë se kanë bashkëpunuar me kompaninë “Wizz Air”, por shumë rrallë, përveç kur klienti ka insistuar që fluturimi të jetë nëpërmjet kësaj kompanie ajrore.

Në rast të largimit të kompanisë nga vendi, kjo nuk do të ndikojë në punën e tyre, sepse, siç thonë ata, për shkak të garancisë së klientit, problemeve me bagazhin, si dhe anulimeve të shpeshta të fluturimeve, bashkëpunimin me kompaninë “Wizz Air” e kanë reduktuar në minimum.

 

TENDERI NUK KURDISET – ËSHTË DECID MINISTRI SUGAREVSKI

 

Edhe pse dështuan dy tenderët në të cilët kompania “Wizz Air” ishte ofertuesi i vetëm, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski në një konferencë për shtyp, muajin e kaluar ka demantuar deklaratat se tenderi është kurdisur dhe se asnjë anëtar i Qeverisë aktuale nuk ka asgjë kundër kompanisë ajrore. Ai premtoi se qytetarët do të mund të udhëtojnë me fluturime të lira, por është e nevojshme të respektohet procedura.

Në fakt, arsyeja për shkak të së cilës u anulua tenderi i parë në gusht është se kompania ajrore “Wizz Air” në letrën me ofertë nuk e ka shkruar emrin e plotë dhe adresën e kompanisë. Më vonë në tenderin e dytë, Komisioni që ka zbatuar procedurën e tenderit ka njoftuar kompaninë “Wizz Air” se nuk i plotëson kushtet e kërkuara. Gjegjësisht, kompania hungareze ka ofruar të sjellë katër destinacione të reja nga Aeroporti i Ohrit në gusht të vitit të ardhshëm, ndërsa me shpalljen është kërkuar që fluturimet për dy destinacionet e para të fillojnë më së voni deri më 10 janar, ndërsa për dy të tjerat pas një viti.

 

Kompania “Wizz Air” në 6 vitet e fundit ka fituar mbi 9.5 milionë euro ndihmë shtetërore  

Sabri Aliu, i cili ka agjencinë turistike “Mergimi Air Travel Agency” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, thotë se është një dëm i madh që Maqedonia nuk ka kompaninë e saj ajrore dhe nëse largohet kompania “Wizz Air” është normale se qytetarët do t’i ndjejnë pasojat. Nëse në vitet e 90-ta Maqedonia ka pasur mundësi të lavdërohej me tetë kompani ajrore, sot nuk ka asnjë.

Vetëm te ne shteti jep subvencione për kompani ajrore, kjo nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Por, sepse ne jemi një shtet i pasur, vendosëm të japim subvencione edhe për këtë gjë. Me këto pesë milionë euro që i parasheh Qeveria, Maqedonia mund të themelojë një kompani të vet, e cila në fillim do të mund të ofronte 10 destinacione të shkëlqyeshme. Duke filluar nga Cyrihu dhe Bazeli, destinacione për të cilat aktualisht ka një kërkesë më të madhe, pastaj Stambolli, qytetet e Gjermanisë dhe ato të Skandinavisë. Çmimet e biletave do të ishin përafërsisht të njëjta me ato të kompanisë ‘Wizz Air’”, propozon Aliu.

Ana pozitive e themelimit të kompanisë së vet ajrore, siç thotë Aliu, është se shteti nuk do të varet nga të tjerët dhe njëkohësisht kompania vendase nuk ka ku të “ikë”.

 

 

Shteti Numri i kompanive ajrore
Serbia 5
Mali i Zi 4
Shqipëria 2
Kosova 2
Bosnja e Hercegovina 1
Maqedonia 0

 

Ish piloti Kiril Kaevski thotë se në tregun e Maqedonisë nuk ka një konkurrencë reale dhe kjo dëshmohet me tenderin e shpallur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në të cilin dy herë paraqitet vetëm kompania “Wizz Air”.

Problemi më i madh në lidhje me hapjen e kompanisë ajrore është mungesa e kuadrove, është decid ai.

“Një pjesë e madhe, përkatësisht një e treta e kuadrove janë në pension, ndërsa të tjerët punojnë në vende të tjera anembanë botës, duke përfshirë Indinë dhe Japoninë. Trajnimi i kuadrove të reja në Maqedoni është reduktuar në minimum. Nga ana tjetër, nëse huazojmë kuadro nga jashtë, kjo gjë do të kushtojë shumë dhe shteti nuk mund ta lejojë atë tani”, shpjegon Kaevski.

Ai thotë se edhe pse është qesharak taktizimi i pushtetit me tenderin, megjithatë, kompania “Wizz Air” do të mbetet këtu, siç vazhdon aktualisht me fluturime, pa marrë parasysh se nuk merr subvencione nga shteti.

 

PESË MILIONË EURO SUBVENCIONE NË TRI VITET E ARDHSHME

 

Nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të vitit 2021, Qeveria parashikon subvencione në shumën prej 312.4 milionë denarësh, gjegjësisht 5 milionë eurosh. Ministri Sugarevski, në konferencën për shtyp të mbajtur muajin e kaluar, tha se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të shpallë një thirrje të re publike, ndërsa kriteret dhe kushtet do të mbeten të pandryshuara, ashtu si në thirrjen e mëparshme publike.

Kompania e përzgjedhur ajrore do të fitojë një kompensim të njëhershëm në shumën prej 40.000 eurosh për çdo destinacion të ri nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, dhe gjithashtu do të subvencionohet çdo udhëtar që largohet gjatë periudhës së subvencionuar. Përveç këtyre kushteve, kompanitë që do të aplikojnë duhet të kenë transportuar së paku 10 milionë udhëtarë dhe të kenë realizuar një profil prej 25 milionë eurosh gjatë vitit të kaluar.