Data e sotme
December 13, 2018

Fjala dhe urrejtja (1): Botët politikë përhapin padurimin

Që të ndryshohen gjërat tërësisht, është e nevojshme një përfshirje aktive e tërë shoqërisë. Përveç edukimit të gjeneratave të reja, është e domosdoshme që edhe institucionet ta kuptojnë seriozisht këtë problem.  

 

Shkruan: Bkanka Stankoviq

 

Në të kaluarën, gjuha e urrejtjes mund të vërehej vetëm në rrugë, përmes shkrimit të simboleve, grafiteve, vizatimeve ofenduese, përmes djegies së flamujve, simboleve fetare apo shpërndarjes së fletushkave me përmbajtje që nxit urrejtje në cilëndo bazë.

Por sot, në epokën e internetit, kjo aktivitet shkatërrues zhvillohet në një mënyrë më të lehtë, më të thjeshtë dhe më efikase. Platformat me qasje të lehtë arrijnë me një shpejtësi të pabesueshme t’i përhapin këto informacione të dëmshme, ndërsa reagimet nga kokat e nxehta shpejt dalin në sipërfaqe.

Jemi dëshmitarë se ka shumë postime, komente dhe replika në rrjetet sociale që janë të mbushura zakonisht me gjuhën e urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike, politike, por nuk mungojnë as fyerjet në baza të tjera. Përveç kësaj, zhvillimet aktuale politike dhe të përditshme vetëm rrisin emocionet midis njerëzve.

Rrjetet sociale, përveçse na mundësuan një komunikim të shpejtë, ndarjen e lajmeve, fotografive, muzikës dhe postimeve të çdolloj konteksti, ato sollën me vete edhe dukuri anësore. Me disa klikime, në çdo moment mund të gjendemi si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ndonjë debat në internet, i cili përfundon si grindje të shoqëruar me gjuhë të urrejtjes, kërcënime, thirrje për dhunë, por edhe me përforcimin e stereotipave dhe paragjykimet ekzistuese në shoqëri.

 

NË VEND TË DEBATIT, URREJTJE NDËRETNIKE

 

Gazetari Sunai Sabrioski konsideron se sidomos të rinjtë duhet ta kuptojnë se me fyerjet personale dhe përplasjet në internet nuk do ta zgjidhin problemin. Ai thekson se të gjitha etnitetet në Maqedoni janë thelbi i marrëdhënieve ndërkulturore, të cilat për fat të keq në vendin tonë perceptohen si negative. Problemi më i madh për Sabrioskin është perceptimi i ndryshëm i fjalëve, gjë që çon në përplasje të kulturave. Ai thotë se që të jetë akoma më dramatike e gjithë situata e rinisë së sotme – teknologjia mundësoi 24/7 orë diskutim në rrjetet sociale.

“Me padurim pritet ndonjë status, fotografi ose video për shkak të të cilave me automatizëm do të fillojë një komunikim në dy drejtime, të shoqëruar me gjuhë të urrejtjes, humor, satirë, sarkazëm dhe diskriminim. Gjithçka fillon me një like (pëlqim), ndërsa përfundon me një referat kontradiktor. Ju romët, Ne maqedonasit, Ata shqiptarët, Ata serbët dhe bullgarët e kështu me radhë, duke krijuar një pasqyrë si një refleksion i gjithë kësaj gjenerate të like-ve”– shton Sabrioski.

 

Nëse për grafitet dhe mbishkrimet e rrugëve me fjalë të urrejtjes njerëzit reagojnë në mënyrë të ashpër, duket se e njëjta gjë në Facebook dhe Twitter bëhet një përditshmëri. Komentet dhe postimet e përdoruesve fshihen ose raportohen, por kjo nuk parandalon mundësinë që ato të shfaqen nga një profil tjetër, i cili është zakonisht anonim ose siç themi “i rremë”.

Një pjesë e këtij problemi janë pikërisht këto profile dhe të ashtuquajturat botë të internetit. Ky fenomen nuk mungon as në vendin tonë. Është karakteristike se ata shpesh shfaqen në momente të ngjarjeve të rëndësishme politike. 

 

Boti i internetit ose vetëm boti është një përshkrim i shkurtër për një robot inteligjent softuerik. Ata më së shpeshti kryejnë detyra të thjeshta dhe detyra të përsëritshme strukturore, me një shpejtësi shumë më të madhe se ajo e njeriut (klikime, shkrimi i komenteve dhe e ngjashme), por mund të përfshijnë edhe inteligjencën artificiale. Një pjesë e tyre përdoren për qëllime pozitive, siç janë indekserët e kërkimit, ndërsa një numër i madh mund të përdoren për qëllime dhe zbatime negative, sidomos në fushatat politike”   

 

BOTËT BËJNË NJË DËM TË MADH NË ZHVILLIMIN DEMOKRATIK

 Bojan Kordallov, ekspert për mediat sociale, thotë se në realitet, botët mund të bëjnë një konfuzion dhe të zvogëlojnë aktualitetin e debateve të caktuara. Pengimi i tyre bën një dëm të madh për zhvillimin demokratik të shoqërive.

Pasojat e dëmshme të botëve në kuptimin politik ose në luftën politike shihen kryesisht në qëllimin që të bëhet një ndikim, përkatësisht që të japin mbështetje për një palë të caktuar për të cilën kanë marrë pëlqim ta përfaqësojnë”, shton Kordallov.

 

 

Në një kuptim portativ, termi bot përdoret për pjesëtarët e ekipeve të internetit të partive politike, obligimi i të cilëve është të shkruajnë komente për përkrahjen e partive të tyre dhe liderëve të portaleve të internetit dhe rrjeteve sociale, duke u përpjekur që në atë mënyrë të bëjnë një ndikim ndaj mendimit publik”   

 

Ekspertët mendojnë se përveç përmirësimit të praktikës së ligjeve, është e nevojshme të krijohen individë të vetëdijshëm dhe të edukuar lidhur me teknologjinë digjitale, të cilët do ta fitojnë këtë betejë. Kordallov thotë se të gjitha dukuritë negative të digjitalizimit dhe kompjuterizimit zhvillohen me një ritëm të shpejtë në masë të madhe për shkak të mungesës së njohurive dhe aftësive.

Me këtë pajtohet edhe Sllavica Anastasovska, avokatja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e cila thotë se më e rëndësishme është të punohet në ngritjen e vetëdijes së njerëzve.

“Ata thonë ndonjë qëndrim, ndonjë mendim që është problematik sepse ndërhyn në gjuhën e urrejtjes, por nuk është liria e shprehjes. Ka një kufi midis këtyre dy gjërave dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se ku është kufiri”, tha Anastasovska.