Data e sotme
August 24, 2019

Shkollat pa kushte, premtohen tabletë

VMRO-DPMNE-ja propozoi në programin e saj 300 mijë kompjuterë tabletë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ekspertët mendojnë se kompjuterizimi i procesit arsimor është i pashmangshëm, por së pari duhet të krijohen kushtet elementare

Gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoni, qytetarët kanë pasur mundësinë që të njihen me premtime për realizimin e projekteve të shumta.Të gjitha partitëpolitike kanë përmendur qindra ide, projekte dhe programe të ndryshme.

BDI propozoi mbi 1000 mijë projekte gjatë fushtës parazgjedhore,ndërkaq në mesin e 2046 projekteve të VMRO-DPMNE-së qeveritare, është edhe ai që parashikon furnizimin e shkollave fillore dhe të mesme në katër vitet e ardhshme me 300 mijë kompjuterë “tabletë” dhe me tabela interaktive.

Ky projekt pason projektin e Qeverisë “Kompjuter për çdo nxënës”, ndërsa tabletët e rinj, sipas kryeministrit Nikolla Gruevski do të zëvendësojnë kompjuterët, që tashmë janë vjetëruar.

 

Së pari kushte elementare, pastaj tabletë!

Kryetari i Lidhjessë Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta thotë për Inbox7 se fatkeqësisht projektet propozohen, pa u bërë analiza të mirëfillta lidhur me zbatimin e tyre.

Nuhi Dardhishta

Nuhi Dardhishta

Së pari duhet të plotësohen kushtet elementare për mësim, të sigurohen mjetet mësimore dhe të bëhen trajnimet e nevojshme.Pa u bërë këto hapa nuk mund të synohen projektet evropiane siç është ky me tabletat ”, tha Dardhishta.

Projekti “300 mijë tabletë për nxënësit” duhet të realizohet pas projektit “Kompjuter për çdo nxënës”, që filloi në vitin 2009 dhe i cili edhe sipas vetë Ministrisë së Shoqërisë Informatike(MSHI), përgjegjëse për realizimin e tij, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Media ka raportuar se projekti është i dështuar, meqë në shumë shkolla një pjesë e kompjuterëve janë shkatërruar, meqë janë lënë në kushte joadekuate.

Nuhi Dardhishta shton se projekti i kompjuterizimit në disa shkolla ka dështuar.

Në disa shkolla mungojnë kabinetet kompjuterike për realizimin e testimit ekstern, prandaj nuk ka nevojë të shkohet në projekte të reja, pa u realizuar ato ekzistuese” tha Dardhishta.

Por Ministria e Shoqërisë Informatike (MSHI) ka fajësuardrejtuesit e shkollave, të cilët nuk ka vënë në përdorim kompjuterët.

Ka disa udhëheqës të institucioneve të cilët nuk janë të aftë sa duhet në fushën e menaxhimit për të udhëhequr me një projekt të këtillë krucial“, ka deklaruar Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informative.

Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASH) ka pranuar se projekti “Kompjuter për çdo nxënës” realizohet, por me vështirësi, meqë bëhet fjalë për projekt kompleks. Për realizimin e projektit qeveritar “Kompjuter për çdo nxënës” u ndanë mbi 20 milion euro nga buxheti i shtetit.

Nxënësit t’i përdorin tabletët me maturi

Profesori dhe eksperti i pedagogjisë Xheladin Murati, thotë për Inbox7 se përdorimi i internetit dhe teknologjive bashkëkohore në procesin mësimor është nevojë e domosdoshme.

Xheladin Murati

Xheladin Murati

Botimet teknologjike janë bërë shumë të kërkuara nga nxënësit.Libri fizik, edhe pse mendoj se është i pazëvendësueshëm sepse ka vlera gnoseologjike, aksiologjike, krijuese, teknologjia po e zbeh rolin dhe përdorimin e tij dhe e afirmon librin elektronik, tha profesor Murati.

Nxënësit, rinia shumë më lehtë pranojnë teknologjinë, inovacionet.Prandaj në të ardhmen e afërt, nxënësit duhet të aftësohen për përdorimin e matur të tabletave”, sqaroi profesori, Xheladin Murati, për të vënë në spikamë se “interneti dhe teknologjia ofrojnë komunikim te gjerë, por kanë edhe ndikime negative në formimin e nxënësit”.

Nga interneti nxënësit bëhen më të mbyllur në botën e tyre, individualistë dhe jo të socializuar Fëmijët dhe nxënësit e sotëm po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e ambientit virtual”, konstatoi profesor XheladinMurati.

Nga ky projekt pritet që të ketë rezultate më të mëdha në procesin e mësimdhënies , duke i zëvendësuar metodat tradicionale me metoda të reja bashkëkohore pedagogjike.

Projekti së pari do të fillojë të realizohet në shkollat e mesme, e më pas në ato fillore, ndërsa tabletët e rinj janë të kohës së fundit.

Redaktor: Selim Ibraimi

tahiri@inbox7.mk