Data e sotme
November 20, 2019

13 Nëntori, një ditë përkujtimi

Shkruan: Trifun Kostovski

Lexues të nderuar, dua të prezantohem para jush për herë të parë në jetën time si kolumnist në portalin Inbox7.

Unë ju bind se për mua kjo është një sfidë të cilën e përjetoj për herë të parë në jetën time dhe do të jem i pranishëm çdo të enjte. Unë do të përpiqem të shkruaj për tema të cilat do t’i japin një impuls pozitiv lexuesit dhe për tema të cilat nuk do të jenë një ngarkesë për lexuesit, por përkundrazi do të jenë tema reale dhe të sinqerta.

Këtë herë do të shkruaj një kolumnë për 13 Nëntorin, ditën e çlirimit të Qytetit të Shkupit.

Unë, si ish-kryetar i Qytetit të Shkupit me rastin e shënimit të kësaj dite kam organizuar një ndeshje të mrekullueshme miqësore në futboll midis veteranëve të Qytetit të Shkupit dhe veteranëve të klubit të futbollit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq) të Beogradit.

Ngjarja zgjati dy ditë dhe porosia themelore të cilën e kemi dërguar së bashku me udhëheqjen e klubit “Crvena Zvezda” për të gjithë banorët e qytetit të Shkupit, e sidomos për dashamirët e futbollit, është se duhet ta ruajmë miqësinë dhe të bëjmë gjithnjë e më shumë një ambient të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës, në këtë rast me Republikën e Serbisë, e unë do ta shtoja edhe me të gjithë fqinjët tanë.

13 Nëntor, një ditë e bukur me diell. Dielli ngrohte dhe depërtonte nëpër gjethet e verdha dhe të arta të drurëve dhe e bënte ambientin unik para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes.

Edhe vetë unë nuk e prisja dhe nuk mund të besoja se aq shumë qytetarë do të mblidhen rreth stadiumit të KF Rabotniçkit për t’u kënaqur me lojën e veteranëve. Të mos harrojmë se për ekipin e klubit “Crvena Zvezda” luajtën edhe veteranët të cilët fituan titullin evropian dhe botëror. Këta janë emrat e njerëzve që kanë lënë një gjurmë të thellë në jetët tona.

Këtu dua të theksoj për mysafirët nga Beogradi, jo vetëm si futbollistë të mirë, por edhe si njerëz të pasur me të gjitha virtytet njerëzore. Emrat e llojit të ish-futbollistëve Xhaiq, Açimoviq, Pançev, Najdoski, Kanatllarovski, Dojçinovski, Karasi, Pizhon, Sheshtiq, gjithsesi se dhanë një përshtypje të mrekullueshme të gjithë ngjarjes.

Isha i lumtur brenda vetes, sepse përmes dukjes së fytyrave të personave të pranishëm në këtë ndeshje, ndjeva gjithë gëzimin e tyre, të kenë mundësi të paktën për një kohë të shkurtër të shoqërohen me emra aq të njohur, të cilët si legjenda të gjalla dhanë hapësirë ​​për t’u fotografuar, për t’u përshëndetur, për të biseduar dhe për t’u shoqëruar me publikun.

Unë nuk do të shkruaj më për këtë ngjarje, dua sinqerisht të kërkoj falje nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit që nuk isha aq këmbëngulës të lidh një komunikim të drejtpërdrejtë me atë, me qëllim që kjo ngjarje, e cila ndodhi pikërisht më 13 nëntor në ditën e çlirimit të Shkupit, të organizohet me patronazhin e Qytetit të Shkupit.

Unë dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për z-rin Darko Pançev, i cili në mënyrë jo egoiste dha mbështetjen e tij për realizimin e kësaj ngjarjeje të mrekullueshme.

Më besoni, ndjenja është vërtet e fortë dhe pozitive, kur njeriu bën dhe ka mundësi të bëjë gjëra të bukura për qytetin e tij dhe veçanërisht për bashkëqytetarët e tij.

Përfundoj me fjalët “Jetoftë 13 Nëntori”, dita kur ne qytetarët e Shkupit të parë në vitin e largët 1944, ndjemë lirinë dhe pavarësinë jo vetën të qytetit të Shkupit, por edhe të Maqedonisë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit