Data e sotme
February 17, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

A duam demokraci ose diktaturë?

Shkruan: Denko Maleski

 

Javën e kaluar, në një intervistë për televizionin e ri “Klan – Maqedoni”, Biljana Georgievska, menjëherë pas publikimit të lajmit për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia, kërkoi mendimin tim. U përgjigja ashtu siç më thotë mendja, e jo ndjenjat. E theksova faktin se gjëra të këtilla ndodhin dhe do të ndodhin në shoqëritë demokratike në të cilat të akuzuarit i kanë të garantuar të drejtat e tyre njerëzore. „It goes with the territory“ do të thoshin amerikanët: Rreziqet që dikush të arratiset në një sistem demokratik janë shumë më të mëdha se sa ato në një diktaturë. Tani me të vërtetë mund të besojmë se nuk përgjohen qytetarët e Maqedonisë dhe ambasadat e huaja (ajo e Hungarisë?), përveç, kuptohet, me vendim gjyqësor. Tani mund të besojmë se i akuzuari dhe i dënuari Gruevski me të vërtetë ka pasur gjashtë policë të cilët kanë mbrojtur në thirrjen e tij, e jo roje të burgut të cilët nuk e kanë lejuar të lëvizet. Domethënë, pyetja është nëse duam të jetojmë në demokraci apo diktaturë. Pa një përvojë demokratike, ne, si popuj, gjithmonë kemi pasur problem se si të mbajmë nën kontroll fuqinë represive të shtetit. Këngët dhe përrallat tona janë të plota me njerëz të cilët pa drejtësisht kanë qenë të lidhur me zinxhirë dhe të burgosur në burg, ndërsa varianti i tyre modern janë keqpërdorimet e pushtetit të zbuluara me incizimet e marra në mënyrë të paligjshme (e si ndryshe, në mënyrë të ligjshme?!). Prej këtu, tani kur detyra jonë kryesore është të çmontohet aparati represiv i cili përgjonte dhe kontrollonte mijëra njerëz, 24/7, si kusht për një shtet ligjor, sjellja e organeve të drejtësisë janë nën një mbikëqyrje të vazhdueshme të partnerëve të ardhshëm në BE dhe NATO. Prej nesh, në fakt, pritet që ta ndryshojmë sjelljen tonë të deritanishme dhe do t’i trajtojmë të akuzuarit me respektin e duhur njerëzor. Në momentin më kujtohet se, në komunikimin e demokracive perëndimore, edhe kriminelët më të mëdhenj emërohen me “zotin” apo “zonjën”.

Duke ndjekur debatin për këtë rast në ditët që vijuan pas intervistës sime, u befasova se pjesëmarrësit aktivë në shkatërrimin e autokracisë së Nikolla Gruevskit, u gjetën në të njëjtën vijë me përfaqësuesit e partisë VMRO-DPMNE, kryetar nderi i së cilës është i arratisuri: kritikë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe e gjyqësorit dhe prokurorisë. Pse kanë lejuar ish-kryeministrin të arratiset? Duke kritikuar sjelljen e institucioneve tona, të dyja palët kanë akuzuar qeverinë, më saktësisht kryeministrin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa, diçka më pak, gjyqësorin dhe prokurorinë. Kritika është legjitime dhe e nevojshme. Në fund të fundit, nuk ka institucion në Maqedoni që nuk meriton kritika serioze, por ajo që më shqetësoi mua është mungesa e plotë e poentës të cilën e apostrofova unë: se në një vend demokratik dhe të lirë, këto dhe gjëra të ngjashme do të na ndodhin. Nuk duhet ta humbasim nervat tona, duke akuzuar njëri-tjetrin (qeveria – gjykatën, gjykata – prokurorinë, prokuroria…) sepse nga kjo mund të vuajë vetëm sistemi demokratik dhe liria. Sepse, në raste të këtilla, kur flasim për të drejtat e njeriut, ne nuk mendojmë për të drejtat tona, por për të drejtat e kundërshtarëve politikë. Vetëm kështu mbrohet edhe liria e vet.

Gjatë muajve të kaluar, Nikolla Gruevskin, në shoqëri të një pjesëtari të policisë në veshje civile, në funksionin e një mbrojtësi, i cili lëvizej dhjetëra metra prapa tij, herë pas here e vëreja si ecën ose vrapon përgjatë Vardarit. Isha plotësisht indiferent ndaj paraqitjes së tij, por edhe i kënaqur se janë shkurtuar “krahët” e sistemit represiv. Me miratim e shikoja demokracinë tonë në krijim: deri në hyrjen e vendimit gjyqësor në fuqi, Gruevski është një njeri i lirë. Pastaj, ai vendosi të arratisej. Duhet të ndriçohet ngjarja e arratisjes, të konstatohet përgjegjësia e atyre që nuk kanë kryer punën e tyre, të dënohet roli i vendeve të treta në organizimin dhe realizimin e arratisjes… Por, në asnjë mënyrë nuk duhet të reagohet me panik dhe të anulohen përfitimet e fituara në mënyrë të vështirë të demokracisë së brishtë të Maqedonisë. Tani, përsëri duhet të jemi të kujdesshëm, duke luftuar kundër kuçedrave që rrezikojnë lirinë tonë dhe sistemin tonë demokratik, që të mos bëhemi si ato.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit.

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)