Data e sotme
February 17, 2019

Nëse nesër ka zgjedhje nuk do të fitojë askush

Kush e di për të satën herë në shoqërinë ndodhin ngjarje në të cilat, sipas rregullës, viktima janë qytetarët dhe shpresat e tyre për liri, për drejtësi, për barazi

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Derisa tanët përkthejnë, i arratisuri e gjeti strehimoren e tij në Evropën Qendrore. Në zemër të Bashkimit Evropian. Atje, në vend të Vardarit dhe Shkupit të ndotur, tani në oborr i ka Danubin dhe Budapestin, Vëltavën dhe Pragën, Senën dhe Parisin.

Del se Gruevski është mangupi më i madh i Maqedonisë, Ballkanit dhe Evropës. Pas diktaturës dhjetëvjeçare dhe sipas përshtypjes së përgjithshme në opinionin më të gjerë dhe me një shumë të madhe të parave të popullit, djali, ashtu si në mëhallë, na goditi nga një shuplakë të nxehtë të gjithë neve. Por edhe Zaevit, LSDM-së, pjesëtarëve të revolucionit laraman, PSP-së dhe gjykatës, Brukselit dhe Uashingtonit, ligjit dhe drejtësisë, demokracisë dhe sidomos qytetarëve dhe luftës së tyre kundër regjimit të tij. Ua bëri atë atyre që i besonin atij, që e mbështetnin dhe prisnin damarët për të, si dhe atyre që i jepnin rezistencë dhe që protestonin kundër qeverisjes së tij egoiste.

Gjithsesi, tashmë me përvojë, kush qesh i fundit… Por tani, heroi i asaj kohe të tij kriminale vë like (pëlqime) nga kryeqyteti hungarez. Shkruan letra, dërgon porosi, ndan mësime, jep mençuri. Brukseli, tani për tani jashtëzakonisht i përmbajtur. E lëshon pushtetin e turpëruar dhe të poshtëruar të gjendet vetë në dështimin e vet. Me heshtjen prej atje praktikisht dërgon një porosi se për arratisjet e Gruevskit në Hungari dhe të Boshkovskit dhe Grujovskit në Greqi, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, vetë pushteti është fajtor.

Me rastin e Gruevskit, Maqedonia është në një udhëkryq ligjor dhe diplomatik. Qeveria është në provim që të nxirret nga pyetjet e pakëndshme rreth asaj se si i dënuari i llojit të veçantë i ka ikur para hundës. Dhe, si pushteti i cili u ul në fronin qeverisës me ndihmën kryesore të aktivizmit qytetar do të arsyetohet para votuesve të vet për arratisjen, por edhe për amnistitë eventuale të të akuzuarve të ekipit të azilkërkuesit për montimet dhjetëvjeçare, për tenderët, për vjedhjet, për vjedhjet zgjedhore, për financimet e korruptuara partiake dhe për procedurat e saja të shumta agresive. Si do të heqë konstatimin e padyshimtë të opinionit se vendi ende nuk ka as “l” nga ligji, as “d” nga drejtësia, as “P” nga Pribe dhe as “i” nga institucionet.

Vazhdon praktika që reformat në sistemin e drejtësisë të bëhen sipas parimit “tërhiq e mos e këput”. Dominon përshtypja se vendimet ligjore në vend se në institucionet ende merren në shtabet partiake. Nuk ndalon as rrjedhja e ngadalshme e obligimeve të reformave që standardet evropiane të vlerave i prolongon deri në pafundësi. Kështu që, deshe apo nuk deshe, me aktivitetet e tilla, pushteti praktikisht i rrënon pritjet e qytetarëve nga koha e revolucionit laraman. I rrënon shpresat për dominimin e ligjit, drejtësisë, barazisë dhe për një shtet sadopak të rregulluar.

Ai e bën atë edhe me përpjekjet për relativizimin e krimeve të pushtetarëve të mëparshëm, me sinjalet në drejtim të zbutjes së kualifikimeve të akuzave, me menaxhimin e dukshëm të orkestruar të mediave, me studiot gjerësisht të hapura të televizioneve për të akuzuarit dhe me paraqitjet e tyre të sinkronizuara publike. Në këtë drejtim janë edhe paralajmërimet për amnistitë e pjesshme ose të plota me premisa të kalkulimeve politike.

Shteti partiak përsëri vendoset para shtetit ligjor. Me arrestimin e ish-shefit të Drejtorisë së Sigurimit, Mijallkov, u zvogëlua sadopak vala e pakënaqësisë pas lajmit për azilin e fituar nga shteti hungarez për kushëririn e tij të parë. Natyrisht, njëjtë sikur edhe për arsyetimet e pamjaftueshme për arrestimin e shpejtë dhe me dyshime për premisa hakmarrëse të Janakieskit dhe Bozhinovskit, pushteti bëri hapa për t’i mbuluar lëshimet e veta me rastin e arratisjes së të dënuarit më të famshëm të Maqedonisë.

E kush qëndron prapa ekraneve dhe është organizatori, kush janë skenaristët dhe regjisorët e serialit aktual politik në Maqedoni, tani nuk duhet të jetë e qartë nëse motivet për kompromiset janë qëllimet që çojnë drejt përparimit të integrimit të vendit. Tani për tani, pa dallim se cili është konteksti i këtyre zhvillimeve, është inkurajuese se në mungesë të shpjegimeve reale për ngjarjet aktuale filmike në Maqedoni, pas më shumë se një dekadë më në fund në mënyrë më të shpejtë dhe më të dukshme prishet një sistem i qeverisjes, i instaluar sipas modelit të Koresë së Veriut. Dekompozohet një rregullim totalitar, nepotist, anti-integrues. Rrënohet një model të qeverisjes, forcat kryesore të të cilit ishin partizimi, nepotizmi, klientelizmi, shantazhet, korrupsioni.

Edhe pse lidhur me azilin e ish-kryeministrit ende është i heshtur, Brukseli nuk do ta lërë Maqedoninë pa ndihmë. Përvoja e bashkëpunimit me Bashkimin dhe me Aleancën tregojnë se diplomacia evropiane dhe e NATO-s, edhe pse duket si inerte, është e madhe dhe e ngadalshme. Fillojnë ngadalë, por kur do të nisen ata bluajnë me peshën e standardeve të tyre të vendosura ligjore demokratike. A do të jetë kështu edhe me kthimin në shtëpi të të arratisurit tonë, do të njihet në të ardhmen e afërt. Megjithatë, autoritetet e Maqedonisë do të duhet të punojnë shumë mirë dhe të bindin selinë evropiane se pavarësisht nga të gjitha lëshimeve të veta dhe gafave diletante, po punojnë intensivisht për harmonizimin e shoqërisë së Maqedonisë, për dekompozimin e forcave partiake dhe shtetërore dhe për vendosjen e rendit relevant institucional ligjor.

Tani, me mburojën apo mbi të, sfidën e ka pushteti. Ai do të duhet shpejt të fillojë t’i japë përgjigjet dhe më në fund të njoftojë se kur qytetarët do t’i ndiejnë më fuqishëm ndryshimet e premtuara të sistemit. Kur do ta starton numëratorin që e montoi në portën triumfale të Gruevskit. Si do të realizojë deri në fund në këto rrethana Marrëveshjen e Prespës. Dhe si me besimin, që tashmë është i prishur në mënyrë të konsiderueshme, do të avancojë vendin në sferën e ekonomisë, sociale dhe të drejtësisë.

Kush e di për të satën herë në shoqërinë ndodhin ngjarje në të cilat, sipas rregullës, viktima janë qytetarët dhe shpresat e tyre për liri, për drejtësi, për barazi. Prandaj pritjet janë që rezultatet e dukshme të realizohen shumë shpejt derisa nuk janë ulur tërësisht të gjithë entuziazmat dhe të gjitha besimet për një vend që siguron një të tashme më të mirë dhe më të drejtë. Le të ndodhë kjo derisa nuk janë zhdukur të gjitha optimizmat e lindura në luftimet e qytetarëve për rrënimin e regjimit partiak dhjetëvjeçar. Dhe derisa kanë filluar të sundojnë tërësisht zhgënjimet, apatia, reagimet negative.

Dhe ata, nga dita në ditë, bëhen më të zëshëm dhe më negativë ndaj të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre.

Dhe, duke gjykuar sipas të gjitha gjërave, nëse nesër ka zgjedhje, nuk do të fitojë – askush.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

 

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)